Paralajmërimi, Rama: Nga nesër, 600 grupe pune për 300 ditë qeverisje kundër informalitetit
Aksioni kundër informalitetit do të jetë kryefjala e 300 ditëshit të tretë të qeverisjes Rama.
Një ditë para nisjes së aksionit, Rama në mbledhje e parë të Komitetit Ekonomik Kombëtar që çeli dhe sesionin e ri politik theksoi edhe një herë se ky është një operacion për të rikthyer ekonominë në shinat e ligjshmërisë dhe jo një luftë ndaj biznesit.
Rama: “Kjo nuk është një luftë ndaj biznesit, por një betejë krah për krah me çdo konsumator familjar dhe çdo biznes të ndershëm që paguan detyrimet në këtë vend. Është një përpjekje jo për të shkuar pas të dobtëve në sferën e aktivitetit ekonomik dhe tregtar por të bërë të mundur në radhë të parë që të mëdhenjtë të veprojnë brenda kornizës së ligjit. Për të bërë të mundur që gjithkush të fitojë atë që fiton por jo të përfitojë duke vjedhur çka i takon shoqërisë dhe gjithë individëve ta marrin mbrapsht nëpërmjet investimit dhe shërbimeve të shtetit”.
Kryeministri bëri me dije edhe institucionet që do të përfshihen në këtë proces.
Rama: “Lufta ndaj informalitetit do të jetë kryefjala gjatë gjithë këtij 300 ditëshi të tretë të qeverisjes dhe do të harmonizojë qysh në fillim veprimet mes doganave, tatimeve, inspektoriatit të punës, policisë së shtetit. Të gjitha këto sëbashku nga njëra anë, padyshim në kordinim dhe bashkëpunim me prokurorinë dhe intensivisht në bashkëpunim dhe komunikim me konsumatorët dhe biznesin për të realizuar me cilësi një proçes që nuk është tentuar kurrë më parë në përpjekje për ti dhënë gjithkujt atë që meriton dhe për të bërë që gjithkush të kontribuojë në atë që i takon”.
Janë 600 grupe pune që do zbarkojnë në terren. Kryeministri u kujdes që tu bëjë të qartë kufinjtë punonjësve të shtetit.
Rama: “Janë 600 grupe që tanimë janë përcaktuar dhe janë plotësuar me përfaqësues të agjencive të ndryshme që do bëjnë punën në terren me orar të zgjatur dhe do bëjmë çmos që këto grupe të sigurojnë jo vetëm kryerjen e detyra të kontrollit, evidentimin e rasteve të informalitetit, ndjekjen dhe ndëshkimin rast pas rasti të këtij fenomeni, por dhe një sjellje jo armiqësore ndaj biznesit. Do të ishte fatale nëse operacioni do të merrte thjesht dhe vetëm një profil represiv. Ne do inkurajojmë vijimësisht bizneset dhe qytetarët që të denoncojnë çdo rast të sjelljes, të qasjes nda dokumentacionit apo veprmeve të gabuara, arbitrare të këtyre grupeve të punës dhe do marrim masa drastike ndaj kujdo që do cënojë natyrën dhe thelbin e këtij operacioni si dhe marrëdhëniet tona me sipërmarrjen”.
Plani operacional do të shoqërohet dhe me një paketë masash ligjore që pritet të kalojnë në Kuvend për ashpërsimin e masave ndëshkuese ndaj evazionit fiskal.
Rama: “Paralelisht me planin operacional kemi përgatitur dhe një paketë masash ligjore që do miratohen së shpejti në Kuvend për të rënduar ndëshkimet për të gjithë ata që përfitojnë për të bërë evazion, për të vazhduar të mbajnë në këmbë sistemin e skllavërisë së punës në të zezë dhe aq më keq për ata që nga brenda sistemit të taksave dhe tatimeve bashkëpunojnë për fshehjen e të ardhurave të bizneseve apo për të manipuluar bilancet e tyre. Të gjitha kërkojnë adresim të qartë dhe të prerë ligjor. Paketa e re ligjore në Kuvend do të na vijë në ndihmë. Informaliteti nuk është një fenomen shqiptar, ka dhe në BE. Por nëse në një vend të BE është 9%, në Shqipëri teorikisht mendohet 30%, por faktikisht është më i lartë”.
Shefi i qeverisë nënvizoi se qëllimi i këti aksioni nuk është vetëm mbledhja e të ardhurave,por edhe krijimin e një kulture demokratike rreth detyrimeve dhe të drejtave të gjithësecilit.
Rama: “Ne nuk e ndërmarrim këtë betejë thjesht dhe vetëm në funksion të domosdoshmërisë që shteti të ketë më shumë mundësi financiare për të investuar, ulur taksat, për të rritur rrogat dhe pensionet. Por e ndërmarrim këtë betejë edhe sepse të paguash taksat dhe të bësh të mundur që secili të paguajë atë që i takon është një çështje madhore e civilizimit demokratik”.
Pjesë nga fjalimi i Ramës
Kjo mbledhje e parë që çel dhe sesionin e ri politik i është kushtuar shtjellimit të planit operacional për luftën kundër informalitetit që e kemi paralajmëruar që përpara periudhës së verës dhe që hyn në një fazë terësisht të re, duke filluar nga dita e nesërme.
Ne besojmë që sot për ekonominë shqiptare, çdo konsumator dhe cdo biznes që ushtron aktivitet të ligjshëm dhe paguan rregullisht detyurimet është një domosdoshmëri që qeveria dhe shteti të bëjnë një hap të rëndëishëm dhe të vendosur përpara për të luftuar paligjshmërinë dhe çdo shfaqe të saj në çdo aktivitet dhe tregtar në Shqipëri dhe për ta vënë përfundimisht shtetin në krah të konsumatorit dhe mbrojtje të biznesit të ndershëm.
Kemi besimin e palëkundur që tanimë kemi një plan të mirëstudiuar për t’iu përgjigjur me efektshmëri dhe për të siguruar një qëndrueshmëri afatgjatë në fitoren e kësaj sfide. Ky është një operacion i ngjashëm në thelb dhe efekt me atë të energjisë, mbrojtjes së territorit, ndarjes në sistemin e arsimit mes atyre që ushtrojnë një aktivitet të ligjshëm si subjekte private. Atyre që deri dje e kishin kthyer sistemin në një hapësirë abuzivizmi dhe tregtie me diplomat.
Lufta ndaj informalitetit do të jetë kryefjala gjatë gjithë këtij 300 ditëshi të tretë të qeverisjes dhe do të harmonizojë qysh në fillim veprimet mes doganave, tatimeve, inspektoriatit të punës, policisë së shtetit. Të gjitha këto sëbashku nga njëra anë, padyshim në kordinim dhe bashkëpunim me prokurorinë dhe intensivisht në bashkëpunim dhe komunikim me konsumatorët dhe biznesin për të realizuar me cilësi një proçes që nuk është tentuar kurrë më parë në përpjekje për ti dhënë gjithkujt atë që meriton dhe për të bërë që gjithkush të kontribuojë në atë që i takon.
Kjo nuk është vetëm një përpjekje që ka të bëjë me të ardhurat, kontributet dhe ekonominë, por një përpjeke që ka të bëjë me shtetbërjen në një proçes pakthim që është proçesi i kalimit të Shqipërisë nga një vend i rrënuar institucionalisht si ai që trashëguam në një vend anëtar të BE. Meqenëse kjo fjalë ndiqet dhe përmes mediave, nuk besoj se është e nevojshme për të folur se cilat janë pasojat e tmerrshme të ekonomisë informale mbi biznesin, konsumatorin, bazën tatimore të vendit, sistemin ligjor dhe demokratik të vendit.
Ne nuk e ndërmarrim këtë betejë thjesht dhe vetëm në funksion të domosdoshmërisë që shteti të ketë më shumë mundësi financiare për të investuar, ulur taksat, për të rritur rrogat dhe pensionet. Por e ndërmarrim këtë betejë edhe sepse të paguash taksat dhe të bësh të mundur që secili të paguajë atë që i takon është një çështje madhore e civilizimit demokratik.
Kjo nuk është një luftë ndaj biznesit, por një betejë krah për krah me çdo konsumator familjar dhe çdo biznes të ndershëm që paguan detyrimet në këtë vend. Është një përpjekje jo për të shkuar pas të dobtëve në sferën e aktivitetit ekonomik dhe tregtar por të bërë të mundur në radhë të parë që të mëdhenjtë të veprojnë brenda kornizës së ligjit. Për të bërë të mundur që gjithkush të fitojë atë që fiton por jo të përfitojë duke vjedhur çka i takon shoqërisë dhe gjithë individëve ta marrin mbrapsht nëpërmjet investimit dhe shërbimeve të shtetit.
Nëse ne jemi të vendosur që të mos lejojmë shitjen e asnjë malli dhe ofrimin e asnjë shërbimi pa kuponin tatimor, kjo nuk do të thotë se ne po bëjmë një betejë kundër atyre bizneseve të vogla që shesin mall apo ofrojnë shërbime, por sepse bizneset e vogla janë hallka e fundit e një zinxhiri që fillesën e saj e ka te kompanitë e mëdha, tregtarët e shumicës, distributorët e mallrave të vlerës, pra aty ku është vëllimi më i madh i fitimit. Sot jemi ende në një borxh jo të vogël me të gjithë ata që paguajnë rregullisht taksat.
Kjo bazë të ardhurash nuk na garanton që të mendojmë për ulje taksash apo rritje pagash dhe pensionesh. Çdo konsumator duhet ta ketë të qartë që kur kërkon kuponin tatimor nuk bën asgjë vetëm i shërben vetvetes dhe familjes së tij.Kjo vlen për ata që janë në sektorin publik dhe privat.
Ky është një oepracion që synon patjetër uljen e taksave dhe rritjen e rrogave, por ama mbi një bazë shumë solide të ardhurash pa cënuar atë stabilitet makroekonomik dhe atë proçes konsolidimi financiar që e kemi ndërmarrë në bashkëpunim me FMN.
Paralelisht me planin operacional kemi përgatitur dhe një paketë masash ligjore që do miratohen së shpejti në Kuvend për të rënduar ndëshkimet për të gjithë ata që përfitojnë për të bërë evazion, për të vazhduar të mbajnë në këmbë sistemin e skllavërisë së punës në të zezë dhe aq më keq për ata që nga brenda sistemit të taksave dhe tatimeve bashkëpunojnë për fshehjen e të ardhurave të bizneseve apo për të manipuluar bilancet e tyre. Të gjitha kërkojnë adresim të qartë dhe të prerë ligjor. Paketa e re ligjore në Kuvend do të na vijë në ndihmë. Informaliteti nuk është një fenomen shqiptar, ka dhe në BE. Por nëse në një vend të BE është 9%, në Shqipëri teorikisht mendohet 30%, por faktikisht është më i lartë.
Janë 600 grupe që tanimë janë përcaktuar dhe janë plotësuar me përfaqësues të agjencive të ndryshme që do bëjnë punën në terren me orar të zgjatur dhe do bëjmë çmos që këto grupe të sigurojnë jo vetëm kryerjen e detyra të kontrollit, evidentimin e rasteve të informalitetit, ndjekjen dhe ndëshkimin rast pas rasti të këtij fenomeni, por dhe një sjellje jo armiqësore ndaj biznesit. Do të ishte fatale nëse operacioni do të merrte thjesht dhe vetëm një pofil represiv. Ne do inkurajojmë vijimësisht bizneset dhe qytetarët që të denoncojnë çdo rast të sjelljes, të qasjes nda dokumentacionit apo veprmeve të gabuara, arbitrare të këtyre grupeve të punës dhe do marrim masa drastike ndaj kujdo që do cënojë natyrën dhe thelbin e këtij operacioni si dhe marrëdhëniet tona me sipërmarrjen.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt