Pėrfundoi dita e dytė e konferencės sė donatorėve pėr Irakun
Roger Wilkinson
Premtimet pėr dhėnien e parave pėr rindėrtimin e Irakut filluan tė konkretizohen nė Konferencėn e Donatorėve qė u zhvillua nė Madrid, pasi delegatėt dėgjuan tė dhėnat lidhur me nevojat e mėdha pėr strehim dhe kujdes shėndetėsor pėr popullin irakian. Megjithėse shuma pėr tė cilėn donatorėt janė zotuar se do tė japin pėr Irakun, ėshtė mė e vogėl se ajo qė ka kėrkuar Banka Botėrore, zyrtarėt qė moren pjesė nė konferencė thonė se ajo pėrbėn tė paktėn njė hap nė drejtimin e duhur.
Vendi i parė qė u zotua sot se do tė japė ndihmė, ishte Italia, e cila ofroi 230 milionė dollarė pėr tre vjet. Pastaj, Japonia, e cila kishte premtuar se do tė jepte 1,5 miliardė dollarė grante, njoftoi nė Konferencėn e Madridit se do tė ofronte edhe 3, 5 miliardė dollarė nė formėn e huave me interes tė ulėt, deri nė vitin 2007.
Pas kėsaj, i erdhi radha fqinjėve tė Irakut. Arabia Saudite u zotua se do tė japė 1 miliardė dollarė, gjysmėn nė formė huash dhe pjesėn tjetėr nė formėn e kredive pėr eksporte. Edhe Kuvajti njoftoi se do tė japė 1 miliardė dollarė, ndėrsa Emiratet e Bashkuara Arabe premtuan 215 milionė dollarė.
Ndihmat pėr Irakun do tė pėrdoren kryesisht pėr rindėrtimin e infrastrukturės sė vendit, tė dėmtuar nga tre luftėra, 12 vjet me sanksione dhe 30 vjet nėn diktaturė. Por, sipas kryeministrit spanjoll Jose Maria Aznar, synimi i konferencės sė Madridit nuk ishte vetėm mbledhja e fondeve pėr ndėrtimin e spitaleve dhe shkollave apo sigurimi i ujit tė pijshėm, pėr tė cilėt kanė aq shumė nevojė irakainėt.
Ne nuk po zotohemi thjesht pėr rindėrtimin material, thotė nėpėrmjet pėrkthyesit zoti Aznar. Ne duam ti kthejmė dinjitetin popullit irakian dhe qėndrueshmėrinė nė rajon. Ne duam tė rikthejmė edhe besueshmėrinė tonė, si vende me shoqėri tė lira dhe qė e duan paqen.
Zoti Aznar ka qenė njė aleat i fuqishėm i Shteteve tė Bashkuara gjatė luftės nė Irak. Por vendet evropiane tė cilat e kundėrshtuan luftėn, si Franca dhe Gjermania, nuk janė tė gatshme pėr tė ndihmuar nė rindėrtimin e Irakut, pa pakėsimin e rolit tė Shteteve tė Bashkuara.
Horst Kohler, Drejtori i Fondit Monetar Ndėrkombėtar thotė se Iraku ka nevojė jo vetėm pėr ndihmat e menjėhershme tė rindėrtimit. Ai thotė se ai ka gjithathu nevojė pėr qėndrueshmėri ekonomike dhe reforma, qė do tė bėjnė tė mundur afrimin e investitorėve, dhe uljen e papunėsisė, qė aktualisht prek 60 pėr qind tė popullsisė.
Kėto rezultate nuk do tė mund tė realizohen brenda njė nate nė Irak, ku ekonomia ėshtė dėmtuar rėndė. Kjo do tė kėrkojė ndėrmarrjen e reformave tė rėndėsishme pėr ekonominė dhe zhvilllimin, pėr institucione tė fuqishme dhe procesin e formulimit tė politikave. Dhe tė gjithė ne e dimė se kėto reforma do tė kenė sukses vetėm nė se pushteti u kthehet irakianėve, - tha zoti Kohler.
Administratori amerikan nė Irak, Paul Bremer, tha se Iraku duhet tė ketė kushtetutėn e vet dhe pastaj tė zgjedhė njė qeveri tė re, para se koalicioni nėn udhėheqjen e Shteteve tė Bashkuara, tia kalojė pushtetin irakianėve. Megjithėse thotė se procesi ka hyrė nė rrugė tė mbarė, zoti Bremer pranon se mosmarrėveshjet lidhur me luftėn dhe pasojat e saj ende vazhdojnė.
Vendet e pėrfaqėsuara nė kėtė konferencė mund tė kenė patur mosmarrėveshje nė tė shkuarėn. Ne mund tė mos jemi dakord pėr njė ēėshtje, apo njė tjetėr, por me praninė tonė sot, ne lemė tė kuptohet se jemi tė njė mendimi pėr njė ēsėhtje kryesore dhe kjo ėshtė se populli irakian ka nevojė pėr ndihmė, pėr tė realizuar shpresat e tij pėr tė ardhmen, tha zoti Bremer.
Ndihmat pėr Irakun, pėr tė cilat vendet e ndryshme u zotuan se do ti japin nė Konferencėn Madridit, do tė shkojnė nė njė fond donatorėsh, tė organizuar nga Banka Botėrore dhe Kombet e Bashkuara. Shuma prej 20 miliardė dollarėsh pėr tė cilėn janė zotuar se do tė japin Shtetet e Bashkuara, do tė pėrfshihen nė njė fond tė veēantė.// lk //
Krijoni Kontakt