Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 30
  1. #11
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Itali: Shkatërrohet rrjeti i drogës që transportonte drogë me avion nga Vlora

    Prape keto mushkonjat e Divjakes?! Paskan qene te papara...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #12
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Itali: Shkatërrohet rrjeti i drogës që transportonte drogë me avion nga Vlora

    Trafiku i drogës me avion, policia italiane përgënjeshtron Policinë e Shtetit /VIDEO

    Hetimet në lidhje me organizatën e trafikut të drogës me avion nga fshatrat e Vlorës në drejtim të Italisë, mësohet se kanë nisur në 27 mars të këtij viti e jo në korrik siç tha zv/drejtori i Policisë së Shtetit, Ardian Çipa gjatë një konference për të dhënë detaje në lidhje me operacionin e koduar “Fluturim i Lirë”.

    Ka qenë vetë prokuroria italianë që përgënjeshtruar thëniet e Çipës.

    “Operacioni “Fluturimi i lirë” ka nisur në datën 27 mars të këtij viti në momentin kur në pranga është vënë një korrier shqiptar droge. Arrestimi ishte bërë në Gatteo dhe shqiptarit i ishte kapur 50 kilogramë të cilat ishin fshehur në bagazhin e makinës së tij. Gjatë operacioneve të ndryshme, policia ka bllokuar më shumë se 350 kilogramë kanabis sativa, 264 rrënjë kanabis, 20 kilogramë marijuanë dhe 50 gram kokainë. Gjithashtu janë sekuestruar edhe jelekë antiplumbë, ky i gjetur në një makinë të parkur. Ditën e martë ishin sekuestruar edhe 80 kilogramë marijuanë në vendin e quajtur si Poggio Berni, veç atyre të kapura në avion”, thuhet në komunikatën e prokurorisë italiane.

    Avioni që u kap ditën e djeshme mësohet se ishte nisur të premten e javës së kaluar nga Poggio Berni me destinacion Shqipërinë për tu kthyer sërish në Itali për tu ulur në një pistë në Osturni ku pritës ishte një napolitan që drejtonte një furgon.

    Policia ka vënë në pranga menjëherë pilotin shqiptar, Vilson Lamaj që mësohet se është konsideruar si truri i kësaj organizate kriminale dhe korrieri i saj, pasi kishte licencë për të fluturuar në Itali. Avioni i lehtë ishte blerë në komunën e Ozzanos, për rreth 50 mijë euro një vit më parë.

    Mësohet se hetimet e para ishin bërë nga kompania e Riccione e drejtuar nga Kapiteni Antonio De Lise, hetime të cilat mësohet se kanë goditur një prej rrjeteve më të fuqishme të trafikur të drogës në rivierën italiane.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Itali: Shkatërrohet rrjeti i drogës që transportonte drogë me avion nga Vlora

    Ristani: Cili ministër garantonte trafikun e drogës?

    Partia Demokratike akuzon ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri si përgjegjës për trafikun e drogës me Italinë, ku dy ditë më parë u arrestua edhe një polic.

    Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani tha në një konferencë për shtyp se heshtja e Tahirit vetëm sa e implikon më shumë atë në këtë çështje.

    “Qeveria dhe Ministri i Brendshëm vazhdon të fshihet dhe nuk jep asnjë shpjegim pas zbulimit që i bënë autoritetet italiane rrjetit të trafikut të drogës me avionë, dhe pas zbulimit se në krye të kësaj skeme mafioze ishte shefi i tij i Policisë në Vlorë. Qytetarët dhe opinion publik kërkojnë të dinë se ku e gjeti mbështetjen shefi i personelit të Policisë së Vlorës për të nisur avionë me drogë drejt Italisë? Me kë i ndante ai paratë e këtij biznesi kriminal? Cili deputet apo ministër siguronte paprekshmëri dhe garantonte këtë linjë trafiku të drogës?”, pyeti Ristani.

    Sipas tij qytetarët duan të dinë se si u rikthye në Polici Vladimir Zanaj, i arrestuar gjatë aksionit të policisë italiane.

    “Kjo është një ngjarje tronditëse që tregon se sa pushtet ka fituar krimi në këtë vend dhe sa shumë i lidhur është me qeverinë. Pa ndërhyrjen e autoriteteve italiane, trafiku do të vazhdonte. Avionët me drogë do të fluturonin të qetë, dhe paratë do të ndaheshin e pasuritë e zyrtarëve do të shtoheshin. Ministri i Brendshëm është nën akuzë për këtë ngjarje dhe heshtja e tij vetëm sa e implikon më shumë. Bën propagandë me ca rrënjë kanabis, ndërkohë që lejon trafikun me avion të tonetalave bimë narkotike. Situata është kritike dhe ortakëria me krimin ka kapur majat. Vetëm një reagim mbarëpopullor do ta pastrojë politikën dhe qeverisjen nga krimi e droga”.

    Panorama

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Itali: Shkatërrohet rrjeti i drogës që transportonte drogë me avion nga Vlora

    Ja kush është efektivi i policisë së Vlorës që u arrestua për trafik

    Efektivi i Policisë së Vlorës i arrestuar në trafikun e drogës me avionë nga Shqipëria drejt Italisë, është Vladimir Zanaj.

    Mësohet se ai mban postin e Shefit të Sektorit të Burimeve Njerëzore në drejtorinë e Policsë së Qarkut të Vlorës.

    Nga profili i tij në “Facebook”, kopertina e profilit tingëllon paksa ironike me shprehjen në sfond “Gjenerata e re e Policisë së Shtetit – Siguri-Inovacion-Progres”…

    Emri:  p-e1440615319337.jpg

Shikime: 762

Madhësia:  39.5 KB

    Emri:  vladimir_zanaj_1_8547.jpg

Shikime: 687

Madhësia:  71.4 KB

    Emri:  capturevz_8548.jpg

Shikime: 655

Madhësia:  28.7 KB

    MAPO

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Itali: Shkatërrohet rrjeti i drogës që transportonte drogë me avion nga Vlora

    Skema e fluturimit dhe roli i secilit në trafikun e hashashit

    Piloti, bosi i grupit, plan për parcela në Rumani. Lëvizjet e avionit


    Avioni “Aeroprakt A22S” është nisur nga Aero Club në Ostuni (Puglia) në orën 05:40 dhe është ulur në afërsi të fshatit Xhelilaj, Vlorë, në orën 07:02. Po atë ditë është nisur në orën 07:12 dhe u ndalua, në Itali, në Ostuni. Në Vlorë, avioni është ulur në një rrugë pa shumë lëvizje, mes fshatrave Xhelilaj dhe Sevaster të Vlorës. Po atë ditë ai ka ngarkuar 120 kilogramë kanabis dhe është nisur drejt brigjeve të Brindisit, në Itali, ku u bllokua në orët e vona të mbrëmjes së 25 gushtit. Policia tha se mjeti fluturues kishte lejen përkatëse nga autoritetet dhe ka përshkruar zonën mes fshatrave, Sevaster, Xhelilaj, Gjorm, Lepenicë etj. Në pranga ra piloti 26-vjeçar Vilson Ahmetaj, i cili mendohet se është kreu i këtij grupi kriminal. Policia dyshon se ai është organizatori i këtij trafiku dhe fillimisht mendohet se pas rekrutimit të të vëllait, Artionit, djalit të xhaxhait, Kleos dhe dajave Neko e Fatos Bruhamaj, morën në bandë edhe banorë të tjerë të Vlorës. Për shkak se të gjithë rezidentët në Itali, Elizer, Xhesian dhe Arshi Ahmetaj, Artjon, Vilson e Kleo Lamaj, Bukurosh Këshilli dhe Virjon Imeraj, merreshin kryesisht me shpërndarjen e drogës atje, pjesa tjetër kujdesej për kultivimin, ngarkimin dhe nisjen e ngarkesës së drogës. Por mbi të gjitha, pjesa që jetonte në Itali akuzohet për vjedhje tepër të dhunshme dhe frekuentim të klubeve të natës. Goditjen e fundit e kishin bërë më 13 gusht, kur grabitën një banesë në Gemano. Më tej, banda dyshohet se merrej edhe me shpërndarje të llojeve të tjera të drogës, përveç kanabisit. Sipas hetuesve italianë, organizata drejtohej nga Vilson Lamaj, që është përshkruar si një karakter me një personalitet të fortë që mbante kontakte të drejtpërdrejta me kultivuesit e marijuanës në Shqipëri, me blerësit e supozuar në Itali, dhe gjithashtu u kujdes për pagesën e transportit. Ai solli farat e kanabisit në Vlorë, duke u vënë në dispozicion anëtarëve të dyja familjes dhe paratë e nevojshme për jetesën. Prokuroria thotë se familja Lamaj është pronare e disa parcelave të kultivuara me hashash në Vlorë dhe po planifikonin të njëjtën gjë për në Rumani. Ata kanë një sipërfaqe toke në Komunën Veruchio në Rimini, ku kanë kultivuar dhe aty bimë narkotike. Më tej, mendohet se pjesa që jetonte në Shqipëri, Neko e Fatos Bruhamaj, Fadil e Igli Shanaj dhe Sokol Lamaj, merreshin me anën e sigurimit të lëndës së parë. Policia dyshon se dy nga parcelat me kanabis, të shkatërruara në Vlorë, janë mbjellë ose mbikëqyrur prej tyre. Më 11 gusht, Policia e Vlorës ka asgjësuar tri parcela me 541 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa, në fshatin Sevaster të Vlorës. Bimët u gjetën në vendin e quajtur “Përroi Rustame”, në tokë pa pronar. Kurse efektivi i Policisë së Vlorës, Vladimir Zanaj, siguronte informacion brenda uniformave blu, duke informuar anëtarët e bandës për lëvizjet e brendshme. Nga ana tjetër, nga mediat italiane mësohet se avioni “Aeroprakt” u ble në Komunën Ozzano, rreth 20 km larg Bolonjës nga piloti Vilson Lamaj 26 vjeç, për 50 mijë euro. Ai e ka marrë patentën për të pilotuar të tillë avion në Itali, në “Aeroclub G. Bortolotti” afër Bolonjës. Ky lloj aeroplani ultra i lehtë, është prodhim ukrainas i pas vitit 2000, ndërsa çmimi i shitjes fillon nga 40 000 euro deri në 70 000 euro me pajisje shtesë për navigim edhe natën. Kapaciteti një pasagjer pesha bosh 260 kg, ndërsa pesha maksimale në fluturim shkon në 450 kg, me katër motorë dhe shpejtësi maksimale 204 km/h. Për fluturimin në Shqipëri, Vilsoni ishte i pajisur me lejen përkatëse. Policia italiane bën me dije gjithashtu se nga rritja e aktivitetit kriminal, kishte mundësuar blerjen e avionit të ri që do të transportonte drogën. Ndërkaq, po kryhen kontrolle në disa zona të Vlorës, për të mundësuar gjetjen dhe arrestimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë trafik.

    Lidhjet farefisnore mes 14 anëtarëve të bandës kriminale

    Tri grupe me nga dy vëllezër, të tjerët daja e djem xhaxhallarësh

    Të gjithë anëtarët e bandës kishin lidhje farefisnore mes tyre, vëllezër, djem xhaxhai, kushërinj etj. Kështu, 45-vjeçari Neko Bruhamaj, lindur e banues në Ramicë, Vlorë, është vëllai i Fatos Bruhamajt (Burhanaj), 30-vjeçarit, i cili kishte lindur në Ramicë dhe banonte me qira në lagjen nr. 24 të Vlorës. Ndërkaq, kushëriri i tyre ishte 34-vjeçari Sokol Bruhamaj (Sokol Lamaj), i cili banonte në Ramicë të Vlorës. Të tre u arrestuan në Shqipëri. Nga ana tjetër, vëllezërit Neko e Fatos Bruhamaj kishin daja dy vëllezërit e tjerë, Artion (Artian) Lamaj, 29 vjeç dhe pilotin Vilson (Willi, Willson, Mandela) Lamaj, 26 vjeç. Të dy këta u kapën në Itali. Më tej, dy vëllezërit Vilson dhe Artion Lamaj ishin djemtë e xhaxhait të Kleo (Keli, Kelmend) Lamajt, 30-vjeçarit, i cili gjithashtu u arrestua në Itali. Gjithashtu, mes 14 të arrestuarve, dy prej tyre janë atë e bir dhe bëhet fjalë për 50-vjeçarin Fadil Shanaj dhe djalin e tij, Iglin, 22 vjeç. Të dy kanë lindur në fshatin Vllahinë dhe banojnë në Vlorë, si dhe u arrestuan në këtë qytet. Më tej, rezulton se dy vëllezërit Elizer (Eli) dhe Xhesian (Xhesi, Jessy, Labi) Ahmetaj, respektivisht 27 dhe 21 vjeç, nga Xhyherina e Vlorës kishin kushëri Arshi Ahmetajn, 29-vjeçarin nga rruga “3 dëshmorët” në Vlorë dhe banues në Itali. Vetëm tre nga anëtarët e grupit prej 14 personash, nuk rezultojnë me lidhje të drejtpërdrejtë farefisnore mes tyre. Së pari, Vladimir Zanaj, efektivi i Policisë së Vlorës, shef i sektorit të burimeve njerëzore, nuk rezulton të jetë familjar i afërt me ta. Ndërkaq, as 25-vjeçari nga Gjegjani i Elbasanit, Bukurosh Këshilli, gjithashtu nuk rezulton të jetë familjar. I fundit që s’ka lidhje farefisnore me rrjetin është Virjon Imeraj, 32 vjeç. Shumica e shqiptarëve që u arrestuan në Itali ishin banorë të zonës së Riminit dhe rezultonin si të punësuar atje, në profesione të ndryshme, duke bërë kështu jetë të dyfishtë. Nga hetimet disamujore gjithashtu rezulton se thuajse të gjithë kanë komunikuar në rrugë telefonike me njëri-tjetrin, për të koordinuar lëvizjet mes tyre. Për disa kohë, telefonat e tyre janë mbajtur nën përgjim, ashtu siç janë zhvilluar edhe përgjime ambientale, pra gjatë kohës kur ata janë takuar me njëri-tjetrin, si pjesë e rrethit farefisnor. Ndërkaq, mësohet se gjatë bisedave ata përdornin fjalë të koduara. Nuk dihet nëse pjesa tjetër e fisit ishte në dijeni të këtij aktiviteti kriminal.

    Shqip

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Itali: Shkatërrohet rrjeti i drogës që transportonte drogë me avion nga Vlora

    Para avionit droga dërgohej me traget,dyshohet dhe për 2 policë



    Zbulohen detaje të reja mbi linjën e trafikut të drogës me avion nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Dy efektivë të tjerë të policisë së Vlorës, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, dyshohet se janë të përfshirë në këtë rrjet ndërkombëtar të trafikut me avion që niste nga Sevasteri i Vlorës dhe përfundonte në Rimini të Italisë.

    Dyshohet se efektivët kanë ndihmuar grupin e trafikut ndërsa ende nuk dihet se cila ka qenë forma e ndihmës së tyre. Hetimi ka zbuluar se droga është mbjellë në tri parcela në fshatin Xhyherinë pranë lumit të Vlorës, apo siç njihet ndryshe edhe lumi i Shushicës.

    Trafiku fillimisht është kryer me automjet BMW me targa AA 045 KR. Një muaj më parë ky mjet u shit pasi personat dyshonin se mund të kishin rënë shumë në sy me të. Për këtë arsye, ata blenë një fuoristradë “Jeep Cheroke” AA 862 EV me ngjyrë të zezë.

    Mjeti imbarkohej në traget në portin e Vlorës. Disa nga këto ngarkesa janë kapur nga policia italiane, e cila ka nisur hetimin. Dy muaj më parë, grupi bleu edhe avionin, për ta përdorur në linjën e trafikut.

    Gjatë kësaj kohe, policia italiane dhe ajo shqiptare kishin identifikuar të dyshuarit dhe kishin vcendosur gjurmuar GPS në mjete e tyre. Një javë para se të organizohej nisja me avion, Vilson Lamaj, kishte blerë një farë marijuane që mund të dilte nw prodhim për 45 ditë.

    Një ditë pas arrestimit, Lamaj u nis nga Rinasi në Itali, ku edhe mori avionin Aeroprakt, me të cilin udhëtoi drejt Sevasterit. Aty ai mori ngarkesën me 120 kilogramë kanabis. Sipas policies, malli është ngarkuar në fshat nga personat e arrestuar. Më pas avioni i drejtuar nga Lamaj drejt Brindizit, ku edhe u ndalua nga policia, bashkë me 7 persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në trafik.

    Ndërkohë në të njëjtën kohë u krye operacion dhe në vendin tonë. Gjatë enjtes, i arrestuari Vilson Lamaj, doli përpara Gjykatës Antimafia të Brindizit, e cila vendosi ta lërë në burg. Gjatë seancës ai nuk pranoi të fliste apo të jepte detaje rreth këtij trafiku.

    Shqiptarja

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Itali: Shkatërrohet rrjeti i drogës që transportonte drogë me avion nga Vlora

    Plaku nga Dusharaku dëshmon për drogën me avionë



    I moshuari nga Dusharaku, në një intervistë dhënë për gazetarin Dashamir Biçaku, duket se është i qartë në mendjen e tij: Trafiku dhe pistat e drogës bëhen me dijeninë e Qeverisë. Ja ndiqni bindjen e tij.

    Shqiptarja

  8. #18
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Itali: Shkatërrohet rrjeti i drogës që transportonte drogë me avion nga Vlora

    Skandali me avionët e drogës

    Radarët sekondarë në aeroportin e Rinasit u fikën në 26 gusht



    Rreth 15 muaj pasi në plazhin e Divjakës zbarkoi për tu ngarkuar me hashash një avion sportive i ardhur nga Italia, Kryeministri Edi Rama tha se hapësira ajrore shqiptare është e sigurt!!
    Për ngjarjen e Divjakës, u arrestua rastësisht nga policia piloti Italian pasi goma e avionit u dëmtua në plazh dhe aty ngeci edhe furnizuesi i drogës.

    Por edhe pse kanë kaluar 15 muaj nga kjo ngjarje, Autoriteti i Aviacionit Civil nuk ka mare masa të parandaloje ngjarje të tilla, pasi transporti me avion të vegjël siç duket ka vazhduar. Por jo vetëm kaq, Drejtoria e Autoritetit të Aviacionit Civil vazhdon të lejoje fluturime në hapësirën ajrore shqiptare të avionëve të vegjël e helikoptere turistike të kompanive private të palicencuar.
    Sipas Kodit Ajror, çdo mjet fluturues që ngrihet 30 metra nga toka duhet të pajiset me licenc dhe certifikat të posaçme nga Autoriteti i Aviacionit Civil. Por, në hapësirën ajrore shqiptare ABC News ka identifikuar disa raste, të cilat janë denoncuar që në tetor të 2014 por asgjë nuk ka ndryshuar.
    Burimet e ABC News thanë se vazhdojnë të fluturojnë në hapësirën tonë ajrore avione të ndryshëm e helikoptere edhe pse nuk janë të licensuara apo certifikuar nga AAC-ja, e cila ka për detyrë licensimin, certifikimin e transportuesve ajrore dhe lëshimin e certifikatës së operatorit ajror.

    Pak muaj më parë ABC News denoncoi skandalin kur Ministria e Shëndetësisë me një tender të drejtpërdrejtë kishte kontraktuar kompanin SHEGA TRANS të bëje spërkatjen dhe dezinfektimin e bregdetit dhe pyjeve. Kjo kompani ka marr me qera një avion të tipit AN-2 nga Polonia dhe ka kryer spërkatjen dhe dezinfektimin e vendit.
    Autoriteti i Aviacionit Civil ka lejuar fluturimin e tij nëpër të gjithë Shqipërinë pa e liçencuar dhe certifikuar sipas Kodit Ajror. Përveç kësaj, kjo kompani që operon në Shqipëri nuk është e pajisur edhe me COA, ose certifikatën e operatorit ajtor që po AAC-ja duhet ta lëshoje. Por kjo shkelje vazhdon të kryet pasi kompani në fjalë ka zgjeruar gamën e shërbimeve, duke ofruar edhe transport me helikopter pa u pajisur me licencat përkatëse.
    Por shkelje nuk kanë kryer vetëm Autoriteti i Aviacioni Civil por edhe Ministria e Mbrojtjes pasi kompania ka marr me qera shfrytëzimin e pistës dhe aeroportit te Kuçovës për disa kohë, duke u zhvendosur tashmë në aeroportin e Rinasit edhe pse kjo kompanie nuk ka licence ajrore, të parashikuar sipas Kodit Ajror. Këto shkelje janë lejuar edhe nga Ministria e Transporteve e cila nuk ka kryer asnjë veprim për të ndaluar këtë praktike .

    Me te njejtën procedur vepron edhe ky avion i vendosur në aerodromin e Kukësit. Avioni sportive fluturon në hapësirën ajrore edhe pse nuk është pajisur me liçencat dhe certifikatat përkatëse. Ai ulet dhe ngrihet çdo fundjave duke fluturuar mbi zonën e Kukësit apo për rreth saj, që për AAC-n është një fluturim sportive dhe I paliçencuar.

    Në shkelje të hapur të ligjit vepron AAC-ja edhe për rastin e kompanisë turistike që ofron fluturime turistike nëpër Shqipëri me helikopter të paliçencuar me të pa certifikuar nga AAC-ja.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-08-2015 më 09:17
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2014
    Postime
    27

    Për: Itali: Shkatërrohet rrjeti i drogës që transportonte drogë me avion nga Vlora

    Lereni mis e beni qimen tra,se vetem italianet dine ta bejne mire,ju jeni akoma te bishti ures,jeni akoma nxenesa.

  10. #20
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Itali: Shkatërrohet rrjeti i drogës që transportonte drogë me avion nga Vlora

    Citim Postuar më parë nga A.A Lexo Postimin
    Lereni mis e beni qimen tra,se vetem italianet dine ta bejne mire,ju jeni akoma te bishti ures,jeni akoma nxenesa.
    Nqs ne nxenesit e dobet nuk qenkemi rafinuar aq shume sa per ta bere qimen tra, ti qenka kokrra e ngelesit per ta bere traun qime!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •