Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    PD: Ja si dyshja Rama-Meta blenë kryetarin e komunës Mollas para zgjedhjeve

    PD: Meta-Rama blenë kryetarin e komunës Mollas para zgjedhjeve

    Partia Demokratike ka akuzuar për korrupsion dhe vjedhje dyshen Rama-Meta, të cilët i dhanë një tender me shkelje dhe abuzime të rënda ligjore, ish-kryetarit të Komunës Mollas në Elbasan. Sipas deputetit tw opozitës, Arben Ristani, Agron Hysa gjatw fushatës elektorale wshtw shfaqur përkrah ë Ilir Metës e kandidatit të tij për Cërrikun, dhe si shpërblim fitoi tenderin prej 8 miliardë e 684 milionë lekësh për rikonstruksionin e rrugës Elbasan-Banjë, pavarësisht shkeljes.

    Korrupsioni elektoral dhe blerja e votave janë evidentuar si praktike kryesore e zgjedhjeve të 21 qershorit nga raportet kombëtare dhe ndërkombëtare. Sot po ju tregojmë një aferë të pastër korrupsioni, të blerjes përpara zgjedhjeve të një kryetari komune, për ti shërbyer kandidatit të Ilir Metës në Cërrik.

    Agron Hysa, ish-kryetari i Komunës Mollas, nuk i përkiste kësaj mazhorance. Por ai kaloi me Ilir Metën dhe Edi Ramën, pasi kompanisë së tij iu dha në mënyrë të pastër korruptive tenderi prej 8 miliardë e 684 milionë lekësh për rikonstruksionin e rrugës Elbasan-Banjë, në fillim të qershorit.

    Në këmbim të këtij favori financiar miliarda lekësh, kryetari i Komunës u rreshtua në krah të Ilir Metës e kandidatit të tij për Cërrikun, dhe kjo dëshmohet nga dhjetëra foto të takimeve elektorale që ju mund ti shihni në ekran. Vetë tenderi ka shkelje dhe abuzime të rënda ligjore. Firma e shpallur fituese ka dhënë ofertën me çmimin më të lartë, ndërkohë që kompanitë e tjera u s’kualifikuan ndonëse kanë dhënë oferta më të ulëta siç pasqyrohet në këtë dokument.

    Ky është një korrupsion i skajshëm me paratë publike, një hajdutëri tipike e markës Rama-Meta.Sigurisht, fituesi ishte i paracaktuar. Dhe ndërkohë Agron Hysa u zhvendos politikisht nën strehën e fundit të maskarenjve, duke punuar në fushatën e LSI-së për Bashkinë Cërrik. Ky rast i pastër korrupsioni politik dhe financiar duhet ta verë menjëherë në lëvizje Prokurorinë. Por ky është vetëm një nga rastet e këtij regjimi të korruptuar që tenderon e jep me koncesione miliarda lekë për miqtë dhe klientët, nga rrugët tek burgjet, nga shëndetësia në ekonomi, në tatime e dogana e në çdo sektor publik, ndërkohë që zhvat edhe kacidhen e fundit nga shqiptarët e pamundur.

    Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të nisë hetimin e kësaj afere, e të vërë para përgjegjësisë penale autorët e këtij krimi korruptiv. Partia Demokratike i siguron qytetarët e vendit, se së bashku me ta, do të verë para ligjit e përgjegjësisë hajdutët e parave publike dhe vrasësit e zgjedhjeve dhe të shpresës së shqiptarëve.

    Shqip

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Ja si dyshja Rama-Meta blenë kryetarin e komunës Mollas para zgjedhjeve

    Akuzat e PD-së, si e bleu Meta ish-kryekomunarin e Mollasit për 8 mld lekë

    Partia Demokratike i është rikthyer akuzave sa u përket zgjedhjeve lokale të 21 qershorit. Në një deklaratë të Sekretarit të Përgjithshëm, të PD-së, Arben Ristani, thuhet se kreu i LSI-së, Ilir Meta ka “blerë” para zgjedhjeve ish- kryetarin e komunës Mollas në Cërrik.

    Emri:  Dokumenti-qe-tregon-shkeljen-ligjore-dhe-abuzimin-me-tenderin-per-rrugen-Elbasan-Banje.jpg

Shikime: 331

Madhësia:  31.5 KB

    Dokumenti qe tregon shkeljen ligjore dhe abuzimin me tenderin per rrugen Elbasan-Banje
    “Agron Hysa, ish-kryetari i Komunës Mollas, nuk i përkiste kësaj mazhorance. Por ai kaloi me Ilir Metën dhe Edi Ramën, pasi kompanisë së tij iu dha në mënyrë të pastër korruptive tenderi prej 8 miliardë e 684 milionë lekësh për rikonstruksionin e rrugës Elbasan-Banje, në fillim të qershorit.

    Në këmbim të këtij favori financiar miliarda lekësh, kryetari i Komunës u rreshtua në krah të Ilir Metës e kandidatit të tij për Cërrikun, dhe kjo dëshmohet nga dhjetëra foto të takimeve elektorale”, tha Ristani në një deklaratë për mediat.

    Firma e shpallur fituese ka dhënë ofertën me çmimin më të lartë, ndërkohë që kompanitë e tjera u skualifikuan ndonëse kanë dhënë oferta më të ulëta siç pasqyrohet në këtë dokument.

    Ky është një korrupsion i skajshëm me paratë publike, një hajdutëri tipike e markës Rama-Meta.

    Sigurisht, fituesi ishte i paracaktuar. Dhe ndërkohë Agron Hysa u zhvendos politikisht nën strehën e fundit të maskarenjve, duke punuar në fushatën e LSI-së për Bashkinë Cërrik”, vijoi ai më tej.

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-08-2015 më 21:49

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •