Për muajin Gusht, Inflacioni 1.9%, nën objektivin e BSH, INSTAT: Çmimet e ushqimeve u rriten me 4.2%

Instiotuti i Statistikave konstaton se në gusht inflacioni ruajti sërish norma të ulëta, duke prekur 1.9%, nën objektivin minimal të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë. Të dhënat tregojnë se cmimet e ushqimeve janë rritur dhe nuk kanë qenë ato faktori që ka mbajtur në nivele të ulëta inflacionin, sic argumentoi pak ditë më parë ministry I Financave, Shkëlqim Cani.
Pak ditë më parë, ministri i Financave u shpjegoi gazetarëve se inflacioni i ulët, nën objektivin minimal të bankës së Shqipërisë ishte rezultat i rënies së cmimeve, duke sjellë si shembull domatet. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se në gusht inflacioni, treguesi që dëshmon për koston e jetesës në vend sërish ruajti shifrat minimale të 1.9%, më i ulët se niveli i shënuar në të njëjtën periudhë të një viti më pare dhe poshtë objektivit minimal prej 2 % të përcaktuar nga banka e Shqipërisë.
Por inflacioni do të ishte shumë më poshtë nëse nuk do të kishin ndikuar dy zëra: cmimet e cigareve dhe ushqimeve. Sipas INSTAT-it, në gusht, grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rrit me 1,65 për qind dhe rritjen më të madhe e ka shënuar nëngrupi “zarzavate përfshirë patatet” me 18,4 %, ku përfshihen edhe domatet e përmendura nga zoti Cani. Cmimi i tyre nuk ka rënë, përkundrazi është rritur në këtë periudhë.
Përtej krahasimit me një mall të caktuar, si domatja, tashmë është fakt që inflacioni i ulët shoqëron ekonominë shqiptare prej kohësh, duke u shndërruar në një shqetësim. Pasi dëshmon për rënien e konsumit nga qytetarët, për shkak të pakësimit të ardhurave, por edhe pasigurive për të ardhmen, sic raportoi edhe Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të saj, si institucioni përgjegjës me ligj për të ruajtur treguesin e inflacionit.

Emri:  inflacioni-instat.jpg

Shikime: 102

Madhësia:  42.1 KB

ORA NEWS