Close
Faqja 9 prej 16 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 155
  1. #81
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Postime
    147
    SHBA-Pranon se sulmet jane te organizuara.
    Pranimi nga Gjenerali John Abizaid se SHtetet e Bashkuara po perballen me nje lloj lufte rajonale te organizuar guerilase eshte nje ndryshim ne qendrimin amerikan ndaj sulmueseve ne Irak.
    vetem dy dite me pare,kreu i administrates ne Irak tha se nuk besonte se sulmet ndaj forcave amerikane drejtoheshin nga ndonje organizate.
    Ish-ndihmsi i sekretares se shtetit se Amerikes XHejms Rubin,thote se ne konfliktin ne Irak lufta ende nuk ka perfunduar
    "Kjo eshte nje lufte qe vazhdon,panevarsisht nese e quani lufte guerilase ose kryengrietje,....Ne jemi ne fazen e dyte te luftes:
    faza e pare ishte lufta kur Sadami humbi pushtetin,faza e dyte eshte lufta me ate qe ka mbetur nga regjimi i Sadamit,gje qe do te kerkoje trupa,para dhe kohe:_tha ish syrtari i larte i Amerikes.
    Sulme te kordinuara.
    Sulmet ne Irak ndaj forcave te koalicionit sa vijne dhe po shtohen,
    sipas nje zedhensi ka mesatarisht 13 sulme ne dite.Keta lloj sulmesh jane nje shenje qe tergojne se keto sulme behen nga nje strukture e organizuar relativisht mire.
    Pozicionet nga behen keto sulme jane te zgjedhura mire,perzgjidhen objektiva te ashtu-quajtura te buta,dhe rruget e largimit janete sigurta.Ne te shkuaren amerikanet e kishin hedhur poshte idene se gruper qe kryejne keto sulme ishin te organizuara nga lart. tani ata besojne se ka te pakten nje lloj koordinimi rajonal.Kjo ngreh nevojen qe operacionet ushtarake te mbeshteten nga puna zbuluese.
    (mendimi im)Une mendoj qe me te vertete situata e pas luftes ne Irak eshte shume e veshtire dhe sic eshte shprehur edhe ish sekretari i shtetei te Amerikes XHejmes Rubin faza ne te cilen ndodhet Iraku do te kerkoje me shume trupa, para dhe kohe,por jam i bindur qe Amerika do ti dali mbane pasi i ka te tre keto faktore(trupa,para,kohe).

    RANDI
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

  2. #82
    Headhunter
    Anėtarėsuar
    11-07-2003
    Vendndodhja
    Gostivar- Iliride
    Postime
    13
    Hej ma mire osht qe ne te mirremi me problemet tone se edhe ashtu kena mjaft se sa te shikojm punet e huaj , zaten na Shqiptaret gjithmon in fusim hundet aty ku nuk duhet ......
    SHQIPERIA E MADHE

  3. #83
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Postime
    147
    Postuar mė parė nga Asessino
    Hej ma mire osht qe ne te mirremi me problemet tone se edhe ashtu kena mjaft se sa te shikojm punet e huaj , zaten na Shqiptaret gjithmon in fusim hundet aty ku nuk duhet ......
    O qor a nuk e she temen se per cfare behet fjale.....
    Po ta shikosh me me vemendje forumin shqiptar do te shikosh se ne forum ke nje duzine te mire me tema qe trajtojne problemet shqiptare. .....nejse ti je i ri dhe te falet....

    RANDI
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

  4. #84
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Iraku i pasluftes rezervoi surprizat e veta per amerikanet. Mediat po i meshojne se tepermi mos-gjetjes ende te armeve te shfarrosjes ne mase pasi kjo per mediat dhe per kritiket e luftes perben edhe surprizen me te madhe. Per administraten Bush dhe per autoritetet amerikane ne Bagdat, surpriza me e madhe ishte gjendja tejet e amortizuar e infrastruktures se Irakut. 80% e irakianeve nuk kishin as uje te pijshem te bollshem, as kanalizime te ujrave te zeza ne shtepite e tyre. Rrjeti energjitik dhe ai i nxjerrjes, perpunimit dhe transportimit te naftes eshte po ashtu tejet i amortizuar. Te gjitha te ardhurat e rregjimit te Sadam kane shkuar ose per ushtrine ose per pallatet e tij lluksoze.

    Kjo ka bere qe administrata Bush ne Irakun e pasluftes te gjeje nje gjendje me te veshtire se sa pritej. Prioritetet e administrates jane:

    1. Vendosja e sigurise ne vend

    Siguria eshte vendosur ne 90% te territorit te vendit dhe ushtaret amerikane nuk kane hasur ne asnje lloj rezistence si ne jug apo ne veri te vendit ku jetojne respektivisht shiajt dhe kurdet. Problemet e sigurise kane lindur ne Perendim te Bagdatit dhe rreth Tikrit ku jetojne kryesisht popullsi Suni, mbeshtetes se rregjimit te Sadam Husein. Te gjitha sulmet guerrile ndaj amerikane kane ndodhur ne kete zone. Lufta guerile eshte e formes se goditjes me arme te lehta ose raketa krahu rreze shkurter dhe pavaresisht se mund te jene incidente te izoluara te vene ne jete nga grupe te vegjel njerezish, keto incidente kane sjelle humbje jetesh ne rradhet e ushtareve amerikane.

    Pergjigjia qe amerikanet po i japin luftes guerrile eshte ne dy fronte: fronti i pare jane kontrollet e befasishme te njerezve te dyshuar si besnike te Sadam Husein ose anetare te partise Bathiste. Kjo ka cuar ne shume arrestime dhe ne zbulimin e skemes se si kjo lufte guerrile eshte organizuar. Njerez te vecante (ne shumicen e rasteve klerike te mirenjohur) kane patur nen kontroll arme dhe shuma te medha parash qe i kane perdorur per te rekrutuar njerez te gatshem per te sulmuar amerikanet ne shkembim te nje shume parash. Fronti i dyte po luftohet duke rekrutuar police dhe ushtare irakiane. Plani eshte qe patrullimi i qyteteve kryesore te behet vete nga policet irakiane te cileve u jane ofruar te gjitha mjetet per te kryer detyren nga administrata amerikane. Egziston gjithashtu nje plan qe eshte ne fillimet e tij per krijimin e nje ushtrie prej 12000 irakianesh te trajnuar dhe armatosur te cilet do te dalin nga rradhet e 250000 ushtarakeve te liruar te ushtrise se Sadam Husein. Keta ushtarake te liruar kane marre edhe rrogen e tyre te pare, nje shume prej $100 te paguar nga administrata amerikane e cila u ka premtuar vazhdimin e pageses se pensionit ne muajt qe do te vine. Perpara marrjes se pensionit, cdo ushtarak duhet te hedhi firmen ne nje dokument ku ai denoncon rregjimin e Sadam Husein dhe betohet se nuk eshte me anetar i partise bathiste. Ne Washington po behen plane per te derguar disa kompani private per te perzgjedhur dhe trajnuar ushtaret dhe policet irakiane, pasi hapi me te cilin po ecen procesi nuk eshte shume i kenaqshem. Plani eshte qe brenda 1 viti Iraku te kete ushtrine e vet qe do te jete ne gjendje te mbroje qeverine e re te Irakut.

    2. Furnizimi me uje, energji elektrike dhe ushqim ne gjithe vendin.

    Sic e thashe edhe me lart, Iraku i paraluftes ishte ne nje gjendje teper te keqe persa i perket mireqenies se njerezve dhe infrastruktures ne vend. Nje numer i madh njerezish nuk kane uje ne banesat e tyre keshtu qe mbi forcat amerikane bie bara e furnizimit me uje te pijshem te shume zonave rurale ne Irak. Rrjeti energjitik u demtua nga lufta dhe eshte teper i amortizuar. Po punohet ne kete drejtim dhe sikur gjendja te mos ishte serioze sa duhet, amerikanet duhet te perballen edhe me aktet e sabotimit ne rrjetin energjitik nga besniket e Husein qe duan te pengojne ne cdo menyre punen e amerikaneve, edhe pse prekin direkt interesat e irakianeve qe ngelen pa drita.


    3. Krijimi i nje sistemi te ri politik pluralist nga i cili do te lindi nje qeveri tranzitore irakiane qe do ta coje vendin ne zgjedhje.

    Ne planin politik, risia me e fundit ne Irak eshte ngritja e Keshillit Kombetar te Irakut, qe perbehet nga nje grup politikanesh irakiane te ethnive te ndryshme midis tyre edhe klerike. Ky grup u tubua me kerkesen e Paul Bremer qe eshte administratori amerikan i Irakut. Misioni i Keshillit Kombetar eshte adresimi i disa problemeve akute dhe perpilimi i nje kushtetute e cila do te hidhte themelet e nje sistemi te mirefillte politik. Pas perpilimit te kushtetutes, Iraku mund te kete edhe qeverine e tij te pare qe do te marri ne dore frenat e qeverisjes se vendit dhe cuarjen e vendit drejt zgjedhjeve parlamentare. Keshilli ka marre persiper perpilimin e kushtetutes brenda 6 muajve keshtu qe zgjedhjet jane planifikuar te mbahen vitin qe vjen.

    4. Riaktivizimi me kapacitet te plote i nxjerrjes dhe eksportit te naftes, ne menyre qe qeveria e re ti investoje keto te ardhura per projektet rindertuese.

    Nje sasi nafte irakiane ne portet turke u eksportua per here te pare pas perfundimit te luftes por kjo nuk do te thote se Iraku po eksporton nafte. Rrjeti i naftes ne vend eshte teper i amortizuar dhe i demtuar nga sabotimet e vete njerezve te Husein. Jane keto sabotime qe i kane frenuar planet per eksport te naftes. Sipas ministrit te jashtem te naftes ne Irak, Iraku ka nevoje per nje investim 1 miliard dollare dhe 18 muaj kohe per te kapur kapacitetin e plote te eksportit te naftes. Eksporti i naftes eshte teper i rendesishem pasi do te jete burimi kryesor financiar i rindertimit te jetes se re te irakianeve.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #85
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Hahahahahahaha...........
    c“te ben per te qeshur
    hahahahahahahahaha.........
    kodosh i madh je per bese

    Habitet Dulja se infrastruktura e Irakut na qenka shkaterruar.

    Joooo more na qenkan surprizuar amerikanet, se 80 % e irakeneve na dhjesin perjashta?????!!!!!!

    Per mendimin tim mire eshte te ngrejme nje komision te pavarur (akoma ne litar) per te analizuar se nga erdhi shkaterrimi i infrastruktures se Irakut dhe per ta bere sa me pluralist dhe te besueshem, ne kete komision te marrin pjese, pervec aleateve si: Luan Hajdaraga nga Shqiperia, Mutabo Bugabundi nga Etiopia, edhe anetare te komuniteteve te tjera te pavarura (gjithmone ne litar) si marsiani Wbtnermash Cofhtisdjr etj.
    Kjo do te na siguroje me tutje nga surprizat e tjera.

    Meqe irakenet nuk kane "Arme te Shkaterrimit ne Mase" dhe po dhjesin perjashta:

    "Lets nuke those bastards motherf!ke?s! They are polluting our air!"
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  6. #86
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    IRAKU DHE KRIZA E AMERIKES ME TURQINE

    Nga Hajro Limaj

    Drejtor i Institutit te Politikave te Sigurimit Kombetar

    Forcat Amerikane te dislokuara ne Irak,me daten 4 korrik arrestuan ne Irakun Verior, ne Sylejmanije 11 ushtarake te Forcave Speciale te ushtrise turke. Me tu informuar, qeveria turke reagoi ashper nepermjet kryeministrit te saj Erdogan dhe shefit te Shtabit te Pergjithshem Gjeneral-armate Özkek duke u kerkuar Shteteve te Bashkuara te Amerikes lirimin e menjehershem dhe pa kushte te ushatarakeve te saj. Ne kete gjendje krize Amerika dergoi ne Ankara komandantin suprem te Forcave Aleate te NATO-s dhe komandant i Forcave Amerikane ne Europe, gjeneral-armate James Jones, i cili vazhdoi diskutimet zyrtare qe kishte filluar me pare amabasadori amerikan Pearson ne Turqi. Me kete ngjarje, tashme i njohur si " ngjarja e Sylejmanijes" disa analiste turq dhe te huaj, duke vleresuar ndjenjen e theksuar te ruajtjes se dinjitetit kombetar qe reflekton historikisht shteti dhe populli turk dhe krenarine e vecante qe mbart ushtria e saj nepermjet opinioneve te tyre ne gazetat kryesore sic jane "Milliyet","Hürriyet" dhe "Sabah" u shprehen se partneriteti strategjik qe ekzistonte midis Ankarase dhe Uashingtonit vdiq plotesisht.Keto vleresime te analisteve u perforcuan edhe me teper kur Komandanti i Forcave te Armatosura te Turqise, gjeneral -armate Hilmi Özkek ne takimet e zhvilluara me dy perfaqesuesit e mesiperm amerikane nenvizoi se "kjo ndodhi ka te beje me dinjitetin kombetar dhe dinjitetin e Forcave te Armatosura te Turqise". Perballe kesaj ngjarjeje, e cila po trondit besimin reciprok te dy aleateve strategjik 50-vjecar, me vendimin politik te te dy shteteve ne periudhen 9-14 korrik u krijua nje komision i perbashket hetimor i drejtuar nga dy gjenerale kolenele: amerikani Sylvestar, shef i shtabit te Forcave Amerikane ne Europe dhe drejtori i Operacioneve ne Shtabin e Pergjithshem te Turqise,

    * * *

    Karabaj. Me daten 15 komisioni i perbashket Amerikano-Turk perfundoi hetimin dhe vleresimin e konfliktit ne Irakun e Veriut, ne deklaraten zyrtare u vleresua si nje ngjarje e hidhur ne marredheniet dy paleshe, per te shmangur konfliktet e mosmarreveshjet qe mund te lindin ne te ardhmen te dy palet vendosen qe te informojne reciprokisht njera-tjetren per veprimtarite qe do te ndermarrin ne hapesirat veriore te Irakut dhe per rritjen e bashkepunimit e koordinimit ne kete fushe te percaktohen masat shtese per parandalimin e perplasjeve qe mund te lindin ne te pastajmen. Ky vleresohet hapi i pare per kapercimin e krizes qe lindi midis dy vendeve, por ne fakt burimi i vertete i kesaj krize eshte mosmiratimi nga Kuvendi i Turqise i kalimit te trupave ushtarake amerikane nepermjet territorit turk per te sulmuar Irakun. Me deklaraten e dates 15 te grupit te perbashket te hetimit pala turke dha shenjat e para te zbutjes dhe vleresoi qendrimin amerikan ne dergimin e komandantit suprem te NATO-s ne Ankara, caktimin ne krye t- grupit te hetimit shefin e shtabit te Forcave Amerikane ne Europe, si nje gjeneral i paanshem qe nuk kryen detyra ne Irak, viziten e ketij te fundit dhe takimin me grupin e ushtarakeve turq ne Irakun e Veriut si dhe percaktimin e mekanizmave te punes se perbashket per kete rajon ne te ardhmen. Perfundimet e ketij komisioni ju referuan dukshem bashkepunimit qe ka ekzistuar midis ketyre dy vendeve. Partneriteti strategjik midis Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Turqise ka qene nje model bashkepunimi gjate periudhes se Luftes se Ftohte dhe ne periudhen pasardhese. Turqise ne kete periudhe iu kthye kalaja mbrojtese e NATO-s ne kufijte e ish-Bashkimit te Republikave Socialiste Sovjetike dhe shteteve anetare te Traktatit te Varshaves qe lagen nga ujerat e Detit te Zi : Rumania e Bullgaria. Kushtet e atyre viteve dhe interesat e te dy vendeve kishin siguruar nje nivel te larte bashkepunimi dhe mirebesimi.

    * * *

    Bashkimi Sovjetik dhe Traktati i Varshaves u shperbene. Ndersa kriza Irakene evidentoi qendrime jo te njejta midis ketyre dy vendeve aleate. Kjo do te thote se lidhjet qe ishin vendosur midis ketyre dy vendeve nuk ishin aq "strategjike" sa mendoheshin, kur interesat dhe qendrimet e tyre nuk do te ishin te njehesuara. Problemi tani shtrohet se a mund te vazhdojne ne kete forme marredheniet Turko-Amerikane mbas kesaj "goditje te rende " qe moren? Hendeku i thelle qe krijoi skandali Sulejmanijes dhe rendesine e madhe qe vazhdon ti kushtoje e gjithe masmedia e Turqise kesaj ndodhie kane krijuar nje mosbesim te ndjeshem ne te gjitha nivelet politike, ushtarake dhe komunitetin turk brenda dhe jashte Turqise. Por lindja e kesaj krize nuk do te thote se marredheniet reciproke te bashkepunimit kane ngrire dhe ato nuk do te rigjallerohen me tej. Konflikte midis shteteve, qofshin edhe aleate ne zhvillime dhe ndryshime te medha gjeopolitike kane lindur dhe do te lindin. Edhe ne marredheniet Turko-Amerikane shembuj te tille ne te shkuaren e afert kane ekzistuar, sic jane ato te letres se Jonson-it, ndalimi i heroines, embargo etj. Por jemi para nje realiteti qe nuk mund te fshihen pasojat qe ka lene ngjarja e fundit ne marredheniet dy paleshe, marredhenie te cilat te gjallerohen perseri ne nivelin e miqesise, te mirebesimit absolut dhe te afersise se meparshme nuk do te jete aq e lehte.Ne periudhen e krizes se Irakut shume analiste vleresonin se midis SHBA-se dhe Turqise ka lindur nje problem i ri, i cili do te influencoje qartesisht ne marredheniet e tyre. Dhe ky ndryshim solli edhe ngjarjen qe po analizojme. Dhe shkaku i vertete i ketyre ndryshimeve eshte se rruget e Washingtonit dhe Ankarase per Lindjen e Mesme dhe vecanerisht per Irakun e Veriut ndahen, interesat e tyre perplasen. Ngjarja e Sulejmanijes eshte nje rezultat i konfliktit te ketyre interesave. Tani Amerika eshte vendosur fizikisht ne Irak dhe aktualisht eshte bere vend fqinj me Turqine.

    * * *

    Me fjale te tjera Shtetet e Bashkuara te Amerikes ndodhen realisht ne Irakun e Veriut dhe sa kohe do te vazhdoje nuk dihet,por nga zhvillimet qe po evidentohen ne Irak do te nevojiten vite te tera. Ne keto rrethana Turqia ose do te konfliktuohet me amerikanet dhe kurdet ne Irakun e Veriut, te cilet jane bere pjesa me e besueshme aktualisht per amerikanet ne Irak, ose do te zgjedhe e percaktoje rruget e bashkepunimit me ta ne pershtatje te interesave te te dy kraheve. Dhe te realizohet kjo duhet qe te y palet ti bejne leshime reciproke njera-tjetres.

    Edhe pse "partneriteti strategjik" me SHBA-ne eshte tronditur rende,ne problemin e Irakut te Veriut do te gjendet nje rruge zgjidhje per te percaktuar nje "strategji te perbashket" midis Amerikes dhe Turqise,strategji per te cilen ditet e fundit po hidhen hapa konkrete. Bashkepunimi midis tyre do te vazhdoje me ndryshimin qe cdo levizje do te jete nen kontrollin e seciles pale. Me ngjarjen e Sulejmanijese u evidentua edhe nje here se Turqia eshte e vendosur dhe nuk heq dore nga prezenca ushtarake qe ka ne Irakun e Veriut. Me fjale te tjera "sundimi amerikan " ne Irak le te vazhdoje, ama edhe ushtaraket turq do te ruajne vendin e tyre ne rajonin verior. Edhe pse qellimi dhe influenca e misioneve te SHBA-se dhe Forcave Turke eshte i ndryshem erdhi koha e domosdoshmerise se krijimit te nje mekanizimi kordinimi si dhe percaktimi i vijave ndarese midis tyre. Ekzistenca e ushtarakeve turq ne Irakun e Veriut ka tre qellime kryesore :Shmangien dhe paralizimin e organizatave terroriste te PKK-ase dhe KADEK-ut qe kane vepruar dhunshem nga Iraku kunder Turqise, te cilat po rishfaqen perseri kohet e fundit,vezhgimin dhe inspektimin e veprimtarive politike dhe ushtarake te kurdeve ne rajon deri ne shmangien e krijimit te nje shteti te pavarur kurd si dhe ndihma ne ruajtjen e te drejtave te tyrkmeneve qe jetojne ne kete rajon e mbeshtetja e tyre.

    * * *

    Edhe pozicioni SHBA-se ne keto tre ceshtje nuk eshte krejtesisht kunder politikes turke. Por ne aplikimet midis dy vendeve ekzistojne disa vecori te cilat kane hapur rrugen e mosbesimit reciprok. Per kapercimin e ketyre ndryshimeve lindi nevoja e percaktimit te nje strategjie per te dy vendet. Megjithe problemet qe ekzistojne midis dy vendeve ka shume interesa te perbashketa. Prishja e marredhenieve per shkak te Irakut do te ishte me pasoja per te dy palet. Per keto arsye edhe vete Amerika ka nevojen e krijimit te nje bashkepunimi strategjik per Irakun, vecanerrisht ate verior. Kete ide e argumentoi edhe nje nga diplomatet me ne ze te Amerikes dhe ekspert i Lindjes se Mesme Martin Indyl, i cili ne takimet e dates 17 te bera ne Ankara theksoi se "me problemet qe po ndeshemi ne Irak Amerika do te shprehe domosdoshmerine e bashkepunimit me miq te rendesishem si Turqia dhe do ti hape rruge ndryshimeve te qendrimit ". Kjo do te jete edhe nje nga temat kryesore qe do te diskutohet ne Washington ne viziten e javes qe vjen qe do te beje ministri Jashtem Turk Gyl. Ndersa problemi kurd ne Irakun e Veriut, mundesia e krijimit apo jo te nje shtetit kurd ne kete rajon, menyra e integrimit te Irakut te Veriut qe ka qene jashte administrimit dhe drejtimit te Sadamit ne organizimin e ri qe do te marre Iraku kerkojne nje analize te vecante, te cilen do ta botojme se afermi.



    Shenim: Autori eshte ish-atashe ushtarak ne Republiken e Turqise ne vitet 1994-2000.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  7. #87
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Dy djemte e Sadam Husein jane vrare dje nga forcat amerikane ne Irak ne qytetin e Mosul.

    Sadami ngelet ende ne kerkim.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Vriten djemtė e Sadam Hyseinit

    Vriten djemtė e Sadam Hyseinit




    Vrasja erdhi pas njė kallėzimi tė njė irakiani i cili i kishte parė vėllezėrit nė Mosul


    Presidenti amerikan Bush dhe kryeministri britanik, Toni Bler, kanė mirėpritur lajmin pėr vdekjen e dy djemve tė presidentit tė rrėzuar irakian, Sadam Hysein.

    Njė zėdhėnės i presidentit Bush e pėrshkroi si lajm pozitiv njoftimin se Udaj dhe Husaj Hyseini ishin vrarė.

    Kryeministri britanik, Toni Bler, tha se kjo ishte njė ditė e madhe pėr Irakun e ri.

    Tė dy udhėheqėsit mirėpritėn lajmin pėr vrasjen e vėllezėrve Hysein

    "Kėta dy persona ishin nė krye tė njė regjimi qė nuk ishte vetėm njė kėrcėnim pėr sigurinė pėr shkak tė programit tė armėve, por ishte pėrgjegjės-- siē mund ta shohim nga varret masive-- pėr torturimin dhe vrasjen e mijėra dhe mijėra irakianėve tė pafajshėm", tha zoti Bler.

    Pol Bremer, administratori civil i Irakut, i emėruar nga SHBA, tha se kjo ishte njė ditė feste pėr popullin irakian.

    "Fakti qė Bagdadi u ndriēua nga tė shtėnat nė shenjė festimi tregon se sa e rėndėsishme ėshtė kjo nė pėrmbushjen e dėshirave tė popullit irakian pėr tė hequr qafe njė e herė e pėrgjithmone, Sadam Hyseinin, djemtė e tij dhe regjimin e tij tė urryer", tha ai.

    "Kjo ėshtė e rėndėsishme edhe pse tregon bashkėpunimin mes irakianėve dhe amerikanėve."

    "Marr vesh se informata na erdhi nga njė irakian, dhe kjo na ēoi nė shtėpine ku u vranė kėta dy persona", tha Pol Bremer.

    Ai shprehu shpresėn qė nė tė ardhmen tė ketė mė shumė bashkėpunim mes popullit irakian dhe amerikan.

    Korrespondenti diplomatik i BBC-sė thotė se vdekja e djemve tė Sadam Hyseinit mund tė lirojė peshėn e vėnė mbi zotin Bush dhe zotin Bler, tė cilėt kanė qenė nėn presion pėr shkak tė mos gjetjes sė armėve tė shkatėrrimit nė masė.

    Operacioni

    Gjenerali nė krye tė forcave amerikane, Ricardo Sanchez tha se dy djemtė e Sadamit vdiqėn gjatė shkėmbimit tė zjarrit kur 200 trupa amerikane tė mbeshtetur nga helikopterė, sulmuan njė shtėpi nė qytetin verior, Mosul, pas njė kallėzimi nga njė vendas.

    Dėshmitarėt thonė se pas tre orėsh, nga ndėrtesa u nxorrėn katėr trupa.

    Amerikanėt thonė se i kanė identifikuar trupat e Udaj dhe Husaj Hyseinit duke pėrdorur shumė burime.

    Lajmi bėri qė nė kryeqytetin Bagdad banorėt tė festonin duke shtėnė nė ajėr.

    Pas Sadam Hyseinit, Udaj dhe Husaj ishin nė krye tė listės sė personave mė tė kėrkuar nga Uashingtoni-- pėr kapjen e tyre ishte ofruar njė shpėrblim i madh.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Tė dy udhėheqėsit mirėpritėn lajmin pėr vrasjen e vėllezėrve Hysein
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #90
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Vetem fotografia zagaresh kam pa deri tani...
    Te pakten vendosini nje titull poshte "I miri" ose "I keqi", qe ti dallojme, se kshtu na humbi buslla.

Faqja 9 prej 16 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Oda ( sofra ) Drenicake
    Nga projekti21_dk nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1405
    Postimi i Fundit: 09-09-2017, 20:20
  2. Ēfarė ndryshimesh keni pa nė Kosovėn e pasluftės?
    Nga adonisa nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-04-2007, 21:02
  3. Tė majtėt nderojnė Enver Hoxhėn nė Pezė
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 19-11-2006, 04:31
  4. Situata ne Kosove
    Nga Agron Jozef Mje nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 21:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •