FOTOT/ Ja 4 shqiptarët që bënë "kërdinë" me 60 grabitje në Itali
Policia italiane ka shkatërruar të martën në mbrëmje në Torino një bandë shqiptarësh, e specializuar për grabitje vilash dhe automjetesh.
Sipas mediave italiane, banda vepronte kryesisht në komunën Canavese dhe grabitjet i kryente natën kur pronarët nuk ndodheshin në banesa.
Katër shqiptar kanë përfunduar në pranga nën akuzën e vjedhjes, grabitjes, dhunimit të pronës, kërcënimit dhe posedimit të paligjshëm të armëve dhe municioneve. Ata akuzohen për rreth 60 vjedhje të kryera në rajonin e Piemontes.
Te arrestuarit jane Martin Gjika, Aldo Prenga, Festim Zeneli dhe Edison Cara.
Policia iu sekuestroi atyre 18 automjete të vjedhura si dhe një pistoletë të paligjshme“Beretta”, 9x21 milimetër. Ata dyshohen se janë autorë edhe për një sërë grabitjesh në krahinat e Torinos dhe Aleksandrias.
Më 5 maji të këtij viti, një ndër anëtarët e kësaj bande u plagos me armë nga një 79-vjeçar, pronari i shtëpisë, teksa ishte duke vjedhur. Ai u identifikua si Flori Eollaj.
Policia po vijon hetimet pasi pjesë e këtij grupi kriminal dyshohen edhe disa shqiptarë të tjerë.
Shqiptarja
Krijoni Kontakt