Policia italiane e qytetit të Milanos ka arrestuar në komunën Bereguardo në provincën e Pavias, shqiptarin Irakli Kito 37 vjec, me akuzën e trafikimit të lëndës narkotike. Në dy apartamente në përdorim të tij u gjetën 21 kg kokainë, 30 kg lëndë përzierëse në përgatitjen e drogës e 132 mijë euro para të thata. Vlera e drogës në tregun e trafikimit me shumicë kapërcente 800 mijë euro.
Shqiptari Irakli Kito trafikonte lëndën narkotike pasi e ambalazhonte në pako me logot e markave të njohura si Nike e Louis Vuitton. Arrestimi i tij u bë falë dyshimeve të disa agjentëve të rrugës ndaj një trafikanti të dyshimtë që lëvizte nëpër provincën e Pavias në bordin e një automjeti të tipit Lancia.
Pas identifikimit të tij e mbajtjes nën mbikqyrje nga ana e forcave të rendit, shqiptari u arrestua pranë një banese ku sapo kishte sjellë lëndën narkotike të fshehur nën një pako me markën e një firme të njohur të prodhimit të filmave vizatimor. Në banesë u gjetën 5 kg kokainë, 3 kg lëndë përbërëse narkotike e 500 euro.
Në një apartament të dytë në qytetin e Milanos, në të cilin shqiptari jetonte me një ekuadoriane 36 vjecare u gjetën 16 kg kokainë 132 mijë euro cash, makinë presimi për konfeksionimin e drogës e instrumente për fallsifikimin e logove të markave firmato, me të cilat mbështillnin pakot e lëndës narkotike.
Nën pranga u vu dhe nënshtetësja ekuadorjane me të cilën bashkëjetonte shqiptari Irakli Kito.
Sipas policisë italiane të provincës së Pavias ky operacion është sekuestrimi më i madh i kokainës gjatë muajve të fundit.
Shqiptari Irakli Kito e mikesha e tij ekuadoriane dhe pse jetonin prej disa kohësh në Itali ishin rezident në qytetin e Barcelonës e zotëronin një leje të rregullt qëndrimi spanjolle.
Shqiptari 37 vjeçar ka rrëfyer se ka nisur të trafikoj kokainën pas falimentimit të një restoranti të tij në qytetin e Barcelonës.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt