Close
Faqja 12 prej 16 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 155
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061

    Tė paktėn 16 tė vrarė nga shpėrthimi nė Bagdad

    Ka patur njė shpėrthim tė fuqishėm nė Irak nė njė ndėrtesė qė pėrdorej nga Kombet e Bashkuara si seli e tyre nė Bagdad.

    Zyrtarė tė OKB-sė thonė se tė paktėn 16 vetė kanė gjetur vdekjen dhe rreth 40 tė tjerė janė plagosur.

    Njė pjesė e rėndėsishme e ndėrtesės ėshtė shkatėrruar plotėsisht.

    Kombet e Bashkuara thonė se pėrfaqėsuesi i tyre i posaēėm nė Irak, Sergio Vieira de Mello, ėshtė lėnduar rėndė nga shpėrthimit.

    Njė zėdhėnės i OKB-sė tha se zoti de Mello ėshtė bllokuar nė rrėnojat e ndėrtesės.

    Zėdhėnėsi Salim Lone Atij tha se atij po i jepet ujė dhe ata shpresonin ta nxirrnin atė nga rrėnojat.

    Zoti Lone tha se shpėrthimi kishte ndodhur tamam nėn zyrat e zotit de Mello.

    Makinat ushtarake amerikane kanė rrethuar vendin e shpėrthimit. Njė tym i madh i zi shihet tė dalė nga vendi i shpėrthimit, dhe xhamat e ndėrtesave nė njė rreze prej njė kilometri janė thyer.

    Amerikanėt thonė se shpėrthimi u shkaktua nga njė makinė bombė.

    Qindra punonjės tė Kombeve tė Bashkuara punojnė nė kėtė ndėrtesė, njė ish-hotel nė pjesėn lindore tė qytetit.

    Pse OKB-ja?

    Kushdo qė ta ketė kryer kėtė sulm mund ta konsiderojė OKB-nė si njė partner tė Shteteve tė Bashkuara nė pushtimin e Irakut, prandaj edhe njė objektiv legjitim.

    Ky nuk ėshtė mendimi i tė gjithė irakianėve, tė cilėt dėshirojnė njė rol mė tė madh tė OKB-sė, fokusi i armiqėsisė dhe pakėnaqėsisė sė tė cilėve janė amerikanėt.

    Por ky mund tė jetė mendimi i nacionalistėve irakianė tė vijės sė ashpėr apo militantėve islamikė - irakianė apo nga jashėt vendit.

    Nė sytė e tyre, krimi i OKB-sė ėshtė se ka pranuar pushtimin amerikan dhe britanik tė vendit - dhe se po bashkėpunon me administratėn e udhėhequr nga amerikanėt nėn drejtimin e Paul Bremerit.

    Synimi i sulmit ndoshta ėshtė pėr tė treguar, nė mėnyrėn mė tė ashpėr, se vendi ėshtė i paqeverisshėm - dhe se amerikanėt nuk kanė mundėsi tė mbrojnė veten, apo edhe kėdo qė punon me ta.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  2. #112
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Akti terrorist i drejtohet OKB pasi ka per qellim rizgjimin e debatit te paraluftes SHBA - Aleate ne lidhje me Irakun. N.q.s para luftes Sadam Husein mund ta blinte mbeshtetjen e Gjermanise, Rusise e Frances me kontrata nafte disa miliardeshe, sot ai dhe ata qe mendojne ne nje linje me te u ka mbeturr vetem terrori si mjeti i fundit.

    Por kjo ka per te patur efektin e kundert nga ata qe kane paramenduar nga terroristet, pasi ky akt e kthen konfliktin ne Irak edhe nje problem te OKB-se qe nuk ka se si te lejoje qe njerezit e saj te hidhen ne ere. Largimi nga Iraku nuk eshte nje opsion. Te tilla akte terroriste jane prova qe mbeshtesin doktrinen Bush se Iraku eshte pjese e pandashme e luftes kunder terrorizmit. Aktet terroriste qe jane shpeshtuar kohet e fundit, vetem sa ndergjegjesojne oponionin publik nderkombetar per nevojen e daljes me nje ze kunder terrorizmit nderkombetar.

    Presidenti Bush e denoi aktin e sotem dhe beri thirrje komunitetit nderkombetar dhe OKB qe te mos stepen nga akte te tilla por te vazhdojne te qendrojne e punojne per nje Irak me nje qeveri te re demokratike qe perfaqeson te gjitha etnite. Ai gjithashtu beri te qarte se koalicioni qe ai kryeson, eshte ne nje rruge pa kthim ne Irak dhe nuk do te largohen nga Iraku per aq kohe sa Iraku nuk ka fituar sigurine, qe e sjell vetem nje qeveri e re perfaqesuese e vullnetit te vete popullit irakian.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Skuadrat e shpėtimit kanė vazhduar gjatė natės operacionet pėr tė gjetur tė mbijetuar poshtė gėrmadha tė selisė sė OKB-sė nė Irak qė u shkatėrrua gjatė njė sulmi tė martėn.

    Sulmi me bombė la tė paktėn 17 tė vdekur, mes tyre dhe tė dėrguarin special tė OKB-sė nė Irak, Sergio Viera de Mello.

    Mbi njėqind persona tė tjerė u plagosėn.

    Sulmi besohet se ishte mė shaktėrrimtari mbi njė ndėrtesė tė OKB-sė nė historinė 58 vjeēare tė organizatės.

    Reagime
    Sulmi ndaj selisė sė OKB-sė nė Bagdad, ka shkaktuar zemėrim dhe ėshtė dėnuar nga opinioni publik ndėrkombėtar

    Sekretari i pėrgjisthėm i OKB-sė Kofi Anan, dėnoi sulmin me bomba, si njė akt tė pajustifikueshėm dhe tė dhunshėm.

    Ai tha se tė gjithė nė OKB-sė ishin tė shokuar nga humbja e z. Viera de Mello.

    Nėrkohė, Ahmed Faėzi, i cili ishte zėdhėnėsi kryesor i z. de Mello-s, tha se puna e OKB-sė do tė vazhdojė pavarsisht nga akti tragjik.

    "Shpresoj se kjo qė ndodhi do tė forcojė vullnetin dhe vendosmėrinė qė tė vazhdojmė edhe mė tej punėn tonė, tė ndihmojmė irakjanėt," tha ai.

    "Nėse njerėzit qė e ndėrmorėn kėtė akt tė shėmtuar kriminal dhe tė dhunshėm mendojnė se kjo do tė na ndalojė, gabohen".

    Administratori Amerikan nė Irak, Paul Bremer tha se do tė rishqyrtoheshin masat e sigurisė, por se sulmi nuk do tė ndalonte punė e OKB-ė ose tė forcave tė drejtuara nga Amerika.

    "Ky ishte njė krim i shėmtuar. Por pėr atė qė duhet tė shpresojmė tani, tė cilėn e ndjeva duke folur me miqtė e OKB-sė qė mbijetuan sulmin, ėshtė se OKB do tė vazhdojė me vendosmėri mė tė madhe tė kryejė mision pėr tė ndihmuar njerzit e Irakut pėr ta rindėrtuar vendin e tyre," tha ai.

    "Nė emėr tė koalicionit...ju them se nuk do tė lėmė as edhe njė gurė pa kėrkuar bashkė me policinė irakiane, pėr tė gjetur ata qė ndėrmorėn sulmin", shtoi z. Bremer.

    Shpėrthimin, qė la mes tė vrarėve mė shumė se 100 tė lėnduar, e dėnoi edhe Dr. Mahmoud Osman anėtar i kėshillit qeverisės nė Irak.

    "Jemi tė shokuar dhe tė gjithė dėnojmė operacionin si operacion kriminal dhe terrorist, i cili ėshtė kundėr interesave tė banorėve tė Irakut," tha dr.

    Pėrfaqėsuesi special i OKB-sė nė Irak, Sergio Viera de Mello, konsiderohej njė diplmat, puna e tė cilit nė disa zona kriza, ndėr tė tjera edhe nė Kosovė, gėzonte reputacion tė lartė.

    Bernard Kushner, ish-kryeadministratori i Kosovės, kishte punuar me tė pas lajmit se z. de Mello ka vdekur, tha se ishte i shokuar.

    "Jam plotėsisht i shokuar, jam i shokuar se mesa duket shumė miq tė mi kanė vdekur nga shpėrthimi, pastaj irakianė dhe vullnetarėt qė punonin nė misionin e OKB-sė.

    Tė gjithė njerėzit me tė cilėt kam punuar nė Kosovė, besoj se kanė vdekur, ndėr ta Sergio de Mello, miku im i mirė, i cili ishte njė aktivist i vėrtetė e tė drejtave tė njeriut. Ai gjithmonė ishte njė zotri elegant, i cili shkonte nga njė luftė nė tjetrėn, nga njė fushė betejė nė tjetrėn. Ai ishte i shkėlqyer, njė nder pėr tokėn, njė nder pėr botėn", tha z. Kushner.

    I dėrguar i OKB-sė nė Bagdad Sergio Vieira de Mello, ishte nga Brazili, Presidenti brazialian Luiz Inacio Lula da Silva tha se pėr humbjen e tij, do tė mbahet tre ditė zie.

    mare pjeserisht nga BBC Albanian Service
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  4. #114
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604
    Konflikti Iraken, ka qene qysh ne fillimet e tij, me ngjitjen ne pushtet te diktatorit Husein, problem i OKB-se. Pune tjeter qe SHBA, nepermjet ndikimit te tyre, e perodren per qellimet e tyre, deri sa nderhyri ndaj Kuvejtit duke shkaktuar reagimin e gjithe botes, bashke me ate arabe (mos harroni qe ne kualicionin e Luftes se Pare te Gjirit moren pjese dhe shume shtete arabe).
    Konflikti asnjehere s'ka qene problem vetem i SHBA-se.

    Aktet terroriste te paradisaditesh duhet ti shikoni me thelle, ne kushtet socio-ekonomiko te degjenerimit te popullit iraken ndaj atyre qe dhe zyrtarisht tashme jane te cilesuar ne baze te te drejtes nderkombetare (gjee te cilen e kane prnuar dhe ata vete) si ushtri pushtuese e nje vendi te huaj me sovranitetin e tij dhe me te drejten e tij per te qeverisur.

    Mos beni veshin shurdh dhe syrin qorr perballe atyre qe ju servirin. SHBA-te premtuan shume, por deri tani jane duke mbrojtur vetem vendburimet e naftes, dhe kane lene pa mbrojtje akoma dhe zyrat qendrore te OKB-se. Ky ishte kulmi. Me thoni pak numrin e ushtareve amerikane te vrare ne sulmin terrorist te pardjeshem? Sa? 0. Po 0. Asnje s;u vra. Arsyeja? Sepse kishin lene te mbronin zyren qendroire te OKB-se vendasit te cilet s'kane as me te voglin sherbim ushtaraK, thjesht e vetmja qe bejne eshte tu vene pas avazt amerikane per disa dollare me shume per te rritur femijet e tyre .

    Qeveria ne Irak duhet te jete realisht demokratike, dhe jo demokratike vetem ne fjale, sic po behet deri tani nga praktikat e njohura tashme te superfuqise. Cdo ti duhej popullit Iraken Albo nje qeveri e cila e vetmmja gje qe do te beje do te jete te mbroje interesat tregatere te multinacionaleve te naftes qe jane derdhur ne Irak si bletet kur gjejne nektar?

    Dhe mos hajde me te me flasesh per te drejten nderkombetare dhe per diplomacine, pasi diplomacine dhe te drejten nderkombetare e pashe une (dhe gjithe bota) se ku e kane vendosur SHBA-te, kur diplomacia eshte ajo e anijeve luftarake me topa te fillim shekullit te 19-te (gunboat diplomacy), eshte diplomacia e te zhvaturit ne menyre te paperfytyrueshme e te varferit duke e lene ne nje varferi teperjetshme dhe duke shkaterruar kete shoqerin nderkombetare qe u ndertua me kaq mund e djerse, nga europianet, po nga europianet!


    Terrorizem dhe akte terrori do kete jo vetem ne IRak por dhe ne Palestine e tjeterkund ne bote ku superfuqia po ben "politike" (megjithese atje une ato i quaj akte vetevrasjeje) per sa kohe qe kjo politike e jashtme e SHBA-ve do te kete kete linje te "forte " veprimi, me dogmen e re te "Presidentit" tuaj te dashur dhe "te zgjuar" (fjala zgjuarsi duhet te jete e huaj per te) ne luften ndaj terrorizmit, duke injoruar ne menyre teper delirante shkaqet rrenjesore te ketij fenomeni.

    Se shpejti do te sjell nje Ese timen ne forum mbi Terrorizmin dhe te ardhmen e tij. Shpresoj te kem kohe ta perkthej, pasi s'e kam shkruar ne shqip.

    Pershendetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Enri : 21-08-2003 mė 20:14
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  5. #115
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    Albo kisha nje pyetje ndaj jush: A mund te me thuash c'mendim ke per shkrimin e pareketu


    Mendimin tend personal nese ke deshire
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga cunimartum : 21-08-2003 mė 20:32
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  6. #116
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Mos beni veshin shurdh dhe syrin qorr perballe atyre qe ju servirin. SHBA-te premtuan shume, por deri tani jane duke mbrojtur vetem vendburimet e naftes, dhe kane lene pa mbrojtje akoma dhe zyrat qendrore te OKB-se. Ky ishte kulmi. Me thoni pak numrin e ushtareve amerikane te vrare ne sulmin terrorist te pardjeshem? Sa? 0. Po 0. Asnje s;u vra. Arsyeja? Sepse kishin lene te mbronin zyren qendroire te OKB-se vendasit te cilet s'kane as me te voglin sherbim ushtaraK, thjesht e vetmja qe bejne eshte tu vene pas avazt amerikane per disa dollare me shume per te rritur femijet e tyre .
    Enri, perpara se te fillosh e tregosh me gisht fajtoret, ben mire te njihesh nga afer me faktet rreth incidentit. Forcat amerikane i kane ofruar OKB planin e tyre te sigurise qe perdorin edhe per qendrat e tyre, qe kishin te benin me izolimin total me blloqe betoni te hyrjeve dhe daljeve te godines, dhe mbrojtjen me forca amerikane. Ishte OKB ajo qe e ka hedhur poshte nje plan te tille dhe ka dale me nje plan te saj te thjeshtezuar sigurie, me motivacionin "ndarjen e imazhit te OKB nga imazhi i forcave okupuese amerikane". Kete e pranoi edhe Sekretari i OKB sot Anan, kur tha qe "te gjitha palet mbajne pergjegjesi per vendimet e gabuara". Naiviteti dhe hipokriza e zyrtareve te OKB kushtoi me jeten e vete punonjesve te OKB qe sic e tregoi incidenti nuk bejne dallim ne syte e terroristeve, qe nuk kane ne shenjester vetem forcat amerikane, por gjithe boten e qyteteruar.

    Qeveria ne Irak duhet te jete realisht demokratike, dhe jo demokratike vetem ne fjale, sic po behet deri tani nga praktikat e njohura tashme te superfuqise. Cdo ti duhej popullit Iraken Albo nje qeveri e cila e vetmmja gje qe do te beje do te jete te mbroje interesat tregatere te multinacionaleve te naftes qe jane derdhur ne Irak si bletet kur gjejne nektar?
    Enri, ajo Amerike qe i beri gjermanet, japonezet, italianet nga popujt me agresive te botes, ne demokracite me liberale te globit, do ta beje edhe Irakun shtetin e dyte demokratik ne Lindjen e Mesme. Pra precedenti pozitiv egziston ne historine e popujve, pavaresisht se ti nuk u referohesh edhe pse e njeh shume mire historine.

    Persa i perket qeverise se ardhshme te Irakut, procesi demokratik ka filluar me kohe dhe ka hedhur hapa te rendesishme ne kete drejtim.

    - Eshte ndertuar Keshilli Kombetar me pjesemarrjen e 25 figurave me te njohura te jetes publike ne Irak. Ky keshill eshte njohur edhe nga OKB dhe ka marre persiper hedhjen e themeleve te nje shteti te ri demokratik.

    - Eshte rihapur institucioni i Gjykates se Larte dhe jane betuar serrisht te gjithe gjykatesit qe u pushuan nga rregjimi i Sadam Husein.

    - Eshte krijuar dhe pranuar ne parim axhenda e themelimit te nje kushtetute te re per Irakun nga Keshilli Kombetar. Ky do te jete misioni kryesor i ketij keshilli, pasi pa kushtetute nuk ka shtet, nuk ka zgjedhje, nuk ka garantim lirish.

    - Jane trajnuar me qindra police irakiane dhe jane ringritur qendrat policore te braktisura ne qytetet kryesore te vendit, si Bagdat, Basra, etj.

    - Jane bere seleksionime te forcave te reja ushtarake qe do te perbejne divizionin e pare te ushtrise irakiane prej 12000 ushtaresh. Keta do te trajnohen dhe pajisen me mjetet me te fundit ushtarake nga forcat amerikane. Keto forca do te ruajne sigurine e vendit, pasi trupat amerikane dhe ato te koalicionit te largohen nga Iraku.

    - Jane bere dhe po behen investime te medha ne rehabilitimin e rrjetit energjitik, te ujit te pijshem, dhe te ujrave te zeza qe jane teper te amortizuar ne Irak.

    Te gjitha keto, i kushtojne SHBA 1 miliard $ ne jave, kostoja e rimekembjes se Irakut.

    Dhe mos hajde me te me flasesh per te drejten nderkombetare dhe per diplomacine, pasi diplomacine dhe te drejten nderkombetare e pashe une (dhe gjithe bota) se ku e kane vendosur SHBA-te, kur diplomacia eshte ajo e anijeve luftarake me topa te fillim shekullit te 19-te (gunboat diplomacy), eshte diplomacia e te zhvaturit ne menyre te paperfytyrueshme e te varferit duke e lene ne nje varferi teperjetshme dhe duke shkaterruar kete shoqerin nderkombetare qe u ndertua me kaq mund e djerse, nga europianet, po nga europianet!
    Enri, diplomacia vepron atje ku ka nje trup legjitim perfaqesimi, nje shtet dhe nuk perdoret me grupet terroriste qe fshihen nen-toke apo qe kane per qellim demtimin e shkaterrimin e qyteterimit qe jetojme. Terrorizmi shkaterrohet vetem me nje menyre, terror mbi terrorizmin. Vecse amerikanet nuk jane aq naive sa europianet qe besojne ne "izolimin e problemit" ne lindjen e mesme, por ata do ti shkojne deri ne fund fushates se tyre per eleminimin e grupeve terroriste dhe shkaterrimin e vatrave terroriste ne bote ne te cilat keto grupe kane lindur dhe veprojne. Superfuqia e vetme e botes nuk ben diplomaci, diplomacia eshte per vendet e vegjel, superfuqia dikton politikat e saj sa me sanksione ekonomike edhe me forcen ushtarake.

    Terrorizem dhe akte terrori do kete jo vetem ne IRak por dhe ne Palestine e tjeterkund ne bote ku superfuqia po ben "politike" (megjithese atje une ato i quaj akte vetevrasjeje) per sa kohe qe kjo politike e jashtme e SHBA-ve do te kete kete linje te "forte " veprimi, me dogmen e re te "Presidentit" tuaj te dashur dhe "te zgjuar" (fjala zgjuarsi duhet te jete e huaj per te) ne luften ndaj terrorizmit, duke injoruar ne menyre teper delirante shkaqet rrenjesore te ketij fenomeni.
    Presidenti Bush me doktrinen e tij i ka bere nje nder te madh "diplomacise" per te cilen ti flet Enri, pasi me ne fund Sadam Husein u rrezua nga pushteti, nga ai pushtet qe diplomacia nuk e rrezoi dot per 12 vjet. Diplomatet tashme mund te fillojne te rivleresojne ndryshimet gjeo-strategjitke ne Lindjen e Mesme dhe te entuziazmohen mbi "eksperimentin amerikan" ne Irak, ku po nderton nje shtet demokratik, i pari shtet demokratik ne Boten Arabe. Stanacioni diplomatik dhe ruajtja e status-quo eshte e vetmja diplomaci qe europianet dine te bejne. Europianet nuk i tremben thjeshte rolit te SHBA ne bote, i tremben mbi te gjitha NDRYSHIMIT.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #117
    Enri, ky akt terorristik eshte ne te mire te politikes amerikane kesaj rradhe. Pa humbur as edhe nje ushtar ne kete rast amerikanet arriten ti shtyllosin arsyetimet e tyre qe ne lufte kundra Irakut kane shkruar qe te luftojne dhe terrorizmin. Ju buzeqeshi fati amerikaneve qe OKB-ja denohet ne kete menyre, ndersa irakjanet ose kushdo qe ta kete bere kete veprim grushtuan edhe ato pak mbeshtetes qe kishin.

  8. #118
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    39 mije police patrullojne sot ne rruget e Irakut, dhe kjo shifer nuk eshte e mjaftueshme. SHBA ka marre pelqimin e qeverise Hungareze per te ndertuar nje qender trajnimi ne Hungari, ne te cilen do te trajnohen ne nje kurs policor 7 javor 28000 police irakiane. Trajnimi perfshin jo vetem formimin fizik dhe ushtarak, por edhe edukimin e policeve te rinj irakiane mbi rolin e tyre ne nje shoqeri te hapur e demokratike.

    SHBA e shikon kete me nje rendesi te vecante pasi vetem ne kete menyre do te shkaterrohet njehere e pergjithmone kultura e dhunes, torturave dhe ekzekutimeve pa gjyq qe policia irakiane trashegon nga rregjimi 35 vjecar i Sadam Husein.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #119
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475

    Tri leksione nga Iraku

    Ne vend te Frances dhe Gjermanise, qe perkrahen luften e Kosoves, sot aleate te amerikaneve jane Kosova Polonia dhe Shqiperia. Madje, edhe Maqedonia me dy oficere te derguar ne Floride.


    Ne tetor te vitit 2001, disa jave pas sulmit terrorist ne New York dhe Washington, nje ish-zyrtar i larte i diplomacise amerikane me pyeste ne nje restorant ne Washington se cfare do te ndodhte ne rast se Amerika, pas Afganistanit, niset ne lufte kunder Irakut? Pergjigjja ishte e thjeshte: Amerika do te kishte pekrahje nderkombetare per lufte ne Afganistan, por per punen e Irakut, SHBA-ja do te nisej ne lufte vetem me perkrahjen britanike dhe kosovare. Pas dy vjetesh, ky parashikim gati sa behet realitet. Ne luften qe fillon kunder Saddam Huseinit ka pak aleate te "forte". Ne vend te Frances dhe Gjermanise, qe perkrahen luften e Kosoves, sot aleate te amerikaneve jane Kosova Polonia dhe Shqiperia. Madje, edhe Maqedonia me dy oficere te derguar ne Floride.

    Koalicioni amerikano-britanik shkon vetem (me ne) ne lufte, per dy arsye te thjeshta. E para eshte se ne Evrope eshte krijuar nje sens i vetebesimit. Evropa eshte aq e vetemjaftueshme, besohet, saqe problemet e botes i sheh nga perspektiva e fushatave per donacione. Afganistani eshte i nevojshem si fushate per te mbledhur para qe te edukohen femrat per t'u cliruar. Apo, Iraku eshte vendi ku nevojitet fushata per te ndihmuar te torturuarit e Saddam Huseinit. Ne nje pjese te Evropes, si fryt i nje edukate pas Luftes se Dyte Boterore, madje eshte krijuar edhe fundamentalizmi pacifist. Sikurse edhe te gjitha fundamentalizmat, eshte pjese e besimit qe perjashton te gjitha besimet dhe intepretimet e tjera, pra edhe besimin, se kunder nje diktature duhet perdorur te gjitha mjetet, duke perfshire dhunen. Dhe, Evropa po rrezikon te mos i besoje te vertetave elementare e brutale: femra ne Afganistan u clirua vetem me lufte, dhe kurdi ne Irak u clirua vetem kur ate e mbrojten aeroplanet britanike dhe amerikane. Arsyeja e dyte eshte vetebesimi i krijuar ne administraten amerikane. Vetebesimi se cfaredo qe te thuhet ne Washington do te kete pergjigje pozitive ne cilendo pjese te botes sikurse eshte bere zakon ne Kosove. Eshte vetebesimi i krijuar si me historine e demokracise amerikane, qe u tregua me e forte se cilado evropiane, ashtu edhe me forcen ushtarake amerikane qe e ka lene nje shekull teknologjik mbrapa forcen ushtarake evropiane apo aziatike. Eshte besimi arrogant i te fortit, madje me te fortit qe njeh historia e njerezimit.

    Te dy arsyet e cojne boten ne nje gjendje pikepyetjesh te medha. Perendimi deri me sot ka shenuar progresin e vet duke u bazuar ne aleancen me te madhe njerezore, ate te Atlantikut. Prej sot, Aleanca e Atlantikut eshte me e dobet se kurdohere prej perfundimit te Luftes se Dyte Boterore, me dallimin esencial mes boshtit anglo-amerikan dhe atij franko-gjerman. Evropa Perendimore, nderkaq, ka gezuar nje rritje te paprecendece historike qofte ne histori apo ekonomi gjate gjysme shekullit te fundit. Por, prej dites se sotme, kjo Evrope e Bashkuar Perendimore del me disa pergjigje te ndryshme ndaj krizes se Irakut. Prej perkrahjes britanike e deri te refuzimi francez, duke kaluar neper "neutralitetin" e disa shteteve, Evropa e bashkuar nuk ka nje ze, as ne politike te jashtme e as ne ate te sigurise. Madje, ne krahasim me krizen e Kosoves, shenon nje regresion. Ne fund, shtetet qe marrin pjese ne OKB do ta pyesin veten se perse gjithe ky investim ne Keshillin e Sigurimit, kur ceshtja e luftes ne Irak, po vendoset pa konsultim te te gjitheve?

    Nuk ekziston situate me delikate per te hyre ne lufte kunder Irakut, dhe gjithsesi do te shenohet si historik momenti i perfundimit te kesaj lufte. Cdonjeri prej nesh ne bote do te vleresoje se si ka dale nga ajo.

    Per ne, me duket se do te vlejne tri leksione. Se pari, se lufta ne Kosove ka sanksionuar nevojen qe e drejta per intervenim humanitar te kete perparesi ndaj sovranitetit shteteror. Sot, SHBA-ja eshte duke aplikuar precedentin juridik kosovar ne Irak. Se dyti, se aleancat e bazuara ne kete te drejte jane me te efektshme se cilido debat ne OKB. Rrjedhimisht, Kosova duhet te diktoje rrugen e vet, pa u ngarkuar shume me interpetimet qe behen ne OKB. Se treti, se ritmi i historise boterore eshte duke marre shpejtesi marramendese. Prej renies se Murit te Berlinit, bota perendimore eshte marre per dhjete vjet me stabilizimin e lindjes se kontinentit evropian. Prej sot, fillon perqendrimi afatgjate ne Lindje te Mesme dhe Azi Qendrore. Ne fund te ketij dhjetevjeteshi, duhet te rehatohemi ne qe jetojme ne Evrope.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  10. #120
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Kujt i kujtohet Shqiperia ne 91-92?

    Thursday, August 28, 2003

    BAGHDAD, Iraq — It's a fair bet that one Baghdad baby won't run into anybody else in Iraq with the same name.





    An Iraqi couple has named their 6-week-old baby boy George Bush (search) to show their appreciation for U.S. efforts to force Saddam Hussein (search) out of power.

    "He saved us from Saddam and that's why we named our son after him," the baby's mother, Nadia Jergis Mohammed, told the Associated Press Television News. "It was George Bush who liberated us; without him it wouldn't have happened."

    Baby Bush was born July 11 to Mohammed, 34, and her husband Abdul Kader Faris, 41. His full name is George Bush Abdul Kader Faris Abed El-Hussein.

    If the couple had had twin boys, the father wanted to name the other baby Tony Blair (search), because he said both the U.S. and Britain liberated Iraq.

    Baby Bush has two older brothers, with the more traditional names Omar and Ali.

    The tiny boy's mother told APTN that all Iraqis hated Saddam's regime, and that President Bush freed them from his dictatorship.

    "If he hadn't done it the sons of Saddam would have ruled us for years," she said.

    As the woman did the interview, little George Bush screamed in his crib.

    The Associated Press contributed to this report
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

Faqja 12 prej 16 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Oda ( sofra ) Drenicake
    Nga projekti21_dk nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1405
    Postimi i Fundit: 09-09-2017, 20:20
  2. Ēfarė ndryshimesh keni pa nė Kosovėn e pasluftės?
    Nga adonisa nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-04-2007, 21:02
  3. Tė majtėt nderojnė Enver Hoxhėn nė Pezė
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 19-11-2006, 04:31
  4. Situata ne Kosove
    Nga Agron Jozef Mje nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 21:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •