Ajatollah Mohammed Baqer al-Hakim kleriku 63 vjeēar, ka lindur nė njė nga familjet mė tradicionale Shi'ite tė Irakut.
Deri nė kohėn kur vdiq, nė vitin 1970, ati i tij ishte udhėheqėsi shpirtėror i shi'itėve.
Biri i tij vazhdoi traditėn qė ai nisi dhe u pėrfshi nė lėvizjen politike e cila kundėrshtonte qėndrimin shekullar tė partisė Ba'ath dhe tė partive komuniste.
Ndėrsa partia Ba'ath fuqizoi pozitat e saj nė pushtet nė Irak nė vitet '70, Ajatollah Hakimi u burgos dhe u torturua.
Shumė pjesėtarė tė familjes sė tij u vranė.
Menjėherė pas fillimit tė luftės Iraq-Iran nė vitin 1980, ai u largua pėr nė Iran, ku formoi Kėshillin Suprem pėr Revolucionin Islamik nė Irak dhe krahun e tij ushtarak, tė quajtur brigada Badr.
Mė vonė, gjatė kryengritjes shi'ite qė dėshtoi nė vitin 1991, trupat e tij hynė nė Basra.
Ajatollah Hakimi gjithmonė ka qenė i afėrt me konservatorėt fetarė tė Iranit dhe thotė se ai ėshtė nė favor tė shtetit islamik nė Irak.
Por ka shenja se qėndrimi i tij po bėhet mė pragmatik.
Edhe pse ai e kundėrshton kontrollin amerikan mbi Irakun, organizata e tij ėshtė pėrfshirė nė bisedime me Pentagonin dhe duket se ai dėshiron qė tė luajė nė rol udhėheqės nė tė ardhmen e vendit tė tij.
Krijoni Kontakt