Rishikimi i buxhetit, Cani: Rënia e të ardhurave jo nga evazioni, Bode: Argumenta qesharake
Komisioni i Ekonomisë miratoi rishikimin e buxhetit për vitin 2015 vetëm me votat e mazhorancës. Akti normativ i buxhetit, shkurton me 22.4 miliardë lekë planin e të ardhurave nga tatimet dhe doganat.Minsitri i Financave Shkëlqim Cani shpjegoi para deputetëve faktorët të cilët ndikuan në mos realizimin e të ardhurave.
Shkëlqim Cani: Faktorët bazë që kanë ndikuar janë faktorë jashtë mundësive të qeverisë. Së pari një grup është rënia drastike e cmimit të karburanteve si dhe të mineraleve. Faktori tjetër ka të bëjë me zhvillimin në sektorin e energjisë.
Mos realizimi i të ardhurave ishte një nga çështjet që shkaktoi më shumë debat në mbledhjen e komisionit. Ish ministri i Financave dhe kryetari i komisioit u përfshine në një debat të ashpër.
Ridvan Bode: Për ato investime, për ato dyfishim pensionesh, dyfishim pagash, për ato dhjetra e qindra shkolla e qendra shëndetësore.
Kreu i komisionit të ekonomisë kërkoi ndërhyrje në tregun e prodhimit të cigareve duke aurgemtaur se ky sector ndodhet krejtësisht në zonë informale.
Erion Braçe: Duhet të shkojë deri në fund te të gjithë ata që kanë suport politik dhe që kanë ngritur fabrikat e tyre në Malësinë e Madhe dhe që paratë i kanë përdorur në zgjedhje.
Aksioni kundër informalitet u konsiderua si një mundësi efikase e mirë për të rritur të ardhurat në buxhet.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt