Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama vë në shënjestër bizneset e vogla: "Luftë informalitetit!"

    Operacioni ndaj informalitetit të biznesit, Rama: Shqipëria është në “gjendje lufte”

    Kryeministri Rama tha se Shqipëria është në gjendje lufte për sa i përket informalitetit që është rrënjosur në vend. Ai tha se qeveria e tij nuk do të ndalet deri në çrrënjosjen e fenomenit të evazionit fiskal, ndonëse rruga është mjaft e vështirë.

    “Aksioni për zhdukjen e evazionit fiskal, është një rrugë mjaft e vështirë dhe të tjerët para nesh dështuan sepse menduan për zgjedhjet e radhës. Kështu u rrënjos në mendjen e shqiptarëve ideja se ky vend nuk bëhet dot.

    Sot bien dakord të gjithë, që ka filluar që të vijë ‘era’ shtet, por duhet një punë kolosale dhe pjesë e rëndësishme e kësaj është operacioni që nisëm sot, një operacion në mbrojtje të konsumatorit dhe biznesit që paguan taksat dhe kundër fenomenit të hajdutërisë.

    Gjatë këtyre 21 muajve të fundit është konstatuar një rritje e madhe e kuponëve tatimorë dhe uljes së punës së zezë. Ende nuk ia kemi dalë, por është faza kur kalojmë në një fazë të re, në luftën kundër informalitetit. Me këtë fenomen, Shqipëria është në gjendje lufte”, u shpreh Kryeministrit.

    Shqip

  2. #12
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Rama vë në shënjestër bizneset e vogla: "Luftë informalitetit!"

    jam kurioz si do veprohet me shitesit e farave te luledielli e te kungullit? si mendoni do taksohen edhe ata?Kemi qeveri per Zotin jo llogje

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Rama vë në shënjestër bizneset e vogla: "Luftë informalitetit!"

    600 grupe pune me te pakten nga 2 vete bejne 1200 punonjes shteti.
    rroga e tyre do jete minimalisht 400000 te vjetra ne muaj+ 120000 siguracionet pra 520000 te vjetra per secilin ne muaj.
    1200 x 520000 = 624.000.000 leke te vjetra cdo muaj.
    Per sa muaj do vazhdojne keto grupe??
    Le te themi se do vazhdojne per 10 muaj qe bejne 300 dite te qeverisjes.
    Atehere aritmetika na tregon se shteti do paguaje ne keto 300 dite 624000000 x 10 = 6.240.000.000 leke te vjetra pra me shume se 6 miliard leke.
    A do mund te nxjerri shteti nga terrori mbi biznesin e vogel kaq para per te paguar ndjekesit e fushates se tij???.
    E gjitha kjo ne nje kohe qe vetem sikur njerit biznes te madh ti mblidhte detyrimet reale apo vetem 10 deputete te paguanin detyrimet e tyre ligjore mbi pasurine, do vilte kaq te ardhura.
    A thua se kjo eshte rruga e vetme per te bere shtetin???.
    Per ke do behet ky shtet?
    Per nje pakice te pasurish qe u pasuruan me rruge te pista???
    A do kene ndonjehere shtetin e tyre njerezit e ndershem?
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  4. #14
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120

    Për: Rama vë në shënjestër bizneset e vogla: "Luftë informalitetit!"

    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    600 grupe pune me te pakten nga 2 vete bejne 1200 punonjes shteti.
    rroga e tyre do jete minimalisht 400000 te vjetra ne muaj+ 120000 siguracionet pra 520000 te vjetra per secilin ne muaj.
    1200 x 520000 = 624.000.000 leke te vjetra cdo muaj.
    Per sa muaj do vazhdojne keto grupe??
    Le te themi se do vazhdojne per 10 muaj qe bejne 300 dite te qeverisjes.
    Atehere aritmetika na tregon se shteti do paguaje ne keto 300 dite 624000000 x 10 = 6.240.000.000 leke te vjetra pra me shume se 6 miliard leke.
    A do mund te nxjerri shteti nga terrori mbi biznesin e vogel kaq para per te paguar ndjekesit e fushates se tij???.
    E gjitha kjo ne nje kohe qe vetem sikur njerit biznes te madh ti mblidhte detyrimet reale apo vetem 10 deputete te paguanin detyrimet e tyre ligjore mbi pasurine, do vilte kaq te ardhura.
    A thua se kjo eshte rruga e vetme per te bere shtetin???.
    Per ke do behet ky shtet?
    Per nje pakice te pasurish qe u pasuruan me rruge te pista???
    A do kene ndonjehere shtetin e tyre njerezit e ndershem?
    Qeverite,cilado qofshin,e kapin gomarin nga bishti.
    Ky aksion normal qe eshte i domosdoshem por para se te vinte kjo duheshin ndermare shume aksione te tjera.
    Megjithate uroj te kete vazhdimesi dhe mos te nderpritet pas 3 muajesh sic ndodh rendom ne shqiperi.
    Atehere aritmetika na tregon se shteti do paguaje ne keto 300 dite 624000000 x 10 = 6.240.000.000 leke te vjetra pra me shume se 6 miliard leke.
    nuk ke llogaritur ato qe perfiton shteti,qeveria ekonomikisht dhe politikisht.

  5. #15

    Për: Rama vë në shënjestër bizneset e vogla: "Luftë informalitetit!"

    E vetmja e keqe e kesaj fushate eshte qe behet per propagande dhe nuk besoj se do vazhdoje gjate.

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama vë në shënjestër bizneset e vogla: "Luftë informalitetit!"

    “Lypësi me kasë”

    nga Bujar Kapexhiu

    Emri:  bujarkapexhiu.jpg

Shikime: 776

Madhësia:  57.8 KB

    Kjo është një nga karikaturat më të qarkulluara në rrjet nga i mirënjohuri Bujar Kapexhiu. E përgatitur për ‘Mapon’, ajo tregon një lypës me kasë fiskale, ndërsa përballet me kryeministrin dhe ministrin e Financave.

    Balkanweb

  7. #17

    Për: Rama vë në shënjestër bizneset e vogla: "Luftë informalitetit!"

    Ai me kase ne fakt duket si biznesmen budalla qe paguan tatimet dhe tani po humb biznesin se nuk mund te konkuroje me bizneset ilegale.

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama vë në shënjestër bizneset e vogla: "Luftë informalitetit!"

    Ja si duket kuponi tatimor i Dash Pezës

    Në kuadër të luftës kundër informalitetit, një denoncim interesant vjen në faqen Nisma Thurje.

    Denoncimi i Endrit Shabanit lidhet me një restorant në pronësi të deputetit socialist, Dash Peza.

    “Ndihme! Mbreme isha ne Peze, tek nje lokal qe mendohet se per disa vite ka sherbyer si shtepi per Kryeministrin. Po te shikoni NIPT-in ne QKR do shikoni se ne pronesi te kujt eshte lokali. Ne lokal kishte gati 500 kliente, perfshi edhe deputetin perkates te PS apo shume funksionare te tjere publik. Tani kam nevoje per ndihmen tuaj per te kuptuar a eshte tatimore kjo fature?! Une nuk besoj se Kryeministri yne te kete dy standarde: nje per deputetet e tij dhe nje per hallexhinjte qe perpiqen te mbijetojne permes biznesit te vogel. (Nuk po merrem me mashtrimin tjeter qe 30% e fatures eshte nje produkt misterioz – km event)” thuhet në denoncim.

    Emri:  indrit-shabani.jpg

Shikime: 315

Madhësia:  32.3 KB

    MAPO

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •