Itali, zbulohen 500 kg marijuanë, në pranga një shqiptar
Policia italiane ka zbuluar në një magazinë në Romë 500 kilogramë marijuanë dhe ka vënë në pranga një shqiptar dhe një shtetas maroken.
Gjatë kontrollit u zbulua edhe një sasi e vogël kokaine prej 33 gramësh.
Në momentin e arrestimit, dy të ndaluarve iu gjetën 32 kilogramë kanabis sativa.
Sipas shtypit italian që i referohet autoriteteve policore, mësohet se droga vinte nga Ballkani dhe Shqipëria.
Policia italiane dyshon se bëhet fjalë për një organizatë të madhe kriminale që merret me trafikun e drogës. Po ashtu mësohet se substancat e drogës ishin fshehur mes disa ushqimeve.
Shqip
Krijoni Kontakt