Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    SudeutscheZeitung:Skicat e Ramës kundër stresit,por të pafuqishme ndaj azilkërkuesve

    Gazeta gjermane “Sudeutsche Zeitung” i ka kushtuar një shkrim ekspozitës së hapur në Mynih me skicat e kryeministrit shqiptar Edi Rama. Në shkrimin me titull “Skicime të vogla, ide të mëdha” bëhet një përshkrim i atyre që ka si ide kreu i qeverisë shqiptare ndërsa në fund gishti vendoset te “plaga” e azilkërkuesve për të cilët Rama thotë se është i pafuqishëm t’i ndalë. Më poshtë shkrimi i plotë i gazetës prestigjioze gjermane.

    Nëse besoni tek forumet përkatëse psikologjike mbi interpretimin e skicimeve telefonike, atëherë, Kryeministri shqiptar Edi Rama duhet të jetë me humor dhe serioz, emocional dhe racional, agresiv dhe i sigurt, por edhe në ankth, i turpshëm, dhe i përmbajtur. Ka aq shumë interpretim të përgjithshëm psikologjik rreth këtij lloji vizatimesh, saqë pothuajse çdokush gjen vetveten. E kush, herë pas here, gjatë një telefonate, nuk ka skicuar mbi një copë letër në tavolinën e shkrimit apo mbi shkresa ekzistuese, duke e shtrirë fantazinë deri në cep të letrës.

    Pavarësisht nga ajo që ndodhet në letrën që ai ka përpara tij, do të transformohet në bartës imazhi

    "Vizatimet e Përditshme" (Daily Draëings) nga Edi Rama – Galeria Kampl ka ekspozuar me rastin e Open Art një përzgjedhje të punimeve të skicuara gjatë një periudhe kohore prej gati 15 vitesh - në të vërtetë marrin shkas nga situata të ngjashme: ndërsa ai (Kryeministri) telefonon, punon, është në takime zyrtare apo diskutime. Kur dhe gjithmonë, pa marrë parasysh atë që ai ka në letrën para tij, do të shndërrohet në bartës imazhi. Kështu, do të gjeni fleta kalendari me data takimesh, fakse dhe letra (disa me vulën dhe nënshkrimin e organeve zyrtare) dhe e-maile të printuara. Dhe nuk bëhet fjalë aspak për fincione artistike, dhe as për pretendime “është sikur”. Janë realisht shkresa nga zyra e tij. Ai vetë pohon: “Nuk bëj dot ndryshe. Duhet të skicoj. Çdo ditë. Ndonjëherë mund të jenë disa fletë, herë tjetër vetëm një. Sa fletë mund të kem skicuar në këtë mënyrë? “Ndoshta mijëra” – shprehet ai gjatë një interviste, në një nga Hotelet e Mynihut. Rama ka udhëtuar posaçërisht për të marrë pjesë në hapjen e një ekspozite me punimet e tij. Jo si i ftuar shteti, por si artist. Fletët e punimeve të tij plot ngjyra të gjalla (fillimisht ai punonte vetëm bardh e zi) do të mund të merreshin thjesht si skicimet e një politikani - nëse Edi Rama nuk do të kishte qenë në formim një piktor i shkolluar në Akademinë e Arteve në Tiranë. Hapat e tij të parë ndërkombëtarë në skenën e artit ai i ndërmori bashkarisht me bashkatdhetarin e tij të njohur për videot e punimeve të tij Anri Sala, nga mesi i viteve 1990, në Paris, ku kishte emigruar përkohësisht. Prej asaj kohe, ai mori pjesë në bienalet në San Paolo dhe në Venecia. Si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, një post që ai e mbajti nga viti 2000 në vitin 2011, ai e ngjyrosi kryeqytetin me ngjyra. Ajo që ngjante si një shaka u dha në fakt njerëzve disi shpresë. Ai shprehet sot se ishte ”një shenjë zgjimi”.

    Nga 1998, kur Rama hyri në politikë, zyra e tij është dhe atelieja e tij. Në tavolinën e tij të punës qëndrojnë kuti e mbajtëse të panumërta me bojëra dhjami, bojëra tushi e ngjyra. Puna e tij e ka ndryshuar, që kur merret me politikë, thotë ai, por se në çfarë mënyre, këtë ai nuk di ta përshkruajë. “Mendimet e mia drejtojnë dorën time, por unë nuk i shoh veprat si shprehje e gjendjes sime shpirtërore” – siguron ai.

    Nëse dëshironi të interpretoni luhatjen mes figurave dhe abstraksioneve të veprave të tij, do ju duhet të hamendësoni se, Rama e sheh organizmin e njeriut si një metaforë të ciklit të jetës politike dhe ekonomike: Kështu, mjaft motive zgjojnë asocime në zemër dhe mushkëri, aty ku pulson jeta. Talenti i tij luftarak si politikan, përkon me forma si ajo e duarve. Po kështu mund të dallohen dhe figura e fytyra njerëzish e kafshësh. Në të njëjtën kohë, shumica e kompozime të tij thyhet sikundër punimet kubiste dhe kondensohet diku gjetkë në strukturat biomorfe.

    Skimicet, lexon ai, janë të mira kundra stresit. Prandaj si Kryeministër ai po përpunon disa prej tyre, pasi Shqipëria po përjeton një eksod të të rinjve drejt perëndimit. Ai beson, se nuk mund t’i ndalë ata. Por, njëkohësisht dëshiron t’i ofrojë mundësinë për t’u formuar mirë, kështu që ata të mos trokasin në dyert e Evropës si azilkërkues, por si fuqi punëtore. Dhe më pas, ai shpreson, se një ditë ata do të kthehen pas – ashtu si vetë Edi Rama.

    EVELYN VOGEL
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: SudeutscheZeitung:Skicat e Ramës kundër stresit,por të pafuqishme ndaj azilkërku

    A eshte ne terezi ky kllufi jone?! Ekonomia ka prekur fundin, shqiptaret edhe pak do konkurojne Sirianet per emigracion (atje ka ISIS, kurse ketu ka RILINDAXHINJ), hashashi eshte bere si jonxha, ndersa ky debili yne me taksat e mia dhe te tjereve ketu, iken e shet skica per vrasje kohe ne Gjermani...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: SudeutscheZeitung:Skicat e Ramës kundër stresit,por të pafuqishme ndaj azilkërku

    Kush ka interese dhe mundesi per ta pare ekspoziten,adresa dhe oraret jane!
    Edi Rama: Daily Drawings, Galerie Kampl, Buttermelcherstraße 15, bis 10. Oktober, Di-Sa 12-19 Uhr, während der Open Art Sa/So 11-18 Uhr
    Shkrimi ka mangesi ne perkthim!
    Diten e mire.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: SudeutscheZeitung:Skicat e Ramës kundër stresit,por të pafuqishme ndaj azilkërku

    Unë nuk i flas, ai më flet, më plasi bitha për ai.



    Nga Andi Bejtja

    Ironia këtë fundjavë arriti kulmin kur kryeministri shqiptar Edi Rama, hapi një ekspozitë pikture në Munih të Gjermanisë, në një kohë kur azilantët shqiptarë në këtë vend janë 8-fishuar krahasuar me vitin e kaluar.

    Kryeministri shqiptar masturboi me të ashtuquajturat piktura të veta, piktura që i bën gjatë takimeve jo vetëm private, por edhe zyrtare, teksa të tjerët flasin dhe ky i fundit zhgarravit dhe ndërkohë as nuk i shkoi në mendje të vizitonte një kamp azilantësh në Gjermani, kampe më së shumti të mbushur me bashkëkombës të tij.

    Edhe gjatë kësaj vizite si edhe në vizita të tjera në këtë vend nuk e ndërmori asnjëherë këtë hap, të takonte një nga bashkëkombësit e vet, që ndodhej pak metra më tutje, edhe për shkak të premtimeve të tij të pambajtura.

    Me këtë episod Kryeministri Shqiptar tregoi edhe njëherë se sa afër i ndjen shqiptarët dhe Shqipërinë dhe se sa i rrejshëm është dhe nacionalizmi i tij, kalë të cilin e shalon herë pas here sa herë i duhet.

    Unë nuk e di çfarë mund të ndjejë një azilant shqiptar, teksa në darkë nga kampi ku ndodhet shikon në TV kryeministrin e tij që ka ardhur në Gjermani dhe ka hapur një ekspozitë pikture personale, e kam të vështirë të hyj në përjetimet e këtyre njerëzve, po një është e sigurtë, pas këtij episodi ata edhe pasi të kthehen ata do provojnë sërish e sërish të ikin nga Shqipëria, me çdo cmim me çdo kosto.

    Duket qartë që kryeministri i vendit të tyre i do vetëm për të paguar taksat dhe kuponin tatimor. Ka shumë njerëz që me të drejtë pyesin: po çfarë i kushtonte Edi Ramës, për më tepër një showmeni të njohur, të kalonte 5 minuta në një kamp azilantësh për tu dhënë dorën bashkëkombësve të vet, për ti qetësuar fundja fundit për të dhënë dhe një shenjë solidariteti.

    Është një pyetje që mbetet pa përgjigje po ti referohesh logjikës politike apo thjesht dhe vetëm thjesht racionalitetit. Ka shumë analistë gazetarë që janë munduar ta analizojnë Edi Ramën bazuar në kriteret dhe logjikën politike, por kanë dështuar.

    Ka vetëm një përgjigje përse kryeministri shqiptar nuk ndaloi për një vizitë në një kamp me azilantë shqiptarë në Gjermani: Ai e di shumë mirë se piktura që ai do bënte teksa ata do i flisnin do ishte sërish asgjë më tepër, veçse një fletë e bardhë.

    Historia e pikturimit të Edi Ramës gjatë kohës kur ndodhet në takime, qoftë dhe nga më seriozet, e ndërkohë kur të tjerët flasin, e ai pikturon daton herët. Ka nga ata që në vitin 2009 për shembull, e mbajnë mend teksa ishte në një takim me delegacionin europian duke iu ankuar për kartat e identitetit, kur anëtarë të delegacionit po flisnin ai i ndërpreu, dikush solli një karton me libra të tij me nga këto piktura dhe ai vetë i shpërndau një nga një duke thënë se ai libër me ato lloj pikturash kishte vetëm një emër: Edi Rama.

    Pra ky është Edi Rama, kur ti flet pretendon se të dëgjon, qofsh i huaj apo shqiptar, qoftë bisedë shtetërore apo private. Që ai të funksionojë duhet të ketë dikë përballë që ta shpërfillë teksa ai flet e më pas siç kanë treguar dhe shumë raste edhe ta denigrojë.

    Për të kuptuar më së miri Edi Ramën duhet parë për shembull çfarë vizatimi ka bërë kur ka qenë duke folur për me Saimir Tahirin, kur ky i fundit i raporton për avionët e kapur me drogë. Do ishte shumë interesante për shembull dhe pikturat që ka bërë kur ka negociuar me shumë nga eksponentë të botës së krimit teksa ka bërë marrëveshjet për ti futur në parlament.

    Gjithashtu interesante do të ishte të shikonim dhe pikturën që ka bërë gjatë takimit me Ambasadorin Lu, teksa ky i fundit i kërkonte largimin e emrave të përveçëm të inkriminuar nga politika, apo për shembull pikturën që ka bërë kur u premtoi zyrtarëve pranimin e armëve kimike në Shqipëri.

    Madje dhe kur nuk pikturon të gjithë thonë se në çdo takim kur flet me dikë, ai nuk e heq dorën nga mesazhet në celular. Edi Rama nuk ka faj, e ka thënë me kohë, ky jam unë dhe tashmë e dimë të gjithë ai është i përmbledhur në atë shprehjen e vjetër gjirokastrite:

    unë nuk i flas, ai më flet më plasi bitha për ai.

    Ai është eksperimenti më i rëndë në politikën shqiptare. Jashtë këtij shkrimi kam dhe një pyetje artistike:

    A pikturon dot Edi Rama si gjithë piktorët e botës në vetmi dhe në heshtje, apo duhet patjetër ta ketë dikë përballë që i flet dhe ai nuk e dëgjon? Këtë nuk e gjej dot, ashtu sikurse nuk e di se çfarë pikture do bëj kur ti ngrihen gjithë shqiptarët në këmbë.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: SudeutscheZeitung:Skicat e Ramës kundër stresit,por të pafuqishme ndaj azilkërku

    Fletëpalosje para ekspozitës së Ramës në Mynih: “Braktiseni siç ai braktisi shqiptarët” (foto)

    Postuar në 14 Shtator, 2015 10:09

    Komuniteti shqiptar në Gjermani ka reaguar ndaj mungesës së një vizite të kryeministrit Rama në një kamp refugjatësh gjatë vizitës në Gjermani. Kreu i qeverisë shqiptare pati një takim me Presidentin e Landit të Bavarisë dhe më pas iu përkushtua ekspozitës së tij me skica. Një grupim të rinjsh kanë shpërndarë fletëpalosje përpara godinës së ekspozitës me piktura të kryeministrit Rama në Mynih. Një iniciativë e organizatës “Reago” që u ka kërkuar qytetarëve gjermanë ta braktisin këtë ekspozitë ashtu siç Rama ka braktisur shqiptarët. /lapsi.al/

    Emri:  12004125_890084644403539_1036157416909885410_n.jpg

Shikime: 337

Madhësia:  54.4 KB
    Emri:  12006099_890083901070280_3618831907335202652_n.jpg

Shikime: 272

Madhësia:  78.2 KB
    Emri:  12032053_890079754404028_8748518639089426724_n.jpg

Shikime: 270

Madhësia:  50.4 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: SudeutscheZeitung:Skicat e Ramës kundër stresit,por të pafuqishme ndaj azilkërku

    Nuk ka as turp as frike ky perpindeshi. Mjere ju qe jetoni aty. Merni plackat e ekni. Sacrifice disa vjet por sikur 1% shans te kesh jashte, eshte me mire se ne banana land.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,751

    Për: SudeutscheZeitung:Skicat e Ramës kundër stresit,por të pafuqishme ndaj azilkërku

    Ka nje çmenduri ne kete ekspozim,ka nje dualizem midis artit dhe politikes ku nuk kuptohet se kush eshte me i rendesishem per shqiptaret arti apo politika e artit. Nuk kuptohet se piktorit-kryeminister duhet ti urojme suksese si piktor ne artin e piktures, o suksese ne profesionin e piktorit-kryeminister !

    Ne pergjithesi per te qene nje piktor i mire o i suksesshem duhet perveç talentit,pasionit dhe fatit,duhet te kesh para dhe kohe te lire,pra llogjikisht duke supozuar ne kete rast se piktori-kryeminister ka fatin-talentin dhe pasionin ka gjithashtu dhe parate dhe kohen e duhur per t'ju dedikuar piktures. Shume artist nuk arine suksesin se ne pergjithesi u mungon liria e kohes dhe e parase (pyetjes, llogjike, se ku e gjeti kohen dhe parane piktori-kryeminister ? Nuk ka nevoje per nje pergjigje,sepse eshte bajate e nuk shpegon asgje).

    Meqenese arti,simbas opinionit te pergjithshem,ne Shqiperi pothuajse nuk egziston o egziston vetem per inerci personale dhe jo publike,ku shteti o me sakt qeveria (se dhe shteti eshte mbase edhe me keq se arti,egzistenc me shum propabilitet e supozuar) nuk investon por pengon artin . Duke u bazuar edhe ne fushat e tjera te profesionit si eksperienc e ketyre viteteve,qe ne Shqiperi mund ti japesh edhe nje shpegim jashte llogjikes te pergjithshme duke u bazuar ne pervojen o mbase edhe e realitetit personalist te individeve me profesionin,prsh,supozojme qe mjeksia eshte per faqe te zeze,nje shpegim llogjik eshte se kemi pasur nje doktor-President e doktor- Kryeminister,shembull tjeter eshte Ushteria o edhe Arsimi ku kemi pasur e kemi shume ushtarak-pseudopolitikan e shume mesues-pseudopolitikane qe si profesion edhe se jashte profesionit te tyre ushtronin e ushtrojne po prap ish-profesionin,natyrisht qe perveç lojes te fjaleve meren edhe me fitim-politik. Nje veçanti perfaqson Drejtesia,ku nuk kemi pasur direkt nje numur te madh nga e kaluara gjykates e avokat drejtesie (Sepse mungonin.Por edhe Drejtesia eshte mbase edhe me keq se arti,mjeksia e arsimi),por edhe ne rastin e Drejtesise ka nje shpegim llogjik,duke qene se "drejtesine e mshefur" e kemi ne gen,duke patur nje numer shum te madh spiunesh e autore te "letrave anonime" edhe Drejtesi eshte ajo qe kemi e qe mbase edhe e meritojme.
    Prandaj,pa u zgjatur shume,nuk dihet se çfare ti urojme piktorit-kryeminster ? Ti urosh mos-sukses ke nje kryeminister qe nuk ka sukses ne profesionin e tije,ti urosh sukses duhet qe te gjithe artisteve te sotem ti besh ne fillim kryeministra gjysem profesioninst qe te kalojne ne profesionin e tyre kur te behen kryeministra.

    Per ta mbyllur,qe ti japim nje moral ketij imagjinacioni dhe per aq sa vlen,as nje njeri nuk kerkon nje politikan me moral e virtyt (sepse nuk shpresojm as ta mendojme) te pakten te kemi politikan qe ne kohen e lire te meren me politike,ti kushtojne nje pjese te kohes te lire ketij hobby,"tip" Fatos Nano qe gjithe kohes vidhte e pinte por te pakten krijonte ndonje fjali ku vinte era politike o edhe te pakten si Pandeli Majko qe nuk kuptonte asgje dhe nuk u merte me asgje dhe per kete mbetet politikani me i mire i ketyre 25 viteve. Se perndryshe do katandisemi me nje Piktor qe nuk ben plazh i veshur edhe me nje Doktor qe shkon e "gjuan" çiftet nga Liqeni. Asnje nuk shpreson te kemi nje politikan-kryeminister me virtyte e moral si ish Imperatori romak Antonini,ku te gjithe pasurine qe kishte (dhe ishte shum i pasur) ja dhuroi shtetit e arkes te Perandorise dhe kur gruaja qe vinte po nga nje familje e pasur i kerkonte para ai pak a shume ju pergjigj;"grua nuk jemi me si me perpara, tani kemi detyra te tjera,dmth,duhet te mendojme e punojme per te tjeret....",qe eshte dhe principi baze i politikes,morali dhe etika e saje.
    Qe simbas Volterit eshte dhe viryti (Vertu) :" Cfare eshte viryti ?-pyet Vorteri ( Voltaire.Dizionario Filosofico) Te besh te mire tjetrit. Mundet te quaj virtyt ndonje gje tjeter qe nuk mund te beje te mira ?" Dhe e pefundon perkufizimin e virtytit edhe me perfundimin se jo çdo e mire kuptohet nga te gjithe,o edhe mbase do kritikohet,duke mare si shembull Antoninin : " Disa teolog thone qe i shenjti Imperator Antonini nuk ishte virtyoz....deshte vetem te vleresohej ,dhe i referohej vetvetes per te miren qe i bente njerezimit;qe ishte per gjithe jeten e tije i drejte,punetor,i meshirshem (bujar) per sqime (vanitet),e qe nuk beri gje tjeter vetem qe mashtroi njerezit me virtytin e tije" .Dhe ne mbyllje Volteri: "Allora esclama : Mio Dio,dateci spesso furfanti simili !" -Atehere therret; Zoti im,na jep me shpesh kopila te tille.

    Zoti jone;na jep te pakten nje vetem kopil politikan.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 15-09-2015 më 07:53

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: SudeutscheZeitung:Skicat e Ramës kundër stresit,por të pafuqishme ndaj azilkërku

    A është Rama në konflikt interesi? 3 herë në Gjermani brenda vitit për të reklamuar pikturat e tij 1500 euro copa


    Edi Rama udhëtoi pak ditë më parë në Mynih për të asistuar në hapjen e një ekspozite personale me pikturat që ai ka bërë gjatë kohës kur ishte kryebashkiak i Tiranës nëpër copa letrash të përditshmërisë së tij si zyrtar i shtetit. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Pikturat e Edi Ramës duket se po korrin një sukses të papritur tashmë që piktori Edi Rama, nën petkun e Kryeministrit të Shqipërisë po i reklamon vetë ato.

    Gazeta “Abendzeitung München” shkruan se një prej tyre ka vlerën e 1.500 eurove. Nëse do t’i shesë të gjitha Rama do të arkëtojë rreth 150 mijë euro. ABC Neës udhëtoi në Berlin, në Galerinë “Michael Schultz”, ku në prill të ketij viti Edi Rama postoi vetë në Facebook praninë e tij në hapjen e ekspozitës me 115 punimet e tij. Por ajo çfarë Rama e quan “një kontribut modestisht pozitiv për imazhin e Shqipërise” është njëkohësisht edhe një kontribut për financat personale të kryeministrit shqiptar.

    ABC News konfirmoi se galeria Michael Schultz ka shitur disa prej pikturave të kryeministrit të Shqipërisë. Dhe me një çmim të konsiderueshëm. Shumë para, thotë bosi i galerisë gjermane. Dhe deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Ajo që përbën problem është se a është normale që një piktor të përdorë statusin e tij ligjor, në këtë rast Kryeministër i një vendi për të përfituar privatisht?

    A është normale që Edi Rama të udhëtojë me paratë e taksapaguesve shqiptarë, 3 herë brenda një viti në Gjermani vetëm për të marrë pjesë në ekspozitat e tij personale? Në botën demokratike sjellje të tilla janë fort të dënushme në kuadrin e trafikut të influencës dhe në këtë rast edhe pse Edi Rama fshihet pas artit të tij ai nuk mund të bëjë përjashtim. Detyrimi i rradhës për Kryeministrin e Shqipërisë është që në deklarimin e rradhës së pasurisë ai të deklarojë edhe të adhurat shtesë që kanë ardhur nga shitja e pikturave.

    Në çdo rast, dokumenti i ardhëshëm për ILDKPI-së do të konfirmojë në rast deklarimi, faktin që Rama ka përfituar mijëra euro nga pikturat e tij të shitura në pektun e Kryeministrit, osë në rast të mos deklarimit të tyre, evazion fiskal të Edi Ramës piktor-kryeministër-biznesmen!….
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •