“Krahu i djathtë i Tahirit, i përjashtuar dy herë”

Partia Demokratike doli në dy konferenca për shtyp gjatë ditës së sotme, për të vijuar denoncimet e atyre që i quan skandale në Ministrinë e Brendshme.

Fillimisht doli deputetja Mimoza Hajdarmata.

“Një nga njerëzit më të afërt të Ministrit të Brendshëm, Anastas Meçi, inspektori i tij personal që ka në fakt më shumë pushtet se sa i jep detyra dhe ligji, është përjashtuar dy herë nga policia e Shtetit për shkelje të rënda.

Fillimisht u përjashtua në vitin ‘96 për falsifikim provash. Ai u akuzua se falsifikoi provat në djegien e magazinës së armatimeve në Peqin, në vitin 91.

Më pas, u përjashtua në vitin 2001, nga Bilbil Mema, atëherë drejtor i Përgjitshëm i Policisë, për abuzime të rënda me atributet e Policisë. U kap me abuzime me armatimin, kur ishte shef i sektorit të grumbullimit të armëve në komisariatin e Kuçovës.

Kemi këtu dy shkresat zyrtare për inspektorin e Tahirit.

Por sot, ky i përjashtuar dy herë për shkelje të rënda, është krahu i djathtë i Ministrit të Brendshëm.

Pikërisht, me të tillë persona, Ministri Tahiri mbyll aferat e tij dhe kujdeset për bizneset e tij kriminale. Ai është sot ministri më i akuzuar në dy dekadat e fundit, për lidhje me bandat e trafikut të drogës,” tha Hajdarmata.

Më pas doli në konferencë ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka.

Ai foli për skandalin e fshehjes së kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin Mark Frroku.

“Dy personat e vetëm përgjegjës që kanë mbetur tashmë në këtë aferë, janë Saimir Tahiri dhe Edi Rama.

Shefi i interpolit u kthye në detyrë, pasi gjykata e gjeti jo-përgjegjës për fshehjen e kërkesës së Interpol-Brukselit.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi,qe te mbyllte gojen u dërgua me ngritje në Amerikë nga Edi Rama.

Akti i rëndë i fshehjes së kërkesës së interpolit, ky bashkëpunim i hapur me krimin, tashme ka ngelur në derën e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës.

Eshtë e qartë, se një dokument i tillë, një kërkesë nga Interpoli për një deputet, mund të fshihej për muaj të tërë vetëm nga Ministri i Brendshëm me bekimin e Kryeministrit.

Ky bashkëpunim në krim, u bë për të akuzuarin për vrasje që Edi Rama e bëri deputet, për të akuzuarin që bëri fushatë për Saimir Tahirin në kombinat.

Ky bashkëpunim në krim i Saimir Tahirit dhe Edi Ramës, u bë për deputetin që me dëshminë e tij mbylli hetimin për Ilir Metën, i cili u akuzua nga radhët e vetë mazhorancës për porositjen e vrasjes së dy deputetëve.

Ky bashkëpunim në krim i Saimir Tahirit dhe Edi Ramës, është një nga episodet e inkriminimit masiv, dhe krimit të veshur me pushtet e pushtetit të veshur me krim,” tha Noka.

Emri:  perjashtimi1.jpg

Shikime: 149

Madhësia:  36.0 KB
Emri:  perjashtimi2-768x1024.jpg

Shikime: 160

Madhësia:  32.8 KB

MAPO