Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Sllobodan Bogoevski: U dhashë Ali Ahmetit e Musa Xhaferi 5 mln € në dorë

    Një aferë e madhe korruptive, e cila u trajtua nga Gjykata e New Yorkut, ka prekur rëndë drejtuesit më të lartë të partisë shqiptare në Qeverinë e Maqedonisë, Bashkimit Demokratik për Integrim.

    Emri:  aliu.jpg

Shikime: 1104

Madhësia:  26.3 KB

    Kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Musa Xhaferi, njëherësh zëvendëskryeministër për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, akuzohen se kanë marrë 5 milionë euro nga “Magjar Telekom”, njofton korrespodenti i “Koha Ditore” nga Shkupi.

    Ish-shefi i policisë sekrete të Maqedonisë dhe ish-këshilltari i Qeverisë, Sllobodan Bogoevski, në dëshminë e tij dhënë avokatit të Komisionit amerikan për letër me vlerë (SEC), lidhur me rastin “Magjar Telekom” dhe kompanisë së saj motër – “Telekomi i Maqedonisë”, në mënyrë të hollësishme i përshkruan të gjitha operacionet dhe aktivitetet në të cilat ka marrë pjesë edhe ndërmjetësuesi i tyre, i angazhuar nga biznesmeni kontrovers grek, Dimitris Kondominas, transmeton Koha.net.

    Para gjykatës së New Yorkut, Bogoevski ka folur për miton e marrë nga partnerët shqiptarë të Qeverisë së vitit 2005-2006 të drejtuar nga ish-kryeministri Vllado Buçkovski me qëllim të korruptimit të tyre.

    Kështu, në transkriptin e publikuar në 166 faqe, Bogoevski i përmend Buçkovskin dhe personat A.A. dhe M.Xh. se në më shumë raste, më ndërmjetësim të njerëzve të Kondominas, kanë marrë mito në vlerë prej 7.5 milionë euro (në kesh).

    I pyetur nëse i njeh personat me inicialet A.A. dhe M.Xh., Bogoevski thotë se ata janë Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi dhe sipas tij paratë u janë dhënë për t’i korruptuar zyrtarët shqiptarë.

    Bogoevski thotë se partnerët shqiptarë të Qeverisë së atëhershme kanë kushtëzuar nënshkrimin e Protokollit për bashkëpunim në mes të dy palëve, me pagesën e këstit të parë të shumës së marrëveshjes për ryshfet në vlerë 2.5 milionë euro, transmeton Koha.net.

    Bashkëpunëtorë të Buçkovskit dhe Kondominasit kanë udhëtuar për në Tetovë tek shtëpia e Abdilhalim Kasamit, shef i atëhershëm i financave në BDI, thotë Bogoevski, sipas të cilit aty kanë qenë edhe Ahmeti dhe Xhaferi.

    Atyre, siç dëshmon Bogoevski, paratë u janë dorëzuar në kesh.

    Emri:  dokumenti-BDI.png

Shikime: 941

Madhësia:  139.5 KB

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sllobodan Bogoevski: U dhashë Ali Ahmetit e Musa Xhaferi 5 mln € në dorë

    Kërkohet dorëheqja e Ahmetit dhe Xhaferrit

    Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) kërkon hetim urgjent të rastit korruptiv “Magjar Telekom” ku siç thuhet janë të përfshirë krerët më të lartë të BDI-së.

    Emri:  ali-xhaferri-640x320.jpg

Shikime: 325

Madhësia:  33.4 KB

    “Pas deklaratës së deputetit dhe kryetarit të LDM Pavle Trajanov se dëshmia e Sllobodan Bogoevskit për Gjykatën e Nju Jorkut rreth rastit Magjar Telekom është e vërtetë dhe e argumentuar edhe me dëshmi tjera plotësuese dhe me përmbajtjen e saj ka qenë i informuar edhe kryeministri Gruevski dalëngadalë e zbulon misterin e izmeqarllëkut të Ali Ahmetit dhe parties së tij BDI ndaj VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevskit si dhe karakterin e luftës së dollarëve që Alija e nisi pa lejen e Shqipërisë, Kosovës, BE-së dhe SHBA-ve në vitin 2001”, thekson PPD.

    Kjo parti thotë se do të kërkojë nga bashkësia ndërkombëtare dhe ambasadorët Bejl, Garet, Orav dhe nga Prokurorja special e posacaktuar Katica Janeva që hetimet për “Magjar Telekom”, ku sipas dëshmisë së Bogoevskit janë përfshirë edhe Ali Ahmeti e Musa Xhaferri, të bëhen nën udhëheqjen e Prokurores speciale.

    “PPD kërkon nga Ali Ahmeti, Musa Xhaerri dhe funksionarë tjerë të kësaj partie që sipas dëshmisë së Bogoevskit janë kapur nga kjo aferë të dorëhiqen dhe ti lëshojnë rrugë hetimit të pavarur dhe pa trusni partiake. PPD gjithashtu konsideron se që nga themelimi i saj Republikën e Maqedonisë e kanë tronditur afera të rënda korruptive të funksionarëve të lartë politikë që nga koha e Georgievskit e deri më sot andaj mandati i Prokurores speciale duhet të zgjatë 10 vjet në mënyrë që të zbardhen të gjitha aferat dhe të involvuarve tu merret pasuria e fituar pa djersë dhe ta marrin vendimin e merituar gjyqësor”, theksoi PPD. (INA)

    Panorama

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •