Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Tahiri mashtron. Një vit pasi e shiti makinën, doli jashtë vendit me të/ DOKUMENTI

    “Një vit pasi ministri deklaron se e paska shitur makinën, Saimir Tahiri shfaqet në timon në pikën kufitare të Kapshticës pikërisht me audin AA003GB. Ja ku është dokumenti i sistemit TIMS”.

    Ka qënë kjo deklarata e Enkelejd Alibeajt, kreut të Departamentit të Sigurisë në PD që nga selia blu i ka kërkuar prokurorisë të nisë menjëherë hetimet ndaj Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për këtë fakt të ri, që e lidh atë me trafikantët e drogës.

    “Fakte të reja provojnë mashtrimin kriminal të Saimir Tahirit, në lidhje me makinën e drogës AA003GB, – tha Alibeaj. – Për të fshehur përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë në krim, në trafikun e drogës që bëhej me makinën e tij private nga kushërinjtë habilaj, Tahiri tha se e kishte shitur mjetin në nëntor të vitit 2013. E kishte shitur por nuk e kishte deklaruar, pra ministri kapet në informalitet. Por ja si është e vërteta.

    “Një vit pasi ministri deklaron se e paska shitur makinën, Saimir Tahiri shfaqet në timon në pikën kufitare të Kapshticës pikërisht me audin AA003GB. Ja ku është dokumenti i sistemit TIMS”.

    Ka qënë kjo deklarata e Enkelejd Alibeajt, kreut të Departamentit të Sigurisë në PD që nga selia blu i ka kërkuar prokurorisë të nisë menjëherë hetimet ndaj Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për këtë fakt të ri, që e lidh atë me trafikantët e drogës.

    “Fakte të reja provojnë mashtrimin kriminal të Saimir Tahirit, në lidhje me makinën e drogës AA003GB, – tha Alibeaj. – Për të fshehur përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë në krim, në trafikun e drogës që bëhej me makinën e tij private nga kushërinjtë habilaj, Tahiri tha se e kishte shitur mjetin në nëntor të vitit 2013. E kishte shitur por nuk e kishte deklaruar, pra ministri kapet në informalitet. Por ja si është e vërteta.

    3-Dokumenti i TIMS qe tregon se Saimir Tahiri e kishte makinen ne zoterim, kaloi ne pikat kufitare me te, nje vit pasi deklaroi se e kishte shitur.
    1-Dokumenti i TIMS qe tregon se Saimir Tahiri e kishte makinen ne zoterim, kaloi ne pikat kufitare me te, nje vit pasi deklaroi se e kishte shitur.
    2-Dokumenti i TIMS qe tregon se Saimir Tahiri e kishte makinen ne zoterim, kaloi ne pikat kufitare me te, nje vit pasi deklaroi se e kishte shitur.


    Me 30 gusht të vitit 2014, një vit pasi ai deklaron se e paska shitur makinën, Saimir Tahiri shfaqet në timon në pikën kufitare të Kapshticës pikërisht me audin AA003GB. Ja ku është dokumenti i sistemit TIMS, e keni edhe në ekran.
    Më herët, me 16 gusht po të vitit 2014, Saimir Tahiri dhe e famshmja AA003GB, shfaqen në pikën kufitare të Qafë Botës.
    Dhe me 29 gusht të vitit 2014, sërish në Kapshticë, Saimir Tahiri me audin e tij AA003GB.

    Ja pra këto janë faktet. Saimir Tahiri nuk e ka shitur makinën. Ajo është prona e tij, dhe me të zhvillohet linja e trafikut të drogës, AA003GB.

    Kur makinën e tij private nuk e përdorin kushërinjtë e tij Habilaj, kontigjentë policie, të njohur si trafikantët më të mëdhenj të drogës në Vlorë, e përdor Ministri i Brendshëm.

    Ky mashtrim publik vërteton edhe një herë implikimin e drejtpërdrejtë të Saimir Tahirit në trafikun e drogës, madje komandimin e kësaj linje, pasi përdorimi i makinës së ministrit, është licencë, është imunitet, është garanci e paprekshmëri për bandën.
    Saimir Tahiri po krijon alibi e gënjeshtra pa fund për këtë histori. Por ngado që rrotullohet ai është në krim.

    Edhe varianti i tij për ti ikur krimit të drogës, me shitjen e makinës por mosdeklarimin e saj, për shkak të vendimi gjyqësor ndaj tij, është një shkelje e rëndë. Tjetërsimi i këtij sendi me vullnet (pra shitja e makinës) nga debitori, edhe pse është në dijeni të faktit se ajo është bllokuar për efekt të përmbushjes së detyrimit gjyqësor, përben vepër penale të parashikuar në nenin 320 të Kodit Penal.

    Konkretisht, dispozita penale parashikon si më poshtë:

    Neni 320:
    Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës
    “Fshehja, tjetërsimi, konsumimi, dëmtimi apo shkatërrimi i sendeve për të cilat është marrë një vendim prej gjykatës, ose kryerja e veprimeve të tjera të bëra me qëllim që të mos ekzekutohet ose të pengohet ekzekutimi i vendimit gjyqësor, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.”.

    Qartësisht shitja e makinës është një veprim i bërë për të penguar ekzekutimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë. Pra për të penguar drejtësinë.

    Si rregull, qoftë edhe vetëm pas këtij deklarimi publik Prokuroria duhet të kishte nisur menjëherë marrjen nën përgjegjësi penale të Ministrit të Brendshëm, për konsumimin e veprës penale të parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal. Në këtë rast, nuk ka as nevojë për hetime të thelluara, duke qenë se deklarimi është bërë nga vetë Ministri i Brendshëm, i cili është vetëinkriminuar.

    Ja ku jemi pra.

    Ministri i Brendshëm i zhytur në krim, në shkelje ligji, në mashtrim publik.

    Saimir Tahiri duhet të largohet menjëherë nga detyra, e të hetohet plotësisht dhe deri në fund.

    Çdo orë më shumë në detyrë, është një orë me shumë në pushtet, e krimit, e antiligjit,”përfundoi Alibeaj.

    Emri:  image.jpg

Shikime: 284

Madhësia:  32.6 KB
    Emri:  image.jpeg

Shikime: 284

Madhësia:  14.7 KB
    Emri:  image.jpeg

Shikime: 237

Madhësia:  14.2 KB

    Syri.net
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 21-09-2015 më 09:41
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Tahiri mashtron. Një vit pasi e shiti makinën, doli jashtë vendit me të/ DOKUMEN

    O zotni Alibeaj,

    e keni lodh popllin aq shuuuuum me denoncime por pa t'ndeshkuar, saqe tashi si bejn me efekt.....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Tahiri mashtron. Një vit pasi e shiti makinën, doli jashtë vendit me të/ DOKUMEN

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    O zotni Alibeaj,

    e keni lodh popllin aq shuuuuum me denoncime por pa t'ndeshkuar, saqe tashi si bejn me efekt.....
    Nuk te denon politika, por gjykatat...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Tahiri mashtron. Një vit pasi e shiti makinën, doli jashtë vendit me të/ DOKUMEN

    Tahiri jo vetëm që s’e ka shitur makinën, por e ka siguruar dhe për 2016-ën/ FAKTET

    Ministri i Brendshëm Saimit Tahiri, jo vetëm që nuk e ka shitur makinën me të cilën lëvizin trafikantët e drogës, por ja tek ka dhe policën e sigurimit të saj deri në vitin 2016 me emrin e vet.

    Me këtë fakt të ri ka dalë sot deputeti Gent Strazimiri para medias, duke treguar policën e sigurimit të makinës, për të cilën ministri thotë se nuk ka më lidhje, por që sipas PD, përdoret për trafik droge.

    “A mund të ndodhë që një Ministër i Brendshëm të kapet i përfshirë në trafik droge me mjetin e tij privat, të pranojë publisht se ka shmangur ligjin, ka fshehur pasurinë, dhe të mashtrojë faqe mbarë opionionit publik, dhe sërish të vazhdojë të qëndrojë në detyrë? Kjo po ndodh me Saimir Tahirin, – tha Strazimiri.

    “Edhe tani që flasim, ky njeri që pranon se makina e tij është përdorur nga trafikantë, por nxjerr një alibi që është edhe ajo krim, dhe mundohet ta mbyllë ciklin e paligjshmërisë me një mashtrim publik duke thënë se e ka shitur mjetin e tij AA003GB, pra ky njeri është në krye të rendit dhe zbatimit të ligjit.

    Ne ia provuam edhe dje me fakte se një vit pasi thotë që e ka shitur, ai shfaqet sërish si pronar i veturës së drogës në pikat e kalimit kufitar. Gënjen paturpësisht. Nuk e ka shitur.

    Ja ku kemi sot, policën e sigurimit të mjetit, për vitin 2015-2016. Ja çfarë thotë dokumenti për audin AA003GB. Pronar, Saimir Tahiri.

    Mjafton ky mashtrim, ky deklarim i rremë, që Saimir Tahiri të largohet menjëherë nga funksioni e t’i nënshtrohet ndjekjes penale. Por ai është krenaria e Edi Ramës, – theksoi deputeti. – Jo pse gënjen publikisht, por më shumë e bën Ramën të ndihet krenar për linjat e drogës që ai komandon vetë. Ka instaluar linjën e tij Saimir Tahiri me habilajt e bandat e tjera të narko-trafikut. Linja AA003GB, që është kthyer në simbol, madje identitet të kësaj qeverie. Pronar i makinës Saimir Tahiri. Pronar i drogës Saimir Tahiri.”

    Emri:  Polica-e-sigurimit-te-makines-per-vitin-2015-2016-qe-tregon-se-makina-e-trafikut-AA003GB-eshte-p.jpg

Shikime: 156

Madhësia:  41.2 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •