OSHEE 300,000 $ blerje pa tender tek ish-kompania e Plator Mehmetit
Një tender i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në vlerën e 300 mijë dollarëve për blerjen e transformatorëve dhe materialeve për nevoja emergjente ka ngritur hije dyshimi për mënyrën e përzgjedhjes së fituesit.
Siç dhe shihni nga materiali publikues i agjencisë së prokurimit fitues rezulton kontraktori REAR SHPK me NIPT K 51614501 F.
Kjo kompani sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të bizneseve është administruar nga Plator Mehmeti, kryeinxhinier i OSHEE-s në Durrës, për të cilin partia demokratike ka denoncuar se ai ka qenë i dënuar dhe është punësuar padrejtësisht.
Mehmeti është dorëhequr nga post i administratorit nga REAR SHPK më 30 shtator dhe është zëvendësuar në këtë pozicion nga Ilir Tabakun.
Por sipas akuzave të PD-së, se OSHEE ka punësuar Mehmetin dhe pse ai ka qenë i dënuar, operatori i energjisë u përgjigj asokohe me certifikatën gjyqësore të Mehmetit ku ai rezultonte i padënuar.
Shqiptarja
Krijoni Kontakt