Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Itali: Shkatërrohet rrjeti i drogës që transportonte drogë me avion nga Vlora

    Dy policë të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës me avion!

    Vec shefit të burimeve njerëzore në policinë e Vlorës edhe dy efektivë të tjerë të policisë dyshohet se janë përfshirë në trafikun e drogës me avion nga Shqipëria në Itali. Roli i tyre ishte ai i sigurimit të kushteve për kultivimin, vjeljen dhe transportimin e kanabisit nga plantaciontet në Lumin e Vlorës deri tek avioni që ndalej në një rrugë të fshatit Xhelilaj, në Sevaster.

    Vladimir Zanaj, ose “Daja”, shefi i burimeve njerëzore, ishte drejtuesi i operacionit në anën shqiptare ku kultivohej kanabisi. Shërbimet bëheshin kundrejt pagesave të majme. Sipas hetuesve italianë, për çdo rrugë me avion, trafikantët përfitonin 200 mijë euro. 100 mijë prej tyre ishin paga për policët që garantonin trafikun në Shqipëri, paga për punëtorët që kultivonin kanabisin, apo shpenzime që nevojiteshin për të mos rënë në gjurmët e policisë, si ndërrimi i telefonave, karburant etj. Dyshohet se është paguar edhe për prishjen e radarit ditën e fluturimit.

    Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka identifikuar dy policët. Burime të rezervuara bëjnë me dije se ata kanë shitur edhe dy makina kohët e fundit, që të dyja të përdorura për transportimin e marijuanës; një BMË dhe një fuoristradë Jeep Cheroke. Me këtë të fundit trafiku do të kryhej përmes portit të Vlorës. Kjo ishte rruga që banda bënte përpara se të blinte avionin.

    Kur kërkesat në treg u rritën ata blenë edhe avionin për 50 mijë euro.

    Vilson Lamaj, piloti i avionit që u kap sapo u ul në Brindizi merrej me të gjitha detajet e trafikut. Ngarkesën që mori më 24 gusht ai do ta dërgonte në Napoli. Një pjesë do t’ua dërgonte shpërndarësve të tij në Rimini.

    Hetuesit italianë kanë zbuluar se avioni mbahej i çmontuar në disa garazhe. Pjesët e tij lëvizeshin me një kamion. Ai kishte bërë dy rrugë kohët e fundit për të transportuar krahët e avionit që montoheshin në një pistë të improvizuar në Brindizi.

    Herën e fundit ai u nis nga Ostuni (Pulja) në orën 5:40 dhe u ul në Xhelilaj në orën 7:02. Piloti, Vilson Lamaj e njihte fare mirë zonën në Lumin e Vlorës. Hetuesit dyshojnë se ai i 24 gushtit nuk ka qenë udhëtimi i tij i parë për të transportuar drogë me avion.

    Sipas të dhënave të sistemit TIMS ai rezulton të ketë qenë në Shqipëri gjatë muajit korrik dhe ka qëndruar në zonën e Lumit të Vlorës. Ishte kthyer në Itali dy ditë para se të nisej për të marrë marijuanën në Xhelilaj. Lapsi.al
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-08-2015 më 11:28
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Itali: Shkatërrohet rrjeti i drogës që transportonte drogë me avion nga Vlora

    Biseda e trafikantit me policin: Me kë të flas se po prishin drogën

    Prokuroria e Përgjithshme ka bërë publike për mediat të tjera detaje për personat e arrestuar të dyshuar si të lidhur me trafikun e drogës Shqipëri-Itali.

    Sipas organit të akuzës, pjesëtarët e familjes Lamaj kishin një avion të lehtë që përdorej për transportin e marijuanës drejt Italisë.

    Familja Lamaj zotëron parcela me marijuanë në Shqipëri dhe mësohet se ata kishin plan për kultivimin e parcelave me drogë edhe në Rumani

    Prokuroria thotë se Sokol Lamaj dhe vëllezërit e tij zotëronin disa parcela të mëdha në vendin tonë.

    DOSJA E PLOTË E PROKURORISË

    Në muajin Korrik, në Prokurorinë për Krime të Rënda është rregjistruar procedimi penal nr.203, që bën fjalë për veprën penale të “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2, të K.Penal, pa autorë të njohur plotësisht për momentin.

    Sipas referimit nga të bërë nga Drejtoria për Narkotikët dhe Trafiqet, të Zyrës Ndërlidhëse Italiane – Interforcë është informuar për operacionin “CIBI 2014” (procedimi penal i D.D.A. Bolonja) dhe aktivitetin hetimor që po zhvillohet nga Karabinieria në Riccione mbi nje organizate kriminale te perbere nga subjekte me origjine shqiptare dhe aktiv ne trafikimin e lendeve narkotike.

    Hetimet po zhvilloheshin paraprakisht ne ngarkim te personave, pjestarë të dy grupeve familjare shqiptare HAMETAJ dhe LAMAJ, të gjithë të implikuar në trafik kokaine dhe marijuane nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

    AVIONI

    Nga veprimet hetimore proceduriale, evidentohet se pjestarë të familjes LAMAJ kanë në dispozicion dhe një avion shumë të lehtë, prodhim ukrahinas model “Aeropakt A22S”, i cili do të përdoret për transport marijuane nga Shqipëria për në Itali. Për cdo fluturim sasia që transporton ky avion është 120-140 kg.

    Gjithashtu disponohet informacion se grupi familjar LAMAJ , përveçse është pronar i shumë parcelave me marijuanë në Shqipëri, ka në plan të kultivoj dhe parcela të ngjashme në Rumani.

    Hetimet teknike në Itali po kryheshin në ndaj shtetasve shqiptarë Vilson LAMAJ, Sokol LAMAJ, etj.

    Në fazën e hetimeve kur autoritetet gjyqësore italiane kanë kërkuar bashkëpunimin dhe të autoriteteve shqipëtare, nga ana e tyre informohemi se janë evidentuar elemente fajësie në ngarkim të disa shtetasve shqiptarë.

    MARIJUANA

    Nga hetimet në Itali rezultonte se shtetasit Sokol LAMAJ dhe vëllezërit e tij kishin në pronësi parcela të mëdha me marijuane në Shqiperi si dhe donin të transportonin sasi të mëdha lëndësh narkotike në Itali , duke përdorur pikërisht avionin e lehtë nën monitorim, i cili me shumë mundësi do të pilotohej nga Vilson LAMAJ.

    Nga rezultatet hetimore është dokumentuar fakti që shtetasit nën hetim Sokol LAMAJ dhe Vilson LAMAJ më datë 6 korrik 2015 janë kthyer në Shqipëri, duke u nisur nga porti i Brindisi-t me traget bashkë me automjetin e sinjalizuar Audi A3 me targe DHxxxHN.

    Në veçanti, nga aktiviteti teknik, rezultonte që Sokol LAMAJ , duhet të qëndronte në Shqipëri për të ndjekur personalisht kultivimin e marijuanës dhe organizimin e ngarkesave për trafikimin në Itali.

    Ndërkohe, i vëllai Vilsoni mendohej se do të kthehet në Itali, ku do të priste urdhërat e të vëllait për tu nisur me avionin e lehtë në drejtim të territorit shqiptar, ku do te ngarkohente në një vend magazinimi të lëndës narkotike, për tu nisur më pas sërish në fluturim për transportimin e drogës.

    Në kushtet kur është regjistruar procedimi penal, nga ana e organit procedues në Shqipëri ishte e nevojshme kryerja e hetimeve me metoda të posaçme hetimore.

    ROLET

    Nga ndjekja ne dinamike e ketij procedimi, ka rezultuar se shtetasit subjektet e ketij procedimi, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, ne role te caktuara si pjese e organizates kriminale, kane kultivuar ne disa fshatra te rrethit te Vlores, disa parcela me marijuane, te cilen pasi ta korrin, magazinojnë dhe paketojne, nepermjet nje avioni te vogel, pa perjashtuar edhe menyra te tjera, ta trafikojne drejt Italise. Nje pjese e subjekteve, jane identifikuar nga ana jone pas verifikimeve të kryera, nje pjese tjeter, njihen me emra ose nofka dhe konkretisht:

    Fatos BRUHAMAJ;

    Igli Shahaj.

    Fadil Shahaj, eshte “roje” i parcelave;

    Fadil Shahaj.

    Çuman LAMAJ

    Neko Bruhamaj (Burhamaj) i cili punon neper parcela;

    Sokol LAMAJ

    Vilson Lamaj

    PARCELAT

    Gjate periudhes që nga regjistrimi i procedimit penal, mbi bazen e autorizimit te vëzhgimit, subjektet jane vezhguar, fotografuar e filmuar ne ambientet ku ata zhvillonin aktivitetin e tyre. Ka rezultuar se ata kane kultivuar me shume se tre parcela me Canabis sativa ne fshatrat, Ramicë, Xhyherine, Risili dhe pergjate lumit te Shushices.

    Aktualisht, tek nje pjese e parcelave, cannabisi ishte bere gati per korrje, tek parcelat e tjera, cannabisi behet gati per rreth 10 dite.

    LEVIZJET

    Nga ana policisë gjyqësore, jane fiksuar levizjet e shtetasve Sokol Lamaj dhe Vilson Lamaj, te cilet pothuajse cdo dite shkonin ne fshtrat e permendur me lart dhe interesoheshin per parcelat. Ata bisedonin me personat te cilet merreshin me vaditjen dhe ruajtjen gjate nates te parcelave (Igli Shahaj, Neko).

    Gjithashtu, nga bisedat, dyshohej se midis vellezerve Lamaj dhe shtetasit Fatos Burhamaj, ka lindur konflikt qe ka te beje me angazhimet financiare brenda grupit kriminal.

    Nga ana e grupit te vezhgimit, jane fiksuar e fotografuar vendet ku keta shtetas qendrojne, levizjet e tyre, automjetet qe perdorin aktualisht etj… .

    Në datë 19.08.2015 efektivat e policisë së Qarkut Vlorë kanë asgjesuar tre parcela me 387 bimë narkotike Canabis Sattiva ne fshatin Ramicë tek përroi i Burhame dhe lidhur me këtë fakt është referuar material Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

    Nga hetimi ka rezultuar se këto parcela ishin kultivuar dhe mbaheshin në mbikqyrje nga Neko Bruhamaj.

    Neko ka komunikuar fillimisht Fatos Bruhamaj dhe më pas Sokol Burhamaj(Lamaj) dhe i ka vënë në dijeni për prezencën e policisë tek parcelat, duke u kërkuar që të lidheshin me personat që ata njihnin me qëllim që të mos u asgjesoheshin bimët narkotike të mbjella. Sokoli ka telefonuar përdoruesin e nr. telefonik xxxx422 duke e pyetur se kush kishte shkuar lartë te parcelat. Sokoli i ka thënë se me kë duhej të fliste dhe personi që dyshohet se është punonjës policie ose i njohur i tyre, i ka thënë se do të interesohej ai.

    Më vonë nga ndjekja e përgjimeve ka rezultuar se përdorues i këtij numri telefonik ishte shtetasi Vladimir Zanaj, Oficer policie në D.P.Qarkut , Vlorë.

    Në datë 24.08.2015, në orën 07:02’ deri në orën 07:12’ në afërsi të fshatit Xhelilaj,Vlorë, buzë lumit, sipas informacioneve te ardhura nga autoritetet italiane rezulton që të jetë ulur dhe ngarkuar me 120 kg marijuanë avioni i pilotuar nga Vilson Lamaj, i cili u kap po në mëngjesin e kësaj date në Brindizi/Itali dhe u arrestua.

    Policia gjyqësore në kushtet kur pas kapjes dhe arrestimit të Vilson Lamaj në mëngjesin e datës 24.08.2015 në Brindizi me një avion të lehtë , brenda të cilit u sekuestruan 120 kg marijuanë, ekzistonte rreziku që personat bashkëpunorë me këta të fundit të merrnin dijeni për hetimet dhe në Shqipëri dhe në ato kushte u procedua me ndalimin me inciciative të shtetasve Neko Bruhamaj, Fatos Bruhamaj, Fadil Shahaj, Igli Fadil Shahaj, Sokol Lamaj (Burhamaj), Vladimir Zanaj me detyrë Shef Personeli në DPQ, Vlorë.

    Në banesën e Fadil e Igli Shahaj u sekuestrua dhe 26 gr marijuana dhe 06 gr marijuanë, tip cokollate.

    Panorama

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Itali: Shkatërrohet rrjeti i drogës që transportonte drogë me avion nga Vlora

    "Fluturimi i lirë", Avioni me drogë, jeta e shqiptarëve të arrestuar në Itali përtej biznesit të marijuanës

    Të vetëpunësuar o punëtor të thjeshtë, disa prej tyre të martuar e me fëmijët në shkolla publike, pazari i përditshëm në supermarketet e zonës.
    Kjo ishte jeta normale e shqiptarëve të arrrestur në Itali si pjesëtarë të organizatës së trafikut të marijuanës me avion nga Shqipëria në Itali, në kuadër të operacionit “Fluturimi i lirë”.
    Shumica prej tyre kanë emigruar 10 vjet më parë nga Vlora drejt Italisë duke vendosur rezidencën e tyre në komunën e Savignano sul Rubicone në provincën e Forli-Cesenës.
    Pothuajse të gjithë punonin në sektorin e ndërtimit si muratorë ose transportues materialesh me kamion.
    Bukuosh Këshilli 25 vjeç kishte hapur biznesin e tij të regjistuar legalisht në komunën e Savignanos si shitës ambulant tekstilesh, artikuj për shtëpi e veshje të ndryshme. Aktiviteti i tij lëvizte çdo ditë në tregje e zona të caktuar nga Komuna për të treguar mallin.
    Artjon Lamaj, vëllai i Vilson Lamaj është i martuar e vetëm një muaj më parë është bërë baba i një vajze nga bashkëshortja e tij 18 vjeçare.
    Sipas policisë italiane Artjoni kishte për detyrë të çmontonte avionin e sapo përdorur nga i vëllai Vilsoni për trafikimin e marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë, e fshehjen e tij në garazh-hangarin në komunën Medrina di Borghi në provincën e Cezenës.
    Artjon Lamaj punonte normalisht si mekanik në një ofiçinë mes Komunës së San Mauro Pascoli e Savignano.
    Të gjithë kryenin pothuajse një jetë normale që nuk linte të dyshonte për asgjë.
    Madje sipas policisë italiane dy prej tyre në momentin e arrestimit po punonin rregullisht, njëri po lyente murin e një banese, e tjetri po udhëtonte me furgonin e tij të punës.
    Ndërsa dy anëtarët me të rinj në moshë të kësaj bande kriminale të identifikuar si “koka të nxehta”, për shkak të dhunës që ushtronin ndaj klientëve për vonesën në mospagesën në kohë të drogës, u arrestuan njëri në qytetin e Bolonjës ndërsa po shëtiste si turist me të fejuarën e tij, e tjetri në komunën turistike të Portovedes në provicën e Riminit me dy prostituta në makinë.
    Ndaj vëllezërve Vilson e Altjon Lamaj në qershor të vitit 2013 policia italiane e Cezenës ka lëshuar një urdhër arresti shtëpiak me akuzën e trafikimit të drogës, sekuestrim personi e kërcënim.
    Gjatë këtij operacioni policor u arrestua dhe shtetasi shqiptar Doren Ago, disa nënshtetas italianë e një maroken, si dhe u sekuestrua 1400 kg marijuanë, hashah e kokainë.

    ORA NEWS

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2014
    Postime
    27

    Për: Itali: Shkatërrohet rrjeti i drogës që transportonte drogë me avion nga Vlora

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Nqs ne nxenesit e dobet nuk qenkemi rafinuar aq shume sa per ta bere qimen tra, ti qenka kokrra e ngelesit per ta bere traun qime!
    Ik futi ndonje dhalle te vish ne vete,se te paska zene vapa keq.
    Hiqini ato tituj bombastik,mafia,klani,familja......se nuk i rruhet njeriu per 100 kg hashash,kur ne mes te Frances kapen 14 ton kokaine.
    Hiqini ca mentalitete se jemi ne 2015,mos beni vetem copy paste te titujve.
    Po FullHajni qe vodhi 7 mil te deklaruara,ca ti themi?hajdut ordiner,apo klan mafioz?

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Itali: Shkatërrohet rrjeti i drogës që transportonte drogë me avion nga Vlora

    Avionët me drogë drejt Italisë, SHISH njoftoi 6 herë policinë

    TIRANE- Për avionët që vijnë nga Italia dhe mbushen me drogë në zona të caktura të Shqipërisë, ka pasur dijeni në disa raste dhe Shërbimi Informativ Shqiptar. Në të paktën 6 raste ky shërbim i është drejtuar Policisë së Shtetit me shkresa konkrete për praninë e avionëve në zonën e Fierit, Malësisë së Madhe, Vlorës dhe Lezhës, se nga banorë të zonës është parë prezenca e avionëve të vegjël që janë ulur në tokë dhe më pas janë ngritur sërisht në fluturim duke u larguar.

    Këto informacione operative, mësohet t’i kenë mbërritur krerëve më të lartë të policive nëpër qarqe, por duket se asnjë nga avionët nuk është arritur të ndalet nga policia e shtetit. I vetmi që u arrit të ndalet është ai i italianit Giorgio Riformato, i cili pësoi aksident pasi ju këput njëra nga gomat e para dhe se nuk kishte mundësi të ringrihej.

    Nga fshati Dusharak
    Ende pa u mbushur dy javë nga kapja e një avjoni të ngarkuar me drogë që ishte nisur nga Vlora në drejtim të Brindizit,një tjetër avjon është zbuluar nga pala italiane,i cili është kapur me 80 kg drogë dhe bashkë me të,në pranga janë vënë dy shtetas shqiptarë dhe dy italianë. Ky shënon rastin e tretë të kapjes së avionëve me drogë. Maksim Llanaj dhe Fitor Alliaj ose ndryshe “Vito” rezultojnë të jenë banorë të fshatit Dusharak të Vlorës, zona nga e cila pikërisht në 24 gusht të këtij viti ishte nisur avioni i ngarkuar me 80 kg drogëi drejtuar nga Vilson Lamaj. Ky fshat duket se tani është kthyer një bazë ajrore për trafikantët.

    Verifikime në Shqipëri
    Tashmë prokuroria italiane dhe ajo e Krimeve të Rënda janë duke verifikuar me imtësi nëse këto dy raste kanë lidhje me njëra-tjerën ose në këtë zonë veprojnë dy grupe të ndryshme. Hetuesit italianë deklaruan se avioni model ultraleggero (Super i lehtë) pilotohej nga shtetasi italian Pascuale Dambrossio, i cili tashmë është arrestuar dhe bashkë me të në pranga ka rënë një italian tjetër Rosaria Campisi. Hetimet për këtë linjë trafiku që fillonte nga Shqipëria në Leçe dhe më pas në zonën e Torinos, kanë nisur në muajin Maj të këtij viti.


    Precedenti Avioni i Divjakës e kap pas këputjes së gomës

    Pak muaj më parë në Divjakë u ul një avion i lehtë me qëllim për t’u ngarkuar me rreth 400 kg lëndë narkotike. Pjesë e këtij grupi kanë qënë 7 shqiptarë mes të cilëve dhe një ish-zyrtar policie. I pari që është arrestuar ka qënë shtetasi Saimir Bajrami, i cili gjatë ndjekjes nga policia ju sekuestruan dhe 26 mijë euro, të cilat mendohet se ishin për pilotin që kishte pranuar rolin e korrierit në transportimin e lëndës narkotike. Grupi mundi të zbulohet vetëm pasi avjoni i ulur në Divjakë mbeti në rërën e plazhit, pasi ju këput rrota e parë. Menjëherë është arrestuar Giorgio Riformato.

    Shqiptarja

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Itali: Shkatërrohet rrjeti i drogës që transportonte drogë me avion nga Vlora

    Linja Trans Air Canabis

    Emri:  Linja-Trans-Air-Canabis-e1441875135627.jpg

Shikime: 182

Madhësia:  49.9 KB

    Bujar Kapexhiu
    MAPO

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Itali: Shkatërrohet rrjeti i drogës që transportonte drogë me avion nga Vlora

    “Fluturon, fluturon, fluturon… droga”

    Emri:  LojeQeveritareDroga.jpg

Shikime: 190

Madhësia:  67.9 KB

    Sipërmarrësi italian i zonës së Lombardisë, Pasquale D’Ambrosio, u thoshte shpesh klientëve të resortit të tij: “Nëse dua, mund të marr avionin dhe shkoj të pi një kafe në Leçe”.

    Në fakt e bënte diçka të tillë me një avion të lehtë, por për të transportuar marijuanën që kultivohet në Shqipëri.

    Kështu e nis shkrimin e saj gazeta e njohur italiane, Corriere della Sera.

    Gazeta i referohet kapjes së një avioni me drogë shqiptare para pak ditësh, duke e çuar në tre rastin e avionëve të vegjël që transportojnë drogë nga Shqipëria drejt Italisë, të kapur nga forcat e ligjit.

    Tre është numri i mjaftueshëm për të provuar tashmë akuzat e opozitës se trafiku me avionë është bërë normal.

    Por për avionin e fundit, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri thotë se nuk është nisur nga Shqipëria.

    Megjithatë dy apo tre, sërish avionët po fluturojnë dhe kjo ka frymëzuar karikaturistin Bujar Kapexhiu për të sjellë këto punime.

    Ndërkohë Corriere shkruan se në Shqipëri po hetohet për akuzat e Dritan Zaganit, një ish-oficer policie, se njerëzit e afërm të Tahirit janë të përfshirë në trafik droge.

    MAPO
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Itali: Shkatërrohet rrjeti i drogës që transportonte drogë me avion nga Vlora

    Ka shume vende ne bote qe jane kapur dhe zhvilluar nepermjet industrise ilegale te droges qe edhe pse duket si nje treg helmi dhe zie fsheh arsyet sekrete te kembenguljes qe shfaqet per te nga qarqe quasi legale por qe veprojne ne ilegalitet kunder klanit te madh evropian qe njihet kudo tanime me emrin shtet. 'Miqte' e shqiperise qe po i marrin te keqen asaj vetem kerkojne te ruajne tribunen lindore evropiane nga turmat e shteteve te vogla dhe dashurise se madhe qe tregon evropa per to. Nese shqiperia nuk kapet diku, meqe dera evropiane duket e mbyllur, ajo do zhytet serish ne pellgun aziatik te 'vendeve ne zhvillim' ose mund te behet kamp amerikano latin ne ndihme te konfederatave 'te vdekura'.

  9. #29
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Itali: Shkatërrohet rrjeti i drogës që transportonte drogë me avion nga Vlora

    Esht per t'ardh çudi sa indiferent jemi persa i perket shkelesve te ligjit.

    Nese ulesh me nje shqiptar per nje dore domino/futboll/letra, dhe njeri ben hile, plas grushti dhe ndoshta edhe plumbi...

    Ndersa ne "lojen" e jetes, i shohim sesi te tjeret bejne me hile, dhe s'reagojm...

    Fraza te tilla: "Ai merret me droge, bravo i qofte!!!" "Ai theu banken, bravo i qofte!!!"
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Itali: Shkatërrohet rrjeti i drogës që transportonte drogë me avion nga Vlora

    Zbardhen përgjimet e oficerit të policisë së Vlorës me trafikantët e drogës

    Oficeri i Policisë së Vlorës, Vladimir Zanaj, ishte pjesë aktive e grupit prej 14 personash që trafikonte marijuanë me avion nga Vlora në Brindizi. Ai përfundoi në pranga më 26 gusht pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte përgjuar disa telefonata mes tij dhe një prej drejtuesve të bandës së narkotrafikut. Kur Zanaj njoftohet nga Sokol Lamaj se policia po prish parcelat me kanabis në Sevaster të Vlorës, ai i thotë se do të flasë me një nga shefat. Përgjimet janë zbardhur nga gazeta Panorama. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Shefi i Personelit në Policinë e Vlorës i njoftonte trafikantët për të gjitha lëvizjet e policisë. Ai u kishte dhënë garanci atyre se as avioni nuk do të prekej gjatë kohës që ulej e ngrihej në fshatin Xhelilaj të Vlorës. Zanaj i thotë Sokol Lamajt se do të fliste me dikë që kishte lart, në polici. Dyshohet se të paktën 2 zyrtarë të lartë të policisë së Vlorës janë të implikuar, por zyrtarisht prokuroria nuk ka njoftua për ndonjë hetim ndaj tyre.

    Komunikimet telefonike mes njëri-tjetrit dhe përmbajtja e tyre ka ngritur dyshime të arsyeshme për Prokurorinë se të dyshuarit ishin pjesë e një strukture kriminale të trafikut të narkotikëve.

    Në të tilla kushte, më 19 gusht, Fatos Burhametaj, i ka rrëfyer Sokol Burhametajt (Lamajt) se policia kishte mbërritur te parcelat e kanabisit.

    Në një tjetër bised të dokumentuar nga Prokuroria, ky i fundit lajmëron policin Zanaj dhe i kërkon ndërhyrje, pasi policia po shkonte drejtë parcelave të hashashit.

    Ndërsa biseda e datës 23 gusht, hedh dritë mbi përgatitjet për trafikimin e 123 kg kanabis drejtë Italisë nëpërmjet një avioni super të lehtë.

    Ku nga operacioni policor, i koduar “fluturimi i lirë”, i zhvilluar në Itali dhe Shqipëri, i finalizuar mëngjesin e 24 gushtit 2015, në vendin tonë ranë në prang shtetasit; Neko Bruhamaj, FatosBruhamaj, Fadil Shahaj, Igli Shahaj, Sokol Lamaj, dhe Vladimir Zanaj, me detyrë shef Personeli në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Vlorës.


    PËRGJIMET

    Mëngjesin e 19 gushtit, kur Policia ka asgjësuar tre parcela me 837 bimë narkotike, në fshatin Ramicë, nga përgjimet telefonike të të dyshuarëve ka rezultuar se personi që i mbante në ruajtje parcelat, Neko Bruhamaj, ka vënë në dijeni Sokol Bruhamaj për ndërhyrjen e Policisë./Panorama/

    ORA 07:49

    Neko: Këtej nga Dhina, majë Gjinit.

    Fatos: Shikon gjë t’i aty se më tha dhe Danjeli se u vër policia te shtëpia e Leos.

    Neko: E, erdhën tek ullinjtë tanë në moçal di venë.

    Fatos: Fole gjë me Sokolin ti?

    Neko: Tani e provova por e ka të fikur, po provon numrat e tjerë t’i tani.

    Fatos: Mirë.

    BISEDA ME POLICIN VLADIMIR ZANAJ

    Pas mbërritjes së policisë të pascelat e drogës, Sokol Lamaj ka telefonuar oficerin e policisë, Vladimirë Zanaj, duke e pyetur se me kë duhet të fliste. Ndërsa oficeri i thotë se do të interesohet ai vetë.

    ORA 07:56

    Zanaj: Gjes Koli.

    Sokol: Gjes.

    Zanaj: Mirë vëlla, ça bën ti?

    Sokol: Po kush më ka vajt për atje?

    Zanaj: Urdhëro!

    Sokoli: Ku është V…vëlla se, ku je ti?

    Zanaj: Te puna.

    Sokoli: Kush është atje lartë? Ajo rakia.

    Zanaj: Te puna. Nuk e kam idenë. Jam te puna tani.

    Sokoli: Me kë të flas?

    Zanaj: Do flas unë.

    ORA 08:33

    Zanaj: Ku je ti Koli?

    Sokol: Këtu te Vrioni, këtu poshtë.

    Zanaj: S’po kap dot këtë që kam andej lartë.

    Sokol: Leje, s’ke çe do më.

    Zanaj: Po pse, u bë dëm?

    Sokol: Mos u mundo më, ka mbaruar ai muhabet.

    Zanaj: Çfarë thua ore. Më mirë, se do flasim bashkë po hajt.

    TRAFIKU ME AVION

    Pasditen e 23 gushtit 2015, Sokol Burhamaj ka biseduar me Fadil Shahajn dhe dyshohet se kanë transportuar një sasi lënde narkotike, e cila është trafikuar nga Vilson Lamaj mëngjesin e 24 gushtit me avion. Nga përgjimet e bisedave mes Sokolit dhe Fadilit ka rezutuar:

    ORA 13.17

    Fadili: O Koli

    Sokoli: Nga vajte?

    Fadili: Në shtëpi jam

    Sokoli: Çfarë bëre?

    Fadili: Do vijmë, do vijmë

    Sokoli: Kur do vini?

    Fadili: Për pak do nisemi

    Sokoli: Mirë, më merr në tel kur të niseni

    Lapsi

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •