Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Festimi i ditëlindjes së pejgamberit është "risi"

    Festimi i ditëlindjes së pejgamberit është ”risi”

    Myftiu i Madh, autoriteti fetar më i lartë në Arabinë Saudite, Shejh Abdul Aziz Al-Ashejh ka paralajmëruar kundër festimit të ditëlindjes së Pejgamberit (paqja qoftë mbi të), duke thënë se kjo është një bestytni që u shtua në mënyrë të paligjshme në fesë.
    "Kjo është një bidat (një risi – një gjynah fetar) që ka hyrë në Islam pas tre shekujve të parë kur shokët dhe pasuesit e sahabëve jetuan."
    Në vend të kësaj, ditëlindjes, është e detyrueshme për muslimanët që të ndjekin mësimet e Pejgamberit siç përmbahen në Sunet, tha Shejh Abdul Azizi, ditën e xhuma, gjatë hytbes, predikimit të tij, me xhemat në xhaminë Imam Turki bin Abdullah në Riad.
    Shejhu tha se ata që nxisin të tjerët për të festuar ditëlindjen e Pejgamberit janë të mbrapshtë dhe të korruptuar. "Dashuri e vërtetë për të Dërguarin e Allahut, Muhammedin (a.s.) është manifestimi duke ndjekur gjurmët e tij dhe mbështetja në Sunetin e tij ... kështu shprehet dashuria për Pejgamberin (a.s.).”
    Ai tha se Allahu i Plotfuqishëm ka thënë: "Thuaj:" Nëse ju e doni Allahun, atëherë ejani pas meje:. Allahu do t'ju dojë dhe ju falë mëkatet tuaja. '' Muslimanët kanë për detyrë për të besuar në Pejgamberin (a.s.) si shërbëtor dhe lajmëtar i Allahut , i cili u dërgua si një udhëzues për të gjithë universin, tha Shejh Abdul Aziz Al-Ashejh.
    Është detyrë e muslimanëve të duan dhe të respektojnë atë. Ata duhet, gjithashtu, të mbrojnë atë kundër atyre që keqinterpretojnë mësimet e tij, edhe ateistët që e mohojnë atë, dhe ata që abuzojnë ose tallen. Këto janë detyrat e muslimanëve që me të vërtetë e duan Pejgamberin (a.s.), tha Shejhu.
    Ai tha se Allahu [subhanehu ve teala] thotë në Kur’anin e Shenjt: “Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregëtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu të sjellë vendimin e Tij. All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur.”

    Burimi: Arab News
    Përktheu nga anglishtja:
    Mexhid Yvejsi, Gjakovë
    ================================================== ====


    Moderatori: Korigjuar fjala "gjynah" ne "risi" .
    Ndryshuar për herë të fundit nga angmokio : 14-01-2015 më 18:07

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Mexhid Yvejsi për postimin:

    Krenar Jaha (14-01-2015)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Festimi i ditëlindjes së pejgamberit është "gjynah"

    Mexhid , doren ne zemer ketu Myftia i Arabis Saudite ja ka qelluar ne gjykimin e tij . Te gjithe ata qe mundohen ta kundershtojne ne kete ceshtje Myftin e kane gabim .
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  4. #3

    Për: Festimi i ditëlindjes së pejgamberit është "gjynah"

    Gjynah apo mekat mund te jene vjedhja, genjeshtra, vrasja, mashtrimi, tradhetia, dyftyresia, pergojimi, kurveria, etj. Eshte e paarsyeshme ta vesh perkujtimin e ditelindjes se profetit a.s. ne te njejten kategori me keto qe permenda me lart. Te thoshte vetem se nuk eshte i preferuar ky festim sepse nuk eshte porositur nje gje e tille nga profeti a.s. do te ishte me e arsyeshme.

    Ju pershendes,
    "Koka duhet përkulur zemrës"

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ocean për postimin:

    ami7 (14-01-2015)

  6. #4
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Festimi i ditëlindjes së pejgamberit është "gjynah"

    Citim Postuar më parë nga ocean Lexo Postimin
    Gjynah apo mekat mund te jene vjedhja, genjeshtra, vrasja, mashtrimi, tradhetia, dyftyresia, pergojimi, kurveria, etj. Eshte e paarsyeshme ta vesh perkujtimin e ditelindjes se profetit a.s. ne te njejten kategori me keto qe permenda me lart. Te thoshte vetem se nuk eshte i preferuar ky festim sepse nuk eshte porositur nje gje e tille nga profeti a.s. do te ishte me e arsyeshme.

    Ju pershendes,
    Nuk lexoj kund qe sheikh Abdul Aziz te kete thene qe mevludi eshte gjynah por thjeshte risi ( dhe risite ndahen ne pozitive dhe negative).

    Pres prej mexhidit te na sqaroje pse e ka titulluar temen si gjynah ne te kundert do editohet thjeshte si risi. Ne titullimin e temave duhet te jemi shume te kujdesshem dhe te mos krijohet konfuzion i panevojshem.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  7. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Për: Festimi i ditëlindjes së pejgamberit është "gjynah"

    Selam alejkum, AngMokio, Mexhidi nuk e ka titulluar temën në fjalë, por vetëm e ka përkthye. Ja si duket në anglisht:
    Prophet’s birthday celebration ‘sinful’

  8. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2015
    Vendndodhja
    Basel, Zvicër; Podujevë
    Postime
    3

    Për: Festimi i ditëlindjes së pejgamberit është "gjynah"

    Muhamedi salallahu alejhi we selem as vete nuk e ka festuar ditelindjen e tij. Dhe aj eshte idol per neve musliman. Kjo eshte logjike qe eshte mekat

  9. #7
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Festimi i ditëlindjes së pejgamberit është "gjynah"

    Citim Postuar më parë nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Mexhid , doren ne zemer ketu Myftia i Arabis Saudite ja ka qelluar ne gjykimin e tij . Te gjithe ata qe mundohen ta kundershtojne ne kete ceshtje Myftin e kane gabim .
    Pejgamberi alejhiselam rrespektohet nga ana liturgjik aq larte, saqe "mevludi" assesi nuk e arrin ate shkalle. Pra, ne aspektin teknik mevludi eshte ne rrang me i ulur, dhe nuk ka se si te gjykohet ne senze negative.

    Por kjo eshte simptomatike per gjendjen e pergjithshme te muslimaneve....qe eshte xhahilijet i kulluar. Por, elhamdulilah, revolucioni nuk eshte me afer, ne jemi thelle brenda tij...

    Gjithe doktrina fetare e saudise i sherben nje qellimi te vetem, sigurimit te mbreterise saude edhe per 250 vjet tjera. Kuptohet se jane kunder mevludit, ngase keshtu e mesojne tash e "qindra" vjet.

    Selam
    albanish by nature

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Nuh Musa për postimin:

    ocean (15-01-2015)

  11. #8
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Festimi i ditëlindjes së pejgamberit është "gjynah"

    Festat ne Islam i cakton Kur'ani . Caktimi i festes se Mevludit si behet sot nuk eshte e caktuar nga Kurani si burim i Sheriatit .

    Nuh , edhe pse e peqlej shkollen Hanefite ne pergjethesi , dijetaret e shkolles Hanbelite ne kete ceshtje japin argumente me te forta .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ceni-1 : 14-01-2015 më 17:03
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  12. #9
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Festimi i ditëlindjes së pejgamberit është "gjynah"

    Citim Postuar më parë nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Festat ne Islam i cakton Kur'ani . Caktimi i festes se Mevludit si behet sot nuk eshte e caktuar nga Kurani si burim i Sheriatit .

    Nuh , edhe pse e peqlej shkollen Hanefite ne pergjethesi , dijetaret e shkolles Hanbelite ne kete ceshtje japin argumente me te forta .
    Cen, dijetaret hanbelite pa i paragjykuar ne pothuajse cdo ceshtje fetare ku i duhet te zgjedhin midis dy argumenteve shkojne perhere tek argumenti me strikt pa lene shteg per interpretime. Dijetaret hanefi jane me tolerante ne kete drejtim duke i dhene islamit me teper ngjyra ashtu sikur eshte faktikisht.

    Eshte e vertete qe profeti i ka ndaluar risite ne fe po per cfare risish behet fjale? Me pas ke po ashtu hadithin e pejgamberit a.s ku thote se " kush fillon e ben dicka te mire ne fe e njerezit filojne ta ndjekin ate , atehere ai ka shberblim per te dhe shperblimin e te gjithe atyre te cilet ndjekin ate te mire''. Pas ketij hadithi nuk ke c'shton me teper. Kush ka llogjike e din vete se c'duhet te bej.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar angmokio për postimin:

    Ceni-1 (15-01-2015)

  14. #10
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Festimi i ditëlindjes së pejgamberit është "gjynah"

    Citim Postuar më parë nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Festat ne Islam i cakton Kur'ani . Caktimi i festes se Mevludit si behet sot nuk eshte e caktuar nga Kurani si burim i Sheriatit .

    Nuh , edhe pse e peqlej shkollen Hanefite ne pergjethesi , dijetaret e shkolles Hanbelite ne kete ceshtje japin argumente me te forta .
    Selam lejkum,

    Mevludi nuk eshte feste liturgjike sic jane bajramet, e xhumaja, namazet e vecanta, kurbani etj.... !!!, mevludi nuk kremtohet vetem per ditelindjen e pejgamberit alejhiselam (kjo eshte vetem nisma) por edhe per raste tjera familjare dhe nuk ka karakter ibadeti. Disa elemente brenda mevludit jane ibadete (si leximi i kuranit, harxhimi material qe ben nikoqir, qe futet nen kallepin e sadakase) por jo gjithe mevludi. Me kete nuk ka asnje senz te diskutohet se a eshte haram a qenka hallall, ngase nuk ka rrendesi liturgjike. Tek njerezit krijon metodologjia, lashtesia, thjeshte RRENDI i mevludit konfuzion, dhe njerezve ju perngjane si feste "fetare", dhe me kete e futin ne kallepin e "bidateve", kur ne fakt mevludi per nga definicioni nuk ka asnje lidhje kausale me bidatet qe i permendin hadithet. Do ishte bidat, po qe se ne ndonje forme do te permbante elemente adhurimi. Brenda mevludit recitohet nga kurani, dhe ne menyre melodike percillet biografia e pejgamberit alejhiselam, hahet ushqimi, behen duate, dhe mbaroj meselja.....

    Mevludi eshte KULTURE e larte, nje krijimtari e mendjes se shendoshe te njeriut, pikerisht sic e meson islami te jete, bamires, mirenjohes, paqedashes.....gjithe keto elemente shihen ne mevlud.
    albanish by nature

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Nuh Musa për postimin:

    rromanoku (15-01-2015)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •