-
Shume rrenqethese..........madhështia e mizës mbi bajgë, në fabulat e Bujar Ferhatit
Egërsirat, ujku, dhelpra ferra dhe madhështia e mizës mbi bajgë, në fabulat e Bujar Ferhatit

Në rubrikën e porsaçelur “Shtypi letrar” këtë fundjavë kemi krijuesin Bujar Ferhati me tre fabulat e sjella për publikim. Jeni të mirëpritur të gjithë ju që dëshironi të publikoni në rubrikën tone të përjavëshme. Poezi, prozë, esse, etj. Na e dërgoni nëpërmjet adresave që i gjeni në fund të faqes së “shtypi.net”.
Bujar FERHATI - është një pend e njohur krijuese, kontributiv në media të ndryshme brenda e jashtë Shqipërisë, në Mal të Zi, Kosovë e Maqedoni. I veçantë në fabulistikë dhe letërsinë për fëmijë, ku numërohen disa libra të publikuara prej tij.
Ka lindur në qytetin e Shkodrës, aktualisht banon në Tiranë. E ka nisur karrierën e vet krijuese në periudhën kur ndiqte studimet në shkollë të mesme, me publikimet në organe të ndryshme të shtypit të kohës si gazetat “Jeta e re”, Bashkimi” ,”Puna”, “Zeri i Popullit”, si edhe tek revistat “Hosteni”, “Yllkat”, “Fatosi”, “Pionieri”.
Por Ferhati është edhe autorë i dhjetra teksteve të këngëzuara, pjesë e përherëshme e festivaleve kombëtare për fëmijë e të ritur. Midis shumë botimeve, librat e titulluar: “Ku e kishte gala hallin”, “Kur buzëqesh një vogëlush”, “Po kërcen foka balet”, si edhe: “Si u bë vajza sirenë”, janë ato të publikuara pas viteve të ndryshimit të sistemit.
Për rubrikën “shtypi.krijues” autori Ferhati solli fabulat e mëposhtëme:
MADHËSHTIA E MIZËS
Dhe pse mirë e kuptoi,
nga që aroma hundët i’a thumboi,
miza plotë madhështi,
mbi një bajgë u ul, qendroi.
Foli bleta:”Vaj medet,
shih ku rri e mëndje shet”!
UJKU,DHELPRA TOK NJË NATË
Ujku,dhelpra tok një natë,
kuvendonin kokë më kokë.
“Pse, – thosh ujku,- ne gjithnjë,
kemi qenë e jemi shok?!”
Dhelpra plak, fortë e zgjuar,
plot lajka e dredhira,
tundi bishtin e ja ktheu:
“Po ne s’jemi egërsira”!
FERRA
Njëherë, një ferrë,
tek i ngjitej malit,
kapur pas bishtit të kalit,
thosh duke qeshur:
“Eh, sa lart kam ecur!”
Por bimët e tjera,
i flisnin nga mali:
“Ke ecur, ke ecur veç të mban kali !”
HARDHIA KUR NA U POQ
Një hardhi kur na u poq,
rreth e qark mblodhi plot zogj.
Por kur rrushi i’u mbarua,
asnjë zog më s’ju afrua.
E mërzitur, tha hardhia:
“Si më lanë kështu miqësia?!
Unë për miq kam nevojë dhe sot,
jo kur kam veç vilet plotë?”
VAJI I KORBIT
Kur e vranë Sorkadhen,
në buzë të jazit,
Korbi nga gëzimi,
sa nuk shkrihej gazit.
Po kur vranë një Ujk,
në mes të luadhit,
Korbi krejt papritur
i’a nisi të qarit.
“Çke, – i tha një Ketër,-
ai ish i ligë,
për Sorkadhen qeshe,
Ujkun qan o mik!?
“Eh,- ofshajti Korbi,-
qaj e qaj me lot,
se nga sofra e Ujkut,
kërma kisha plot!”
Bujar FERHATI
shtypi.net
-
-
i/e regjistruar
Për: Shume rrenqethese..........madhështia e mizës mbi bajgë, në fabulat e Bujar Ferhatit
Dhe pse mirë s'e kuptoi,
aroma hundët thumboi,
miza madhështi,
mbi një bajgë u ul, qendroi.
E gjeti bleta:”Vaj medet,
shih ku rri mëndje-bertet”!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt