Close
Faqja 16 prej 16 FillimFillim ... 6141516
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 155 prej 155
  1. #151
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2003
    Vendndodhja
    france
    Postime
    10
    SI DUKEJ SADAMI SI MAJMUNI HIRKO

  2. #152
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Dje po shikoja lajmet nje ushtar amerikan dogji pashaporten amerikane ne irak.Tha kjo eshte lufte e padrejte cudi vertet cudi mos flasim me per ato ushtare qe vrasin dhe veten ose plagosen qellimisht per tu larguar nga kjo lufte e padrejte.

  3. #153
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anėtarėsuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    498
    Postuar mė parė nga klevis2000
    Dje po shikoja lajmet nje ushtar amerikan dogji pashaporten amerikane ne irak.Tha kjo eshte lufte e padrejte cudi vertet cudi mos flasim me per ato ushtare qe vrasin dhe veten ose plagosen qellimisht per tu larguar nga kjo lufte e padrejte.
    O Klevis, duhet ta kuptosh se ushtari ka nje udheheqes dhe ben sic i urdherohet, pamvaresisht nga idete e tij personale. Prandaj s'u ve shume faj atyre ushtareve ne Irak. Me te thene te drejten me vjen pak keq per ta sepse jane te tere djem te ri dhe shumica e tyre jane futur ne ushtri per te ardhurat qe te siguron shteti Amerikan sepse pjesa derrmuese vjen nga familje te varfera.

    E di qe mund te thuash qe kur e kuptojne qe kjo lufte eshte gabim, pse nuk dizertojne? Po, por ama s'munden sepse e para i heqin fitimet si atyre ashtu dhe femijeve te tyre. Gjithashtu, i mbetet gjithmone ne rekord. Psh, kur presidenti Clinton ishte kandidat per president, nje nga anet negative te tij qe u diskutua shume ishte fakti se ai s'kishte pranuar te shkonte ne luften e Vietnamit por ia mbathi me shkolle ne Angli
    E kur jane ne Irak, nese nuk bejne sic u thuhet, ato vihen perpara Court Martial (gjyq ushtarak) dhe mund te hane dhe burgim per kete.
    Gjithashtu s'ua mban sepse te gjithe ata Amerikane civile qe kane shkuar si body shields (trupa mbrojtes) ne Irak, mendohet se do te hidhen ne gjyq dhe ndoshta te perndiqen.

    Dje po lexoja ne internet qe presidenti Bush donte te vinte ne miratim nje shtese prej 5 mije dollaresh per gjithe ata qe re-enlist (qe ri-aplikojne per te ndenjur ne ushtri). Dhe prape shume ushtare s'e kishin pranuar.

    Tani, nje koment tjeter ne lidhje me luften ne Irak. Eshte kjo lufte e drejte? Hmmmm, une them se JO por koha do jete ajo qe do e tregoje. Keshtu u tha dhe per luften e Vietnamit por vetem pas disa dekadash, Amerika po e pranon gabimin qe beri dhe humbjen e mijera ushtareve te pafajshem vietnameze dhe Amerikane. Pra historia eshte relative; varet se kush e dikton ate. Pyet nje Amerikan dhe te thote se ne jemi te miret dhe Irakianet te keqinjte. Pyet Irakianet dhe te thone te kunderten.

    Shume thone se kjo lufte eshte ne emer te lirise se popujve. Ok!!! Por une them se eshte ne emer te VAJIT sepse po te ishte ashtu, Amerika tek porta e saj ka KUBEN e Fidel Castron e kur vjen puna s'po ben asgje per te eleminuar komunistin diktator te fundit te mbetur ne bote. Apo e kam gabim?

    Mua personalisht me vjen keq per ata njerez te thjeshte qe gjenden ne mes te ketyre zjarreve. Psh, njerezit e thjeshte Irakiane apo dhe ushtaret qe i kane derguar atje. Ata qe japin urdhera apo qe jane diktatore fshihen pas tavolinave te zyrave te tyre dhe e shikojne boten me nje lente fallco. LOL!
    If I Only Could....

  4. #154
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Departamenti i Thesarit Hap Ceshtjen e O'Neill

    Washington (13 Janar)--Paul O'Neill, ish secretari i thesarit te shtetit i cili kishte ruajtur disa fjale shume te forta per eprorin e tij te meparshem Bush, po merr pak nxehtesi nga administrata (po e kritikojne).

    Departamenti i Thesarit ka deklaruar te henen se po ndermerr nje inspektim gjeneral mbi ceshtjen se si dokumente te stapmosura "sekrete" u perdoren gjate intervistes qe O'Neill dha te shtunen ne mbremje ne programin e CBS "60 Minuta" ku po rreklamonte librin e tij te ri, "Cmimi i Besnikerise."

    O'Neill, te cilin presidenti Bush e pushoi nga puna ne dhjetor te 2002, ka thene ne librin e tij se presidenti qe ne fillim te zgjedhjes se tij ishte perqendruar ne heqjen e Saddam Hussein nga pushteti.

    O'Neill gjithashtu komenton se vendimet administrative qe presidenti ndermerrte ishin shpesh kaotike dhe takimet e kabinetit te tij e benin Bushin te dukej "si nje njeri i qorruar ne nje dhome plot me njerez shurdhe."

    Bushi i ka bere nje mbrojtje te forte politikes se tij ne Irak kete te marte, nderkohe qe disa kandidate demokratike presidenciale shtojne se Bushi ka cuar ne rruge te gabuar (has misled) publikun Amerikan.

    Gjenerali pensionist Wesley Clark tha qe "O'Neill ka konfirmuar dyshimet e mia me te erreta per kete administrate," ndersa deputeti Dennis Kucinich, Demokrat-Ohio, tha, "Tani ne zbulojme nga Sekretari O'Neill qe presidenti e kishte planifikuar atakun mbi Irak perpara 9/11 dhe popullit Amerikan u eshte dhene informacion i rreme.

    Gjithe ky tufan fjalesh ka rritur interesin ne librin e O'Neill i cili del kete te marte ne librarite e vendit.

    O'Neill ka qene burimi kryesor i informacionit ne kete liber te shkruar nga ish reporteri i Wall Street Journal, Ron Suskind, i cili u mbeshtet jo vetem tek intervistat me O'Neill por dhe tek 19,000 dokumente qe O'Neill i ka dhene.

    Ne "fjalet e autorit" ne fillim te librit, Suskindi shkruan se ai dhe O'Neill te dy besojne se sekretet shteterore "nuk kane pothuajse asnje vlere" dhe se kercenimi i vertete i sigurise nacionale nuk erdhi nga nxjerrja e ketyre sekreteve por nga analiza e keqe nga ana e qeverise mbi informacionet qe kishin.

    Per kete aresye, Suskindi tha qe ai dhe O'Neill po perpiqeshin qe nepermjet ketij libri ti japin lexuesit sa me shume informacion per punet e brendshme te Bushit ne Shtepine e Bardhe, e pastaj cdo njeri te arrije ne konkluzion vete.

    Megjithate, tani, Inspektorit te Pergjithshem te Departamentit te Thesarit, Jeffrey Rush, i eshte kerkuar qe te investigoje mbi perdorjen e ketyre dokumenteve sekrete ne intervisten e O'Neill ne CBC.

    Suskindi ne programin "60 Minuta" i referohet diskutimeve ne ditet e fillimit te administrates se Bushit dhe shtoi, "Ka memos (ceshtje per t'u bere). Njera prej tyre eshte shenuar sekret dhe titullohet "Plani pas renies se Sadamit."

    Zedhenesi i CBCse, Kevin Tedesco that qe CBC thjesht tregoi ne kamera nje kopertine qe i perkiste "nje dokumenti sekret por nuk tregoi ndonje dokument sekret gjate xhirimit."

    Publikuesit e librit, Simon & Schuster, kane nenshkruar nje dokument ne te cilin mohojne qe kane thyer ndonje ligj per perdorjen e dokumenteve sekrete.

    Te henen, gjate nje mbledhjeje te shteteve Amerikane ne Meksiko, Bushi beri nje vetmbrojtje shume te forte persa i perket vendimit te tij per tu futur ne lufte kunder Irakut dhe u shpreh, "vendimi qe kam marre eshte vendimi i drejte per Ameriken" dhe per boten.

    Kur u pyet specifikisht nese O'Neill e kishte drejt kur thoshte qe lufta kishte filluar perpara 9/11, Bushi tha qe kur u be president ai trashegoi nje ideologji per "ndryshim regjimi" nga ish presidenti Clinton dhe ai vendosi ta adoptoje si idene e tij.

    "Keshtu qe ne po e llustronim kete ideologji kur 9/11 ndodhi," tha ai.

    Zedhenesi i thesarit Rob Nichols tha qe kerkesa e departamentit per te investiguar O'Neill nuk duhet marre si nje grusht per ta luftuar ate. "Kjo eshte procedure standarte," shtoi ai.

    Republikanet e kane drejtuar pushken drejt O'Neill, duke thene qe komentet e tij treguan inatin qe ai kishte ndaj presidentit Bush meqenese ai e hoqi nga puna pse e kundershtoi per ceshtjen e taksave.

    "Mr. O'Neill eshte aq i hidhur tani sa c'ishte i pa-afte kur ishte Sekretar i thesarit," tha deputeti Bob Ney, Republikan-Ohio.

    Megjithate, O'Neill eshte mbrojtur nga Robert Reich, i cili sherbeu si sekretari i punes gjate administrates se Klintonit dhe me vone shkroi nje liber mbi kete eksperience.

    "Anetaret e kabinetit duhet te jene besnike ndaj presidentit, por duhet te kene besnikeri me te madhe ndaj publikut," tha Reich.

  5. #155
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Ignacio RAMONET
    Kryeredaktor i "Le Monde Diplomatique"

    "Mė mirė preferoj tė vdes, se tė them diēka tė pasaktė"
    GEORGE WASHINGTON


    Eshtė historia e hajdutit qė bėrtet: "Kapeni hajdutin!" Si mendoni se do ta titullojė Z. George W. Bush raportin e famshėm qė akuzon Z. Sadam Husein, tė cilin ai e paraqiti nė 12 shtator 2002 pėrpara Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė? "Njė dekadė mashtrimesh dhe sfidash". Dhe, ē'pohonte ai duke shkoqitur "provat"? Njė varg me gėnjeshtra! Iraku, thosh ai, mban lidhje tė ngushta me rrjetin terrorist Al-Kaida dhe kėr-cėnon sigurinė e Shteteve tė Bashkuara, sepse ai zotėron "armė tė dėmtimit masiv" (ADM) - njė shprehje tmerruese e farkėtuar nga kėshill-tarėt e tij. Tre muaj pas fitores sė forcave amerikane (dhe tė mbėshtetėsve tė tyre britanikė) nė Mesopotami, ne e dimė se kėto pohime, bazėn e tė cilave e kishim vėnė ndėrkaq nė dyshim, ishin tė rreme. Po bėhet gjithnjė e mė e qartė se administrata amerikane ka manipuluar informatat pėr ADM-tė. Ekipi prej 1400 inspektorėsh i Iraq Survey Group qė drejton gjenerali Dayton nuk ka gjetur asnjėherė as hijen e fillimit tė ndonjė prove. Dhe ne nisim tė zbulojmė se, mu nė ēastin kur Z. Bush hidhte akuza tė tilla, ai i kishte marė ndė-rkaq raportet e shėrbimeve inteligjente tė tij, duke treguar se e gjitha kjo ishte e rreme. Sipas znj. Jane Harman, pėrfaqėsuese e demokratėve tė Kalifornisė, ne do tė hasnim praninė e "manovrės mė tė madhe intoksikuese tė tė gjitha kohėve". Pėr tė parėn herė nė historinė e saj, Amerika hetohet rreth arsyeve tė vėrteta tė njė lufte, nė njė kohė kur konflikti ka pėrfunduar...
    Nė kėtė manipulim gjigand, njė ofiēinė sekrete nė gjirin e Pentagonit, Zyra e Planeve Speciale (Office of Special Plans, OSP) ka luajtur njė rol helmues. E zbuluar nga Z. Seymour M. Hersh, nė njė artikull tė botuar nga New Yorker, nė 6 maj 2003, OSP-ja ishte krijuar pas 11 shtatorit 2001 nga Z. Paul Wolfowitz, numri dy i departamentit tė mbrojtjes. E drejtuar nga njė "fajkua" i bindur, Z. Abram Shulsky, kjo Zyrė ka si mision tė pėrzgjedhė tė dhėnat e mbledhura nga agjencitė e ndryshme informative (CIA, DIA, NSA), me qėllim bėrjen e sintezave dhe paraqitjen e tyre qeverisė. Duke u bazuar mbi dėshmi ekzilantėsh pranė Kongresit Kombėtar Irakian (organizatė e financuar nga Pentagoni) dhe Presidentit tė tij, i shumėkundėrshtuari Ahmed Shalabi, OSP-ja e fryu jashtėzakonisht kėrcėnimin e armėve tė dėmtimit masiv, sikundėr edhe lidhjet midis Z. Sadam Husein dhe Al-Kaidas.
    I skandalizuar nga kėto manipulime, dhe duke u shprehur nėn emrin e Veteran Intelligence Professionals for Sanity, njė grup anonim ish-ekspertėsh tė CIA-s dhe Departamentit tė Shtetit pohoi nė 29 maj, nė njė memorandum drejtuar presidentit Bush, se nė tė kaluarėn informatat "ishin tė rreme pėr arsye politike, por asnjėherė aq sistematike sa t'ua hidhnin pėrfaqėsuesve tanė tė zgjedhur pėr tė autorizuar njė luftė".
    Edhe z. Colin Powell u manipulua. Dhe rrezikon tashmė tė ardhmen e tij politike. Ai u pati rezistuar presioneve tė Shtėpisė sė Bardhė dhe tė Pentagonit pėr tė pėrhapur informacionet mė tė kundėrshtueshme. Para fjalimit tė tij tė famshėm tė 5 shkurtit 2003 para Kėshillit tė Sigurimit, Z. Powell kish pėr tė lexuar kopjen e pėrgatitur nga Z. Lewis Libby, drejtor i kabinetit tė zv/presidentit Richard Cheney. Ajo pėrmbante informacione krejtėsisht tė dyshimta qė zotin Powell e zemėruan, e bėnė t'i flakte tej fletėt dhe tė deklaronte: "Nuk do ta lexoj kėtė. Kjo ėshtė t'i bėsh m..." Mė nė fund, Sekretari i Shtetit kėrkoi qė Z. George Tenet, drejtori i CIA-s, tė ulej dukshėm mbrapa tij, nė 5 shkurt, dhe tė ndante pėrgjegjėsinė e asaj qė u tha.
    Nė njė intervistė te revista Vanity Fair, e botuar nė 30 maj, Z. Wolfowitz pranoi mashtrimin shtetėror. Ai pohoi se vendimi pėr tė nxjerrė kėrcėnimin e ADM-ve pėr tė justifikuar njė luftė preventive kundėr Irakut ishte adoptuar "pėr arsye burokratike". "Ne u morėm vesh nė njė pikė, saktėsoi ai, pėr armėt e dėmtimit masiv, sepse ky ishte i vetmi argument mbi tė cilin tė gjithė mund tė binin dakord."
    Pra, Presidenti i Shteteve tė Bashkuara kish gėnjyer. Duke kėrkuar dėshpėrimisht njė casus belli pėr tė qorollepsur OKB-nė dhe pėr tė bashkuar nė projektin e tij tė pushtimit tė Irakut disa bashkėfajtorė (Mbretėria e Bashkuar, Spanja), Z. Bush nuk nguroi tė fabrikonte njė nga mashtrimet mė tė mėdha shtetėrore.
    Ai nuk ishte i vetmi. Para Dhomės sė Komunave nė Londėr, nė 24 shtator 2002, aleati i tij Anthony Blair, kryeministri britanik, pohonte: "Iraku zotėron armė kimike dhe biologjike. (...) Raketat e tij mund tė vihen nė veprim nė 45 minuta." Nga ana e tij, nė ndėrhyrjen para Kėshillit tė Sigurimit, Z. Powell deklaronte: "Sadam Huseini ka ndėrmarė kėrkime pėr duzina tė tėra agjentėsh biologjikė qė provokojnė sėmundje tė tilla si gangrena, murtaja, tifoja, kolera, lija dhe ethet hemoragjike". "Ne besojmė se Sadam Huseini ka ndėrtuar armė bėrthamore", thoshte zv/presidenti Cheney nė mars 2003 nė vigjilje tė luftės.
    Nė rrjedhė tė deklaratave tė panumėrta, presidenti Bush kish nxjerrė tė njėjtat akuza. Nė fjalimin drejtuar kombit, mė 8 shkurt 2003, ai shkonte gjer aty sa solli detajet e rreme tė mėposhtme: "Iraku ka dėrguar ekspertė pėr eksplozivėt dhe pėr fabrikimin e kartave fallco, tė punojnė me Al-Kaidan. Ai gjithashtu ka ndihmuar Al-Kaidan me njė trajnim pėr pėrdorimin e armėve biologjike dhe kimike. Njė agjent i Al-Kaidas u dėrgua nė Irak disa herė nė fund tė viteve 1990 pėr tė ndihmuar Bagdadin nė blerjen e helmeve dhe gazit."
    Tė rimara dhe tė zmadhuara nga mediat e mėdha luftėdashėse, tė shndėrruara nė organe tė propagandės, tė gjitha kėto denoncime u pėrsėritėn ad nauseam nga rrjetet televizivė Fox News, CNN dhe MSNC, nga kanali i radios Clear Channel (1225 stacione nė Shtetet e Bashkuara) e edhe nga gazeta prestigjioze si Washington Post apo Wall Street Journal. Mespėrmes botės, kėto akuza mashtruese pėrbėnė argumentin kryesor tė ēdo ecjeje "drejt luftės". Nė Francė, pėr shembull, ato u rimorėn nė mėnyrė tė paturpshme nga personalitete si Pierre Lelouche, Bernard Kouchner, Yves Roucaute, Pascal Bruckner, Guy Milličre, André Glucksmann, Alain Finkielkraut, Pierre Rigoulot, etj.
    Akuzat u pėrsėritėn po ashtu nga tė gjithė aleatėt e Bushit. Duke filluar me mė tė zellshmin prej tyre, Z. José Maria Aznar, shef i qeverisė spanjolle, qė, nė Kortés tė Madridit, nė 5 shkurt 2003, siguronte: "Ne e dimė tė gjithė se Sadam Huseini zotėron armė tė dėmtimit masiv. (...) Ne e dimė tė gjithė gjithashtu se ai ka armė kimike." Disa ditė mė parė, nė 30 janar, duke ekzekutuar njė porosi tė formuluar nga Z. Bush, Z. Aznar kishte hartuar njė deklaratė pėr mbėshtetje tė Shteteve tė Bashkuara, "Letrėn e Tetėshes", tė nėnshkruar, ndėr tė tjerė, nga ZZ. Blair, Silvio Berlusconi dhe Vaclav Havel. Aty, ata afirmonin se "regjimi iraken dhe armėt e tij tė dėmtimit masiv pėrfaqėsojnė njė kėrcėnim pėr sigurinė botėrore".
    Kėshtu, pėrgjatė mė tepėr se gjashtė muajsh, pėr tė justifikuar njė luftė preventive, tė cilėn nuk e donin as Kombet e Bashkuara, as opinioni botėror, njė makinė e vėrtetė propagande dhe intoksikimi e drejtuar nga sekti doktrinar qė rrethon zotin Bush pėrhapi mashtrime shtetėrore me njė kapadaillėk qė i shkon pėrshtat regjimeve mė tė urryera tė shekullit XX.
    Ata e skalitėn veten nė njė traditė tė gjatė mashtrimesh shtetėrore qė piketon historinė e Shteteve tė Bashkuara. Njėra nga mė ciniket ka tė bėjė me shkatėrrimin e koracatės amerikane Maine nė gjirin e La Havanės nė 1898-n, qė shėrbeu si pretekst pėr hyrjen nė luftė tė Shteteve tė Bashkuara kundėr Spanjės dhe nė aneksimin e Kubės, Porto Rikos, Filipineve dhe ishullit Guam.
    Mbrėmjen e 15 shkurtit 1898, nga ora 21:40, Maine u bė viktimė e njė shpėrthimi tė dhunshėm. Anija u fundos nė limanin e La Havanės dhe 260 njerėz vdiqėn. Menjėherė, shtypi popullor akuzoi spanjollėt pėr vėnie mine poshtė skeletit tė anijes dhe denoncoi barbarinė, "kampet e vdekjes" e, madje, praktikėn e antropofagisė sė tyre...
    Dy pronarė shtypi shkuan tė rivalizonin nė kėrkim tė bujės: Joseph Pulitzer, i World-it, dhe sidomos William Randolph Hearst, i New York Journal-it. Kjo fushatė pati mbėshtetjen e interesuar tė afaristėve amerikanė qė kishin investuar shumė nė Kubė dhe qė ėndėrronin tė mėnjanonin prej andej Spanjėn. Por publiku nuk tregonte asnjė interes. Po kėshtu edhe gazetarėt. Nė mars 1898, vizatuesi i New York Journal, Frederick Remington, i shkruante nga La Havana padronit tė tij: "Kėtu nuk ka luftė, kėrkoj tė kthehem." Hearst-i i telegrafon pėrgjigjen: "Qėndroni. Ju dėrgoni vizatimet, unė do t'ju dėrgoj luftėn." Pastaj ia behu shpėrthimi i anijes Maine. Hearst ngriti njė fushatė tė dhunshme, siē e dėshmon Citizen Kane, filmi i Orson Welles-it (1941).
    Pėrgjatė shumė javėsh, ditė pas dite, ai i kushtoi shumė faqe tė gazetės sė tij ēėshtjes sė Maine-it dhe kėrkoi hakmarrje duke pėrsėritur pa u lodhur: "Remember the Maine! In Hell with Spain" (Kujtohuni pėr Maine-in! Nė djall tė vejė Spanja!). Tė gjitha gazetat e tjera e ndoqėn. Shpėrndarja e New York Journal kaloi fillimisht nga 30 000 kopje nė 400 000, pastaj i kapėrceu rregullisht 1 milion kopjet. Opinioni publik ishte ndezur keq. Atmosfera u bė halusinante. Nėn trysninė e tė gjitha anėve, presidenti William McKinley i shpalli luftė Madridit, nė 25 prill 1898. Trembėdhjetė vjet mė vonė, nė 1911-n, njė komision hetimor pėr shkatėrrimin e Maine-it do tė nxirrte si pėrfundim njė shpėrthim aksidental nė sallėn e makinerive tė anijes...
    Manipulim i mendjeve
    Nė 1960-n, nė mes tė luftės sė ftohtė, Central Intelligence Agency (CIA) pėrhapi pranė disa gazetarėve "dokumenta konfidencialė" qė tregonin se sovietikėt ishin nė gjendje tė fitonin garėn e armatimeve. Menjėherė, mediat e mėdha filluan tė bėnin presion mbi kandidatėt pėr president dhe tė kėrkonin me bujė njė rritje substaciale tė kredive pėr mbrojtjen. I lodhur e i bezdisur, John F. Kennedy premtoi t'i kushtonte miliarda dollarė programit tė ndėrtimit tė raketave balistike detare (the missile gap), gjė qė e uronte jo vetėm CIA, por gjithė kompleksi ushtarako-industrial. Me t'u zgjedhur dhe votuar programi, Kennedy duhej tė tregonte qė epėrsia ushtarake e Shteteve tė Bashkuara mbi Bashkimin Sovietik ishte dėrmuese...
    Nė 1964, dy kryqėzorė deklaruan se ishin sulmuar nė gjirin e Tonkinit nga silurėt vietnamieno-veriorė. Sa hap e mbyll sytė, televizioni dhe shtypi e bėjnė kėtė njė ēėshtje kombėtare. Bėrtasin pėr poshtėrim. Kėrkojnė shpagim. Presidenti Lyndon B. Johnson gjen pretekst nga kėto sulme pėr tė lėshuar bombardime shpaguese kundėr Vietnamit tė Veriut. Ai i kėrkon Kongresit njė rezolutė qė t'i lejojė tė angazhojė ushtrinė amerikane. Kėshtu filloi lufta e Vietnamit, e cila mbaroi - me njė dėshtim - vetėm nė vitin 1975. Mė vonė u mėsua, nga goja e vetė ekuipazheve tė dy kryqėzorėve, se sulmi nė gjirin e Tonkinit ishte njė sajim i pastėr...
    I njėjti skenar me presidentin Ronald Reagan. Nė vitin 1985, ai dekreton befas "urgjencėn kombėtare" me arsyen e "kėrcėnimit nikaraguajan" qė pėrfaqėsonin sandinistėt nė pushtet nė Managua, tė zgjedhur sidoqoftė nė mėnyrė demokratike nė nėntor 1984 e qė respektonin njėkohėsisht liritė politike dhe lirinė e shprehjes. "Nikaragua, pohon megjithatė Z. Reagan, ėshtė dy ditė larg me makinė nga Harlingeni i Teksasit. Jemi nė rrezik!" Sekretari i Shtetit George Schultz pohon para Kongresit: "Nikaragua ėshtė njė kancer qė po shtrihet nė territorin tonė, ajo zbaton doktrinat e Mein Kampf-it dhe kėrcėnon me marrjen e kontrollit tė gjithė hemisferės..." Kėto mashtrime justifikuan ndihmėn masive pėr gueriljen antisandiniste, Kontran, dhe do tė vėrshojnė mbi skandalin e Irangate-it.
    Nuk po zgjatemi nė mashtrimet e luftės sė Gjirit, nė 1991-shin, tė analizuara gjerėsisht dhe tė mbetura nė kujtesė, si paradigma tė propagandės mashtruese moderne. Informacione tė pėrsėritura pa ndėrprerje - si "Iraku, ushtria e katėrt e botės", "plaēkitja e inkubatorėve tė maternitetit tė Kuvajtit", "fronti mbrojtės i pamposhtur", "goditjet kirurgjikale", "efikasiteti i raketave Patriot", etj. - dolėn krejtėsisht tė rreme.
    Qysh nga fitorja e diskutueshme e Z. Bush nė zgjedhjet presidenciale tė nėntorit 2000, manipulimi i opinionit publik ėshtė bėrė njė shqetėsim qendror i administratės sė re. Pas atentateve tė urryera tė 11 shtatorit 2001, kjo u shndėrrua nė njė makth tė vėrtetė. Z. Michael K. Deaver, mik i Z. Rumsfeld dhe specialist i psy-war-it, "luftės psikologjike", e pėrmbledh kėshtu objektivin e ri: "Strategjia ushtarake qė sot e tutje duhet tė mendohet nė funksion tė mbulimit televizual [sepse] nėse opinioni publik ėshtė me ju, asgjė nuk mund t'ju rezistojė; pa tė, pushteti ėshtė i pafuqishėm."
    Qysh nga fillimi i luftės kundėr Afganistanit, nė bashkėpunim me qeverinė britanike, qendra informacioni pėr koalicionin u krijuan nė Islamabad, Londėr dhe Uashington. Ofiēina autentike tė propagandės, ato u imagjinuan nga Karen Hugues, kėshilltar pėr mediat i Z. Bush, dhe mbi tė gjitha nga Alistair Campbell, guru shumė i fuqishėm i Z. Blair pėr atė ēka lidhet me imazhin politik. Njė zėdhėnės i Shtėpisė sė Bardhė e shpjegonte kėshtu funksionin e tyre: "Kanalet pėrhapin informacione nė 24 orė pa ndėrprerė; kėto qendra do t'i furnizojnė me informacione 24 orė nė ditė, ditė pėr ditė..."
    Nė 20 shkurt 2002, New York Times shpaloste projektin mė tė ēuditshėm tė manipulimit tė mendjeve. Pėr tė udhėhequr "luftėn e informacionit", Pentagoni, duke iu bindur kėshillave tė Z. Rumsfeld dhe tė nėnsekretarit tė shtetit pėr Mbrojtjen, zotit Douglas Feith, kishte krijuar fshehtėsisht dhe vendosur nėn drejtimin e njė gjenerali tė forcave ajrore, Simon Worden, njė Zyrė tė mistershme tė ndikimit strategjik (OIS), me mision pėrhapjen e informacioneve tė rreme qė i shėrbenin ēėshtjes sė Shteteve tė Bashkuara. OIS-i ishte e autorizuar tė praktikonte dezinformimin nė veēanti ndaj mediave tė huaja. E pėrditshmja njujorkeze saktėsonte se OIS kishte bėrė njė kontratė prej 100 000 dollarė nė muaj me njė kabinet komunikimi, Rendon Group, i pėrdorur tashmė nė vitin 1990 nė pėrgatitjen e luftės sė Gjirit e qė kish vėnė nė vijė punėn me deklaratėn e rreme tė "infermieres" kuvajtiane qė pohonte se kishte parė ushtarė irakenė duke plaēkitur maternitetin e spitalit tė Kuvajtit dhe "qė kishin rrėmbyer foshnjat nga inkubatorėt dhe i kishin vrarė pa mėshirė duke i plasur pėrtokė". Kjo dėshmi kishte qenė vendimtare pėr tė bindur anėtarėt e Kongresit tė votonin nė favor tė luftės...
    I shpėrbėrė zyrtarisht pas zbulimeve tė shtypit, OIS-i sigurisht ka mbetur aktiv. Pėrndryshe, si t'i shpjegosh disa prej manipulimeve mė tė mėdha tė luftės sė tanishme kundėr Irakut? Nė veēanti, mashtrimin e stėrmadh lidhur me ēlirimin spektakolar tė ushtares Jessica Lynch?
    Na kujtohet se, nė fillim tė prillit 2003, mediat e mėdha amerikane pėrhapėn, me njė luks mbresėlėnės detajesh, historinė e saj. Jessica Lynch bėnte pjesė nė dhjetė ushtarėt amerikanė tė kapur nga forcat irakene. E rėnė nė njė pritė nė 23 mars, ajo kishte rezistuar gjer nė fund, duke shtėnė mbi armiqtė gjer nė mbarim tė municioneve. Mė nė fund ajo u plagos me plumb, u godit me thika, u lidh dhe u ēua nė njė spital nė territorin armik, nė Nasiria. Atje, e rrahu dhe e keqtrajtoi njė oficer iraken. Njė javė mė vonė, njėsi elitare amerikane arritėn ta ēlironin gjatė njė operacioni surprizė. Megjithė rezistencėn e gardės irakene, komandot ia dolėn tė depėrtonin nė spital, ta merrnin Jessica-n dhe ta shpinin me helikopter nė Kuvajt.
    Po atė mbrėmje, presidenti Bush lajmėroi kombin, nga Shtėpia e Bardhė, pėr ēlirimin e Jessica Lynch-it. Tetė ditė mė vonė, Pentagoni u dorėzoi mediave njė video tė xhiruar gjatė kėtyre heroizmave me skena tė denja pėr filmat mė tė mirė tė luftės.
    Por konflikti i Irakut pėrfundoi mė 9 prill, dhe njė grup gazetarėsh - nė veēanti ata tė Los Angeles Times-it, tė Toronto Star-it, tė El Pais-it dhe tė kanalit BBC World - shkuan nė Nasiria pėr tė vėrtetuar versionin e Pentagonit rreth ēlirimit tė Jessica-s. Sipas hetimit tė tyre pranė mjekėve irakenė qė ishin kujdesur pėr vajzėn - dhe konfirmuar nga doktorėt amerikanė qė e kishin vizituar pas ēlirimit tė saj, - plagėt e Jessica-s (njė kėmbė dhe njė krah tė thyera, njė kavilje e dalė) nuk ishin si pasojė e tė shtėnave me armė zjarri, por thjesht tė bėra nga aksidenti i kamionit nė tė cilin ajo udhėtonte... Dhe as nuk ishte keqtrajtuar. Pėrkundrazi, mjekėt kishin bėrė gjithēka pėr ta shėruar: "Ajo kishte humbur shumė gjak, tregoi doktor Saad Abdul Razak, dhe ne na u desh t'i bėnim njė transfuzion. Pėr fat tė mirė pjesėtarė nga familja ime kanė tė njėjtin grup gjaku me tė sajin: 0 pozitiv. Mundėm tė siguronim gjak nė sasi tė mjaftueshme. Pulsi i saj rrihte me 140 kur mbėrriti kėtu. Mendoj se ne i shpėtuam jetėn."
    Duke marrė pėrsipėr rreziqe tepėr tė guximshme, kėta mjekė u orvatėn tė lidheshin me ushtrinė amerikane pėr t'i kthyer Jessica-n. Dy ditė para ndėrhyrjes sė komandove specialė, ata e kishin ēuar me ambulancė pacienten e tyre nė afėrsi tė radhėve amerikane. Por amerikanėt hapėn zjarr mbi ta dhe mėnt e vranė heroinėn e tyre...
    Mbėrritja qė pa gshirė, nė 2 prill, e komandove speciale tė pajisur me njė koleksion tė paparė armėsh tė sofistikuara e la pa gojė personelin e spitalit. Qysh para dy ditėsh, mjekėt kishin informuar forcat amerikane se ushtria irakene ishte tėrhequr dhe se Jessica i priste...
    Doktori Anmar Udai i tregoi skenėn John Kampfner-it tė BBC-sė: "Ishte si nė njė film tė Hollivudit. Nuk kishte asnjė ushtar iraken, por forcat speciale amerikane po pėrdornin armėt. Ata shtinin mė kot dhe dėgjoheshin shpėrthime. Bėrtisnin: "Go! Go! Go!" Sulmi kundėr spitalit ishte njė lloj show, apo njė film aksioni me Sylvester Stallone-n."
    Skenat u xhiruan me njė kamera me pamje nokturne nga njė ish-asistent i Ridley Scott-it nė filmin Rėnia e fajkoit tė zi (2001). Sipas Robert Scheer-it, i Los Angeles Times, kėto imazhe u dėrguan menjėherė, pėr t'u montuar, nė komandėn qendrore tė ushtrisė amerikane, nė Katar, dhe si u mbikqyrėn nga Pentagoni, u shpėrndanė nė gjithė botėn.
    Historia e ēlirimit tė Jessica Lynch-it do tė mbetet nė analet e propagandės sė luftės. Nė Shtetet e Bashkuara ajo do tė konsiderohet ndoshta si momenti mė heroik i kėtij konflikti, ndonėse u provua se bėhet fjalė veēse pėr njė sajim po aq tė rremė sa edhe "armėt e dėmtimit masiv" tė mbajtura nga Z. Sadam Husein, apo lidhjet midis ish-regjimit iraken dhe Al-Kaidas.
    Tė dehur nga pushteti, Z. Bush dhe eskorta e tij mashtruan qytetarėt amerikanė dhe opinionin publik botėror. Mashtrimet e tyre pėrbėjnė, sipas profesorit Paul Krugman, "skandalin mė tė madh tė historisė politike tė Shteteve tė Bashkuara, mė tė madh se Watergate-i, mė tė madh se Irangate-i".
    Pėrktheu: Diogjen Vozi
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Klevis2000 : 17-01-2004 mė 17:29

Faqja 16 prej 16 FillimFillim ... 6141516

Tema tė Ngjashme

  1. Oda ( sofra ) Drenicake
    Nga projekti21_dk nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1405
    Postimi i Fundit: 09-09-2017, 20:20
  2. Ēfarė ndryshimesh keni pa nė Kosovėn e pasluftės?
    Nga adonisa nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-04-2007, 21:02
  3. Tė majtėt nderojnė Enver Hoxhėn nė Pezė
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 19-11-2006, 04:31
  4. Situata ne Kosove
    Nga Agron Jozef Mje nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 21:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •