BEOGRAD
Kryeministri serb Zhivkoviē ka ofruar njė forcė prej 1000 ushtarėsh serbo-malazezė pėr tė shėrbyer nė Irak. Lajmi bėhet i ditur nga CNN. Burime te rrjetit televiziv amerikan saktėsojnė se gjatė vizitės sė tij tė fundit nė SHBA, Zhivkoviē ka deklaruar se trupat serbe mund tė bashkoheshin me forcat amerikane e tė shėrbenin kudo ku Uashingtoni do tė dėshironte. Nga tė sulmuar e faktor destabiliteti, serbėt tani kthehen nė "paqeruajtės". E megjithatė, pjesėmarrja nė operacionet ushtarake nuk ėshtė diēka e re pėr trupat jugosllave. Ato kanė shėrbyer nė disa vende qė prej Luftės sė Dytė Botėrore. Misioni i parė mė i madh i kėtij lloji ishte dislokimi i 15.000 trupave nė gadishullin Sinai nė fund tė luftės arabo-izraelite nė vitin 1959. Kontingjente mė tė vogla trupash u dislokuan si pjesė e forcave tė OKB-sė nė Kongo nė vitin 1961 dhe 2 vjet mė vonė nė Jemen. Misioni i parė vėzhgues i OKB-sė nė Irak pas Luftės sė parė tė Gjirit Persik u udhėhoq nga gjenerali Sllavko Joviē. Angazhimi i fundit jashtė vendit i Ushtrisė Popullore Jugosllave para rėnies sė Jugosllavisė, ishte ai i misionit tė OKB-sė nė Angola nė vitin 1991. Njė numėr i vogėl trupash serbo-malazeze janė tė angazhuar aktualisht nė misionet paqeruajtėse tė OKB-sė. Vetėm 2 serbė po punojnė si vėzhgues nė kufirin e Timorit Lindor, ndėrsa njė ekip prej 12 vetash ndodhet nė Kongo.
Krijoni Kontakt