Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e këtij muaji ka bërë publike korrupsionin në Policinë e Shtetit dhe paaftësinë e Qeverisë Shqiptare për të luftuar fenomenin e trafikut të qenieve njerëzore. Sipas këtij raporti të SHBA, ky mbetet një problem shqetësues.
Departamenti Amerikan thekson gjithashtu edhe përfshirjen e zyrtarëve në trafiqe, ku përmend edhe një deputet të Parlamentit të dënuar për trafik të qenieve njerëzore.
“Korrupsioni ndër forcat e policisë dhe përfaqësimi në instancat më të larta të shtetit shqiptar, si Parlamenti i qytetarëve nga persona me precedentë kriminalë, që lidhen me trafikimin e cenojnë besimin se përpjekjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme përmes strukturave të saj për të luftuar fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore janë substanciale.
Ekziston një nivel i lartë i korrupsionit brenda forcave të policisë, si dhe mungesa e masa ndëshkimore për të parandaluar trafikun. Bashkëpunimi zyrtar për krimet e trafikimit mbetet një shqetësim domethënës. Në Parlament është i ulur një anëtar, i cili ka qenë i dënuar më parë për krime në lidhje me trafikun”, citon Departamenti i Shtetit.
“Vëzhguesit kanë ngritur shqetësimin mbi mosndëshkimin e personave që janë të përfshirë në kryerjen e trafikut të qenieve njerëzore. Shfrytëzimi i prostitucionit mbart një dënim prej dy deri në pesë vjet burgim dhe deri në 15 vjet burg në rrethana të rënduara. Autoritetet shpeshherë zbatojnë dënimin më të vogël për shkak edhe të mungesës së bazës ligjore dhe në disa raste gabimisht lejohet kalimi kufitar i trafikimit të qenieve njerëzore. Qeveria nuk ka raportuar asnjë hetim, ndjekje penale apo dënim të zyrtarëve të lartë qeveritarë të përfshirë në veprat penale të trafikimit”, shkruhet në raportin e DASH.
DASH ka ngritur edhe shqetësimin e tyre të përsëritur disa herë, atë të mos dënimit të asnjë zyrtari të lartë. Sipas raportit, asnjë hetim ndaj këtyre zyrtarëve nuk është raportuar.
“Vëzhguesit kanë ngritur shqetësimin mbi mosndëshkimin e personave që janë të përfshirë në kryerjen e trafikut të qenieve njerëzore. Shfrytëzimi i prostitucionit mbart një dënim prej dy deri në pesë vjet burgim dhe deri në 15 vjet burg në rrethana të rënduara. Viktimat e krimit nuk janë të mbrojtura nga ndjekja penale për akte të paligjshme të kryera si rezultat i shfrytëzimit të tyre.
Autoritetet shpeshherë zbatojnë dënimin më të vogël për shkak edhe të mungesës së bazës ligjore dhe në disa raste gabimisht lejohet kalimi kufitar i trafikimit të qenieve njerëzore. Qeveria nuk ka raportuar asnjë hetim, ndjekje penale apo dënim të zyrtarëve të lartë qeveritarë të përfshirë në veprat penale të traikimit”, thotë raporti i DASH.
SHBA nuk ka lënë pa përmendur as dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve duke kërkuar që të respektohen të drejtat e njeriut. “Kjo sjellje ndaj qytetarëve të thjeshtë provokon ndjenja armiqësore”, shkuan raporti.
“Përdorimi i dhunës ndaj qytetarëve nga organet ligjzbatuese është një tjetër problem. Pasi kjo provokon ndjenja hakmarrjeje ndaj tyre dhe lehtëson mundësinë e mbështetjen e grupeve të ekstremizmit të dhunshëm. Prandaj është e nevojshme që personeli i këtyre agjencive ligjzbatuese të marrë trajnimin e nevojshëm për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe parandalimin e situatave të tilla”, thekson raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit.
Krijoni Kontakt