Historia e Partise se Hajrit (rated R )
----------------------------------
Pasi mbaroi universitetin me korrenspondence, Qazimi mendoi se kishte ardhur momenti per te gjetur nje pune me te mire. Shkollen e larte e kishte pasur gjithnje enderr por koherat kishin ndryshuar. Fabrika e kepuceve ku ai kish marre rrogen per vite me rradhe , kish falimentuar.
Kishte rreth nje vit qe punonte si roje ne nje firme te huaj ndertimi. Gruaja e tij Liljana ishte mesuese ne nje gjimnaz. Ajo kish qene per te nje burim i vertete frymezimi e nxitjeje. Vajza e tyre e vetme Kozeta kete vit mbaronte maturen.
Jeta po behej e shtrenjte dhe parate nuk u dilnin per shume gjera. Qazimi here pas here sillte nga puna gozhda , vida e ndonje vegel te vogel dhe qe me vone i shiste tek tregu i shumices. Ne fakt kohet e fundit drejtuesit e firmes kishin filluar te dyshonin tek ai , por Qazimi perpiqej t'u mbushte mendjen se hajdutet ishin shtuar shume.
Edhe Liljana ish perpjekur te hapte nja dy kurse anglishteje por nuk i kish ecur sepse ne disa raste nxenesit dinin me shume se ajo.
Nje mbremje burre e grua ishin shtrire ne krevat dhe po diskutonin gjendjen e tyre te mjere. Ora sa kish kaluar tete e gjysmen e meqe s'kishin drita vendosen te shkonin ne shtrat se keshtu do kursenin dhe qirinjte. Nje shoqe e Liljanes qe kendonte ne korin e kishes i kish dhene asaj nje kuti me qirinj te holle , por edhe ato po mbaronin.
Kozeta ne dhomen tjeter po bente sikur po mesonte duke shfletuar nje reviste mode.
Qazimin e zuri gjumi, ndersa Liljana rrinte e veshtronte nga dritarja. Nje ide i erdhi ne mendje dhe e ekzaltuar i bie me berryl Qazimit duke i thene gjeta me duket, e gjeta !
Qazimi --Cfare gjete moj se gati me hodhe ne toke !
Liljana --Besoj se edhe hallet tona do marrin fund tani qe do fillojne te te persekutojne ty.
Qazimi --Ti ke luajtur mendsh, ne shyqyr e hoqem qafe ate sistem ! Megjithse kameleontet jane akoma ne pushtet.
Liljana --Po edhe ne ate duam se keshtu do na hapet rruga per emigrim ashtu si shume te tjereve. Se nuk mbeti njeri pa ikur, vetem ne te humburit dhe budallenjte kane mbetur! Po me degjo tani !
Qazimi --He fole te shkreten se ty cfar' s'te pjell ajo mendje.
Liljana -- Ne te dy ashtu si shumica e popullit ia themi per politike. Me kete rast edhe ti do ti futesh ketij profesioni per te bere dicka per vendin tend. Do shkruash nja dy - tre artikuj ne nje gazete te pavarur. Per artikujt do te te ndihmoj une. Pastaj do te bejme sikur ty te godasin e te plagosin. Ne me keto fakte shkojme ne disa ambasada dhe u tregojme se jeta jone eshte ne rrezik dheeee ...keshtu ato do na japin vizat si te perndjekur politike !
Qazimi -- (mendohet ca) Hmm , e di qe nuk e ke keq ti. Vetem se nuk dua qe te me plagosin me arme !
Liljana --Jo ,jo mos u bej merak. Do gjejme dicka me te lehte (dhe pastaj i thote me perkedheli: Eh mor Qazo , kjo demokracia s'eshte dhe aq e keqe sa kujtonim.
Qazimi --Mire e the se na mesoi shume gjera po edhe aktore do na beje me duket. Po na eci ky plan vertet qe do dalin ne drite se edhe keshtu pa drita tere jeten nuk rrihet ( pastaj perfshihen na ca momente ... qe nuk po i shkruaj se do i censurojne ata te partise
Pas rreth nje jave shfletimi revistash e gazetash cifti yna ka arritur te beje nje artikull te forte ku denohet politika e Qeverise dhe korrupsioni. Fatmiresisht botuesi i nje gazete te vogel ua pranon shkrimin se iu duk me vlere.
Ne artikullin e dyte akuzonin rolin e qeverise ne krijimin e gjendjes se rende ekonomike dhe shtimin e papunesise.
Artikullin e trete e bene bombe fare dhe u perqendruan ne te ardhmen e vendit, ku shpetimi do vinte nga nje levizje e gjere popullore ku bazen do e perbente rinia dhe ku do goditej fuqishem monopoli i figurave te vjetra ne politike.
Keshtu pas nje muaji dhe tre artikujsh te botuar kishte ardhur koha qe Qazimi te goditej nga forcat e erreta. Qazimi e kundershtoi idene e te shoqes per t'i rene vetes me cekic. Edhe ideja per t'i rene murit me koke s'ishte gje se mos komshinjte kujtonin se ne shtepine e tyre kish plasur sherri. Kozeta shkon ne aneks dhe kthehet me nje tigan te madh e i thote te jatit : Merre kete o babi e mendo per te ardhmen tone qe te mos te te dridhet dora !
Qazimi e falenderon te bijen dhe pasi mbyll syte qellon veten ne balle me te. Gervishtet pak dhe nje gunge fillon te formohet.
Liljana --Pse keshtu rrihen politikanet tane , vetem me nje gunge??
Qazimi -- (i bere me nerva ia jep asaj tiganin ) He na e trego ti pra !
Liljana buzeqesh dhe i thote te mos trembet se do i dhembi pak. E godet fort dy here : ne balle e ne faqe. Qazimi uleret per nje sekonde dhe bie ne toke pa ndjenja. E shoqja dhe e bija nxitojne ta sjellin ne vehte, biles Liljana i fut edhe ca shpulla. Qazimi fillon e permendet.
Liljana -- Te lumte se e perballove me sukses sulmin e atyre maskarenjve !
Qazimi -- Si mendon sikur te te godasin edhe ty ata moj grua se keshtu do kemi dhe deshmitare e ngjarja na del me e besueshme .
Liljana --(skuqet e frikesuar) Po mua pse do qe te me rrahin ata , se un jam dhe e dobet nga zemra.
Kozeta --Po he mi mami se ke per te na prish planin !
Qazimi --Nuk kam per ta perdor tiganin , por doren. He si thua ?
Liljana --Mire po vetem nje here ama !
Qazimi pohon me koke dhe i thote te behet gati. Shpulla ishte aq e forte sa Liljanes i bejne syte xixa dhe duke u rrotulluar si balerine bie ne divan duke mbajtur faqen me dore.
Me aparat bejne disa fotografi te plageve. Qazimi te nesermen shkon dhe denoncon "sulmin banditesk" ne policine e zones.Ben disa kopjo te fotove dhe i fut ne menyre te barabarte ne tre zarfe te medhenj. Ne secilin zarf fut edhe nje leter shpjeguese per kete akt barbar , bashke me copat e prera te tre artikujve te botuar.
Me pas Qazimi viziton ambasadat e tre shteteve : X, T dhe Z dhe u jep nga nje zarf seciles.
Pas dy ditesh ambasada e shtetit X e fton per te marre vizat. Por familja jone nuk nxitohet dhe presin pergjigjet e tjera. Te pasnesermen ambasada e shtetit T i dergon nje leter ku i kerkonte me teper fakte.
Me ne fund edhe ambasada e shtetit Z dergon nje zarf special. Ne te thuhej se Qazimi ish ftuar nga vete ambasadori per nje takim personal.
Qazimi nuk e priste kurre kete por nuk mund ta refuzonte kerkesen.
Ambasadori i beri nje pritje te ngrohte . E pyeti per shendetin e tij, te gruas e vajzes dhe per sulmin shtazarak qe i kishin bere. Nga mesi i bisedes ambasadori i tregoi se kishte marre informata mbi te kaluaren e tij. Qazimi filloi te djersinte keq dhe mendoi se me kaq e pat kjo pune.
Cuditerisht ambasadori i tha se ai ishte njeriu i pershtatshem,(meqenese nuk ish i perlyer me te kaluaren komuniste), personi i duhur qe do vinte ne jete idete e artikujve qe kish botuar. I tha se atdheu i tij kish nevoje per nje nismetar qe do kryesonte kete levizje mbarekombetare.
Se fundi ambasadori i rekomandoi qe te themelonte dhe nje parti si dhe i la ne dore nje cek me nje vlere te madhe per ta ndihmuar ne fillimet e kesaj ndermarrjeje te rendesishme.
Qazimi nuk gjente dot fjale falenderimi per kete gjest kaq bujar dhe i premtoi se do punonte me gjithe shpirt per kete qellim kaq sublim.
Pas takimit dy makina te blinduara e shoqeruan deri ne shtepi. Teksa po ngjiste shkallet e pallatit Qazimi filloi te kuptonte aventuren e madhe ku ish ngaterruar.
Ne shtepi e shoqja dhe Kozeta mezi po e prisnin. Liljana i hap deren dhe i hidhet ne qafe.
Qazimi i thote i merzitur e duket se e hengrem keq !
Liljana -- C'thua keshtu, po c'te tha ai?
Qazimi -- Do qe une te rri ketu e tu jap drejtim puneve. Po me dha dhe pare ama ( dhe ve cekun ne tavoline) Tani duhet te formojme dhe nje parti.
Liljana -- te pakten per leke s'do vuajme me , po na u be lemsh fare kjo pune. Po fundja,fitimi i madh e ka edhe rrezikun te madh.
Qazimi --C'na u desh kjo politike!Dhe ne kujtonim se kishim halle. Tani qe kemi rene vertet ne hall.
Kozeta --Po edhe ne do te te ndihmojm' o ba, nuk te leme vetem.
Liljana --Mire thote vajza. Ja une qe neser do filloj te mledh firma nga nxenesit e mi per partine tone. Edhe ti Kozeta merru firma shokeve te klases, kurse ti Qazo perpiqu me keta te lagjes dhe ata te tregut te shumices.
Qazimi -Hajt per hajer na qofte pra se keshtu do e quajme : Partia e Hajrit !
Pas 20 ditesh mblodhen firmat e nevojshme dhe partia u miratua ligjerisht.
Reputacioni i Qazimit u shtua edhe me teper pas takimit te dyte qe pati me ambasadorin e shtetit Z.
Mediat filluan te zienin nga kureshtja per kete yll te ri te politikes. Gazetaret filluan ta ndjekin kudo.
Ndersa ne fillim simpatizantet e tij mezi mbushnin nje garazh makine , tani ata mbushnin gjysmen e pallatit te sportit (gjysmen tjeter e zinin kureshtaret).
Partite kryesore filluan ta sulmonin ashper Partine e Hajrit pasi sipas tyre programi i saj nuk ndryshonte aspak nga ai i partive te tjera. Te gjitha partite u mblodhen ne nje koalicion qe nuk ishte pare ndonjehere dhe i vune emrin :"Shpresa e fundit"
Gjithashtu Qazimi u akuzua si kontrabandist dhe se ai ishte pronari i vertete i firmes se huaj ku punonte me pare. Edhe ambasada X publikoi letren me fotot qe Qazimi kish derguar ca kohe me pare, ku kerkonte vize per te ikur. Por Qazo ish regjur tani me keto gjera dhe i hodhi poshte keto akuza duke i quajtur shpifje e inskenime.
Partia e tij u rrit shume , po ashtu dhe mirqenia e tij. Tashme edhe ai kish makinen e vet me shofer , shtepi te re. Kozeten e dergoi jashte me studime .
Partise se tij i vijne vazhdimisht nga jashte ftesa per konferenca e kongrese dhe me kete rast pothuaj i tere farefisi i tij shkoi ne diaspore si delegate e te ftuar qe nuk kthehen me. Por Qazua ndihmon edhe ata qe kane mundesi te paguajne per keto viza.
Ai vete nuk do te shkoje me jashte.
Flitet se partia e tij mund te fitoje edhe zgjedhjet e ardhshme .
Po ju si thoni ?
@madeos
Krijoni Kontakt