Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 29 prej 29
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ish shefi i Antidrogës: "Ministri Tahiri, koka e trafikut të drogës në Shqipëri"

    ‘Skenari Zagani’, Berisha i referohet mediave italiane: Po ndërkombëtarizohet afera e Tahirit

    Duke iu referuar artikullit të gjatë të publikuar në mediat italiane dje, në lidhje me akuzat e Dritan Zaganit, për ministrin e Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri, si i lidhur me trafikun e drogës, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se “po ndërkombëtarizohet afera me drogën e ministrit të Brendshëm shqiptar”.

    “Te gjitha keto faktojne se Shqiperia eshte i vetmi vend ne bote me minister te brendshem trafikant droge dhe se Edi Rama qe e mbron dhe mban ate, ndan me ministrin e tij perfitimet e trafikut te droges!”, thekson Berisha.

    Emri:  TIMS1.jpg

Shikime: 1220

Madhësia:  47.9 KB
    Fotot e publikuara nga PD


    Statusi i plotë i Berishës:

    “Shqiperia vendi i vetem me minister te brendshem trafikant droge. Te dashur miq, akuzat ndaj Sajmir Tahirit te Zagamit, ish shefit te policise kufitare te qarkut te Vlores dhe me pas shefi i antitrafikut te qarkut te Fierit, njerit prej oficereve me te talentuar te policise shqiptare, qe kreu misione shume delikate ne bashkepunimin e suksesshem me policine italiane, jane bere nderkombetare.

    Mediat italiane dhe te vendeve te tjera po shkruajne gjeresisht per implikimin e Saimir Tahirit dhe klanit te tij ne trafik droge dhe ndeshkimin e oficerit trim Zagami qe zbuloi lidhjet e ministrit te tij me trafikun e droges. Shkarkimi arbitrar dhe ndjekja penale prej zuzaresh e Zagamit nga Sajmir Tahiri dhe trafikantet e tij ne polici, vetem e vetem se kishte rene ne gjurmet e trafiqeve te ministrit dhe Habileve, te perdorimit te makines dhe skafit te tij per trafik droge. Zagami kishte kryer krim sepse me guxim te madh dhe ne perputhje me protokollin e bashkepunimit me palen italiane, ai, sipas disa burimeve te brendshme kishte arritur te vendosi GPS ne skafin ministror qe do transportonte ngarkesen e radhes per ne Itali ne menyre qe autoritetet italiane ta diktonin pasi ne Shqiperi nuk guxonte te ndalont njeri!

    Emri:  TIMS2.jpg

Shikime: 1091

Madhësia:  46.3 KB
    Fotot e publikuara nga PD

    I kercenuar me jete nga klani ministror i droges, Zagami u detyrua te mergoje nga vendi i tij qe i kishte sherbyer me perkushtim, devocion te veçante por qe nga ajo kohe investigimet meditike deshmuan se:

    – makina e Sajmirit vetem nga Habilet e tij ishte perdorur 31 here

    -Sajmir Shullazi mashtroi kur deklaroi se makinen jua kishte shitur Habileve por nuk kishte deklaruar parate pasi ja konfiskonte gjykata per vendimet e saj pasi mediat gjeten se Sajmiri, prindrit e tij te arrestuar per kontrabande ilaçesh e kishin perdorur makinen shume here dhe ne gjysmen e dyte te vitit 2014.

    Emri:  TIMS3.jpg

Shikime: 1165

Madhësia:  58.0 KB
    Fotot e publikuara nga PD

    -Mediat gjeten se makina famoze me targe AA003GB ishte e siguruar ne emer te tij edhe per vitet 2015-2016.

    Te gjitha keto faktojne se Shqiperia eshte i vetmi vend ne bote me minister te brendshem trafikant droge dhe se Edi Rama qe e mbron dhe mban ate, ndan me ministrin e tij perfitimet e trafikut te droges! sb

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ish shefi i Antidrogës: "Ministri Tahiri, koka e trafikut të drogës në Shqipëri"

    Emri:  TIMS4.jpg

Shikime: 900

Madhësia:  33.1 KB
    Fotot e publikuara nga PD

    Panorama

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  4. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ish shefi i Antidrogës: "Ministri Tahiri, koka e trafikut të drogës në Shqipëri"

    Jeta në arrati, flet Zagani: Vrasësit shqiptarë më duan të vdekur

    Prej pak orësh, është njeriu më i kërkuari në Shqipëri, në krye të listës së njerëzve personave që duhen arrestuar nga “Interpoli”. Është polici shqiptar Dritan Zaganin, i cili prej dy ditësh është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në Shqipëri ai akuzohet për dekonspirim të aksioneve të policisë.

    Por për policinë italiane ai është i vlerësuar, pasi ka bashkëpunuar në hetimin dhe shkatërrimin e disa operacioneve. Pas urdhrit të arrestit ndërkombëtar, 43-vjeçari Zagani, i martuar dhe baba i tre vajzave, është zyrtarisht duke u ndjekur nga agjentët e çdo kombi. “Il Corriere” e ka takuar atë. Ai ndodhet në Zvicër, ku u arratis në muajin gusht nga arresti shtëpiak; jeton në një vend të fshehtë, ka kërkuar azil politik dhe është i vendosur për të “luftuar deri në fund të betejës”.

    Emri:  zagani-corriere.jpg

Shikime: 845

Madhësia:  80.8 KB

    “U arratisa sepse donin të më vrisnin. Zgjodha Zvicrën dhe jo Italinë. Tek ju mafia shqiptare është e fuqishme dhe gjendet kudo dhe mund të gjejë këdo. Ndodhi dhe disa vite më parë. Vranë një ish-agjent policie që kishte bezdisur një boss droge.

    Shpërndante vetëm gazetat, ishte bërë një fantazëm, por sërish e kanë gjetur. Aktualisht më kanë mbetur disa kolegë besnikë dhe ndonjë informator. E di që edhe në Zvicër, vrasësit janë duke më ndjekur. Më duan të vdekur”,- është shprehur Zagani për “Corriere della Sera”.

    Në vitin 2014, bashkë me “Guardia di Financa” ishin duke ndjekur gjurmët e një trafiku droge nga Shqipëria, për në Lombardi dhe Zagani kishte mbërritur duke pretenduar, pranë lidhjeje me persona të fuqishëm pranë qeverisë (mund ta vërtetojë thotë) dhe më pas gjithçka ra.

    E kanë ndjekur, arrestuar me akuzën e abuzimit me detyrën “pasi kishte shitur informacione sekrete” hetuesve italianë, duke u dhënë fakte për implikimin në trafiqe të personave pranë qeverisë. Dhe më pas e kanë arrestuar. Gjashtë muaj burg në qeli dhe më pas në “arrest në shtëpi”.

    Nga polici brilant në “tradhtar”

    Qeveria shqiptare është e bindur dhe e ka shprehur se Zagani është fajtor. Fitoret brilante gjatë punës kundër kriminalitetit është një llogari e veçantë dhe dhënia e informacioneve policisë italiane e jo atyre të vendit të tij është një tjetër histori, shkruan “Corriere”.

    Zagani nuk ka frikë për faktin e thjeshtë se nuk ka çfarë të mundur, përveç se të shpëtojë familjen e tij.

    “U lutem autoriteteve zvicerane që të më sigurojnë gruan dhe fëmijët. Nëse është e nevojshme unë kthehem më pas edhe në Shqipëri, për tu mbrojtur. Deri tani nuk ma kanë bërë të mundur.

    Kur më futën në qeli, aty ndodheshin disa kosovarë të cilët i kishte arrestuar për trafik droge. Pas me dashamirësinë e rojeve, më dërguan në një sektor të burgut ku ndodheshin personalet me probleme mendore … ishte një tjetër ferr … më dhanë masën e sigurisë ‘arrest me burg’, 6 muaj pasi ranë akuzat, ndërsa nisi edhe procesi”,- ka thënë Zagani për gazetarin Andrea Galli të “Corriere della Sera”.

    Panorama

  5. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ish shefi i Antidrogës: "Ministri Tahiri, koka e trafikut të drogës në Shqipëri"

    INTERVISTA/ Zagani: Biznesmeni 20 kg kokainë dhe 3 mln euro në banesë

    UPDATE/ Të tjera detaje zbulohen nga ish-shefi i antidrogës në Fier, Dritan zagani (aktualisht në arrati pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga shteti shqiptar), lidhur me përfshirjen e drejtueve të lartë të shtetit, politikanëve dhe biznesmenëve në trafikun e drogës.

    Drigan Zagani ka thënë se është larguar nga Shqipëria për sigurinë e fëmijëve të tij. Ai thotë se do të përballet me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, në Gjykatë.

    Intervista është realizuar nga gazetari Basin Çollaku në vendin ku Zagani ka kërkuar mbrojtje dhe u publikuar mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion” në “Tv Klan”.

    Zagani foli për një biznesmen që sipas tij vetëm në banesë ka pasur rreth 20 kg kokainë dhe tre milion euro kesh.

    Sipas ish-specialistit të antidrogës, biznesmeni ka pasur lidhje të forta me politikanë dhe deputetë, ndërsa ka investuar më mënyrë jo të drejtpërdrejtë në koncesione dhe hidrocentrale.

    Më herët, janë botuar edhe pjesë të tjera të kësaj interviste në të cilat Zagani ka akuzuar ministrin e Brendshëm si të përfshirë në trafikun e drogës.

    Pjesë nga intervista e Dritan Zaganit e publikuar në “Opinion”:

    Shtypi shqiptar ka shkruar se është shpallur një arrest ndërkombëtar se ka thyer urdhrin e arrestit?

    Jam njohur edhe unë nëpërmjet internetit. Po lë lexosh shtypin dhe deklaratat e drejtuesve të policisë, siç shihet e kanë bërë pak me vonesë. Ato mund të thonë çfarë të duan. Unë ia kam bërë të ditur edhe ministrit në FB se nuk kam ik për frikë, por për fëmijët e mi.

    Kjo është arsyeja që ju nuk thoni se ku ndodheni?

    Po. Kur të kem garantuar fëmijët, do të kërkoj edhe në seanca gjyqësore.

    Emri:  Untitled-110.jpg

Shikime: 913

Madhësia:  55.9 KB
    Dritan Zagani gjate intervistes

    Cili institucion ka marrë dijeni në sistem për dosjen tuaj?

    Informacionin e parë që kam hedh në sistem për këtë shtetas, janë dhënë numrat e tel jo vetëm për atë por edhe për shtetas të tjerë, e kam përcjellë për herë të parë tek drejtori i Policisë së Fierit, Ervin Hodaj.

    Kishte marrë informacione drejtoria e Policisë?

    Me sa kam marrë unë në dijeni, drejtori i qarkut e ka dërgu informacionin lart ashtu siç e kisha dërguar unë. Dija që ai (trafikanti) kishte pozita shumë të forta në Tiranë, por nuk dija se ku. Në drejtorinë e Përgjithshme janë vënë në dijeni se çështjen po e ndiqte Ervin Hasrama.

    Pasi kam dërguar edhe informacioni e dytë, subjektit iu tha që ndërro numra. Herën e dytë kanë vajtur tek burimi me tabulatet e mia në dorë dhe i është thënë pse i jep informacionet e mia Zaganit. Dhe nuk e kam problem të paguaj edhe 2 mijë të tjera të zhduk edhe ty si të tjerë.

    Pas kësaj unë kam kërkuar shpjegime. Ervin Hasrama më ka thënë se, Zagan: E kam dërguar dy herë tek Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe të dyja herët që e kam dërguar procedimin, pasi e kam mbajtur 15 ditë, nuk kam marrë përgjigje dhe nuk e marr vesh “ai”, ka njerëz të fortë në Gjykatë apo tek Krimet e Rënda.

    Në rrugë zyrtare nga unë s’ka për të pas asnjëherë informacione ndaj ndonjë shtetit… Por duke pa situatën dhe duke vlerësu situatën, se nuk ta thash edhe unë të gjithë situatën… i kam shkuar nëndrejtorit në zyrë dhe më ngre supet dhe më thotë ç’të të thotë vëllai. Unë i kam thënë që jam shefi i antidrogës dhe po më shiten informacionet, çfarë të bëj unë tani.

    ***


    Informacione për këtë subjekt kanë dhënë edhe persona të tjerë?

    Ky subjekt në Vlorë ishte i garantuar, flasin faktet. Ky subjekt ka vite që punon në trafikun e drogës.

    E paskan lënë të gjithë qeveritë të punonka këtë?

    Ky kontingjent jeton si një zotni i njohur në Vlorë, mjafton të pyesësh njerëz që vilani ka lek, ka atë vlerën. Une të dhënat i kam hedhur në sistem.

    Kishte lidhje ky subjet të lidhur me elementë të drogës dhe me policë?

    Deri në momentin që më shiteshin informacione, kisha dyshime. Por tabulatet e mia mund t’i jepte SHKB, Policia… nuk mund t’i jepte kompania celulare.

    Pra, ai që më përgjonte mua ka dhënë dhe tabulatet. A është kjo shitje nga policia? Unë i kërkoj shpjegime dhe më thonë është e kotë, s’kemi ç’ti bëjmë këtij subjekti… ai nuk bënte lëvizje të vogla drejt Italisë.

    Ai nuk kishte problem për gjetjen e bazave se ai jep lekët. Kur udhëtonte me mjetin e tij mund të kishte drogën e tij siç funksionon trafiku. Ti je skafisti, ke gomonen, merr mallin dhe ikën, por përveç teje ka edhe transportues. Është ndryshe trafiku i drogës me kamiona. Trafiku i drogës me gomone kështu ka qenë dhe vazhdon akoma me sa di unë.

    Ky subjekt vazhdon të trafikojë akoma?

    Ky subjekt është i lirë. Në shtëpinë e tij është mbajtur me dorë çanta me drogë 20 kg kokainë.

    E keni hedh në sistem këtë informacion?

    Po, po dhe prokuroria më akuzon se kam dash të vendos mjete speciale përgjimi në shtëpinë e tij. Më është dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme që të vendosësh mjete përgjimi dhe më akuzuan mua.

    Ç’ndodhi për këtë informacion që dhe?

    Zoti Hasrama u tërhoq më pas.

    Nga vinte kjo kokainë?

    Ky (trafikanti) ka lidhje shumë të forta në Tiranë, investonte në lekë kesh. Ky në banesë dispononte mbi tre milion euro kesh.

    Edhe këtë informacion e ke hedh në sistem?

    Po edhe këtë e kam hedh. Edhe një arsenal armësh që ky zotëri ka në një vilë te ‘Uji i ftohtë’ në Vlorë, në bodrum.

    A kanë investuar personat për këto informacione që ke pasur?

    Absolutisht po. Kam pas informacion që zoti Dalipi kishte investuar edhe në koncesione dhe hidrocentrale te një miku i tij politikan. Por shënimet e mia për këtë nuk i kam tani, por në disa koncesione e dhënë ndërmjet Korçës dhe Librazhdit, ka pas investime në lek për këto investime. Por jo si investitor i drejtpërdrejtë, por si kamuflazh.

    Bëhet fjalë për fundin e 2012. Por di që një mik i tij politikan që ishte futur në lidhje të tilla…

    Në parlament?

    Me sa di një farë deputeti se doja të merrja ca informacione të hollësishme, por ky është parë në Tiranë me njerëz të tillë. Më pas nga burime të brendshme më është thënë që është investuar në këto koncesione.

    ***

    Tahiri ka thënë se kushërinjtë e tij nuk janë të implikuar në trafikun e drogës. A keni prova për këtë nëse ka lidhje dhe si qëndron kjo deklaratë dhe sipas dosjes për përfshirjen e Arben Dalipit?

    Sa do që i kam ndjek dhe kam investu për të zbulu veprimtarinë kriminale të tyre, nuk ka qenë i mundur zbulimi.

    Për çfarë?

    Në kushtet që isha nuk kam arrit t’i godas drejtpërdrejt. Por me ato që kam bërë aktivitetin e tyre e kam godit goxha. Kisha informacione që një ngarkesë mbi 300 kg drogë që është kapur në Vlorë, unë kam pas informacione që ata ishin përfshirë në atë.

    Për vëllezërit Habila, a keni lënë gjurmë në sistem?

    Kur ndiqja këta, kur investigoja punën në drejtorinë e Kufirit të Vlorës, detyra ishte deri tek marrja e informacionit dhe me rregull nuk na takonte të hapnim procedime penale, por kur ne kishim prova në flagrancë, ne ligji na thotë që të njoftonim seksionin e krimit të organizuar dhe seksionit të antidrogës.
    Unë kam njoftuar edhe verbalisht edhe zyrtarisht shefin e antidrogës që për fatin e mirë është i njejti që në atë kohë për këta elementë kontigjent, zotin Lulaj.

    Unë i kam dhënë atij informacioni me shkrim dhe me gojë dhe në ditën që unë jam transferuar për në Fier, kam pas një dosje informative për këtë persona. Materialet që disponoja i kam dorëzuar në kartotekë, i kam pastruar më pas për të mos pasur informacine dhe ia kam kaluar këtij shefit të antidrogës.

    Informacioni ka qenë më shkrim?

    I kam dorëzuar dosjen time të punës.

    Është arkivuar?

    Jo. Informacione private me anë të një kolegu sepse i dija që do dilnin. Ia kam dorëzuar Ermal Lulajt që ndiqi këto sepse unë u transferova dhe nuk e ndjek dot më se ata punojnë shumë fuqishëm me drogë. Një muaj pasi transferohem, mësoj për lidhjet e këtij djalit me vëllezërit Habilaj dhe zoti Lulaj banonte më Vlorë në një pallat me vëllezërit… është një nga shefat që është fuqizuar akoma më shumë dhe vetëm për këtë.

    Keni informacion tjetër përveç banesës se mund ta ketë blerë?

    Mund të pyesni të gjithë Vlorën për këtë, por pse është bërë arrestimi im në 1 të natës, për mos të lënë gjurmë. Po të dojë zoti ministër e vërteton shumë thjeshtë këtë. Mjafton të shihet aktiviteti i tyre meqë na qenka biznes me çdo lloj malli. Mund të vërtetohet shumë lehtë ky muabet. Hyrje-daljet e parave, të ardhurat që kanë etj. dhe të ballafaqohet. Informacionet kanë qenë me kohë, ishin kontingjent i njohur siç e kanë deklaruar edhe vetë…

    ***

    Ministri i Brendshëm ka thënë se ju është dhënë një pronë në Vlorë nga Partia Demokratike?

    Nuk ekziston asnjë banesë, por vetëm një pjesë toke me ferra. Banesën që kam e kam akoma në emër të pronarit sepse s’e kam pagu.

    Kur kanë filluar procedurat e pronave para katër vitesh, unë kam qenë në listën e emrave të policisë së shtetit si të pastreh – që shteti ka detyrimin ligjor t’i trajtoj që këta shtetas të bëhen qytetarë normal me banesë të tyre. Unë jam i vetmi, bashkë me ortakun tik sepse s’e kam as timen të plotë.

    Kemi vajt për t’a regjistru pronën dhe na kanë thënë se zotëri nuk mundemi sepse kjo pronë ka pronarë dhe ajo akoma është pronë e dikujt tjetër që pritet ta vërtetojë gjykata.


    Vijon…

    Panorama

  6. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ish shefi i Antidrogës: "Ministri Tahiri, koka e trafikut të drogës në Shqipëri"

    Zagani publikon emrat e pilotëve shqiptarë që transportojnë drogë

    Emri:  zagani.jpg

Shikime: 1025

Madhësia:  34.1 KB

    Mbrëmjen e djeshme gjatë emisionit “opinion”, u bënë publik emrat e 12 pilotëve të dyshuar ssi të përfshirë në trafik droge.
    Emrat janë bërë publikë nga ish-shefi i Antidrogës së Fierit, Dritan Zagani gjatë një interviste që ai e kishte dhënë disa kohë më parë por që nuk ishte publikuar në media.

    Zagani theksnte se ky dokument i kishte ardhur nga autoritetet italiane 10 ditë përpara se të arrestohej. “Këta persona kanë marrë licenca fluturimi dhe dyshohet se mund të trafikonin droge nga Shqiperia në drejtim të Italisë me avionë të vegjël. 12 pesonat, emrat e të cilëve i botojmë sot me iniciale janë rezidentë në Itali. Ky është një material sekret ardhur nga partnerët italianë”, tha Zagani në intervistë.

    Lista e pilotëve

    1-P.Xh nga Vlora, datëlindja 1965

    2-O.D nga Kruja, datëlindja 1987

    3-B.I nga Vlora, datëlindja 1974

    4-E.I nga Vlora datëlindja 1980

    5-Q.R nga Fieri datëlindja 1985

    6-E.R nga Fieri, datëlindja 1982

    7-G.B shqiptar, nuk është rrethi, datëlindja 1980

    8-A. Ç nga nga Lushnja datëlindja 1987

    9-Gj.P nga Shkodra, datëlindja 1990

    10-A.E nga Cerriku datëlindja 1962

    11-D. B nga Tirana, datëlindja 1987

    12-B.B Italian datëlindja 1965

    Syri

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  8. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ish shefi i Antidrogës: "Ministri Tahiri, koka e trafikut të drogës në Shqipëri"

    Rrëfimi bombë/ “Mijëra hektarë tokë në Vlorë u dhurohen diplomatëve nga trafikantët”

    UPDATE/ Ish-specialisti i anti-drogës në Fier, Dritan Zagani, ka thënë se bashkëpunimi i tij me oficerin e Interforcës italine, Xhuliani, nuk ka qenë zyrtar, por shoqëror. Zagani deklaroi se akuzat ndaj tij për shitjen e informacioneve ndaj palës italianë nuk qëndrojnë, pasi ai nuk ka dhënë informacione zyrtare.

    Në një intervistë të publikuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Opinion” (pjesë e papublikuar e intervistës së realizuar më parë nga gazetari Basir Çollaku), Zagani thotë se ka diskutuar me mikun e tij italian për mënyrën e shitjes së informacioneve të tij te trafikantët.

    Në disa pjesë të intervistave të publikuara më parë, Zagani ka përfshirë në lidhje të trafikun e drogës emra drejtuesish të lartë të shtetit dhe të policisë.

    Pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga shteti shqiptar, Dritan Zagani ndodhet në arrati në një nga shtetet e Bashkimit Europian.


    Pjesë nga intervista e Dritan Zaganit e publikuar në “Opinion”:

    …Dhe çfarë bëtë?

    Dhe unë veprova disi në kokën timë qofte dhe administrativisht jo fort korrekt, por asnjëherë e jashtëligjshme.

    Duke parë shitjen e informacioneve, mosveprimin e krimeve të rënda, me prokurorinë e Fierit nuk e kapja dot, ndonëse prokuroria pretendon se unë kam kryer veprime jashtë juridiksionit, shefat e mi kanë qenë në dijeni dhe më kanë aprovuar kryerjen e vepimeve, madje nuk kam shkuar asnjëherë me makinën time, por me makinën e shtetit dhe me karburantin e shtetit.

    Po autoritetet italiane?

    Autoritetet italiane nëpërmjet bisedave, siç kam shpjeguar më herët qe miku kolegu im Giuliani punonte këtu për shtetin shqiptar, nuk punoja unën për shtetin Italian, por punonte ai këtu për shtetin shqiptar. Vazhdimisht komunikoja me të në telefon, për mua Giuliani ka qenë dhe një shkollë profesionale.

    Në bisedat me të kam diskutuar edhe faktin se po më shiten informacionet dhe nuk dija si të bëja kasha ngelur mes katër rrugëve dhe I thashë jam bërë të lë punën nuk punohet më, pas ndërrimit të pushteteve janë fuqizuar disa kriminelë sa nuk po marr vesh se çfarë bëhet, nuk di kujt it dërgoj informacionin, që jo vetëm ma shesin por nuk caj dot përpara por po ngelem në vendnumëro. Keto kane qene biseda miqesore me nje koleg te besueshem.

    Dhe ne diskutim e siper si here te tjera kur unë kisha nevojë për ta sqaruar ndonjë informacion, Giuliani me ka dhënë ndonjë shpjegim se çfarë mund dihej nga pala italiane për këtë trafikant dhe I kam kërkuar ndihmë nëse mund ta quaj, që nëse unë arrij të marr informacionin që ai është në det me drogë, por që nuk po e kap dot, sepse nuk po më lënë, të të bie në qafë të ma arrestosh ti atje.

    E kam kërkuar unë se plasa, nuk duroja dot më. Dhe kjo është dijenia, ata interpretojnë bisedat e mia miqësore me kolegun dhe mikun tim Giuliani, sikur janë raportime policore.

    Në fund të fundit e shkruajnë dhe e deklarojnë diçka të tillë, por deri më sot që flasim edhe përse janë bërë disa séance edhe përse kam kërkuar direkt edhe nëpërmjet avokatit këto prova që ata kanë për të më provuar këtë fakt, nuk më është paraqit asnjë provë. Vetëm fjalë, fjalë të stisura nga prokurori Anton Martini dhe te stisura nga SHKB-ja nga zoti Arben Skëndo dhe Zamir Shtylla, dy sigurimsa mjeshtra për të bërë intriga.


    ***

    Gjatë kohës që ishit në detyrë, a ka pasur të dhëna për trafikun e drogës me avion, për pista të tjera që përputhen me kohën e rrezimit të avionit në Divjakë?

    Lidhur me avionët, unë kam qenë out deri në një moment kur më thirri shefi im I sektorit në zyre që do ta them për hjir të së vërtetës dhe më rezulton ndër të vetmit kolegë që ka qenë korrekt në drejtim të asaj që është bërë dhe thënë në punën operative dhe profesionale zoti Skënder Hitaj.

    Deri në atë moment kur më ka thirrur shefi Skënder Hitaj në zyrë dhe më ka bërë present një informacion që kishte ardhur në rrugë zyrtare për drejtorinë e policisë Fier, nga sherbmi informative shtetëror dega Lushnje për një informacion për nëj fakt të tillë, të dhënat për një avion që është ulur dhe ngritur në një zonë të Divjakës, por jo pikërisht atje ku bëhet fjalë që më pas u rrëzua Riformato, porn ë fshatin adriatik, unë dhe shefi im jemi vënë në dijeni nëpërmjet këtij informacioni që ka ardhur në mënyrë zyrtrae, SHISH, Posta secrete, cikluar nga drejtori për sektorin e krimit të organizuar, cikluar nga shefi sekrorit dhe nioftuar unë si shefi I seksionit I linjës direkte të antidrogës

    Çndodhi?

    Pas këtij informacioni më thirri shefi dhe më tha na del detyrë emergjente ta verifikojmë dhe ti japim një përgjigje këtij informacioni, sepse e kërkon edhe qendra lart, sa më shpejt të ejtë e mundur. Ngela pak I habitur sepse nuk e besoja që të vinin avione dhe të merrnin hashash.

    Kjo ka ndodhur afërsisht një muaj para se të arrestohem diku në mars apo prill 2014. Ishte periudha kur sapo kisha parë targën e minsitrit kur po më shiteshin informacionet dhe ndihesha jo I tradhëtuar, por I shpartalluar dhe nuk kisha dëshirë më të merresha me punë dhe I thashë shefit të dërgojmë ndonjë officer të bëjë verifikimin.

    Por ai më tha jo d të shkojmë ne të dy të bëjmë verifkimin dhe bëmë verifikimin që e kam sqaruar dhe më parë që të mos biem në përsëritje. Pas verifikimit kam mbetur pak I shokuar profesionalisht dhe mësova këtë që ishte në të vëertetë ashtu siç e kihhte shkruar SHISH fjalë për fjalë nuk mungonte asnjë detaj.

    Hetuat më tej?

    U interesova me lidhjet dhe njohjet e mia të punës operative dhe verifikova jo vetëm që ishte e vërtete që vinte në Divjakë për arsye të motit, sepse në pranverë zona e Vlorës, ku vinte zakonisht avionic bëhej llucë dhe ai nuk mund të ulej dot në zonën e Pishporës ku kisha informacion, kur kishte qenë moti i thatë në Vlorë kishte ardhur disa herë të tjera.

    Kur e verifikova mësova që ishte e vërtetë dhe funksiononte si linjë. Në Vlorë mësova që ishte e vërtetë që vinte edhe për hashash. Ishte linjë dhe ka funksionuar shumë herë. Dhe nga ajo që mu tha se që në fushatën zgjedhore ka nisur të vijë, për herë të parë në Vlorë dhe ishte prefeksionuar si linjë që njihej mirë nga trafikantët e Vlorës.

    Trafikantët e vlorës përveç trafikut në rrugë tradicionalë që ishin mësuar edhe nga policia jo vetëm nga trafikantët për të cilët tashmë ishte njohur dhe funksiononte linja ajrore

    Në këto memomente I thashë shefit ky është info shumë interesant dhe do interesohem andej matanë, do tëp yes pak mikun tim se si qendron ky problem nëse kanë të dhëna edhe italianët, të pyes nëse a ka shtetas shqiptarë që nëse nuk kanë vetë avionë a përdorin avionë të tillë, që janë të pajisur me leje drejtimi për këto lloj avionësh, meqe linja ishte shqipëri ita;I dhe droga ishte mall lazarati, patjetër shqiptarë ishin në mes

    Kërkova ndihmë Giulianit për një fakt të tillë nëse kishin dijeni për këtë dhe të më orientonte ku mund të filloja hetimet dhe të më ndihmonte më njohjet dhe mundësitë q ëka ai për peerrsonat shqiptarë, shtetas shqiptarë që kanë patenta të tilla që drejtojnë të tillë mjete se për shtetas italianë e dija që ka. Deri në atë moment nuk e kisha menduar, ishte e thjeshtë të merrej një patent e tillë të blihej një avion apo merrej me qera për t’u përdorur.

    Ju erdhi përgjigja?

    Me Giulianin nuk kam folur direkt atë ditë por pasi disa ditë hetimesh që bëmë ne dhe gjithmonë kam folur me të nëpërmjet telefonit të punës dhe e- mailit të punës, që ishin zyrtrae si mete pune i kërkova ndihme për pilotët dhe nëse kishte ndonjë të dhënë apo fakte rreth kësaj cështje trafiku që na kishin dlaë në fakte në lidhje me Italinë.

    Pas disa ditësh me merr në telefon miku im dhe thotë se kam kërkuar bvërë një sondazh dhe kam arritur të gjej 11 shtetas shqiptarë ta kam dërguar listën e ke ne e- mailin tënd të punës.

    Ky email me 11 emra pilotësh që po hetonit për lidhje me trafikun, eshtë në adresën tuaj të emailit zyrtar të punës?

    Po po, është. Në adresën time zyrtarë të emailit të punës I cili nuk mund të hapet në anë të tjera dhe persona të tjerë

    Eproret kanë dijeni pas mberritjes së këtij emaili?

    Normale që po, edhe mund të fshijnë të dhenat nga server qëndror por gjithnjë mbetet gjurmë. Unë e kam deklaruar, sapo më mori Guiliani në telefon une e dija se ihha dhe në përgjim.

    I kam thënë shefit tim menjëherë, shefi me ka ardhur nga miku im, një listë me 11 persona, nga këta unë momentalisht nuk arrij të identifikoj më emër mbiemër asnjërin prej tyre se cfarë përfaqësojnë. Kjo për arsye se së pari kanë shtrirje në të gjithë shqipërinë

    Bëtë verifikime, kishin biznese këta pilote në shqipëri?

    Ky është diskutimi që po të them. Në këto moment I them shefin të shoh çfarë përfaqësojnë se mund të jnë dhe njerëz të pastër, të shoh a lidhen me çështjen që ne hetojmë dhe sat ë arrij të dërgoj me email që ta përcjellësh ti lartbëj verifikimet përkatse do të përpiloj një informacion, do ta shoqëroj së bashku me listën dhe do ta përcjellësh ti lart se se kam ndërmend me u marrë më me këto muhabete

    ***

    Përveç kontakteve dhe bashkëpunimeve me Giulianin, italianët kanë dhe një zyrë në Shqipëri atë të Interforcës, keni pasur bashkëpunim me këtë zyrë, ka qenë drejtuese e kësaj zyrë në atë kohë Anna Poggi e cila ka marrë nënshtetësinë shqiptare me 10 korrik 2015 me dekret të Presidentit, pas propozimit të Ministrit të Brendshëm z. Tahiri, ndoshta për procedurë kjo?

    Me zonjën Poggi nuk njihem, nuk jam takuar me të. Di kush është, kam dëgjuar shumë për të kur punoja te kufiri dhe nuk kam pasur asnjëherë marëdhënie pune, nuk më lidhte as puna dhe as funksioni organik i detyrës, sepse lidhjet me Interforcën edhe nëse do kryeheshin do bëheshin nëpërmjet shefit të sektorit dhe jo shefit të seksionit që isha unë. Por ajo q ëmë bën çudi gjëra që kanë dalë në pah gjatë fazës hetimore, kur jam arrestuar dhe më pas, më çudisin faktet, që Prokuroria e krimeve të rënda, ndër akuzat absurd që rradhit është edhe një letër, një kthim përgjigje nga interforca zyra që mbulonte zonja në fjalë, e cila mban dtaën…ndër prova prokuroria më rradhit dhe përgjigje e ardhur nga zyra ndërlidhëse e policisë italiane në Tiranë, interforcës, me datë 4 shkurt 2014, me nr….xy.., është protokolli i një shkresë të ardhur nga kjo zyrë, më paraqitën si provë, ndonëse me gjithë insistimin tim dhe të avokatit tim, edhe kjo si shumë prova të tjera të pretenduara nuk më bëhen prezent për të parë se çfarë është shkruar.

    Eshtë në dosje apo është zhdukur nga dosja?

    Me ata që kam parë unë nuk ekziston, nuk e din ë është zhdukur, apo është hequr, apo nuk ka qenë asnjëherë, nuk jam njohur me të.

    Çfarë pretendohet në atë shkresë sipas prokurorisë?

    Nga kjo shkresë pretendohet se ka të dhëna për implikimin tim dhe kolegun tim për implikim në trafikun e drogës në drejtim të Italisë, por sa është e vërtetë dhe çfarë ëstë e vërtetë në këtë shkresë pa e parë dhe pa e lexuar…!!! Kjo shkresë ka qenë motive që unë të marr vesh kush është çështja Poggi lidhur me çështjen time.

    Sipas kësaj shkrese, ju dhe z. Giuliani isit të implikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe nuk ishit të autorizuar për hetime?

    Këto janë fjalë në dosje pa u prezantuar shkresa.

    Kjo shkresë i është përcjellë edhe Romës, vartëse e së cilës ishte Poggi?

    Normalisht zonja ka qenë nëpunëse e Romës, dhe jo nëpunëse e Minsitrisë së brendëshme në Tiranë, kështu që duhet të jetë edhe atje. Por prokuroria ndonëse e shënon si argument dhe me nr prorkolli mua nuk ma vënë në dispozicion dhe unë nuk di se çfarë ka saktësisht ajo shkresë.

    Sipas kësaj shkresë dërguar nga Poggi në Tiranë dhe Romë, atëherë duhej të niste hetimi për trafik droge edhe për kolegun tuaj Italian Alessandro Giuliani?

    Normale.nëse është e vërtetë ashtu siç thonë. Ose kjo është keqpërdorur dhe nuk egziston si fakt dhe është keqpërdorur nga Prokuroria për Krime të Rënda, ose ose (te 1 e 2 minuta një fikje kamere për montazhin…) nthuhet në shkresën e prokurorisë vazhdon të japë informacione për një shtetas Italian të panjohur dhe të paautorizuar për një punë të tillë, kjo duke iu referuar shkresës së zonjës Poggi.

    Po ka pasur interesim nga Poggi në Romë se çfarë përfaqëson Alessandro Giuliani në këtë çështje?

    Po, Poggi është interesuar edhe në rrugë zyrtare dhe sipas bisedës sime me mikun tim ajo ka marrë edhe përgjigje nga Roma zyrtare

    Cila është përgjigja me aq sa keni ju dijeni?

    Që Giuliani jo vetëm që është funksionar i policisë, i guardia di finanza në Shqipëri, por ka qenë dhe i autorizuar për të hetuar dhe investiguar trafikun e drogës, pra bie zyrtraisht pretendimi dhe ky sipas meje është shkaku që prokuroria I bën favore zonës poggi dhe nuk ma prezanton mua shkresën e dërguar prej saj në prokurorinë për krime të rënda. Se së pari nuk është provë, është një falsitet, një gjë e rreme, e dyta, po të paraqitet, jo vetëm që bie si prove, por bie edhe si akuzë dhe nxjerr lakrat pastaj, se përse Poggi ka qenë e miretrajtuar në Shqipëri.

    ***
    Kemi pare se ka pasur interes dhe nga shtypi italian për çështjen tuaj?

    Siç jeni vënë në dijeni po. Për momentin mund të them vetëm ato që janë bërë publike dhe se çfarë do të bëhet publike do ta mësojmë shumë shpejt.

    Dua ta mbyllim me mometin e dhuratës së tokës me vendim qeverie, e vetmja dhuratë në këtë histori??

    Më habit fakti që shtetit shqiptar dhe funksionarët e lartë deri te ministri merren me dokumente dhe procedurë të rregullt ligjore të bërë nga shteti shqiptar për shtetas dhe funksionarë të shtetit shqiptar sepse edhe unë jam shtetas shqiptar dhe ish-funksionar i shtetit shqiptar. Lidhur me shit- blerjen me tokë siç pretendohet ajo është lehtësisht e verifikueshme me dokumenta dhe e kontrollueshme në çdo kohë. Por shtetit shqiptar dhe instanc atë tilla që kanë në dorë të merren me hetime bëjnë mirë të hetojnë për mijëra hektarë tokë në bregdet në Vlorë, që ju dhurohen shtetasve të huaj diplomat në shqipëri, nga element të dyshimtë trafikantë drogë të cilët as nuk përmenden e lërë pastaj të hetohen këto fakte dhe merren me tokën time

    Kjo është nje akuzë e re që ngrini ju, kush janë këto diplomate të huaj?

    Bëni një hetim shumë të thjeshtë se edhe ti si gazetar mund ta marrësh vesh, kur e kam marrë vesh unë nga arresti i shtëpisë edhe ti si gazetar në terren gjithë ditën mund ta gjesh shumë thjeshtë.

    Panorama

  9. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ish shefi i Antidrogës: "Ministri Tahiri, koka e trafikut të drogës në Shqipëri"

    Rrëfimi i Zaganit, PD: Shteti ka rënë, jemi në duart e mafias

    Partia Demokratike reagoi sot pas intervistës një ditë më parë të Dritan Zaganit për lidhjet e policisë dhe ministrit të Brendshëm me trafikantët e drogës.

    Emri:  Arben-Ristani20janar-380x290.jpg

Shikime: 838

Madhësia:  16.4 KB
    Arben Ristani

    Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani tha në një konferencë për shtyp se pas dëshmisë tronditëse të Zaganit, shteti ka rënë.

    “Shqiptarët mësuan se lidhjet e forta politike të këtij grupimi kriminal bëjnë që të zhduket çdo informacion për ta dhe të mbyllet çdo hetim për ta. E gjithë puna e oficerit te anti-drogës jo vetëm është sabotuar, por kërkimet dhe të dhënat e mbledhura prej tij i janë dorëzuar vetë bandës, e cila më pas ka kërcënuar me jetë Zaganin. Po nga vjen ky pushtet i trafikantëve, ky pushtet i krimit, që arrin të marrë vesh e të zotërojë gjithë punën e dokumentuar të oficerit? Kjo skemë mafioze, ky sundim i mafias, ka një emër. Saimir Tahiri. Dëshmia e oficerit është me fakte konkrete, me emra, me data. Informacioni që ka nisur oficeri tek eprorët e tij flet për ngarkesa masive droge, për hashash, kokainë, për miliona euro”, tha Ristani.

    Sipas tij “Por asnjëherë nuk nisi një hetim zyrtar për Habilajt apo Arben Dalipin, të gjurmuar, një punë e materializuar nga oficeri Zagani me prova konkrete. Nuk kish si të niste një hetim, sepse habilajt kanë kapur policinë, habilajt kanë ministrin e brendshëm. Si mund të hetojnë oficerët e policisë lidhjet kriminale të ministrit të tyre. Kur të gjitha këto fakte u bënë publike mbrëmë, qytetarët dhe mbarë opinioni publik, të tronditur, u shprehën se shteti ka rënë, jemi në duart e mafias dhe se ky është fundi”.

    Panorama

  10. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ish shefi i Antidrogës: "Ministri Tahiri, koka e trafikut të drogës në Shqipëri"

    Zagani reagon pas akuzave të drogës: PD më shfrytëzon politikisht

    Ish-oficeri i anti-drogës në Fier, Dritan Zagani, ka reaguar ndaj deklaratave të Partisë Demokratike duke thënë se akuzat e tij për përfshirjen në trafikun e drogës të drejtuesve të lartë të shtetit dhe të policisë, po shfrytëzohen politikisht ndaj qeverisë

    Zagani thotë se qëllimi i tij me akuzat e bëra ka qenë lufta ndaj trafikantëve dhe jo përfitimi politik.

    Ish-kreu i anti-drogës (në arrati prej disa muajsh për shkak se shteti shqiptar e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar), thotë se nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pjesë e ndonjë subjekti politik.

    Ai shpreson se një ditë do të kthehet sërish në Policinë e Shtetit, nëse vërtetohen akuzat e bëra për lidhjet kriminale mes zyrtarëve dhe trafikantëve të drogës.

    Reagim i tij vjen pas deklaratave të bëra këtë të premte nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani. Ky i fundit tha se rrëfimi i Zaganit tregon se ‘shteti ka rënë’.

    Pas deklaratës së Ristanit reagoi edhe Partia Socialiste. Deputeti i PS-së, Ervin Bushati, deklaroi se në luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës, policia ka prishur shumë pazare e interesa, mes të cilave edhe ato të disa përfaqësuesve të PD-së.

    Ndërkohë, Zagani ka thënë se qëndrimet e tij po përdoren politikisht nga PD, ndërsa PS e quan të shitur.

    “Keta (PS) kane ca kohe qe me akuzojn si i shitur te kundershtaret e tyre, te cilet duhet thene per hire te vertetes,qe nuk eshte faji im se keto qe un them po shfrytezohen politkisht nga P.D.,,,,por eshte ajo cka un e ndjej per detyre ta bej ndaj te drejtes time,familjes time qe tu kthej jeten e vjedhur nga keta trafikant me pushtet,si dhe ajo qe ndjej per detyre te bej per vendin dhe bashkeatdhetaret e mi”,-shkruan Zagani në profilin e tij në “Facebook”.

    Më herët, në një intervistë televizive të publikuar mbrëmë në “Opinion”, Zagani foli për lidhje të politikës dhe drejtuesve të policisë me trafikantë të drogës. Sipas tij, një biznesmen ka pasur 20 kg kokainë në banesën e tij bashkë me 3 milion euro kesh.

    Reagimi i plotë i Dritan Zaganit në “Facebook”:

    Duke pare reagimet e politikes sot mbi deklarmet e bera nga ana ime desha te sqaroj pak pozicionin tim ne lidhje me to:

    Se pari,,,un jam nje person qe ne jeten time as nuk kam qene i angazhuar,as nuk do jem ndonjehere pjese e politikes ne asnje lloj forme apo bashkepunimi me ta(kete e them per te gjith,majtas, djathtas apo lesh e li te qendres qofshin).

    Se dyti,,,do tu lutem perfaqesuesve te politikes qe ne politik-berjen e tyre ti lene insinuatat politike ne lidhje me mua,dhe te shikojn anen ligjore persa i perket asaj qe un kam thene, do ta them e mbroj deri sa te kem fryme, qe eshte lufta kunder ketyre trafikanteve te paskrupullt, qe me veprimtarine e tyre kriminale e mbeshtetjen ne forma te ndryshme te politikes na bejn te ndihemi si plehra para mbare opinionit nderkomtar.

    Se treti,,, Zoterinj un kam qene dhe ne dashte zoti te dale e drejta ime do jem perseri,vetem nje funksionar i shtetit ne profesionin tim qe eshte ai i Oficerit te Policise se Shtetit dhe asnjehere sherbetor i Partive politike.

    Dhe per ta mbyllur pasi dhe kaq nuk esht nje dicka e imja te merrem me keto gjera,po ju sqaroj qe zgjodha si link kete te “Opinion” jo pse flet per deklarimet qesharake te nje eksponenti te P.S. por se ne fakt keta kane ca kohe qe me akuzojn si i shitur te kundershtaret e tyre, te cilet duhet thene per hire te vertetes,qe nuk eshte faji im se keto qe un them po shfrytezohen politkisht nga P.D.,,,,por eshte ajo cka un e ndjej per detyre ta bej ndaj te drejtes time,familjes time qe tu kthej jeten e vjedhur nga keta trafikant me pushtet,si dhe ajo qe ndjej per detyre te bej per vendin dhe bashkeatdhetaret e mi.

    Panorama

  11. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ish shefi i Antidrogës: "Ministri Tahiri, koka e trafikut të drogës në Shqipëri"

    Dokumenti/ Kush është Dritan Zagani për policinë italiane?

    Funksionarja e policisë italiane, Anna Poggi që ishte drejtuesja e zyrës italiane të Interpolit në Tiranë, ka treguar fakte në lidhje me trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali, si dhe rolin që ka pasur ish-shefi i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani

    Gazeta “Shqiptarja.com” ka zbardhur disa dokumente, që funksionarja italiane më 15 janar 2014 mori nga Prokuroria e Krimeve të rënda të Tiranës një kërkesë informacioni për “një shtetas italian ende të paidentifikuar”, që sipas hetuesve shqiptarë kishte kontakte me një zyrtar të policisë shqiptare në shërbim në Antidrogën e Fierit (që më pas do të mësohet se është Dritan Zagani), dhe me një qytetar tjetër shqiptar.

    Numrat e telefonit të dy shqiptarëve ishin vënë nën përgjim nga prokuroria shqiptare për një hetim trafiku droge i lindur pas sekuestrimit të 908 kg marijuanë më 24.12.2013 afër hidrovorit të Vlorës.

    Kërkesën e prokurorisë shqiptare, Poggi ia transferoi drejtorisë qendrore të policisë në Romë, dhe mori këtë përgjigje: “Personi i cili duhet të identifikohet i korrespondon Alessandro Giuliani i Guardia di Finanza, në shërbim pranë seksionit “I”. Alessandro Giuliani, në vijim të shërbimit pranë Qendrës Kufitare Detre në vitet 1999-2000 dhe në 2010-20112, ka kryer edhe aktivitet informues. Përgjatë këtij shërbimi ka konsoliduar lidhjet me pjesëtarë të policisë shqiptare si dhe subjekte të tjera të cilët kanë qenë të aftë t’i japin informacione të dobishme për zhvillimin e aktivitetit të policisë gjyqësore në Itali. Në konform me detyrat institucionale që kërkoheshin, ka vazhduar të mbajë kontakte me persona në Shqipëri si dhe ka transmetuar çdo informacion të dobishëm dhe lajm që ka mbledhur, duke përpiluar saktësisht raportet përkatëse dhe duke ja dërguar reparteve territoriale dhe komandave detare të Guardia di Finanza të cilat kanë kryer hetimet e mëtejshme në Itali.

    Në përiudhën nga 10 deri në 13 Janar 2014, Alessandro Giuliani ka ardhur në Shqipëri privatisht, jo me shërbim, por i autorizuar nga shefat e shërbimit të tij. Ka mbajtur kontakte telefonike me nr.06978XXXX në përdorim të një subjekti me të cilin kishte njohje dhe konsiderohej i dobishëm për shërbimin. Ka kontaktuar shpesh dhe një pjesëtar të policisë shqiptare i impenjuar në shërbimet antidrogë i cili administron burimet konfidenciale, të njohura prej tij , duke konsoliduar një marrëdhënie besimi në organin homolog të policisë, me qëllim shkëmbimin e njohjeve, modus operandi, vendeve të mundshme nga të cilat nisen skafet që trsnaportojnë lëndë narkotike nga brigjet shqiptare, vende të njohura nga shtetasi në fjalë nga e kaluara në territorin shqiptar”.

    Panorama

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •