Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Vrasësi me pagesë: "Një deputet i pushtetshëm urdhëroi vrasjen e gjyqtarit Konomi"

    Rrëfimi shokues i Julian Sinanajt: Një deputet vrau gjyqtarin Konomi

    TIRANË- “Gjyqtari Skerdilaid Konomi u vra nga deputetë e njerëz me pushtet. U vra nga njerëz që dalin përditë në ekrane”.

    Deklarata tronditëse është pohuar dje nga ana e Julian Sinanajt, të akuzuarit si vrasës me pagesë, njëkohësisht bashkëpunëtor i drejtësisë në procesin gjyqë- sor ndaj “bandës së tritolit” në Gjykatën për Krimet e Rënda. Rrëfimi “bombë” është bërë përmes një lidhjeje telefonike të kryer prej tij në redaksinë e televizionit “News24”.

    Emri:  sinanaj2.jpg

Shikime: 2204

Madhësia:  25.4 KB

    Në një bisedë disa sekondëshe me një prej gazetarëve të televizionit, Sinanaj ka pohuar se Policia dhe Prokuroria po fshehin provat kundër të bashkëpandehurit të tij, Ilir Karçini. Më tej ai ka pohuar se ka marrë kërcënime nga ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për të mos folur në lidhje me biznesmenin dhe as për vrasjen e gjyqtarit të Vlorës, Skerdilaid Konomi. Sinanaj ka zbardhur dhe fakte të reja nga dijenia e tij për vrasjen e gjyqtarit, duke pohuar se ai ishte ekzekutuar nga njerëz të veshur me pushtet.

    DEKLARATAT

    Duke shfrytëzuar të drejtën e tij, për të kryer telefonata nga kabina telefonike e Spitalit të Burgut, ku po mbahet si i paraburgosur, i penduari Sinanaj ka mundur të bëjë një thirrje drejt redaksisë së televizionit “News24”.

    Në pak çaste ai ka artikuluar deklarata që, në rast se do të provoheshin si të vërteta, do t’i jepnin një tjetër rrjedhë procesit gjyqë- sor ndaj “bandës së tritolit”. Sinanaj ka hedhur akuza të rënda ndaj Policisë dhe Prokurorisë, duke thënë se ishte kërcënuar nga ish-kreu i Policisë së Shtetit. “Po fshihen provat për Ilir Karçinin nga Prokuroria dhe Policia. Kam 7 muaj që jam në qeli dhe nuk kam avokat. Artan Didi ka ardhur personalisht dhe më ka kërcënuar.

    Në kohën kur Didi ka qenë Drejtor i Përgjithshëm, ka ardhur në qelinë time, më ka bërë presion që të mos flas asgjë për Ilir Karçinin. Kërcënime kam marrë dhe për Skerdilaid Konomin”, është shprehur Sinanaj.

    Më tej ai ka zbardhur detaje të pathëna më parë në lidhje me vrasjen e gjyqtarit të Vlorës, Skerdilaid Konomi, i ekzekutuar në 9 shtator 2011 me një shpërthim eksplozivi në automjetin e tij, në bulevardin kryesor të këtij qyteti. “Gjyqtari Konomi u vra nga deputetë e njerëz me pushtet, u vra nga njerëz që dalin përditë në ekrane.

    Ai u vra nga një person që u arrestua në Shkodër kohë më parë nën shoqërinë e kreut të një bande kriminale”, kanë qenë faktet tronditëse të pohuara nga Sinanaj. Sipas “News24”, deklarata e tij është ndërprerë nga gardianët e burgut, të cilët, pasi kanë dëgjuar thëniet e tij, i kanë mbyllur telefonin.

    DYSHIMI

    Gjatë deklarimeve të tij në fazën e hetimeve paraprake, Sinanaj ka rrëfyer se ka dijeni se cili mund të jetë grupi që ka organizuar vrasjen e gjyqtarit të Vlorës, Skerdilaid Konomi. Referuar procesverbalit të thënieve të tij, ai nuk përmend ndonjë emër deputeti.

    Në lidhje me biznesmenin Karçini, Sinanaj ka pohuar se me ndërmjetësimin e Genis Mëhillajt, kishte marrë një paradhënie prej tij për eliminimin e biznesmenit P.B., vrasje që nuk u krye. Për këtë shkak, Prokuroria akuzon biznesmenin Karçini për “sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale” për kryerjen e vrasjes së shtetasit P.B.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vrasësi me pagesë: "Një deputet i pushtetshëm urdhëroi vrasjen e gjyqtarit Konom

    Vrasësi me pagesë Julian Sinanaj telefonon në “News24”: Po fshihen provat për biznesmenin Karçini. Ja kush e vrau gjyqtarin Konomi

    Emri:  sinanaj-ne-gjygj.jpg

Shikime: 1147

Madhësia:  35.3 KB

    NGA SPARTAK KOKA*

    * Prokuroria dhe Policia po fshehin provat për Ilir Karçinin, Artan Didi më ka kërcënuar personalisht
    * Gjyqtari Konomi u vra nga deputetë e njerëz me pushtet


    TIRANE- Vrasësi me pagesë Julian Sinanaj që tashmë gëzon statusin e të penduarit ka telefonuar në “News24 duke rrëfyer fakte tronditëse rreth dosjes në ngarkim të tij. 32-vjeçari tregon se si Policia dhe Prokuroria po fshehin provat dhe faktet në ngarkim të biznesmenit të hidrokarbureve Ilir Karçini, i cili është i arrestuar për porositjen e vrasjes së rivalit të tij Pirro Bare, ngjarje kjo e mbetur në tentativë.

    “Po fshihen provat për Ilir Karçinin nga Prokuroria dhe Policia. Kam 7 muaj që jam në qeli dhe nuk kam avokat. Artan Didi ka ardhur personalisht dhe më ka kërcënuar. Në kohën kur Didi ka qenë drejtor i përgjithshëm ka ardhur në qelinë time më ka presion që të mos flas asgjë për Ilir Karçinin. Kërcënime kam marrë dhe për Skerdilajd Konomin. Gjyqtari Konomi u vra nga deputetë e njerëz me pushtet, u vra nga njerëz që dalin përditë në ekrane. Ai u vra nga një person që u arrestua në Shkodër kohë më parë nën shoqërinë e kreut të një bande kriminale”, tha Sinani gjatë telefonatës në “News24”.

    Biznesmeni Ilir Karçini u arrestua pas dëshmisë së Julian Sinanaj, i cili dëshmoi se kishte marrë porosi prej tij për të vrarë Pirro Baren.



    Sinanaj ka telefonuar nga numri 04 42 07 041 nga Spitali i Burgut në Tiranë, vend në të cilin mbahen një pjesë e personave që gëzojnë statusin e të penduarit të drejtësisë dhe që ruhen nga Drejtoria e Mbrojtjës së Dëshmitarëve.

    32-vjecari i dyshuar për një sërë vrasjesh me pagesë ka dashur të vijojë më tej rrëfimin e tij, por biseda i është ndërprerë nga gardianët e Spitalit të Burgut.

    Gjyqtari Skerdilajd Konomi u vra gjatë gjë atentati me eksploziv paraditen e 9 shtatorit 2011. Megjithëse ngjarja është ende e pazbardhur, pista kryesore e hetimit është ajo e vrasjes për motive pronësie, e kryer me pagesë.

    Julian Sinanaj gjatë seancave gjyqësore ka konfirmuar motivin e vrasjes së gjyqtarit Konomi dhe ka deklaruar se i njeh autorët.

    Sipas prokurorisë, Julian Sinanaj akuzohet për vrasjen e Sokol Veizit dhe Agron Çelës, si dhe tentativen e vrasjes së J. M, ku dyshohet të jetë ndihmuar nga Ndriçim Gjokona. Porositësit akuzohen të kenë qenë Andon e Genis Mëhillaj. Po sipas akuzës, ai dyshohet të jetë autori i shpërthimit të eksplozivit në banesën e Ardian Kollozit, si dhe ndërtues i një mine që u gjet në automjetin e ish­-prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi. Prokuroria pretendon se montimi është bërë nga i pandehuri Marjon Mitro. Ndërsa biznesmeni Karçini akuzohet të jetë porositës i vrasjes së P. Bares, ekzekutim i pakryer.

    ***

    Ndërkohë në dhjetor të vitit të kaluar, Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, i dërgoi një letër Kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i shqetësuar për nxjerrjen e sekreteve hetimore të dosjes së “Bandës së tritolit”. Në këtë letër numri një i forcave blu i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm që të hetojë se nga kanë dalë të dhënat e dosjes që janë publikuar në media, dhe konkretisht dëshmia e Julian Sinanajt dhe Ndriçim Gjokonës. Sipas Didit, për këtë dëshmi nuk ka pasur dijeni asnjë prej specialistëve të Sektorit të Akteve Terroriste në Policinë e Shtetit. Por, kryepolicin e ka shqetësuar më tepër edhe fakti se Sinani në gjyq ka deklaruar edhe emra të tjerë, por që policia nuk i kishte arrestuar.

    I penduari i drejtësisë, në të ashtuquajturën ‘banda e tritolit’, Ndriçim Gjokona, ka nxjerrë fakte tronditëse në dëshminë e tij dhënë para prokurorëve të Krimeve të Rënda, për lidhjet e kriminelëve me struktura të caktuara të policisë.

    (b.e/m.k/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-09-2015 më 14:34

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vrasësi me pagesë: "Një deputet i pushtetshëm urdhëroi vrasjen e gjyqtarit Konom

    Vrasja e gjyqtarit Konomi, Berisha citon vrasësin me pagesë: Nuk duan të zbardhet ngjarja

    Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama dhe anëtarë të kabinetit të tij qeverisës, për lidhje me krimin dhe vrasjen e gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, ngjarje e ndodhur në shtator të 2011-s.

    Pak orë pasi i akuzuari si vrasës me pagesë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Juljan Sinanaj, deklaroi në një intervistë telefonike në televizionin ‘News24” se deputetë dhe persona me pushtet janë të implikuar në vrasjen e gjyqtarit Konomi, ish-kryeministri Berisha tha se PS nuk do që kjo vrasje të zbardhet.

    “Julian Sinanaj denoncon heshtjen e pushtetarëve per vrasjen e gjykatësit Konomi, te cilën sipas tij e porositi nje deputet dhe se vrasësi është arrestuar me kreun e nje bande ne Shkodër por gjeri sot ai nuk është akuzuar për ketë vrasje, pasi Partia Siçiliste nuk do qe te zbardhet vrasja e lidhur me sa duket me eksponentë te saj!”,-shkruan Berisha në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.

    Ai shtoi se denoncimi i Sinanajt tregon lidhjet e rrezikshme të kryeministrit Rama dhe qeveritarëve me krimin dhe vrasjet.



    Komenti i plotë i Sali Berishës në “Facebook”:

    Rama urdheron ndryshimin e padise per sponsorin e Partise, Ilir Karkini! Qeveria fsheh vrasesin e gjykatesit Skerdilajd Konomi.

    Te dashur miq, rreth 5 muaj me pare nga burime te mire informuara jame njoftuar se po behen perpjekje te jashtezakonshme per te ndryshuar akuzen per vepren penale per Ilir Karkinin, thuhet tezak i Sajmir Shullazit, sponsor kryesor i PS, nga porosites i vrasjes ne krijues rrethanash per vrasje.

    Sot, kesaj perpjekjeje antiligjore per te lehtesuar vepren kriminale te Karkinit i doli tymi. Ky akt i shemtuar denoncohet nga vet Julian Sinanaj, njeriu qe mori porosine dhe parate nen video te Karkinit per te vrare biznismenin P. B. Sot Julian Sinanaj, per te cilin Sajmir Shullazi me zedhenesit e tij ju thane shqiptareve se kishte vrare 27 vete ne Greqi, ka telefonuar Neës 24 dhe denoncuar publikisht se:

    – Artan Didin dhe prokuroret e çeshtjes i kane bere presion per te ndryshuar deshmine qe nxjerr porosites te vrasjes se biznesmenit Ilir Karkini

    – Presion per te ndryshuar deshmine po i behet ne Policia dhe Prokuroria edhe ndriçim Gjokones, njeriut qe denoncoi banden e tritolit ne Neës 24 pasi Policia jo vetem refuzoi ti marri denoncimin per krimin e shemtuar por i vuri mbrapa kriminele per qellime kriminale

    – Julian Sinanaj denoncon heshtjen e pushtetarve per vrasjen e gjykatesit Konomi, te cilen sipas tij e porositi nje deputet dhe se vrasesi eshte arrestuar me kreun e nje bande ne Shkoder por gjeri sot ai nuk eshte akuzuar per kete vrasje, pasi Partia Siçiliste nuk do qe te zbardhet vrasja e lidhur me sa duket me eksponente te saj!!

    Ky denoncim deshmon perseri lidhjet tejet te rrezikshme te Edi Rames dhe qeveritarve te tij me krimin dhe vrasjet! sb

    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vrasësi me pagesë: "Një deputet i pushtetshëm urdhëroi vrasjen e gjyqtarit Konom

    Vrasja e gjyqtarit Konomi, prindërit: S’kemi më besim te drejtësia

    Gjunjëzim të drejtësisë e konsideron familja Konomi atentatin me tritol që ndodhi katër vite më parë ndaj djalit të tyre gjyqtar, Skerdilajd Konomi.

    Terri i të dhënave dhe rrethanave të krimit të rëndë që ka mbetur sot e kësaj dite pa autor, i ka bërë pesimistë prindërit e gjyqtarit të ndjerë, Dallëndyshe e Fotaq Konomi. Ata nuk kanë më besim te drejtësia dhe as shpresë se një ditë vrasësi do të jetë përtej hekurave. Fotaq Konomi hedh akuza për mungesë transparence në hetim, ndërsa apeli i tij është që drejtësia të vendoset në vend.

    “Të gjendet vrasësi dhe të ekzekutohet vendimi i Gjykatës së Lartë në lidhje me pronat. Ne nuk kemi përfituar asgjë nga sakrifica e djalit tonë”, u shpreh ai dje për “Panorama”.

    Në familjen Ikonomi dje është përkujtuar 4-vjetori i humbjes së njeriut të tyre të dashur, ku, veç të afërmve, ishin për vizitë edhe kolegët e Skerdilajdit, si dhe dhjetëra qytetarë të Vlorës.

    Z. Konomi, pas katër vitesh nga ngjarja ku djali juaj, gjyqtar në Vlorë, u vra në mes të qytetit si rrjedhoje e një atentati me lëndë shpërthyese, a keni të dhëna se çfarë po bëhet me hetimin?
    Tashmë janë bërë katër vjet që ne vuajmë mungesën e njeriut më të dashur, por edhe terrin total në lidhje me rrethanat e vrasjes së tij makabre.

    Përgjatë këtyre viteve, ju si prindër të Skerdilajdit keni hedhur akuza për mungesë transparence në hetimin e kësaj çështjeje. Vijoni t’i përmbaheni kësaj?
    Po, totalisht. Ne shohim nëpër media insinuata të ndryshme, por asnjë nga këto nuk ndiqet. Nuk kemi informacion nga autoritetet dhe as nga mediat. Nuk jemi të vetmit që e kemi pësuar në këtë mënyrë, por është për të ardhur keq që arsyeja e vetme pse kjo histori herë pas here del në media, është për “scoop”-in e radhës dhe jo sepse ka ndonjë të re konkrete në lidhje me këtë ngjarje. Ju u keni dërguar letër për zbardhjen e krimit edhe krerëve më të lartë të shtetit, që nga Presidenti e deri tek ambasadat e huaja.

    Çfarë hapash keni marrë së fundmi për të kërkuar drejtësinë?
    Nuk kemi marrë hapa të tjerë. Ne po e humbim shpresën që do të ketë drejtësi.

    Keni deklaruar pas ngjarjes si shkak të mundshëm pronat, për të cilat ka dhe një vendim të Gjykatës së Lartë që nuk është ekzekutuar. Çfarë ka ndodhur tani pas katër vitesh me këto prona?
    Vendimi i Gjykatës së Lartë nuk është ekzekutuar as sot. Ne nuk kemi përfituar asgjë nga sakrifica e djalit tonë.

    Ju flisni për prona, por sa janë konkretisht ato?
    Ka shumë bashkëpronarë në to dhe nuk dimë sa janë fiks.

    Cili është apeli juaj sot për ngjarjen?
    Ajo që ne kërkojmë, dhe që na është premtuar, është që drejtësia të vendoset në vend, të gjendet vrasësi dhe të ekzekutohet vendimi i Gjykatës. Deri më sot për asnjërën nga këto nuk kemi marrë përgjigje dhe fakti që asnjë nga këto të dyja nuk është realizuar deri më sot, thjesht e përforcon idenë tonë se sa pak duhet për të gjunjëzuar drejtësinë, që nuk e dimë a ekziston më në këtë vend.

    Sot (dje) u bënë 4 vite pa djalin tuaj. Besoj keni pasur vizita të shumta, duke përfshirë edhe ato të kolegëve të Skerdilajdit?
    Po, ishin kolegët e tij dhe i falënderojmë. Kemi pasur njerëz gjatë gjithë ditës, të cilët vijojnë të na ngushëllojnë. Gjatë gjithë këtyre 4 viteve kemi pasur mbështetje morale nga të afërmit, shoqëria dhe qytetarët e thjeshtë. Iu jemi shumë mirënjohës.

    Panorama

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vrasësi me pagesë: "Një deputet i pushtetshëm urdhëroi vrasjen e gjyqtarit Konom

    Ekzekutimi i gjyqtarit Konomi, gruaja: Pse u vra, s’kam shpresë për drejtësi

    Emri:  konomi.jpg

Shikime: 1186

Madhësia:  47.2 KB

    Bashkëshortja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, ekzekutuar kater vite më parë në mes të Vlorës, kur i hodhën automjetin në erë, është e zhgënjyer nga drejtësia.

    Ajo kujton se edhe kaq kohë pas krimit dhe humbjes së njeriut të dashur, nuk ka asnjë autor të dyshuar dhe as përse u vra burri i saj dhe një nga gjyqtarët e vendit.

    “4 vjet dhe askush nuk na ka bindur që jeta e njeriut që kërkon të drejtën e tij vlen më shumë se 400 gramë tritol në këtë vend”, shkroi dje ajo në rrjetin social “FB”.

    Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Enkelejda Konomi kërkon nga institucionet të zbardhë ngjarjen, edhe pse thekson se i ka humbur shpresat.

    “Veç dhimbjes së madhe që na ka lënë pas, gjithçka ka ndryshuar në familjen tonë. Sepse ai nuk është më mes nesh. Nuk meritonte të ikte në mënyrën që iku dhe ne sot që nuk dimë përse ndodhi. Sigurisht, unë e kujtoj çdo moment, sikurse dhe prindërit. Me ikjen e tij, unë kam detyrën të rris dhe edukoj dy fëmijët tanë të vegjël dhe të kujdesem për familjen tonë. Djali ishte 3 muajsh kur Skerdi u vra”- thote ajo.

    Ajo thotë se kanë trokitur në dyert e institucioneve. “Na kanë pritur. Na kanë thënë që “po punojmë, është në vëmendjen tonë kjo ngjarje për t’u zbardhur”. Por, kjo nuk është e mjaftueshme! Ne duam të dimë, kush dhe përse e vranë Skerdin. Ai ishte një gjykatës i Republikës dhe jo një njeri i thjeshtë. E përpos kësaj, ja, është harruar”-thotë ajo.

    Panorama

  6. #6
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Vrasësi me pagesë: "Një deputet i pushtetshëm urdhëroi vrasjen e gjyqtarit Konom

    Nuk ka mundesi ne shtetin e Rilindasve te ndodhin te tilla gjera..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •