Rama dhe Shkreli ndërtojnë një bunker hoxhist në mes të Tiranës
Në strehimin antibërthamor që ndodhet te Ministria e Punëve të Brendshme, po del në pah një kupolë, e cila për nga forma ngjan plotësisht me bunkëret që ndërtoheshin gjatë periudhës së komunizmit.
Ironia është se as në kohën e Enverit një bunker i tillë nuk ka ekzistuar.
Por ja që këshilltari i Ramës Artan Shkreli e ka parë të udhës që ta ndërtojnë tani.
Në një debat të ndërmarrë në rrjet Shkreli orvatet të argumentojë: “Eshte hyrja per ne strehimin antiatomik te luftes se ftohte qe po hapet per publikun dhe turistet. Kemi prishur me qindra keto kohe, dhe do vijojme akoma. po perpiqemi per me te miren… aty poshte eshte nje strehim antiatomik me 60-70 zyra qe eshte mekat te rrije i varrosur e pa asnje funksion… te pakten keshtu mund te sherbeje per te kuptuar monstruozitetin e luftes, regjimit dhe ideologjive.”
Megjithatë për viktimat e komunizmit me siguri kjo gjetje nuk do të lërë një shije aspak të mirë.
MAPO
Krijoni Kontakt