Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Itali: Shkatërrohet rrjeti i drogës që transportonte drogë me avion nga Vlora

    Janë 14 shqiptarët e arrestuar për trafik të drogës nga Shqipëria në Itali me avionë të vegjël. Nëdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardian Çipa tha se mes tyre është edhe një punonjës i policisë së Vlorës. Ai bëri publik edhe emrat e personave të arrestuar në Shqipëri e Itali.

    Personat e ndaluar në Shqipëri janë:

    - Neko Bruhamaj, 45 vjeç, lindur e banues Ramicë, Vlorë
    - Fatos Bruhamaj, 30 vjeç, lindur në Ramicë e banues në Vlorë
    - Fadil Shahaj, 53 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlorë
    - Igli Shahaj, 22 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlore
    - Sokol Lamaj (Burhamaj), 34 vjeç, lindur e banues në Babice e Madhe Vlorë,
    si edhe efektivi i Policisë së Vlorës Vladimir Zanaj, Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore.

    Në Itali janë arrestuar 8 persona, rezidentë në shtetin fqinj:

    - Elizer Ahmetaj, 27 vjeç
    - Xhesian Ahmetaj, 21 vjeç
    - Arshi Ahmetaj, 29 vjeç
    - Artjon Lamaj, 29 vjeç
    - Kleo Lamaj, 30 vjeç
    - Bukurosh Këshilli, 25 vjeç
    - Virjon Imeraj, 32 vjeç
    si edhe Vilson Lamaj, pilot i avionit.
    Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Droga me avion nga Shqipëria në Itali/ Një polic shiptar i përfshirë (LISTA E PL

    Shefi i Burimeve Njerëzore në Policinë e Vlorës, pjesë e rrjetit të trafikantëve të drogës

    Postuar në 26 Gusht, 2015 06:08

    Personi që shihni në foto është Vladimir Zanaj, me detyrë Shefi i Burimeve Njerëzore në Policinë e Vlorës.

    Ai është arrestuar bashkë me 13 persona të tjerë në një operacion të përbashkët antidrogë nga policia italiane dhe ajo shqiptare.

    Nuk dihet ende roli i tij në trafik të mirëorganizuar, ndërkohë që kreu i opozitës, Lulzim Basha, tha sot se Vladimir Zanaj ishte larguar nga Policia e Shtetit në vitin 2007 për implikim të tij në trafikun e drogës, por që u rikthye në tetor të vitit 2013 pas marrjes së pushtetit nga të majtët.

    Në operacionin e sotëm, policia sekuestroi edhe 120 kg marijuanë e cila ishte ngarkuar në një avion për t’u transportuar drejt Italisë./Lapsi.al/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Itali: Shkaterrohet rrjeti i droges qe transportonte droge me avion nga Vlora

    “Fluturimi i lirë” , Trafiku i drogës, piloti i avionit drejtonte organizatën, do mbillnin kanabis dhe në Rumani

    Emri:  te-arrestuarit-655x356.jpg

Shikime: 822

Madhësia:  31.0 KB

    Zbardhen detaje të reja në lidhje me operacionin “Fluturimi I lirë”.
    Për policinë italiane së cilës i referohet media italiane Vilson Lamaj, piloti i avionit me të cilën u bë transportimi i 120 kg marijuanë në Brindizi është dhe kreu i organizatës kriminale.
    “Ai vendoste lidhjet mes trafikantëve italianë e kultivuesit shqiptarë të marijuanës, gjithashtu realizonte dhe blerjet e farave të lëndëve narkotike nga Itali drejt Shqipërisë” shkruajnë mediat italiane

    Familjet Lamaj e Ahmetaj drejtonin trafikun – Falë gjurmëve të tij Policia italiane e qytetit të Ricciones në muajin prill mundi të zbuloj organizatën kriminale në trafikun e lëndëve narkotike e drejtuar nga dy familje shqiptare; Lamaj e Ahmetaj të përfshirë në trafik kokaine dhe marijuanë.
    Sipas hetimeve italiane Familja Lamaj kishte në dispozicin avionin e vogël, prodhim ukrainas, Model “Aeropakt A22S” me të cilën u bë transportimi nga Shqipëria e sasisë prej 120-140 kg marijuane.
    Lamaj do mbillnin parcela me kanabis dhe ne Rumani –Lamaj janë pronarë të parcelave të kultivuara me hashash dhe po planifikonin të bënin të njëjtën gjë të njëjtën gjë për në Rumani.

    Ata kanë një sipërfaqe toke në komunën e Veruchio në Rimini ku kanë kultivuar dhe aty bimë narkotike.
    Arrestohet shperndaresit e droges, shisnin te njëjtin mall- Hetimi i filluar nga Drejtoria Rajonale Antimafia Bolonja nisi mbi bazën e hetimit të shpërndarësve në zonën e Riminit.
    Nga muaji Mars 2015 e në vijim janë bërë disa arrestime të shpërndarësve në zone nga ku ka rezultuar se droga e sekuestruar i përkiste të njëjtës sasi malli.
    Provat çuan në dyshimin e ekzistencës së nje grupi kriminal i cili bënte furnizimin me lënde narkotike dhe organizonte shpërdarjen ne Rimini.
    Më pas prangosja e korrierit – Hetimi nisi më 27 mars të 2015 pas arrestimit në flagrancë në provincën e Forli-Cezenëss, të një korrieri shqiptar me 50 kg marijuanë në bordin e makinës së tij.

    Detaje te operacionit

    27 mars 2015 Arrestohet D.B. (shtetas shqiptar),korrier me 51 kg marijuane ne Gatteo (FC) •
    04 prill 2015 sekuestrohen 4 kg marijuan fshehur me mjetin në emër të Elizer Ahmetaj
    11 Prill 2015 arrestohet nje italin me 500 gr marijuan te marre me pare tek Elizer Ahmetaj
    24.gusht 2015 – Avioni “Aeropakt A22S” niset nga Aero Club ne Ostuni (Puglia) në orën 05:40 dhe ulet në afërsi te fshatit Xhelilajt Vlorë në orën 07:02. Niset ne oren 07:12 dhe ndalet ne Itali ne vendin e nisjes Ostuni, Brindizi
    26 gusht 2015 Arrestohen 14 anetaret e organizates.
    Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar procedim penal nr. 203, viti 2015 për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/a/2 i K.Penal

    ORA NEWS

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Droga me avion nga Shqipëria në Itali/ Një polic shiptar i përfshirë (LISTA E PL

    14 te arrestuar, Trafik droge nga ajri, avioni me marijuanë nga Vlora në Brindizi

    Plot 17 muaj pas rastit të Divjakës zbulohet një tjetër linjë e trafikut ajror të drogës Shqipëri-Itali.
    Policitë e dy vendeve kanë vënë në pranga 14 persona, mes të cilëve edhe një punonjës të policisë së Vlorës dhe pilotin e avionit. Avioni është ulur në malet e Sevasterit në Vlorë më 24 gusht 2015 dhe është ngarkuar me hashash për ta transportuar drejt Italisë.
    Linja e trafikut, ishte planifikuar të kryhej përmes përdorimit të një avioni të vogël” deklaroi Ardian Çipa, Drejtor i Përgjithshëm për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në një konferencë për median paraditen e 26 gushtit 2015. Operacioni i përbashkët u zhvillua në të dy shtetet.
    Me 24 gusht ne Vlore me 25 gusht avioni u ndalua ne Brindizi- Avioni i vogël i drejtuar nga Vilson Lamaj më 24 gusht 2015 është është nisur nga Italia me duke u ulur në orën 07:02 minuta, në një zonë pa shumë lëvizje në afërsi të fshatit Xhelilaj, pranë Sevasterit në Vlorë, ku edhe ka ngarkuar një sasi prej 120 kg marijuanë. Më pas avioni është ndaluar në Brindizi mbrëmjen e 25 gushtit.
    Kapiteni i policisë së Ricciones Antonio De Lise për mediat italiane deklaroi se organizata vepronte prej janarit 2015 dhe se ghatφ. E gjithë lënda narkotike ishte e destinuar të furnizonte Rivierën e rajonit të Romanjës, por dhe tregun e kryeqytetit italian Romë.
    Policia Italiane: Mes të arrestuarve edhe një napoletan-Operacioni i rëndësishëm u zhvillua nga policia e Riminit në bashkëpunim me ato të Brindizit, të cilët cuan në zbulimin e trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Itali, duke arrestuar 9 persona, dy prej të cilëve ishin në avion, një shqiptar dhe një napoletan.

    Ora 11:00 Policia: Ja emrat e te arrestuave ne Shqiperi e Itali
    Policia e shtetit ishte në një konferencë të përbashkët me policinë italiane për operacionin.

    Neko Bruhamaj, 45 vjeç, lindur e banues Ramicë, Vlorë
    Fatos Bruhamaj, 30 vjeç, lindur në Ramicë e banues në Vlorë
    Fadil Shahaj, 53 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlorë
    Igli Shahaj, 22 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlore
    Sokol Lamaj (Burhamaj), 34 vjeç, lindur e banues në Babice e Madhe Vlorë,
    si edhe efektivi i Policisë së Vlorës Vladimir Zanaj, Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore.

    Në Itali janë arrestuar 8 persona, rezidentë në shtetin fqinj:

    Elizer Ahmetaj, 27 vjeç
    Xhesian Ahmetaj, 21 vjeç
    Arshi Ahmetaj, 29 vjeç
    Artjon Lamaj, 29 vjeç
    Kleo Lamaj, 30 vjeç
    Bukurosh Këshilli, 25 vjeç
    Virjon Imeraj, 32 vjeç
    si edhe Vilson Lamaj, pilot i avionit.

    Operacioni i koduar “Fluturimi i lirë”- “Procedimi penal nr. 203, është rregjistruar në mesin e muajit Korrik 2015, duke shkëmbyer vazhdimisht informacion dhe koordinuar veprimet mes Policisë shqiptare dhe asaj italiane. Autoritetet u vunë në dijeni për aktivizimin e një linje që do të trafikonte drogë, nga vendi ynë drejt Italisë. Gjatë këtij hetimi pro-aktiv, duke aplikuar metoda speciale, për më shumë se 1 muaj, janë identifikuar dhe mbajtur nën kontroll personat e dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale dhe u shkëmbye informacion me autoritetet italiane.
    Policia mbajti nen vezhgim itenerarin e avionit- “Policia shqiptare identifikoi menjëherë personat e përfshirë në rrjet dhe i mbajti ata nën vëzhgim. Në koordinim me homologët italianë, nëpërmjet shërbimit Interforce, u godit i gjithë grupi, pas dokumentimit të linjës së trafikimit. Theksojmë se lëvizjet e avionit, përgatitja, intinerari dhe ngarkimi i lëndës narkotike në momentin e uljes, ishin pjesë e procedimit penal dhe bashkëpunimit ndërmjet Policisë Shqipëtare dhe Italiane, duke përdorur edhe metodat speciale të hetimit, për të kontrolluar të gjitha lëvizjet dhe për të dokumentuar përgjegjësinë penale të të gjithë autorëve” vijon me tej
    Sipas Policisë Shqiptare kjo është hera e parë avioni transportonte drogë dhe se ishin planifikuar dhe raste të tjera por ishte parandaluar. “Avioni është goditur në rastin e parë të trafikimit. Natyrisht nga grupi kriminal planifikoheshin edhe raste të tjera, por tashmë nuk mund ta realizojnë këtë gjë. Shumë detaje kanë të bëjmë me prishjen e sekretit hetimor dhe do t’ju lutesha të mos i bëjmë publike për momentin” deklaroi Çipa
    Nga ana tjetër kapiteni i policisë së Ricciones Antonio De Lise në një intervistë telefonike për Rai news deklaroi se organizata vepronte nga janari 2015 dhe gjatë kësaj kohe ishin sekuestruar 3.5 ton marijuanë.
    “Kjo organizatë përbëhet nga kreu i saj e anëtarë me role të ndryshme në këtë strukturë. E vecanta e këtij grupi kriminal është se për trasportimin e lëndë narkotike përdornin një avion të tipit të lehtë por dhe automjete enkas për shpërarjen në disa qytete italiane. Organizata vepronte prej janarit 2015 dhe gjatë kësaj kohe janë sekuestruar 3.5 ton drogë” u shpreh ai.
    Ora 11:00 Avionet niseshin nga fusha e Akërnisë dhe Pishporos
    Burime nga policia e Vlorës bëjnë të ditur se organizata njihej si “banda e avionëve” dhe avionët niseshin nga fusha e Akërnisë dhe Pishporos.
    Mësohet se 4 persona janë arrestuar në Vlorë dhe pritet të ketë dhe arrestime të tjera.
    Ora 10:00 Bllokohet avioni me 125 kg droge- Në bordin një avionit të tipit të lehtë që udhëtonte nga Shqipëria drejt Brindizit, vendi ku dhe është ndaluar nga policia italiane, janë sekuestruar rreth 125 kg marijuanë.
    Personat shqiptarë të arrestuar njihen nga autoritet italiane si dhe grabitës villash e apartamentesh.

    Emri:  vilson-lamaj.jpg

Shikime: 966

Madhësia:  172.3 KB

    Emri:  trajektorja-e-levizjes-se-avionit.jpg

Shikime: 1037

Madhësia:  54.6 KB
    Ne foto: Ja trajektorja qe ndoqi avioni me marijuane

    ORA NEWS

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Droga me avion nga Shqipëria në Itali/ Një polic shiptar i përfshirë (LISTA E PL

    Emri:  DROGA-ITALI.jpg

Shikime: 769

Madhësia:  32.5 KB
    Emri:  itali-droga.jpg

Shikime: 719

Madhësia:  21.2 KB

    Aktiviteti i nisur nga janari 2015- Operacioni “Free flight” i nisur që nga muaji janar i 2015, i Policisë italiane të qytetit të Ricciones në bashkëpunim me sektorin antimafia të Bolonjës dhe me autoritetet shqiptare ka mundur të sekuestrojë përgjithësisht 3.5 tonë lëndë narkotike e ardhur nga Shqipëria.



    ORA NEWS

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Droga me avion nga Shqipëria në Itali/ Një polic shiptar i përfshirë (LISTA E PL


  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Droga me avion nga Shqipëria në Itali/ Një polic shiptar i përfshirë (LISTA E PL


  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Itali: Shkatërrohet rrjeti i drogës që transportonte drogë me avion nga Vlora

    Reagimi, Basha: Trafiku i drogës drejtohej nga shefi i policisë i shkarkuar nga ne e punësuar nga “Rama”



    Kryetari i Partisë Demokratike deklaron se shefi i policisë së Vlorës i cili është arrestuar si pjesë e organizatës që trafikonte drogë nga ajri është shkarkuar nga puna në 2007 nga qeverisja e PD-së se kishte dyshime, por është futur në polici në tetor të 2013
    “Me avionin sot, u zbulua edhe një rast tjetër i krimit të veshur me pushtet dhe pushtetit të veshur me krim. Në krye të bandës së trafikut qëndronte vetë shefi i burimeve njerëzore të Policisë së Vlorës Vladimir Zanaj, i shkarkuar në vitin 2007 nga Policia e Shtetit pikërisht prej dyshimeve për përfshirje me bandat kriminale, por i punësuar me rilindjen në tetor të vitit 2013 . Prapa Vladimir Zanajt, qëndrojnë të tjerë zyrtarë të lartë të policisë së Shtetit e pushtetarëve. Ky është një tjetër fakt dhe dëshmi tronditësë e ortakërisë së qeverisë Rama-Meta me krimin” tha Basha.
    Ai mbylli deklaratën duke u shprehur se shqiptarët nuk mund të mbajnë më në kurriz një qeveri që ju ka shpallur luftë.
    “Partia Demokratike dhe unë, jemi në krye të thirrjes për ta ndalur qeverisjen e krizës, qeverisjen e krimit dhe korrupsionit. Ne kemi një plan për shpëtimin e vendit dhe bashkë me qytetarët shqiptarë do t’ia dalim”

    ORA NEWS

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Itali: Shkatërrohet rrjeti i drogës që transportonte drogë me avion nga Vlora

    “News24” zbulon detaje të operacionit “fluturimi i lirë”, ja si funksiononte organizata

    Emri:  Image53.jpg

Shikime: 807

Madhësia:  22.1 KB

    Emri:  Image63.jpg

Shikime: 818

Madhësia:  25.2 KB

    Emri:  OPERACIONI-NE-TOTAL.jpg

Shikime: 770

Madhësia:  20.5 KB

    NGA SPARTAK KOKA

    Detaje të reja vijnë nga operacioni “Fluturimi i Lirë”, ku sipas grupit hetimor avioni “Aeroprakt” me të cilin u transportua lënda narkotike kanabis sativa u ble në Komunen Ozzano, rreth 20km larg Bolonjës nga piloti Vilson Lamaj 26 vjeç.

    Ky shtetas sipas të njëjtave burime nga grupi hetimor e ka blerë avionin rreth 50 mijë euro. 26-vjeçari e ka marrë patentën për të pilotuar të tillë avion në Itali, në “Aeroclub G. Bortolotti” afër Bolonjës.

    Para nisjes nga Italia, nga ana e policisë avionit i është vendosur një pajisje GPS, me anë të së cilës është monitoruar i gjithë itinerari i lëvizjes së Avionit.

    Grupi i Shqiptarëve të përfshirë në trafik banonin kryesisht në krahinat e Riminit dhe Forlì-Cesena, të cilët importonin marihuanë nga Shqipëria, gjithashtu duke përdorur një avion ultra të lehtë.

    Organizata kishte në dispozicion plantacione të marihuanës në Shqipëri dhe në Itali me të cilën planifikonin pastaj për të furnizuar kryesisht bregdetin e Adriatikut.

    Hetimet Fillestare kanë nisur që në muajin janar , kur gjatë kontrollit të shpërndarësve të rinj, u arrit të identifikohej një ndërlidhës shqiptar i cili u arrestua me datën 27 mars me 50 kg marijuanë që po transportohej në bagazhin e një makinë në Gatteo (Forlì-Cesena), Makina vinte nga Shqipëria.

    Në vijim të hetimeve rezultoi se shpërndarja e drogës kryhej nga një organizatë kriminale e përbërë nga dy familje shqiptare që operonin në të dy anët e Adriatikut.

    Sipas Hetuesve Italianë organizata drejtohej nga Vilson Lamaj, që është përshkruar si një karakter me një personalitet të fortë që mbante kontakte të drejtpërdrejta me kultivuesit e mariuanës në Shqipëri, me blerësit e supozuara në Itali, dhe gjithashtu u kujdes për pagesën e transportit. Ai solli farat e kanabisit në Vlorë, duke u vënë në dispozicion anëtarëve të dyja familjes dhe paratë e nevojshme për jetesën.

    Në kuadër të të njëjtit procedim policia italiane konfiskoi në prill një plantacion me rreth 300 bimë në Forlì, 20 kilogramë marihuanë, si dhe 50 gramë kokainë, bashku me një jelek antiplumb, në një fushë në Novafeltria.

    Për një dokumentim të plotë dhe një rezultat të suksesshëm në goditjen e rrjetit të trafikut , autoritet italiane kërkuan bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare. Prokuroria e Krimeve të rënda në bashkëpunim me policinë regjistruan procedimin penal nr 203 në muajin korrik. Ku nëpërmjet metodave special të hetimit u arrit të dokumentohej dhe veprimtaria kriminale e grupit në Vlorë.

    Avioni Aeroprakt A-22 Foxbat
    Ky lloj aeroplani ultra i lehtë, është prodhim ukrainas i pas vitit 2 000 çmimi i tij i shitjes fillon nga 40 000 euro deri në 70 000 euro me pajisje shtesë për navigim edhe natën. Kapaciteti një pasagjer-pesha bosh 260 kg, ndërsa pesha maksimale në fluturim shkon në 450 kg, me katër motorë dhe shpejtësi maksimale 204 km/h.

    (b.e/BalkanWeb)

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Itali: Shkatërrohet rrjeti i drogës që transportonte drogë me avion nga Vlora

    Edhe nje foto tjeter

    Emri:  TE-ARRESTUAR-NE-SHQIPERI.jpg

Shikime: 811

Madhësia:  22.0 KB

    Balkanweb

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •