Policia: Paguani gjobat e makinave ose u sekuestrohet
Tė gjithė shoferėt qė kanė gjoba tė papaguara, nė rast se nuk i shlyejnė, do tu sekuestrohet automjeti. Drejtoria e Policise Qarkut Tirane njofton tė gjithė qytetarėt tė paguajnė gjobat e automjeteve, nė tė kundėrt penalizohen.
Mėsohet se duke filluar nga data 01 Shtator 2015 , nga shėrbimet e policisė rrugore do tė ushtrohen kontrolle tė vazhdueshme , dhe pėr mjetet qė do tė rezultojnė me 1 gjobė, tė cilės i ka kaluar afati 30 ditor i arkėtimit, do tė bėhet bllokimi administrativ deri nė arkėtimin e tyre.
Ndėrsa pėr rastet kur brenda 3 muajve nuk shlyhen detyrimet, dhe mjeti nuk tėrhiqet nga pronari, mjeti do tė konfiskohet.
Komisariati Rajonal i Policisė Rrugore kėrkon mirėkuptimin dhe ndėrgjegjėsimin e pėrdoruesve tė mjeteve qė tė verifikojnė targat e mjeteve dhe tė likuidojnė gjobat sipas afatit tė parashikuar nė Ligj,- thuhet nė njoftimin e Policisė.
Panorama
Krijoni Kontakt