-
Socialistët e Shkodrës mesazh Ramës: "Nuk e duam Ilir Metën! Duam Tom Doshin!"
Debate në mbledhjen e PS-së në Shkodër: Të ikë Ilir Meta, të vijë Tom Doshi

Mbledhja e strukturave të Partisë Socialiste në Shkodër është shoqëruar me debate të forta. Ditmir Bushati deklaroi se do të bëheshin zgjedhje të reja të strukturave ku do të zgjidhej dhe kryetari i ri. Kurse një anëtar i kësaj force politike të Shkodrës ka reaguar ashpër ndaj situatës së keqe në të cilën ndodhet partia.
Ai ka bërë fajtor për këtë gjendje bashkëkryetarin e Qeverisë e njëkohësisht kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta. Sipas këtij anëtari të PS së Shkodrës, e keqja më e madhe në PS është Ilir Meta. Ai ka dalë në mbrojtje të deputetit të përjashtuar nga kjo forcë politike, Tom Doshi.
Mësohet që brenda mbledhjes ai të ketë thënë: “E keqja në Partinë Socialiste nuk është Tom Doshi. E keqja është Ilir Meta. Të largohet nga koalicioni dhe të bashkohet me PD-në”. Anëtarët socialistë madje kanë guxuar të kërkojnë edhe rikthimin e Doshit në parti.
Ndërkohë, socialistë shkodranë kanë reaguar edhe për sa i përket punësimit në Shkodër. Sipas Besnik Brahimit, ish-kreu i komunës së Bërdicës tha: “Pas fitores në 2013 pritëm shumë se do ndryshonte situata e punësimit për mirë. Por sot, dy vjet më pas, shihet se punësimi i drejtorëve nuk bëhet në bazë të meritave”.
Ka qenë Paulin Stërkaj i cili ka reaguar, duke u shprehur se “kjo është një mbledhje partie dhe jo mbledhje punësimi. Vështirësi ka pasur, ndaj edhe po bëhen reforma”, është shprehur Sterkaj.
Këto debate brenda partisë tregojnë edhe njëherë përçarjen mes koalicionit dhe pakënaqësitë që ekzistojnë nga partia kryesore bashkëqeverisëse, LSI.
Syri
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt