Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Gazeta "Der Spiegel": Në Shqiperi ka deputë të majtë nga bota krimit!

    Javët e fundit ka një qëndrim gjithnjë e më të fortë të politikanëve, opinionit dhe mediave perëndimore ndaj situatës së rëndë që lidh politikën me krimin e organizuar në Shqipëri. Media të mëdha dhe serioze po shkruajnë gjithnjë e më shumë për një shqetësim të madh, atë veshjes së krimit me pushtet politik. Kjo ndjeshmëri mediatike është e lidhur ngushtë edhe me ekzilin gjithnjë në rritje të shqiptarëve drejt perëndimit, reportazhe mbi fatin e të cilëve po pushtojnë ekranet dhe gazetat në shumë vende të Europës. Padyshim që ky eksod shihet edhe si një pasojë e qeverisjes së koprruptuar dhe gjendjes së mjeruar ekonomike, pasoja këto të inkriminimit dhe paaftësisë së atyre që qeverisin vendin.
    Qëndrimeve mediatike europiane i është shtuar sot edhe prestigjiozia Frankfurter Allgemeiner Zeitung, një gazetë që përbën opinion në botën gjermane e më gjerë. Kjo gazetë, e afërt edhe me CDU, pra që mund të konsiderohet edhe si përcjellëse e qëndrimeve zyrtare gjermane në raportet ndërkombëtare, ka shkruar e tone të forta dhe të qarta për sfidën që kryeministri shqiptar Edi Rama u bëri partnerëve perëndimorë duke kandiduar individë me rekorde kriminale. Shkrimi i "Frankfurter" vjen tri ditë para samitit të rëndësishëm të Vjenës për vendet e rajonit dhe mund të lexohet fare hapur si një paralajmërim për kryeministrin Rama se prej tij priten qëndrime të qarta për ndarjen nga bota e krimit dhe korrupsionit.
    Ky shkrim, që lapsi.al po e boton të plotë më poshtë, pason shumë shkrime të tjera dhe reporazhe të mediave të njohura europiane, që ngrenë të njëjtin shqetësim. Ato janë në sinkron me qëndrimet zyrtare të SHBA dhe BE që ndihen të zhgënjyera nga mosveprimet e Edi Ramës. Veç takimeve zyrtare të nivelit të lartë, ku kryeministrit shqiptar i është bërë i qartë ky qëndrim, Departamenti i Shtetit i SHBA dhe ambasada amerikane në Tiranë shkuan edhe më tej, duke treguar me gisht dhe shkruar e zezë mbi të bardhë, se në grupin parlamentar të Edi Ramës ka të paktën një trafikant të dënuar për favorizim prostitucioni.
    Më poshtë, shkrimi i gazetarit gjerman Karl-Peter Schwarz:

    VENDI KU LULËZON HASHASHI
    Në Shqipëri gjallon kriminaliteti i organizuar Politika jo vetëm nuk bën gjë por madje është vetë e përzierë. Policët që gjurmojnë ndonjë bandë droge rrezikojnë jetën.

    Nga Karl-Peter Schwarz

    Tiranë, gusht 2015. Vera në Shqipëri është e nxehtë dhe e thatë dhe lakrat lulëzojne shumë. Policia është e zënë duke lokalizuar ngastrat e marihuanës nëpër male. Sipas të dhënave të saj, në gjashtëmujorin e parë të vitit, rezultojnë 216 000 rrënje kanabis të shkatërruara kundrejt 530 177 në vitin 2014. Marihuana është ndër artikujt më profitabël të eksportit të vendit.
    Qëkurse njësitë speciale policore, në verë 2014, nisën një ofensivë kundër bastionit të drogës në Lazarat, jo larg qytetit jugor të Gjirokastrës, edhe në krahinën e Dukagjinit, pranë kufirit malazez, fshatarët kanë ndryshuar mënyrë. Ata nuk e mbjellin më hashashin rrëshiror në sipërfaqe të mëdha por në ngastra të vogla, vështirësisht të zbulueshme, nëpër male. Për një kilogram bimë të thatë (gjethe, kërcyell e lule) ata marrin 300 euro. Në Itali, ku eksportohet shumica e të korrave, kilogrami kushton 5000 euro.
    Policët që ndjekin banditët rrezikojnë jetën. Në qershor një oficer policie i cili ndaloi makinën e një bosi droge u vra me armë zjarri. Prodhimi dhe kontrabanda janë aq profitabël saqë gangsterët kanë mjaftueshëm para për të lyer rrotën e policëve, prokurorëve e gjykatësve. Dhe disa syresh, të përzier në afera kriminale janë madje deputetë në parlamentin shqiptar.
    Jana Arsovska, sociokriminologe nga SHBA, në një studim të porsapublikuar (Decoding Albanian Organized Crime, University of California Press, 2015) paraqet lidhjet e kriminalitetit të organizuar me partitë politike që në fillimet e viteve '90. Dhuna e korrupsioni, privatizimet mashtruese, ekstorsioni dhe krime të tjera, shoqëruan tranzicionin nga një regjim totalitar në demokraci.
    Një kulm i bashkëpunimit mes politikës e kriminalitetit u arrit në vitin 1997, kur fonde investimesh të toleruara politikisht organizuan piramida financiare, ofronin interesa nga 10 deri 25%. Afro dy të tretat e shqiptarëve investuan dhe humbën kursimet e tyre. Kolapsi i sistemit kriminal ishe pretekst i një kryengritjeje të nxitur nga ish komunistët e që çoi në rrënimin e rendit publik. Depot e ushtrisë u plaçkitën, më shumë se gjysëm milion armë zjarri dhe 1,6 milion granata e bomba përfunduan në tregun e zi të Europës Lindore e Juglindore.
    Situatat kaotike në plan afatgjatë veprojnë negativisht edhe për bizneset e kriminaliteti të organizuar. Ato lulëzojnë më mirë pa u dukur në zonën gri midis klientelizmit e demokracisë. Një anëtar i klanit, i cili hyn në politikë, mbështetet nga fshati apo qyteza, ciladoqoftë përkatësia politike e tij. Si kundërshpërblim, ai i shërben klientelës. Kriminaliteti i organzuar synon të jetë pranë pushtetit; paragjykimet politike apo ideologjike janë të huaja për të. Deri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 në pushtet ishte PD e aleatët e saj; tani janë socialistët dhe aleanca e tyre "Për një Shqipëri europiane".
    Ashtu si Sali Berisha para tij, edhe Edi Rama, kryeministër socialist dhe shef i partisë premton se do të luftojë korrupsionin e kriminalitetin e organizuar. Por nuk ka ndryshuar gjë. Kurrë më parë nuk ka qenë lidhja mes qeverisë e krimit kaq e ngushtë deklaron kryetari i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Jo më pak se 19 deputetë të koalicionit të majtë vijnë nga bota e krimit ose kanë lidhje me të.
    Në zgjedhjet lokale të qershorit, Rama hodhi në kosh paralajmërimet eksplicite të ambasadorit amerikan dhe të disa ambasadorëve të shteteve të Bashkimit Europian dhe kandidoi persona të dyshuar për krime. PD tërhoqi një kandidat të dënuar për drogë. PS nuk pyeti për pasojat. Në Krujë e Kavajë, dy qytete të vogla në Shqiperinë e Mesme, kandidatë socialistë të arrestuar më parë për trafik narkotikësh fituan zgjedhjet.
    Se sa të dobishme mund të jenë kontaktet politike për një gangster, u dëshmua në tetor të vitit të shkuar. Atëhere policia shqiptare, malazeze e italiane bashkëpunuan në operacionin e koduar Laguna Viluni në bregdetin verior shqiptar për të kapur një bandë të specializuar në kontrabandën e drogës drejt Italisë përmes gomoneve. Disa "peshq të vegjël" u kapën, si dhe armë, para e drogë u sekuestruan. Por arrestimi i shefit të bandës, Bardhok Pllanaj, dështoi. Deputeti Mark Frroku i aleancës së majtë të kryeministrit Rama, e futi Pllanajn në veturën e tij dhe refuzoi ndërhyrjen e policisë duke pretenduar imunitet parlamentar. Pasi u konsultua me eprorët, policia e la të ikte bosin e drogës.
    Mark Frroku u zgjodh deputet nga listat e PS në vitin 2013. Mediat shqiptare raportonin asokohe se ndaj tij kishte një hetim në Belgjikë. Ai dyshohej se tok me tre të tjerë kishte vrarë një person në vijim të një konflikti në aktivitetin e prostitucionit. Në janar të këtij viti, Interpoli përcolli për të një urdhër arresti i cili u fsheh nga drejtori i policisë dhe nga shefi i zyrës shqiptare të interpolit. Skandali plasi dhe të dy oficerët e policisë u larguan. Ndaj shefit të Interpolit filloi ndjekja penale ndërsa drejtori u rregullua si atashe në ambasadën shqiptare në ëashington.
    Që të dy i kishin marrë postet e tyre pas fitores zgjedhore të Ramës; më parë ata kishin qenë në funksione të Partisë Socialiste. Vetëm në fund të prillit u arrestua më në fund Mark Frroku.
    Edhe vëllai i tij, i paditur në gjyq për vrasjen e një komisari policie, gëzon proteksion nga lart. Arben Frroku i shtiu me kallashnikov duke e vrarë në një parking para benesës së tij. Pavarësisht nga provat dhe megjithë dëshminë kundra të një dëshmitari okular Frroku u shpall i pafajshëm në gjykatën e faktit. Në pranverë ai u angazhua në fushtën zgjedhore të PS në qytetin verior të Pukës. Pak para se të shprehej Apeli, ai u zhduk jashtë vendit. Në 30 qershor ai u dënua në mungesë për vrasje. Avokati i Frrokut thotë se nuk e di ku ndodhet klienti i tij.
    Gangsterë si vëllezërit Frroku, si rregull nuk e kanë të domosdoshme të intimidojnë policë, prokurorë e gjykatës, aq më pak të ushtrojnë dhunë. Në qershor u publikua një raport i hartuar me porosi të qeverisë nga ekspertë vendas e ndërkombëtarë për të shërbyer si material pune për reformën në drejtësi. Raporti përshkruan se si kriminelët ia dalin që të blejnë pafajesinë.
    Kjo fillon me policët, të cilët kundrejt shumave të vogla prishin provat. Prokurorët janë të gatshëm që për 1000 deri në 2000 euro të mosfillojnë çështjen penale. Goxha më shtrenjtë bëhet në gjykatë ku duhen 60 000 deri 80 000 euro për të bindur një gjyqtar për një vendim të favorshëm. Në proceset civile thuhet se gjyqtari mund të arkëtojë nga të dy palët. Ata vetë paguajnë shpesh shuma midis 100 000 deri 300 000 euro për të avancuar në karrierë si p.sh për emërime në gjykata me çështje "të kamura" apo në KLD.


    Emri:  image.jpg

Shikime: 796

Madhësia:  117.1 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Plas "bomba" në shtypin prestigjioz gjerman! Deputete te majte nga bota krimit

    Nje pyetje per Edvinin: si do ja vejme emrin vendit Albanistan apo Babilonia?!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Plas "bomba" në shtypin prestigjioz gjerman! Deputete te majte nga bota krimit

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Nje pyetje per Edvinin: si do ja vejme emrin vendit Albanistan apo Babilonia?!
    Babilonia n koh t vet ka qen kryeqender mer ...ce ngaterron kot ..apo ke ate kompleksin lindja e mesme

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar JuliusB për postimin:

    martini1984 (24-08-2015)

  5. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Plas "bomba" në shtypin prestigjioz gjerman! Deputete te majte nga bota krimit

    Citim Postuar më parë nga JuliusB Lexo Postimin
    Babilonia n koh t vet ka qen kryeqender mer ...ce ngaterron kot ..apo ke ate kompleksin lindja e mesme
    S'kam asnje kompleks shoku, as per lindjen e mesme dhe as per mbreterine e Babilonise! Thjeshte e permenda per pozitat aktuale gjeografike: zone me tensione etnike-kulturore-fetare, ku dominon kaosi dhe pasiguria...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,413
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Plas "bomba" në shtypin prestigjioz gjerman! Deputete te majte nga bota krimit

    O shoku Rama!

    Kur te te perzene me shkelma nga politika keta amerikanet dhe gjermanet qe po na bashkojne forcat kunder Qeverise se Rilindjes e po te quajne "strumbullar te krimit te organizuar" qe i ben trafikantet e kriminelet deputete, ku do vesh te fshihesh? Ne Amerike nuk vete dot. Ne Gjermani nuk vete dot. Ne France nuk vete dot se te damkosen ne 2005 si "Zoti 10% i mafies se ndertimit". Ne Himare, ne fshatin e gjyshes tende nuk vete dot te fshihesh se u prishe Kishen e fshatit. Ne Vjene nuk vete dot te behesh shok me shokun Nano pasi austriaket me gjermanet jane vellezer. Ne Itali nuk vete dot se i mbushe me hashash e heroine. Ne Greqi nuk vete dot se u bere "i forte" meqenese Greqia po kalon krize. Ne Turqi nuk vete dot tek vellai i madh se vellane e madh po na e sulmojne turqit e nderkombetaret me keq se ty ne Tirane.

    Une them qe te vesh te futesh ne ate tunelin qe shoku Enver hapi ne Malin me Gropa. Po meri leje shokut Ilir Meta me pare, se tuneli eshte ne zonen e tij operative.

    Kurse te gjithe ju ministra dhe socialiste te bindur te budallait qe keni bere kryeminister: Edhe sa kohe jeni gati te ndiqni nga pas budallane ne cmendurine e tij?!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-08-2015 më 12:26

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Plas "bomba" në shtypin prestigjioz gjerman! Deputete te majte nga bota krimit

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    S'kam asnje kompleks shoku, as per lindjen e mesme dhe as per mbreterine e Babilonise! Thjeshte e permenda per pozitat aktuale gjeografike: zone me tensione etnike-kulturore-fetare, ku dominon kaosi dhe pasiguria...


    Besoj nuk ke ndonje kundershtim?????
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  8. #7
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Plas "bomba" në shtypin prestigjioz gjerman! Deputete te majte nga bota krimit

    Nuk ka faj Rama qe eshte i kapur nga mafia. Mafia ia sponsorizon fushaten dhe votat
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Plas "bomba" në shtypin prestigjioz gjerman! Deputete te majte nga bota krimit

    FAZ...eshte gazete e DJATHTE.
    PS: ndonje qukapik lodhet kot.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  10. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Plas "bomba" në shtypin prestigjioz gjerman! Deputete te majte nga bota krimit

    Albo, mbrenda ne malin e thate nuk vete dot qerratai! Njerezit me sindromin e skizofrenise dhe depresionit (sipas karteles mjekesore te publikuar nga Mero), nuk e perballojne dot erresiren..

    Si hyzmeqar i Sorosit, duke perjashtuar Estonine (se dhe aty fondacioni famekeq eshte non-grata), i mbetet vetem shteti afrikan i Eboles: LIBERIA!
    Aty perveç se mund te shuaj orgazmat me perdorimin e bananes, ka mundesine gjithashtu, si mjeshter fasadash, te zbardhi me boje 4 milion zezak...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Plas "bomba" në shtypin prestigjioz gjerman! Deputete te majte nga bota krimit

    Nga nderzimi artificial,mu hodhe ne Afganistan....
    Kapeni.....lol
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •