Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Raporti i OSBE: Rilindja Socialiste drejtohet nga mafiozë e kriminelë

    Ekskluzive/ Dokumenti sekret i OSBE për lidhjet kriminale të politikanëve

    Një raport konfidencial, prej disa faqesh, i OSBE (Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë), i siguruar nga Lapsi.al, sjell informacione, të dhëna të mbledhura në terren në mënyrë operative, raportime të shtypit dhe agjensive të tjera, të cilat kanë të bëjnë me një grup politikanësh, nga më të lartët e deri tek ata më rishtarët, që dyshohen për lidhje direkte ose të tërthorta me krimin e organizuar, trafiqet dhe kontrabandën.

    Raporti, i hartuar rreth një vit më parë, nuk përbën një qëndrim zyrtar të OSBE, por ai përbën padyshim një nga platformat mbi të cilat prej disa muajsh tashmë, ka nisur beteja për dekriminalizimin e politikës në Shqipëri. Angazhimi i madh i ndërkombëtarëve, krahas presionit të opozitës shqiptare, merr shkas edhe nga këto të dhëna tronidtëse që implikojnë emra të njohur të politikës dhe biznesmenëve politikanë. Data e raportit përkon me fillimin e kësaj beteje për pastrim, e cila mori një hov edhe më të madh pas ardhjes në Tiranë të ambasadorit të SHBA, Donald Lu.

    Raporti, i hartuar nga njësia për çështje politike dhe publike e OSBE mbi bazën e burimeve të hapura, flet për lidhje të politikanëve e anëtarëve të parlamentit me krimin e organizuar, për përtifime të tyre nga të ardhura të investuara në kompani të ndryshme apo nga biznese që i drejtojnë familjarët e tyre. Të dhënat u referohen informacioneve konfidenciale, ato të publikuara në media apo kabllogramet e ambasadës amerikane, të publikuara nga Wikileaks.

    Në fokus të dokumentit konfidencial, që OSBE mësohet ta ketë shpërndarë edhe në selitë diplomatike të BE dhe SHBA janë kryesisht 31 deputetë të parlamentit shqiptar, të konsideruar si biznesmenë, anëtarë të të gjitha partive politike, shumica e të cilëve të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialsite për Integrim.

    Për herë të parë një raport ndërkombëtar përmend shifra mbi pasurinë e kryeministrit Edi Rama, fshehjen e saj në SHBA përmes të vëllait, Olsi Ramës dhe akuzat për rryshfet me lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës.

    Për Ilir Metën raporti evidenton interesat e tij në biznese si ndërtimi, turizmi, materialet e ndërtimit dhe në fushën e energjitikës dhe flet të lidhjeve të tij me aktorë të mafias.

    Për Sali Berishën, raporti konfidencial i OSBE përmend investigimin e BIRN mbi lidhjet e tij me Damir Fazlliç dhe dyshimet për përdorimin e influencës së tij nga i biri, Shkëlzen Berisha dhe e bija Argita, për të bërë biznes në shuma marramendëse.

    Edi Rama (PS): Kryetar i PS, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000 – 2011 dhe tani Kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 10 – 20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2009 Berisha i ofroi medias një dosje voluminoze të lejeve të ndërtimit të dhëna nga Rama për disa figura kyçe të PS dhe aleatëve (Fidel Ylli, Koço kokëdhima, Valentina Leskaj, Tom Doshi, Nard Ndoka, Sadri Abazi etj janë përmendur në këtë kontekst), në kundërshtim me ligjin dhe shpesh duke u mohuar të pronësinë e ligjshme pronarëve të mëparshmë. Berisha deklaronte se në total shuma e këtyre prapësive ishte rreth 750 milionë euro”.

    Emri:  raporti_osbe1.jpg

Shikime: 3042

Madhësia:  30.5 KB

    Meta, Ilir (LSI): Kryetar i LSI, ish Kryeministër dhe Zëvendëskryeministër, aktualisht Kryetar i Parlamentit. Interesa në ndërtim, turizëm, materialet e ndërtimit dhe energjitikë. I dyshuar për lidhje të forta me aktorë të mafias, kryesisht nga Jugu i Shqipërisë. Ka zëra se udhëroi të paktën dy vrasje ndërsa ishte Zëvendëskryeministër. Halit Shahini, ortak dhe korrier i Metës, dyshohet të ketë lidhje të forta me grupe kriminale në Shujak, të përfshira kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës.

    Emri:  raporti_osbe2.jpg

Shikime: 4853

Madhësia:  20.0 KB

    Berisha, Sali (PD): Ka thashetheme të përhapura rreth përfshirjes së familjes Berisha në biznese dhe aktiviteteve të paligjshme. Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, (BIRN) publikoi një investigim të zgjeruar mbi atë se si rrethin i ngushtë i Berishës kishte përfituar kontrata toke disa miliona euroshe në bashkëpunim me Damir Fazlic – një biznesmen i përfolur nga Bosnje – Hercegovina dhe mik i Berishës. Vendimi i Berishës për të transformuar një moçalishte të pavlerë në pasuri të patundshme kryesore në zonën e Porto Romanos (Durrës) ndihmoi familjen e tij dhe Fazlic –in që të fitonin miliona euro. Argita Berisha, vajza e ish –Kryeministrit u akuzua më shumë se një herë se ka vepruar si ndërmjetëse mes Qeverisë Shqiptare dhe investitorëve, duke i ngarkuar ata me shuma të konsiderueshme në këmbim të favoreve për investitorët potencialë. Shkelzen Berisha, djali i ish –Kryeministrit, ka qenë i akuzuar gjithashtu se shpesh ka përdorur emrin dhe influencën e babait për të bërë biznes: ka patur spekulime mbi rolin e tij në fabrikën e demontimit në Gërdec dhe trafikun e paligjshëm të armëve. Në maj 2009 një kabllogram i Ambasadës Amerikane (Wikileaks) përmend përgjime telefonike që tregojnë lidhjet e Shkëlzenit me Ministrin e Mbrojtjes së asaj kohe, Fatmir Mediun dhe Mihal Delijorgjin (pronarin e Albademil, kompania që menaxhonte Gërdecin). Shkëlzeni ka qenë kontaktuar shpesh si konsulent nga shumë kompani të huaja, të cilat shpresonin të hynin në tregun shqitpar, për gjoja lidhjet dhe influencën e tij tek autoritetet më të larta shqiptare. Një nga rastet më të fundit është privatizimi i katër hidrocentraleve në maj të vitit 2013. Shkëlzeni është akuzuar publikisht se është përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, nga Izet Haxhia, i cili është i dënuar për vrasjen e deputetit të PD –së, Azem Hajdarit.

    Emri:  raporti_osbe3.jpg

Shikime: 2648

Madhësia:  58.1 KB

    Dokumenti i siguruar nga Lapsi.al flet edhe për lidhjet disa deputetëve nga të gjitha partitë politike me aktivitete të paligjshme, trafik droge e lidhje me krimin e organizuar. Lapsi.al do ta botojë atë të plotë në vijim. Ky raport me siguri përbën një dokument tepër të rëndësishëm, pasi në fund të tij ai përmend faktin se këto lidhje të politikës me krimin janë pengesa kryesore e integrimit të Shqipërisë në BE. Ky fakt e bën edhe më jetike betejën e fundit që ka nisur me dekriminalizimin. Javës që vjen OBSE do ta bëjë publik qëndrimin e saj zyrtar për këtë çështje, në Vjenë.

    Lapsi

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Raporti i OSBE: Rilindja socialiste drejtohet nga mafiozë e kriminelë

    OSBE: Raporti ekziston, por nuk është qëndrimi ynë zyrtar

    Emri:  sdlkgdfjkg_0.jpg

Shikime: 2633

Madhësia:  36.7 KB

    OSBE pranoi zyrtarisht ekzistencën e raportit të siguruar nga Lapsi.al për lidhjet kriminale të politikanëve. “Prezenca e OSBE në Shqipëri është njohur me botimin, të paautorizuar, të disa pjesëve nga një përmbledhje e brendshme e vitit 2014, bazuar në informacion që qarkullonte në publik, për lidhjet e mundshme mes biznesit dhe politikës”, thuhet në një reagim të organizatës.

    OSBE sqaron se “përmbledhja bazohej në informacionin e nxjerrë nga raportimet në mediat lokale në Shqipëri, sibackground për klimën politike dhe për akuzat që qarkullonin në publik në atë kohë”.
    Ajo nënnvizon se nuk mund të komentojë “lidhur me vërtetësinë e raportimeve në media” dhe se “përmbledhja nuk pasqyron asnjë qëndrim zyrtar apo gjykim të OSBE-së”.

    “Prezenca e OSBE-së beson fuqimisht në rëndësinë themelore të etikës në jetën publike dhe do të vijojë të punojë me Kuvendin e Shqipërisë dhe me të gjitha partitë politike për ta theksuar këtë”, thuhet në mbyllje të reagimit të OSBE.

    Raporti konfidencial i siguruar nga Lapsi.al sjell informacione, të dhëna të mbledhura në terren në mënyrë operative, raportime të shtypit dhe agjensive të tjera, të cilat kanë të bëjnë me një grup politikanësh, nga më të lartët e deri tek ata më rishtarët, që dyshohen për lidhje direkte ose të tërthorta me krimin e organizuar, trafiqet dhe kontrabandën. Lapsi.al do të botojë në vijim edhe pjesët e tjera të këtij raporti.

    Lapsi

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Raporti i OSBE: Rilindja socialiste drejtohet nga mafiozë e kriminelë

    Deputetë të lidhur me mafian ruse, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës

    Emri:  raporti_osbe4.jpg

Shikime: 2793

Madhësia:  56.9 KBEmri:  raporti_osbe4.jpg

Shikime: 2793

Madhësia:  56.9 KB

    Nga 31 deputetët biznesmenë të palarmentit shqiptar, të përmendur në raportin konfidencial të OSBE, të siguruar nga lapsi.al, mjaft prej tyre thuhet se e kanë ndërtuar pasurinë mbi aktivitete të dyshimta apo nga burime po të dyshimta ose të panjohura. Ata dyshohet se janë të përfshirë në trafiqe të paligjshme apo aktivitete të krimit të organizuar.

    Raporti konfidencial i OSBE (Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë), që lapsi.al po e boton ekskluzivisht, flet me emra konkretë për deputetë e politikanë të të gjitha niveleve dhe të gjitha partive politike që dyshohen për lidhje kriminale deri tek grupet mafioze në vend dhe jashtë tij.

    Ajo çfarë raportohet në këtë dokument të hartuar nga njësia për çështje politike dhe publike e OSBE, është bazuar tek burimet e hapura, si internet apo gazetat dhe në disa raste në komunikimin direkt me njerëz të afërt me deputetët, politikanët në përgjithësi dhe persona që kanë akses në informacione të klasifikuara “Top Secret”.

    Janë të dhëna që tregojnë se si deputetët e politikanët “tentojnë të ivestojnë në biznese fitimprurëse dhe të vështira për t’u gjurmuar, si ndërtimi, arsimi, industria minerare, hidrocentralet, shërbim shëndetësor, media apo pasuri të patundshme”.

    Se si ata, “për të shmangur hetimet, pjesën më të madhe të të ardhurave kalojnë përmes filtrave të pastrimit të parave dhe i regjistrojnë në emrat e të afërmve apo bashkëpunëtorëve të ngushtë”.
    Në pjesën e publikuar një ditë parë, raporti evidentonte rastin e kryeministrit Edi Rama, për të cilin thuhej se ka një pasuri prej afro 200 milionë eurosh, të cilën e ka investuar në kompani offshore në SHBA përmes vëllait të tij, Olsit.

    “Pastrimi i parave -thuhet në raport- është një aktivitet shumë fitimprurës dhe për vite me radhë Shqipëria ka qenë një parajsë për krimin ndërkombëtar në këtë drejtim”.
    Shumë nga biznesmenët e lidhur me aktivitete të paligjshme, krimin e trafiqet, kanë hyrë në politikë për të mbrojtur investimet e tyre, për të shtuar pasurinë duke përdorur pozicionin e tyre dhe për të marrë tendera publikë.

    Ka një grup tjetër biznesmenësh të politikës, të cilët kanë ndjekur rrugën e kundërt. Ata janë bërë biznesmenë përmes aktivitetesh të fshehta, duke përfituar nga pozitat e tyre apo nga abuzimi me detyrën.
    Është një zinxhir biznesmenësh, politikanësh e kriminelësh që investojnë për politikën për të ruajtur apo për të shtuar të ardhurat e tyre dhe hyjnë në politikë për të gjetur strehë.

    Si shembull i kësaj, në raportin konfidencial të OSBE thuhet se, një burim pranë deputetit socialist Sadri Abazi ka pranuar se ai investoi 800 mijë euro në fushatën elektorale të PS në Dibër dhe i dha Partisë Socialiste 500 mijë euro të tjera që të gjente një vend të sigurtë në listën e kandidatëve për deputetë të vitit 2009. Dokumenti i OSBE e nis pikërisht me këtë deputet, një prej më të pasurve në Partinë Socialiste dhe me lidhje të forta me drejtuesit e saj. Por ai flet edhe për dyshime se një prej deputetëve më të fuqishëm të Partisë Socialiste është i lidhur me mafian ruse.

    Lista me poshte...

    Lapsi

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Raporti i OSBE: Rilindja socialiste drejtohet nga mafiozë e kriminelë

    Sadri Abazi (PS): Aktivitetet kryesore të Abazit janë ne ndërtim, turizëm dhe prodhimin e duraluminit xhamit. Ai është pronar i Kompanise Usluga, një distributor kryesor i xhamit, duraluminit, materialeve të ndërtimit dhe hidroizolimit, investimit dhe zhvillimit të pasurive, arredimit e pronar i agjencive imobiliare dhe aktiviteteve te asiciuara. Ai pretendon se ka diplomë të IRU nga Akademia e Gjenevës, e cila në të vertete është një institut trajnimi (Unioni Ndërkombetar i Transportit Rrugor). Lidhjet e tij të forta me liderët e PS i kanë siguruar mbrojtje dhe fshehje të aktiviteteve kriminale të kompanive te tij. I krakterizuar nga një arrogancë ekstreme dhe një tendencë për shantazh, ai është gjothnjë nën shoqërinë e vëllëzërve të tij, te cilet janë shumë agresivë. Pasuria e tij përllogaritet në rreth 100 milionë euro.

    Emri:  raporti_osbe5.jpg

Shikime: 2851

Madhësia:  31.3 KB

    Lapsi

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Raporti i OSBE: Rilindja socialiste drejtohet nga mafiozë e kriminelë

    Anastas Angjeli (PS): Pronar i Universitetit Mesdhetar. Babai i tij është me origjinë greke dhe karriera e tij politike është sponsorizuar nga lobi grek prej vitit 1992. I përfshirë në aktivitete ekonomike me greqinë, thuhet se ai ka qenë i përfshirë në kontrabandën e naftës Greqi-Shqipëri-Jugosllavi në vitet 90. Ai ka qenë një prej sponsorve kryesorë të marrëveshjes mes Greqisë dhe Shqipërisë, e cila i garantoi një kompanie greke monopolin e depozitave te naftës në portin e Durrësit.

    Emri:  anastas.jpg

Shikime: 4608

Madhësia:  19.6 KB

    Lapsi

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Raporti i OSBE: Rilindja socialiste drejtohet nga mafiozë e kriminelë

    Agron Çela (LSI): Pronar i klubit të futbollit Vllaznia dhe ndërtues, tregtar karburantesh dhe pronar restorantesh. Thuhet se ka qenë një prej bosëve të kontrabandës së naftës me ish-Jugosllavinë.

    Emri:  cela_2.jpg

Shikime: 4403

Madhësia:  11.4 KB

    Lapsi

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Raporti i OSBE: Rilindja socialiste drejtohet nga mafiozë e kriminelë

    Tom Doshi (PS): Ai mendohet se ëahtë një ndër njerëzit më te pasur të PS-së dhe si sponsori kryesor i fushatave elektorale të PS, agresiv dhe i dhunshëm (ai është përmendur në Raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA për goditjen e një gazetari në hotel Sheraton). Burimi i vërtetë i pasurisë se Doshit është i lidhur me trafikun e drogës, zhvatje dhe kontrabandën e naftës me ish-Jugosllavinë. Ka qenë i persekutuar gjatë diktaturës komuniste. Ka lidhje të forta me krerë të mafias në Shqipëri. Aktualisht thuhet se ai është pas disa kompanive të importit të barnave dhe ka aksione në më shumë se një spital privat. Sipas deklarimit të pasurisë në ILDKPI në 2010 ai përfitoi 4 milionë dollarë nga shitja e një kompanie farmaceutike. Të ardhurat i investoi më pas në pasuri të patundshme në Australi (ai ka nënshtetësi australiane), në blerjen e aksioneve në një kompani të tregtimit të naftës dhe të antibiotikëve. Sipas një kabllogrami të Ëikileaks të vitit 2009, Doshi ka një pasuri të deklaruar ne më shumë se 15 milionë euro dhe dyshohet për trafik droge.

    Emri:  raporti_osbe6.jpg

Shikime: 2623

Madhësia:  44.2 KB

    Lapsi

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Raporti i OSBE: Rilindja socialiste drejtohet nga mafiozë e kriminelë

    Agron Duka (PR): Ish-Ministër i Bujqesisë me biznese në fushën e prodhimeve ushqimore, ndërtim dhe eksport-import. Dyshohet për evazion fiskal me shmangien e taksave në vlerën e rreth 30 milionë eurove. Thuhet se ka lidhje të forta me grupe kriminale ne Shijak, Durrës e Vlorë.

    Emri:  raporti_osbe7.jpg

Shikime: 4198

Madhësia:  15.6 KB

    Lapsi

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Raporti i OSBE: Rilindja socialiste drejtohet nga mafiozë e kriminelë

    Mark Frroku (PKD): Në 2013 Frroku deklaroi 1.4 milionë euro të ardhura nga shitja e aksioneve të një kompanie bastesh. Media belge raportoi në janar 2014 se Frroku ishte akuzuar për vrasje dhe i dënuar me 10 vjet burg. Thuhet se Frroku ishte i lidhur me shfrytëzimin e prostitucionit, trafikimin e qenieve njerëzore dhe trafikun e drogës. Vëllai i tij, Arben Frroku, u akuzua nga autoritetet shqiptare për vrasjen e një oficeri të policisë. Hetimet po vazhdojnë, por fakti që identiteti i dëshmitarit kryesor u zbulua ndonëse ishte dëshmitar i mbrojtur, mund të jetë një dëshmi për lidhjet e forta të familjes Frroku. Në vitin 2013 media raportoi se Frroku i dërgoi një mesazh Jozefina Topallit deputetes së PD dhe ish-Kryetares së Parlamentit, sepse ajo e akuzoi atë për lidhje me krimin e organizuar dhe zbuloi se ai ishte i dënuar me 10 vjet burg.

    Emri:  raporti_osbe8.jpg

Shikime: 2721

Madhësia:  33.8 KB

    Lapsi

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Raporti i OSBE: Rilindja socialiste drejtohet nga mafiozë e kriminelë

    Pirro Kapurani (LSI): I përfshirë në industrinë fasone dhe atë të ndërtimit dhe është pronari i hotelit më të madh në Korçë. Thuhet se ai milionat e para i bëri nga tregtia e paligjshme e arit.

    Emri:  kapurani_0.jpg

Shikime: 4333

Madhësia:  12.9 KB

    Lapsi

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •