Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Raporti i OSBE: "PS dhe LSI përdorën administratën për të manipuluar zgjedhjet"

    Zgjedhjet lokale, raporti final, OSBE/ODIHR: Partitë kryesore përdorën administratën

    Emri:  Glover.jpg

Shikime: 493

Madhësia:  23.3 KB
    Audry Glover, shefja e misionit të vëzhgimit për zgjedhjet lokale të 21 qershorit në Shqipëri

    Dy muaj e gjysmë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, zyra e OSBE/ODIHR në Shqipëri ka publikuar raportin përfundimtar për zhvillimin e procesit zgjedhor.

    Sipas ODIHR-it, edhe pse procesi ka shkuar mirë në tërësi, partitë politike kanë shfrytëzuar dhe përdodur pushtetin e tyre në radhët e administratës shtetërore.

    “Në përgjithësi liria e shprehjes dhe e votës u respektua, megjithëse politizimi i institucioneve minoi administrimin efikas të procesit elektoral, – raporton “Top Channel”. – Dita e votimit eci pozitivisht, megjithatë u gjetën raste të votimit në grup dhe disa parregullsi proceduriale të tjera”, thuhet në raport.

    “Procesi zgjedhor në tërësi eci mirë, por u konstatuan disa parregullsi, – vazhdon raporti. – Në procesin zgjedhor u zbatuan të drejtat themelore. Politizimi i institucioneve minoi administrimin efikas të procesit. Partitë kryesore përdorën pushtetin e tyre në radhët e administratës”.

    Raporti përmend sesi kryeministri Rama, kryetari i Kuvendit, Meta me kandidatet e tyre bashkiakë, përdorën dhënien e certifikatave të pronësisë për fushatë elektorale, duke thyer një nga rregullat kryesore demokratike të ndarjes së shtetit nga partia.

    Raporti nënvizon gjithashtu si thyrje të një prej standardeve demokratike të kritereve të Kopenhagenit për votën e lirë, pa frikën e ndëshkimit. Raporti flet për presion të ushtruar nga koalicioni qeveritar mbi nëpunësit publikë, kryesisht mësues, punonjës të kujdesit shëndetësor dhe bashkive për të marrë pjesë në aktivitet, përndryshe kërcënoheshin me humbjen e vendit të punës.

    Sipas raportit, vërehet edhe problemi i blerjes së votës në këto zgjedhje, ku theksohet se ka pasur akuza direkte për blerje votash apo marrjen e kartave të identitetit një ditë para procesit zgjedhor.

    Shqip

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Raporti i OSBE: "PS dhe LSI përdorën administratën për të manipuluar zgjedhjet"

    OSBE publikon raportin përfundimtar të zgjedhjeve: Të rishikohet legjislacioni i kuadrit zgjedhor

    TIRANË- OSBE ka publikuar sot raportin përfundimtar të zgjedhjeve të 21 qershorit, ku janë renditur mangësitë dhe problematikat. Në raport OSBE kërkon që të rishikohet legjislacioni i kuadrit zgjedhor dhe të rritet pavarësia dhe paanshmëria e KQZ-së. Gjithashtu OSBE rekomandon që të eliminohen mangësitë e paqartësitë e identifikuara dhe të rritet transparenca e procesit zgjedhor.

    Në raport OSBE thekson se, “megjithëse e drejta e lirisë së shprehjes dhe të mbledhjes në përgjithësi u respektuan, politizimi i vazhdueshëm i insitucioneve shtetërore minoi administrimin efektiv të procesit zgjedhor”.

    Raporti përfundimtar vlerëson me ton pozitiv vetëm ditën e zgjedhjeve, pavarësisht disa parregullsive të rëndësishme proceduriale dhe disa votimeve në grup, që u vunë re. Për pjesën e përgatitjes së zgjedhjeve, OSBE/ODIHR rendit disa kritika, që lidhen me politizimin e KQZ-së dhe veçanërisht me mungesën e vullnetit të partive politke për të zbatuar me korrektësi kornizën ligjore.

    Pavarësisht disa mangësive, kjo kornizë ligjore do të kishte siguruar bazat për zgjedhje demokratike, thotë raporti përfundimtar, por siç theksohet aty, partitë kryesore e keqpërdoren pushtetin dhe përgjegjësitë e tyre brenda administratës. “Mungesa e vullnetit politik për të zbatuar ligjin bashkë me politizimin e insitucioneve të përfshira, vazhdoi të minojë zgjedhjet”, thuhet në raportin përfundimtar të OSBE-së për zgjedhjet lokale në Shqipëri.

    Kjo përbën edhe pohimin më të drejtpërdrejtë për standardin e zgjedhjeve lokale. Pjesa tjetër e raportit është detajim i parregullsive ose moszbatimit të ligjit nga administrata zgjedhore në të gjitha nivelet e saj, ose nga përdorimi i burimeve shtetërore për fushatë elektorale.

    Raporti përmend sesi kryeministri Rama, kryetari i Kuvendit, Meta me kandidatet e tyre bashkiakë, përdorën dhënien e certifikatave të pronësisë për fushatë elektorale, duke thyer një nga rregullat kryesore demokratike të ndarjes së shtetit nga partia.

    Raporti përmend gjithashtu si thyrje të një prej standardeve demokratike të kritereve të Kopenhagenit për votën e lirë, pa frikën e ndëshkimit. Raporti flet për presion të ushtruar nga koalicioni qeveritar mbi nëpunësit publikë, kryesisht mësues, punonjës të kujdesit shëndetësor dhe bashkive për të marrë pjesë në aktivitet, përndryshe kërcënoheshin me humbjen e vendit të punës.

    Raporti i OSBE/ODIHR përmend edhe blerjen e votës si një nga problemet e këtyre zgjedhjeve, siç thuhet atje, ka patur akuza për blerje direkte të votave të familjarëve ose marrjen e kartave të identitetit ditën përpara zgjedhjeve.

    Të gjitha parregullsitë e përmendura, përfshirë edhe ndikimin politik dhe vetcensurën që ushtrohet në media gjatë zgjedhjeve, raporti i OSBE/ODIHR i trajton për zgjidhje në formen e 23 rekomandimeve, të cilat duhen trajtuar nga Parlamenti për zgjedhjet e ardhshme.

    (BalkanWeb)

  3. #3

    Për: Raporti i OSBE: "PS dhe LSI përdorën administratën për të manipuluar zgjedhjet"

    Ku thote te artikulli qe LSI përdori administratën për të manipuluar zgjedhjet?

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Raporti i OSBE: "PS dhe LSI përdorën administratën për të manipuluar zgjedhjet"

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ku thote te artikulli qe LSI përdori administratën për të manipuluar zgjedhjet?
    Raporti përmend sesi kryeministri Rama, kryetari i Kuvendit, Meta me kandidatet e tyre bashkiakë, përdorën dhënien e certifikatave të pronësisë për fushatë elektorale, duke thyer një nga rregullat kryesore demokratike të ndarjes së shtetit nga partia.

  5. #5

    Për: Raporti i OSBE: "PS dhe LSI përdorën administratën për të manipuluar zgjedhjet"

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Raporti përmend sesi kryeministri Rama, kryetari i Kuvendit, Meta me kandidatet e tyre bashkiakë, përdorën dhënien e certifikatave të pronësisë për fushatë elektorale, duke thyer një nga rregullat kryesore demokratike të ndarjes së shtetit nga partia.
    Oh ok, flm se bera kerkim LSI dhe s'me doli gjikundi

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Raporti i OSBE: "PS dhe LSI përdorën administratën për të manipuluar zgjedhjet"

    Kukan: Zgjedhjet e 21 qershorit nuk ishin të lira e të ndershme

    Emri:  Kukan.jpg

Shikime: 232

Madhësia:  29.4 KB

    Europdeputeti Eduard Kukan ka qenë i drejpërdrejtë në vlerësimin e tij për zgjedhjet e 21 qershorit. “Nuk ishin të lira e të ndershme” është shprehur ai në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian që diskutoi raportin e OSBE – ODIHR.

    “Shqipëria nevojitet të ketë standarde më të larta në zgjedhje duke qenë se është një vend kandidat për në Bashkimin Evropian. Duhet të shqetësohemi për sfidat, që janë edhe teknike dhe politike në zgjedhjet shqiptare. Në aspektin teknik shikoj probleme te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sa i përket afateve, udhëzimeve. Nga ana tjetër sfidat politike ishin të shumta në numër duke nisur nga politizimi i institucioneve shtetërore, që rrezikojnë administrimin e procesit elektoral, përdorimi i burimeve shtetërore për qëllime fushate, akuzat për blerje votash, mungesa e transparencës në financimet e fushatës. Këto janë probleme shumë serioze ku nevojitet përgjegjësi e qartë politike. Të gjitha këto çështje janë përmendur në raport dhe më japin përshtypjen se zgjedhjet e fundit lokale në Shqipëri nuk mund të përshkruhen si të lira dhe të ndershme. Dekriminalizimi i politikës është një tjetër çështje që më shqetëson shumë. E dimë që ka qenë një problem për një kohë të gjatë. Në Parlamentin Evropian kemi pritur që kjo çështje do të zgjidhej përpara zgjedhjeve lokale. Edhe pse këto zgjedhje ishin një shans për partitë politike reagimi ka qenë i paqartë. Dëgjojmë çdo ditë për deputetë me të shkuar kriminale, të cilët përpiqen të përdorin imunitetin. Rekomandimet e OSBE- ODIHR duhen zbatuar plotësisht”, u shpreh Kukan.

    Kryesuesja e misionit vëzhgues të OSBE – ODIHR, Audrey Glover, foli me shqetësim për blerjen e votave.

    “Akuzat për blerje votash vazhduan edhe në këto zgjedhje duke përfshirë të gjitha partitë kryesore. Kjo rriti shqetësimin që votuesit të kishin mundësinë të votonin të lirë. Kishte një mungesë transparence për financat e fushatës. Partitë politike mund të financonin fushatat e tyre duke përdorur fondet publike dhe donacione private, por kandidatet e pavarur nuk kishin mundësi për financim publik”, tha ajo.

    Kukan e Glover, ashtu sikundër edhe ambasadorja e BE –së, Romana Vlahutin, folën me shqetësim edhe për dekriminalizimin e politikës.

    “Përpara zgjedhjeve ne bëmë një fushatë të gjerë kundër blerjes së votës, votimit familjar. Një tjetër temë që kemi prekur ishte dekriminalizimi i politikës në Shqipëri. Kjo fatkeqësisht është një dukuri e përhapur dhe nuk është hera e parë dhe shpresoj që këtë vjeshtë do të kemi më në fund një legjislacion që do nënvizojë qartazi se kush mund të marrë pjesë në zgjedhje apo të kërkojë pozicione në jetën publike. Jam e lumtur që ka një angazhim të qartë nga mazhoranca dhe opozita për të përmbushur rekomandimet. Duhet ti japim shume rëndësi fuqizimit të qytetarit për pjesëmarrje aktive kur bëhet fjalë për vëzhgimin e zgjedhjeve”, deklaroi Vlahutin.

    Lapsi

  7. #7
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Raporti i OSBE: "PS dhe LSI përdorën administratën për të manipuluar zgjedhjet"

    Nje grusht pederastesh,pervertesh,spiunesh e vrasesish mban peng nje popull te tere.Populli ha fara luledielli e degjon Sinan Hoxhen, e gjysma tjeter ka mare trastat ne krahe e po iken me vrap ku te mundi larg atij vendi.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •