Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 29
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish shefi i Antidrogës: "Ministri Tahiri, koka e trafikut të drogës në Shqipëri"

    Zagani replikon me Tahirin: Një ditë do përballemi para drejtësisë!

    Emri:  zagani.jpg

Shikime: 3282

Madhësia:  42.7 KB

    TIRANE- Pas reagimit të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri i cili i kërkoi oficerit Dritan Zaganit t’i bëjë publike akuzat e tij e të mos vijojë të flas më nga arratia, ky i fundit ka replikuar me të në faqen e tij “fun page”.

    Zagani shkruan se nuk ka frikë as nga drejtësia, as nga ministri por ka frikë vetëm për 3 fëmijët e tij të mitur, për të cilët shton se ka përgjegjësi si prind. Ai madje shton më tej se një ditë do përballet para drejtësisë me Tahirin, nëse do të ketë drejtësi.

    “Z.Tahiri…se di në e lexon apo jo këtë që po të them….frikë nuk kam nga drejtësia se kam 17 muaj që pres të më bëhet gjyqi”

    Pra i nderuar ministër ti e di mirë pse kam ikur nga banesa….dhe të dish që frikë nuk kam as nga ti e kush të vjen pas ty….por frikë kam vetëm për trë fëmijë të mitur për të cilat kam përgjegjësi si prindi i tyre…dhe të siguroj se një ditë do përballemi para drejtësisë. ..natyrisht po qe se do ket drejtësi ndonjëherë. .”

    Oficeri Zagani i cili ndodhej në arrest shtëpi për akuzën e shpërdorimit të detyrës është arratisur pas para se të lëshonte akuzat e rënda ku implikoi kushërinjtë e ministrit Tahiri në drejtimin e trafikut të drogës në Fier e Vlorë, si dhe krerë të tjerë të policisë.

    (ma.ar/BalkanWeb)

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish shefi i Antidrogës: "Ministri Tahiri, koka e trafikut të drogës në Shqipëri"

    Basha: Ja parcelat me drogë nën mbrojtjen e Tahirit në fshatin e tij

    Emri:  basha2.jpg

Shikime: 2967

Madhësia:  55.6 KB

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar edhe sot akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri si të lidhur drejtpërdrejtë me trafikun e drogës në jug të vendit.

    Basha ka publikuar në faqen e vet në Facebook dy foto, që sipas kryedemokratit janë marrë në zonën e Gusmarit, në fshatin e Sajmir Tahirit, të cilin e cilëson si protektor të bandave të trafikut të drogës në vend.

    Emri:  basha11.jpg

Shikime: 3020

Madhësia:  62.3 KB

    “Ja parcelat me droge nen mbrojtjen e Sajmir Tahirit, te fotografuara dje ne zonen e Gusmarit, fshatit te tij. Ministri i Brendshem, protektori i bandave me te rrezikshme te narkotrafikut ne vend”, shkruan Basha.

    Shqip
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish shefi i Antidrogës: "Ministri Tahiri, koka e trafikut të drogës në Shqipëri"

    O Tahiro,

    Kot thone qe nuk ka fshatare prej vlore te zgjuar. Ja na dole ti i zgjuar! U prish hashashin Lazaratit, ua prish hashashin fshatareve ne veri te vendi, e rrit cmimin e hashashit, dhe mban parcelat e tua ne fshatin tend, dhe e transporton drogen me avion. Hajde o Tahir hajde, mafioz i madh na dole! Kot te quante Fatos Nano ty gomar, ti je djale me mend!

    Po tani qe te dolen te palarat ne shesh, ne c'vrime do ta futesh koken? Ka ngelur ndonje qeli bosh ne ato burgjet e Shqiperise edhe per ty, apo jane mbushur me fakirat e energjise e tatimeve?

    Albo

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish shefi i Antidrogës: "Ministri Tahiri, koka e trafikut të drogës në Shqipëri"

    Berisha: Qytetari dixhital denoncon Tahirin si përdorues droge!

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sërish sot, pas një letre që ai thotë se ia ka nisur një “qytetar dixhital” , ministrin e brendshëm, Sajmir Tahiri. - “Ekzistojnë akuza të shumta të bëra në media dhe në parlament për Sajmir Shullazin si përdorues droge, madje edhe i intoksikuar në raste të veçanta nga mbidoza. Këtu më poshtë është një akuzë e freskët, të cilën mendoj se prokuroria mund ta hetojë për vërtetësinë e saj!” – shkruan Berisha, i cili më pas citon edhe qytetarin dixhital, siç e cilëson ai, atë që i ka nisur edhe këtë letër:

    -“Përshëndetje, para 1 muaji më tha një burrë nga katundet e Durrësit. Kushërira e tij punon ne konvaleshenca e Ministrit të Brendshëm në Durrës si pastruese. Ka pastruar një ditë në mëngjes dhomën e Tahirit në konvaleshencë gjatë verës. Ishte tmerruar. Drogë, të vjella shoshe e me të dhj... u mbush dhoma. I kishin thënë pastro, e qepe se të ha dreqi po fole. Ta tregova këtë që ta dish. Kurse një ekip urgjence me doktorë të besueshëm kishte ardhur ta sjellë në vete Tahirin. Një nga mjekët kishte marrë paralajmërim që, pe ç’pe këtu, mos fol.”

    Ish-kryeministri Berisha ka zgjedhur së fundmi denoncimet e qytetarëve për të sulmuar kundërshtarët e tij politikë.

    Koha Jone

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish shefi i Antidrogës: "Ministri Tahiri, koka e trafikut të drogës në Shqipëri"

    Akuzat e Zaganit ndaj Tahirit për trafik droge, Antimafia italiane zbarkon në Tiranë

    Përfaqësues të antimafies Italiane mbërritën në Tiranë për të kërkuar informacion për ish-shefin a antidrogës së Fierit Dritan Zagani.

    Burime pranë organit të akuzës thanë për Vizion Plus se autoritetet e vendit fqinj kanë kërkuar këto informacione pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila hetoi fillimisht ish-oficerin e antidrogës.

    Mësohet se në dispozicion i është vënë dosja e procedimit penal për shpërdorim detyre, por edhe të dhëna mbi oficerin e kontaktit italian, të cilit Zagani i jepte informacione për ngarkesat e drogës.

    Dritan Zagani u arratis nga banesa e tij, duke thyer masën e sigurimit, ndërkohë që autoritete dyshojnë se ai është larguar në drejtim të Italisë me dokumente të falsifikuara. Nga ana tjetër organet e drejtësisë nuk kanë ngritur hetim për deklaratat e dhëna në media të ish-shefit të antidrogës.

    Zagani pretendon se të gjitha operacionet antidrogë ishin dekonspiruar nga eproret. Ne akuza ai ka përmendur dhe emra të zyrtarëve të lartë të policisë se shtetit dhe Drejtorisë se Tiranës, të cilët sipas tij nuk kane vepruar, duke arrestuar një nga grupet e mëdha të trafikut të drogës.

    Por dyshohet se gjithçka ish-shefi i antidrogës e ka bere për të përfituar azil në vendin ku është strehuar. Sipas organit të akuzës Dritan Zagani shfrytëzonte informatorët e policisë për marrjen e te dhënave në lidhje me linjat e trafikut të drogës ne Jug dhe nuk vepronte siç e ngarkon ligji për të parandaluar trafikantët, por i dërgonte informacionet tek policia italiane.

    Dyshohet se, për këto informacione, Zagani ishte shpërblyer me një shumë parash, e cila është provuar edhe nëpërmjet Agjencisë së Transfertave të Parave. Fakti qe informacionet e Zaganit kane mbërritur tek Guardia Di Financa Italiane është provuar në përgjimet e prokurorisë shqiptare.

    Lapsi

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish shefi i Antidrogës: "Ministri Tahiri, koka e trafikut të drogës në Shqipëri"

    Rama: Bashkëpunëtori i trafikantëve, heroi i opozitës dhe i Nishanit

    Kreu i qeverisë, Edi Rama duke vlerësuar maksimalisht punën e Policisë së Shtetit nën drejtimin e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka kërkuar prej tyre të mos i dëgjojnë akuzat e opozitës, por të vijojnë në aksionin dhe luftën pa kompromis kundër drogës.

    Sipas Ramës akuzat e opozitës janë të dëshpëruara dhe për këtë ka dhënë shembullin e ish shefit të antidriogës në Fier, arrestuar për dekonspirim të operacioneve e së fundi, sipas tij është bërë hero i opozitës e madje edhe presidentit.

    “Një kriminel, nga ata që policia e shtetit, ka pasur kurajën ti identifikojë në radhët e veta dhe ti pastrojë, një bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës që dekonspironte operacionet e policisë është bërë heroi i opozitës, edhe i kreut të shtetit, edhe ai, heroi që na kërkoka përgjigje ndërkohë që është në kërkim hetoi që nuk paraqitet në prokurori e të përgjigjet për akuzat, por ka ikur për azil politik pasi ka thyer vendimin e gjykatës. Mjafton kaq pwr tw kuptuar se sa poshtë ka rënë si pazar, sa e ulët është bërë kjo lojë, sa e dëshpëruar është industria e baltës, ndërkohë që gjithçka sot u shfaq këtu, mori vulën e dy ambasadorëve nuk besoj se do cohen të thonë se ishin gënjeshtra, mos ta fusin ambasadorin amerikan te ligji për dekriminalizmin”- tha Rama.

    “Besimi që më mban në këtë betejë që përtej konferencave, pallateve të mbledhjeve, gjuhëvë e lapsave, ka një popull që nuk ia ha qeni shkopin, unë i besoj shumë atij populli që është spektator i këtij teatri absurd ku policia lufton si kurrë më parë me krimin, drogën, e korrupsionin dhe është e akuzuar si asnjëherë më parë, jo vetëm nga opozita, por një sërë segmentesh që shqetësohen shumë edhe për informalitetin, vendosjen e rendit në energji, ndalimin e ndërtimeve pa leje”- tha Rama.

    “Ju them të mos dëgjojmë askënd, asnjë nga ata që përpiqen të hedhin baltë e të vënë pengesa, aty ku dhëmb më shumë, ku sulmi është më i rëndë te goditja e figurës morale të njeriut dhe duke u përpjekur aty ku gjithmonë kanë synuar kastat e korruptuara jemi të gjithë njësoj, të lidhur me krimin, të zhytyr në drogë, nëse fiton ky perceptim fiton pala që ka më pak të drejtë, është e provuar, makinat e baltës për këtë janë ngritur, janë intensive sa herë që një qeveri merr përsipër të godasë aty ka gjenerohen para të paligjshme, duke e kuptuar me kohë se është e kotë të dëgjosh, sa më shumë dëgjon aq më shumë dekurajohesh mos i dëgjoni, ndihuni krenarë për sa keni bërë”- tha ai.

    Panorama

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish shefi i Antidrogës: "Ministri Tahiri, koka e trafikut të drogës në Shqipëri"

    Basha: Tahiri, ky pinxho i krimit, taksist i drogës

    Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha ka theksuar edhe nje here domosdoshmerine e zbatimit dhe nisjes se menjehershme te proesit te dekriminalizimit, pasi sipas tij, vonesa e metejshme do shkaktoje mosbindje civile.

    “Sot i takon shqiptarëve tu dalin zot e të marrin në dorë fatin e kërcënuar të aleancës me demokracitë demokratike. Rivendosja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme ëhstë beteja jonë në rendin e dites. Fillon me deriminalizimin e do finalizohet kur te ekzistojë vullneti për të bërë zgjedhje sipas standarteve evropiane, ky është kushti për të nisur një histori të re, për të hapur rrugën evropianizimit të vendit”.

    Kreu i demokrateve nenvizoi se qeveritaret nuk po shprehin asnje shenje pendese dhe permiresimi te situates.

    “Asnjë pendesë, rrahje shpatullash ndaj personave me rekorde kriminale që presioni ndërkombëtar i detyron të largohen. Asnjë ndjesë. Rama ëstë krenar për përzgjedhjen e Prengës, Ndokës e Frrokut, kjo është e papranueshme. ne s’do pranojmë më zvarritje, testi është ligji, Rama është para këtij testi, per te pare nëse zgjedhjet e tij janë vetëm marrëzi e tij, apo nëse ai është vetë kumbari ku lidhen fijet e krimit në vend. Fillimi menjëhere i zbatimit të ligjit , kjo ndan shapin nga sheqeri”.

    Sipas Bashës, ‘faktet janë aty dhe skema më e madhe e mashtrimit do shqyrtohen e do vënë para ligjit e përgjegjësisë kryetarin e parlamentit herët a vonë’.

    Për Saimir Tahirin, dhe akuzat për lidhjet e tij me drogën, Basha ka këtë përgjigje:

    “…ky pinxho i krimit, ky taksist i drogës, u merr shpirtin shqiptarëve për një kupon,..nuk mban më, revolta po derdhet dhe shkaktar është kryeqeveritari i shkeljes së standarteve.
    ora ka ardhur…mosbindje civile….do qëndrojmë në krah të sipërmarrësve..po përfundojmë paketën tonë të shpëtimit …synimi është të sjellë lehtësim, sipërmarrja e lirë është lokomotiva”.

    Panorama

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish shefi i Antidrogës: "Ministri Tahiri, koka e trafikut të drogës në Shqipëri"

    PD i publikon siguracionin: Makina e drogës është në emër të Sajmir Tahirit

    Emri:  strazimiri.jpg

Shikime: 2920

Madhësia:  21.7 KB
    Deputeti Strazimiri sot ne konference per shtyp

    Deputeti Gent Strazimi nxorri në një konferencë shtypi siguracionin e makinës për këtë vit që figuron ende në emër të Tahirit.

    “Ja ku kemi sot, policën e sigurimit të mjetit, për vitin 2015-2016. Ja çfarë thotë dokumenti për audin AA003GB. Pronar, Saimir Tahiri. Mjafton ky mashtrim, ky deklarim i rremë, që Saimir Tahiri të largohet menjëherë nga funksioni e t’i nënshtrohet ndjekjes penale. Por ai është krenaria e Edi Ramës”, u shpreh Strazimiri në daljen para mediave.

    Sipas tij “edhe tani që flasim, ky njeri që pranon se makina e tij është përdorur nga trafikantë, por nxjerr një alibi që është edhe ajo krim, dhe mundohet ta mbyllë ciklin e paligjshmërisë me një mashtrim publik duke thënë se e ka shitur mjetin e tij AA003GB, pra ky njeri është në krye të rendit dhe zbatimit të ligjit. Ne ia provuam edhe dje me fakte se një vit pasi thotë që e ka shitur, ai shfaqet sërish si pronar i veturës së drogës në pikat e kalimit kufitar”.

    Emri:  Polica-e-sigurimit-te-makines-per-vitin-2015-2016-qe-tregon-se-makina-e-trafikut-AA003GB-eshte-p.jpg

Shikime: 2989

Madhësia:  37.8 KB

    Panorama

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish shefi i Antidrogës: "Ministri Tahiri, koka e trafikut të drogës në Shqipëri"

    AA003GB! Tahiri: Ua mora hua kushërinjve pasi ua shita

    Emri:  makina6.jpg

Shikime: 3226

Madhësia:  35.6 KB

    Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pranoi se kishte udhëtuar me makinën e tij edhe pasi atë ia kishte shitur kushërinjve të largët nga Vlora. Ai tha se për të mos abuzuar me makinat e ministrisë, e kishte marrë hua makinën për të ikur me pushime dhe më pas ua kishte kthyer.

    Në bazë të të dhënave të sistemit TIMS, të publikuara nga opozita, rezulton se ministri Tahiri ka dalë jashtë kufirit në muajin tetor të vitit 2014 me makinën e marrë hua.

    Po me këtë makinë, tre muaj pas shitjes në muajin maj, ka udhëtuar edhe babai i Tahirit.

    Gjithmonë sipas sistemit TIMS, makina e shitur është përdorur edhe nga bashkëshortja e ministrit dhe në muajin qershor edhe nga nëna e tij.

    Por, ministri Tahiri nuk shpjegoi faktin se blerësit e makinës së tij, kishin udhëtuar edhe para shitjes me makinën me targa AA003GB, që ishte pronë e tij, duke i kujtuar drejtuesit të emisionit se ai nuk gjendej në prokurori.

    Sipas ministrit, makinës nuk mund t’i ndryshohet pronësia për shkak të gjobës që nuk ka paguar, pasi është dënuar në formën e prerë me 20 milionë lekë gjobë për akuzën e shpifjes.

    Ministri tha se ka aplikuar për kredi që të paguajë gjobën e dënimit të dhënë nga gjykata.

    Pas kësaj deklarate, ka reaguar edhe Partia Demokratike.

    “Saimir Tahiri ka pranuar dje se makina e trafikut të drogës, taksia me imunitet, AA003GB, është pronë e tij dhe përdoret herë nga ai, herë nga kushërinjtë e tij habilaj.

    Pra ai e ndan makinën, si ministër i brendshëm që është, me një grup kriminal, të njohur mirë nga policia, të mbajtur nga policia nën vëzhgim, si trafikantët më të rrezikshëm të drogës në Jug.

    Duke nxjerrë alibi të reja, sa herë del në televizion ka një variant të ndryshëm për implikimin e tij, Tahiri mbrëmë u mundua të mbrohej duke thënë se habilajt i paska kushërinj të largët. Po, aq të largët, sa u lë makinën personale që ata të mos ndalohen nga policia e të kalojnë edhe në pikat e kalimit kufitar, dhe kur ata të mos kenë punë, makinën e drogës e merr sërish Saimiri.

    Makina përdoret për trafik dhe këtë e kanë konstatuar në punën e tyre vëzhguese oficerët e anti-drogës. Dhe për tiu dhënë edhe më shumë garanci e imunitet, vetë Saimir Tahiri, ministër i brendshëm shfaqet në timonin e kësaj makine, për t’iu treguar edhe një herë policisë e strukturave të zbatimit të ligjit se në fakt është ai pronar, drejtues i linjës AA003GB. U tregon policëve e strukturave të tjera që të rrinë larg kësaj makine, larg këtij grupimi kriminal, larg bandës së tij të drogës.

    Skandali i Tahirit po zmadhohet çdo ditë me alibitë që ai prodhon, dhe çdo variant që nxjerr është një krim i ri. Deri mbrëmë, ai mbrohej duke thënë se ka shitur makinën në të zezë, ka fshehur pasurinë. Pra ka bërë një krim më të lehtë se sa përfshirja direkte në trafikun e drogës. Por mbrëmë e pranoi vetë se e ka përdorur sërish narko-taksinë, AA003GB, edhe pse e paska shitur, duke u vetëdenoncuar si i implikuar në trafikun kriminal.

    Nuk ka më asnjë shteg shpëtimi për Saimir Tahirin.

    Duhet të largohet nga zyra e nga detyra që mban, që prokuroria të bëjë hetim të plotë e të pandikuar,” tha kreu i Departamentit të Sigurisë në PS, Enkelejd Alibeaj.

    MAPO

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Ish shefi i Antidrogës: "Ministri Tahiri, koka e trafikut të drogës në Shqipëri"

    Ministri Tahiri pastron rruget e Italise ne bore drogerash dhe jevgjish pos Faraonik. Kurse laboratore te vertete droge ketu nuk ka patur pervec firmave 'indiane' te cajit hashash qe jane per te ardhur turp.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •