Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    BBC: Numri i azilkërkuesve shqiptarë u rrit me 631 përqind

    Shqipëria shënoi një tjetër rekord përsa i përket numri të azilkërkuesve të regjistruar në Gjermani muajin që shkoi. Dhe shifrat gjithnjë në rritje po përdoren për t’i treguar Europës se është më kot e frikësuar nga fluksi i refugjatëve të luftës që mbërrijnë në dyert e saj nga Siria.

    BBC shkruan:

    “Ndërsa tragjedia e atyre që largohen nga lufta e tmerrshme civile në Siri ka prekur imagjinatën popullore, këta njerëz përbëjnë vetëm 20.1 përqind të totalit të atyre që kërkuan azil në Gjermani nga Janari në Gusht të vitit 2015.

    Nëse bëjmë bashkë të ardhurit nga Ballkani (nga Shqipëria, Kosova, Serbia e Maqedonia) numri i tyre është dy herë më i lartë, me 40.2 përqind. Shifrat e atyre që u është dhënë një strehë ndryshojnë, pasi shumë aplikime nga vendet e Ballkanit janë refuzuar.

    Është e vështirë të shmangësh përfundimin se dhjetëra mijëra njerëz nga vende në paqe kanë marrë rrugën për në Gjermani, një shtet që shihet si një nga vendet më të dëshiruara në Europë për të jetuar.

    Për ta thënë troç: ata po e shfrytëzojnë këtë krizë dhe po i rrisin përmasat e saj. Statistikat e autoriteteve gjermane tregojnë se ndërsa numri i sirianëve u rrit me 177 % gjatë 9 muajve të parë të vitit 2015 (krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar), numri i shqiptarëve u rrit me 631 % po në këto 9 muaj.

    Statistikat shërbejnë për të shpjeguar përse Kancelarja Angela Merkel po përballet me një kundërshti në rritje ndaj politikës së saj të dyerve të hapura (edhe pse kjo është vetëm për sirianët) dhe tensionet me vendet fqinje, Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke.

    Këta vende ankohen për numrin e lartë të emigrantëve që i janë drejtuar veriut.

    Në një tjetër pikë – shifrat e azilkërkuesve në Gjermani shërbejnë edhe për të hedhur poshtë portretizimin që u bën kryeministri hungarez, Viktor Orban emigrantëve, si myslimanë.

    Sigurisht që statistikat nuk tregojnë fatin e njerëzve dhe refugjatët sirianë apo shqiptarët janë një miks të krishterësh e myslimanësh. Por Siria, Aftanistani e Iraku së bashku përbëjnë 1/3 e totalit, ndërsa emigrantët nga vendet me shumicë të krishterë apo kombe sekulariste (Shqipëria dhe ish –Jugosllavia) përbëjnë pjesën më të madhe.”

    Sipas statistikave të Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, rreth 30 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil gjatë këtij viti dhe në disa muaj, numri i shqiptarëve ka qenë më i lartë se ai i sirianëve. Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit prite të shpallen vende të sigurta të origjinës, çka do të thotë se procedurat për kthimin e përgjigjes ndaj kërkesave për azil do të shkurtohen ndjeshëm. Kjo masë shihet si mundësi për të frenuar kërkesat për azil, gjithnjë e në rritje. Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: BBC: Numri i azilkërkuesve shqiptarë u rrit me 631 përqind

    Presim tani reagimin e kryeministrit, i cili do thote serisht se keta azilante, jane shqiptare qe emigrojne nga Greqia dhe jo nga shteti reformator i Rilindjes...

    Presim edhe ndonje replike me vend te kryeministrit kundra ketyre artikujve te BBC-se, e cila furnizohet me lajme te rreme nga opozita dhe shtresat ne nevoje...

    Presim gjithashtu edhe pergenjeshtrimin e ketij artikulli nga nje anetare belholle e forumit, quajtur Qifure, sepse ne te mungojne grafiqet ilustruese...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 17-09-2015 më 06:05
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •