Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Rama këput dokrrat e gushtit: Shqiptarët e eksodit janë nga Greqia, jo nga Shqipëria

    Temperaturat e larta të verës ia kanë avulluar arsyen. Nuk mund të ketë justifikim tjetër për tezën që ka hedhur sot kryeministri shqiptar Edi Rama mbi eksodin e shqiptarëve. Pyetjes së një qytetari në intervistën e tij në rrjetet sociale, se përse po ikin kaq shumë qytetarë shqiptarë nga Shqipëria në Gjermani, Rama i përgjigjet: “Është fakt që dihet tanimë dhe nga autoritetet atje se shumica dërrmuese e shqiptarëve s’janë të ikur nga Shqipëria po nga Greqia!”.

    Kështu, sipas kryeministrit, janë emigrantë shqiptarë që kanë punuar për vite me radhë në Greqi ata që po regjistrohen si azilantë politikë në Gjermani. Por nga të kthyerit e deritanishëm prej autoriteve gjermane, nuk ka ndonjë me dokumenta greke. Janë të gjithë me pasaporta shqiptare e që rrezikojnë hyrjen në vendet e zonës Shengen, përfshirë Greqinë. Ndaj pyetja që lind është: a do të rrezikonin emigrantët shqiptarë në Greqi që t’i prishnin dokumentat e tyre duke aplikuar për azil politik në Gjermani?

    Më parë, Edi Rama ka thënë se shqiptarët po largohen masivisht nga Shqipëria (jo nga Greqia) për shkak të një keqkuptimi me kërkesat e Gjermanisë për punonjës të kualifikuar. Më vonë tha se ata po bien pre e trafikantëve. Në një tjetër rast është shprehur se janë nga veriu. I besuari i tij, Erion Veliaj, pati deklaruar në Kuvend se janë nga bashkitë e qeverisura nga demokratët. Tani Rama i ka gjetur arsyet në Greqi.

    Nuk është çudi që pasi shifra e aplikimeve të kalojë rekordin e korrikut, ku u regjistruan 7 mijë shqiptarë, të thotë se ata janë sirianë që hiqen si shqiptarë. Dokrra të tilla nuk do të bënin më shumë përshtypje se këto të gushtit që sapo tha kryeministri i çlodhur nga pushimet e rehatshme në jug. Lapsi.al

    Emri:  image.jpg

Shikime: 1131

Madhësia:  35.2 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Duke_Of_Arberia për postimin:

    martini1984 (24-08-2015)

  3. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Rama këput dokrrat e gushtit: Shqiptarët e eksodit janë nga Greqia, jo nga Shqip

    A mund te kete brire budallalleku? Jo ne kete rast behet fjale per maskarallek..

    Tallese dhe fyese per shqiptaret tu thuash nje marrezi te tille! Valle nuk i konstaton ky kryeminister shifrat ne renie te qyteteve, rradhet e gjata neper zyrat e pashaportave dhe vulat doganore dalese te shqiptareve?

    Jane plot 60 mije shqiptar nga 2014 e deri me sot, qe kane emigruar nga Shqiperia ne drejtim te perendimit...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Rama këput dokrrat e gushtit: Shqiptarët e eksodit janë nga Greqia, jo nga Shqip

    Islami për Ramën: E gjithë Evropa e di se ai është mashtrues

    Edi Rama është mashtrues, dhe tani e gjithë Evropa e ka marrë vesh. Ky ka qenë komenti i deputetit demokrat Kastriot Islami në rrjetin social fb.

    Duke ju referuar analizës së gazetës më të madhe gjermane “Frankfurter Allgemeiner Zeitung”, Islami shkruan se të gjithë e kanë marrë vesh se kryeministri i Shqipërisë është mashtrues dhe i papërgjegjshëm.

    Sipas tij asnjë qeveritar nuk ka marrë guximin për të kundërshtuar të vërtetën e madhe të gazetës gjermane.

    Sa është përqindja e të rinjve që duan të emigrojnë?

    Shqipëria zë vendin e parë në të gjithë rajonin…66.7 për qind apo 2/3 e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria…

    A e kuptoni tanimë mashtrimin e Ramës se azilantët janë shqiptarë nga Greqia…Le të përgënjeshtrojë gazetën e madhe gjermane FAZ…

    Më mirë që gënjen dhe mashtron se tani po e merr vesh e gjithë Evropa se Kryeministri i Shqipërisë është gënjeshtar, mashtrues, i papërgjegjshëm…”
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 25-08-2015 më 00:37
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Rama këput dokrrat e gushtit: Shqiptarët e eksodit janë nga Greqia, jo nga Shqip

    Eksperti gjerman: Shqiptarët që kërkojnë azil, nuk kanë teserë partie


    Ekspertë e Ekonomisë, në gjermani ju kanë bërë apel emigrantëve që të mos bëjnë kërkesa për azil, por për punë.

    Në një intervistë për Deutche Welle, Profesori, Herbert Brucker, tha se gjermania ka vende të lira pune në disa sektorë të ndryshëm të ekonomisë, prandaj emigrantët që vijnë nga Ballkani, duhet të jenë më të përqendruar tek kërkimi i një pune që ju përshtate, pasi kërkesat e tyre për azil nuk do të pranohen.

    Për sa i përket emigrantëve nga Shqipëria Prof, Brucker ka deklaruar se ata duhet ta shohin të ardhmen në vendin e tyre. Por sipas tij edhe pse në Shqipëri ka shumë të rinjtë me arsim të lartë dhe me gjuhë të huaja ata sërish ngelin pa punë sepse emërimet në administratë bëhen vetëm me teserë politike.



    Deutsche Welle: Prof. Brücker sipas një analize të Institutit Gjerman për Tregun e Punës dhe Studimin (IAB) para gati një viti në të ardhmen në Gjermani është i mundur punësimi i plotë, a është afruar kjo e ardhme disi më shumë këtë vit?

    Prof. Herbert Brücker: Sigurisht deri tek një punësim i plotë jemi ende mjaft larg, por ajo që vëmë re është se në Gjermani kuotat e punësimit janë rritur në këto pesë vite me 5-6%, kuota e punësimit të punëtorëve të huaj disi më shumë se kaq. Por duhet thënë se ende kemi 5-6% të popullsisë të papunë në Gjermani, tek të huajt kjo kuotë është akoma më e lartë, 12%.

    Debati për refugjatët është kthyer në temën kryesore të verës në Gjermani. Refugjatët nga Ballkani zënë pjesën më të madhe të debatit. Shumica prej tyre janë refugjatë ekonomikë, që në Gjermani nuk është arsye për njohjen e azilit. A ka vend ekonomia gjermane për qytetarë nga Shqipëria, Kosova e Ballkani që kërkojnë punë?

    Prof. Herbert Brücker: Mendoj se po! Sigurisht kjo varet nga kualifikimi dhe kompetencat që sjellin me vete këta njërëz. Tregu gjerman i punës në pesë vitet e fundit ka krijuar rreth 1 milionë vende të reja pune për të huajt, këto kryesisht në degë si gastronomia, hoteleria, në bujqësi, në sistemin shëndetësor për të moshuarit, apo shërbime të tjera. Këto janë zakonisht profesione ku formalisht kërkohet pak kualifikim, por nga ana tjetër puna është e rëndë fizikisht apo psikikisht. Në këta sektorë ne gjejmë më shumë se mesatarisht fuqi punëtore të huaj, jo vetëm nga Ballkani, por edhe rajone të tjera. Dukshëm tregu gjerman i punës ka nevojë për punëtorë, por edhe për forca mjaft të kualifikuara, sidomos në mjekësi apo në inxhinieri. Por shumica e të punësuarve të huaj zë vend tek punët që kërkojnë më pak kualifikim.

    Sipas një propozimi të fundit të krerëve socialdemokratë, azilkërkuesve nga Ballkani u duhet hapur një perspektivë punësimi për sektorë ku ka nevojë, kusht që ata të kenë një kontratë me pagë mbi atë minimale. Si e shikoni këtë propozim?

    Prof. Herbert Brücker: Unë e vlerësoj mjaft këtë propozim, por ne kemi problemin që shumica e këtyre njerëzve nga vendet e ish-Jugosllavisë apo Shqipëria vijnë në Gjermani si azilkërkues, dihet se shumicës së këtyre personave nuk ka asnjë shans që t’u njihet azili, nga ana tjetër ata qëndrojnë gjatë në qendrat e pranimit, janë të varur nga asistencat dhe nuk kanë akses në tregun gjerman të punës. Kjo është e shtrenjtë për Gjermaninë, vetë këta njerëz janë të detyruar vetëm të rrinë, ndoshta disa prej tyre përpiqen të bëjnë punë në të zezë – nga pikëpamja politike ekonomike kjo nuk asnjë sens. Prandaj ne duhet ta hapim tregun e punës për të gjithë ata që janë në gjendje të gjejnë një punë në Gjermani, ideale do të ishte nëse ata sjellin me vete edhe një diplomë profesionale, por është e mundur të gjenden module rregullatore edhe për ata që nuk kanë profesion.

    Por a mund ta përballojë tregu gjerman një fluks punëtorësh nga Ballkani pa shkaktuar panik në popullsinë gjermane për zënien e vendeve të punës? Kujtojmë debatin e para pak viteve kur u liberalizua tregu i punës për rumunët dhe bullgarët.

    Prof. Herbert Brücker: Mendoj se nëse emigrantët vijnë dhe integrohen normalisht në tregun gjerman të punës, atëherë kjo pranohet në opinionin gjerman, problemet tona më të mëdha janë aty ku njerëzit nuk integrohen në tregun e punës apo në shoqëri, këto probleme ishin të njëjta me rumunët dhe bullgarët, por këto probleme i kemi vetëm atëherë kur njerëzit janë të varur nga sistemi social gjerman. Por në momentin kur njerëzit kanë një vend pune, pra një premtim për vend pune, unë këtë do ta bëja kusht, pra kur ata kanë një punë normale, paguajnë taksa, atëherë një gjë e tillë pranohet gjerësisht në opinionin gjerman.

    Edhe kancerlarja gjermane Angela Merkel gjatë vizitës së parë në Tiranë tha: Azil jo, por perspektiva punësimi. Por cili punëdhënës gjerman do t’i jepte punë një të ardhuri nga Ballkani, dhe si do të mund të arrijë një punëmarrës të krijojë kontakte në Gjermani?

    Prof. Herbert Brücker: Në sektorët që e përmenda më lart kemi relativisht një kërkesë të lartë për fuqi punëtore, ky boshllëk mund të mbushet edhe me njerëz nga Ballkani, nuk ka rëndësi nëse ata vijnë nga Rumania, Bullgaria apo vendet e tjera të Ballkanit. Vetë njerëzit duhet të bëhen aktivë, të kontaktojnë direkt punëdhënësit, të bëjnë kërkime në internet, shpesh rruga që përdoret edhe përmes marrjes së informacioneve nga miq e të afërm, pra puna duhet kërkuar në mënyrë shumë aktive, dhe mund të gjesh oferta që ofrojnë pagë sipas tarifave dhe kjo do ta bënte të mundur punën në Gjermani. Për mua ky është një skenar realist.

    Në Shqipëri, Kosovë apo vende të tjera të Ballkanit kemi një brez të ri, të shkolluar, me gjuhë të huaja, e hapur ndaj botës dhe pa asnjë shans për punë, nëse nuk ka lidhje me klanin politik që qeveris për momentin. Ky brez do tani të emigrojë, por nga ana tjetër një “brain drain” përbën rrezik edhe për vetë këto vende. Si mendoni ju?

    Prof. Herbert Brücker: Sigurisht punësimi nuk duhet bërë sipas teserës politike apo etnisë, në fund të fundit kjo dëmton vetë ekonomitë të këtyre vendeve. Por përsa i përket fenomenit të “brain drain”, më duhet të them se ai mbivlerësohet. Ajo që vëme re ne si ekspertë është se nëse ka mundësi për emigrim njerëzit investojnë më shumë për shkollimin, e frytet qe merr nga ky investim janë shumë më të larta, pra më shumë të rinj mbarojnë maturën, bëjnë një shkollë profesionale apo studiojnë. Një pjesë e këtyre personave rikthehet në vendlindje, një pjesë nuk emigron. Pra përmes mundësisë për emigracion vendet e origjinës kanë më shumë favore duke pasur parasysh këtu burimet njerëzore, pra arsimimi në popullsisë gëzon një nivel më të mirë. Por ka një sektor të cilin do ta veçoja. Në sektorin e shëndetësisë vëmë re po ashtu një “brain drain”, të cilin unë do ta quaja të rrezikshëm për këto vende.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 25-08-2015 më 00:37
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Edi Rama: "Azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani ikin nga Greqia e jo Shqipëria!"

    Tiranë, Rama: Marrëdhëniet me Metën më të mira se asnjëherë, s’ka plan për ndryshime në qeveri



    Kryeminsitri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim më qytetarët duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre ne rrjetet sociale. Rama këmbënguli në betejën me informalitetin, si rrgua nga e cila kalon rrija e pagave, ndërsa mohoi rritjen e çmimeve. Shefi i qeverisë tha se azilatët që ikin në Gjermani, janë shqiptarë nga Greqia më shumë se nga Shqipëria, ndërsa u ndal edhe në raportet me Metën, që i cilësoi si më të mirat që nga nisja e bashkëpunimit. Kreu i mazhorancës paralajmëroi edhe rivotimin e ligjeve të kthyera mbrasht me dekret nga Presidenti Nishani

    Tirane- Duke iu përgjgjur pyetjeve të qytetarvë ne rrjetet sociale, kryeminsitri Edi Rama ka bërë një raport të situatës ekonomike në vend, çështjes së azilkërkuesve dhe raporteve me aleatin në qeverisje por edhe insititucionin e Presidencës.
    Shefi i qeverisë, ka gjetur dhe një herë zgjidhjen tek ulja e informalitetin, për të bërë të mundur kërkesën e shqitparëve për të marrë më shumë para në fund të muajit.
    “Pagat do të rriten kur të ulet informalitetit, kush do rritje page mos të lerë kupon pa marrë kur blen një mall apo pi qoftë një kafe”

    Ne betejnë me infomalitetin, kryeministri premtoi edhe nxjerrjen nga skllavëria të njerëzve që punojnë në të zezë, por një herësh tha se mbi shqiptarët nuk rëndojnë çmimet e larta.
    Çmimet në Shqipëri nuk kanë pësuar asnjë rritje të pazakonshme dhe inflacioni është minimal, ndërsa konsumi është rritur ndjeshëm” shkruan Rama.
    Pak ditë para takimit me kancelaren gjermane Merkel, ku me shumë gjasë do të zërë vend edhe një bisedë mbi çështjen e azilkërkuesve, kryeministri Edi Rama, tha
    “Shumica e shqiptarëve që ikin në Gjermani janë shqiptarë që ikin kryesisht nga Greqia po jo vetëm, Sigurisht dhe nga këtu”

    Kreu i qeverisë shqiptare, u shpreh mjaft kritik për qendrimet zyrtare të mbajtura nga Athina për çështjet e brendshme të Shqipërisë
    “E bënin shpesh në të shkuarën, e bëjnë më rrallë. Duhet ende kohë si duket që ta kuptojnë se Shqipëria nuk pranon më tutele”
    Por po aq edhe për debatin e kishës në Dhërmi
    “Kisha e Dhërmiut: Është të qeshësh e të qash që një ngrehinë si garazh e quajnë kishë dhe vënë kujën pse po rikthejmë në jetë trashëgiminë tone”
    Rama, iu përgjigj edhe pikëpyetjeve për marrëdheniet e tij me aletatin Ilir Meta duke thënë se janë
    “Më të mira se asnjëherë më parë qyshse kemi vendosur të qeverisim së bashku”
    Përballë dekreteve të Presidentit të Repbukiës, që ktheu mbrashp për rishqyrtimin në Kuvend, ligjin e turizmit dhe atë të arsimit të lartë, Rama tha prerazi
    “Për ne është thjesht humbje kohe, sepse ccdo ligjt do ta rivotojmë pikë e presje”

    Ja disa nga deklaratat

    (Shenim redaksional: Me të zezë janë çështjet për të cilat është pyetur, poshtë është përgigjja e kryeministrit )

    “Marrëdhëniet me Ilir Metën më të mira se asnjëherë ”

    A do të ketë ndryshime në qeveri dhe ministra të PDIU-se
    Edi Rama: “S’ka plan per ndryshime ne kabinetin qeveritar. Ky kabinet eshte produkt i kontrates me popullin shqiptar ne 23 qershor 2013”

    Reforma ne drejtesi
    Edi Rama: “Do ta godasim korrupsionin ne drejtesi siç nuk i’a rrok mendja shumekujt brenda apo jashte sistemit”
    “Reforma ne Drejtesi do jape nje pergjigje te plote per te gjitha pikepyetjet qe koha ka ngritur mbi kufomen e drejtesise”
    Fenomeni i kontrabandes ne dogana
    Edi Rama: “Eshte minimizuar ndjeshem, mos degjoni bufat e nates politike! Po sigurisht qe lufta behet perdite.”
    Nafta në Shqipëri
    Edi Rama: “Diferencen e ben fakti se ne rajon taksa e qarkullimit eshte e ndare nga çmimi dhe paguhet veç. Ne Shqiperi paguhet brenda çmimit”
    Edi Rama: Çmimi i naftes ne Shqiperi eshte si kudo tjeter por tek ne ka brenda edhe taksen e qarkullimit qe gjetke paguhet veçmas.
    Edi Rama: Shpjegohet qe ne Kosove taksen e qarkullimit e paguajne me vete, ndersa ne Shqiperi ju e paguani brenda çmimit te naftes
    Edi Rama: Fqinjet paguajne takse qarkullimi veçmas ndersa ne Shqiperi kjo takse eshte brenda çmimit. Llogaria ne xhep eshte e njejta
    Aksioni kunder Informalitetit
    Edi Rama: Kjo eshte nje beteje e jashtezakonshme ne mbrojtje te tyre, te konsumatorit dhe biznesit te ndershem qe paguan taksa

    Azilkërkuesit
    Edi Rama: E perseris shumica e shqiptareve qe ikin ne Gjermani jane shqiptare qe ikin kryesisht nga Greqia po jo vetem. Sigurisht dhe nga ketu

    Emri:  edi-rama2.jpg

Shikime: 577

Madhësia:  35.8 KB

    Emri:  444.jpg

Shikime: 576

Madhësia:  37.4 KB

    Edi Rama: Ka plot emigrante qe jane kthyer ne Shqiperi dhe jane ne pune
    Prioritetet do vazhdojnë të jenë rrëmujçe apo do seleksionohen e realizohen?
    Edi Rama: Mbase ngjan rremujçe nga aty ku e shihni ju, po ne prioritetet i kemi shume te qarta
    Pse duhet të vazhdojme te besojme tek ju zoti kryeminister?
    Edi Rama: Kesaj duhet t’i pergjigjeni ju, une di vetem qe ne kujtesen time nuk e kam nje qeveri tjeter qe te kete bere kaq reforma
    Edi Rama: Ne Divjake eshte investuar ne kete pjese te mandatit tone me shume se sa ne vite te tera te shkuara se bashku! Mjafton te hapni syte
    Zona D,
    Edi Rama: Ka nje rrezikshmeri te larte per shkak te barbarizmit ekstrem shumevjeçar ne shfrytezim! Ne javet e ardhshme do te nderhyhet
    Hekurudhat
    Edi Rama: “Kam thene koncesioni eshte e vetmja rruge po s’eshte hiç kollaj te gjesh investitore strategjike”
    Korrupsioni në dogana
    Edi Rama : “Eshte ulur ndjeshem po lufta me korrupsionin nuk mbaron kurre ne asnje vend sado te zhvilluar”
    Hidrocentrali i Kalivaçit
    Edi Rama: Kanë nisur procedurat e rishikimit
    Investimet ne sport
    Edi Rama: Kemi investuar më shumë se çdo qeveri tjetër
    Vlora me 24 ore uje
    Edi Rama: Nje sistem i shkaterruar ujesjellesash ne njezet e ca vjet nuk rindertohet dot i gjithi ne me pak se dy vjet. Duhen para e kohe!
    Legalizimet tek njësia 4 Tirane
    Edi Rama: “Kemi bere me shume legalizime se ne tete vjetet e qeverise se shkuar, po s’kemi shkop magjik qe t’i bejme te gjitha menjehere”
    A keni ni projekt per liqenin e Paskuqanit?
    Edi Rama: “Kjo eshte nje pyetje per kryebashkiakun e Kamzes, ai mund t’ju pergjigjet nese s’eshte i zene ne ndonje seance gjykate a prokurorie!”
    Spitalet
    Edi Rama: “Permiresimet ne spitale jane te medha, por sigurisht per ta pasur spitalet qe duam na duhet ende shume pune, me shume para dhe kohe”
    Sallonet e bukurise fitojne shume e nuk japin kupon tatimor. Kur do te rregullohet kjo?
    Edi Rama: “Kur ju te mos ikni pa marre kuponin ose te mos paguani sherbimin po s’ju dhane kupon ose te denonconi qe nuk ju dhane kupon”
    Kur do do beni dicka qe te mbroni konsumatorin nga cmimet abuzive?
    Edi Rama: Çmimet ne Shqiperi s’kane pesuar asnje rritje te pazakonshme dhe inflacioni eshte minimal, ndersa konsumi eshte rritur ndjeshem
    Shendetesia falas
    Edi Rama: Kontrolli falas mbi 40 vjeç eshte fakt tanime, sistem shendetesor falas nuk eshte si çatite pa leje qe ndertohen brenda nates
    Lungomarja ne Vlorë
    Edi Rama: Lungomarja e famshme do perfundoje kur ka afatin per te perfunduar dhe mos harroni eshte vepra me madhore per Vloren ne 25 vjet
    Kur do rifillojnë punimet në autostradën Tiranë- Elbasan?
    Edi Rama: Rreshqitjet e medha per shkaqe madhore po dhe per faj te nje projekti mizerabel, kane rritur shume koston, po punojme per zgjidhjen
    Politika e jashtme
    Edi Rama: Politika jone e jashtme eshte ne ditet e saj me te mira ne sherbim te dinjitetit te vendit qe s’tradhtohet me nga qeveria e vet
    Pse biletat e avionit janë të shtrenjta?
    Edi Rama: “E di, pasoje e nje kontrate koncesioni problematik por nuk po rreshtim se negociuar me koncesionarin.“
    Kur do të ndodhë bashkimi kombëtar?
    Edi Rama: Bashkimi Kombetar ka ndodh i dashur mik na takon ne ta bejme realitet te prekshem pa kufij per ekonomine dhe çdo nderveprim shoqeror
    Bujqesia
    Edi Rama: Bujqesia ka shenuar nje kthese te rendesishme, kete vit do te nxjerrim nje pakete mbeshtetjeje si asnjehere me pare per bujqesine
    Kur do rriten pagat?
    Edi Rama: Pagat do te rriten kur te ulet informaliteti, kush do rritje page mos te lere kupon pa marre kur blen nje mall apo pi qofte nje kafe

    ORA NEWS

  7. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama: "Azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani ikin nga Greqia e jo Shqipëria!"

    Mire u tha shoku Rama!

    Cili eshte ai shqiptar qe jeton ne Shqiperine e Rilindur ne keto 2 vjet qe preferon Gjermanine para Shqiperise? Hajde mendje hajde.

    Ne Gjermani vene vetem refugjatet e Greqise dhe ata qe i japin votat Berishes. Ne komunistat nuk e tradhetojme Atdheun asnjehere. Na ka mesuar shoku Enver: "Ta duam Atdhene si Shqiponja folene!"

    Le te na marrin te keqen imperialistet gjermane e amerikane o shoku Rama!

    E bejne nga cmira e zilia!

    Lart e me lart Qeveria e Rilindjes, mundesisht ta zbrasim gjithe Shqiperine nga refugjatet dhe nga ata qe i japin votat Berishes!

    Albo

  8. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama: "Azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani ikin nga Greqia e jo Shqipëria!"

    O shoku Rama, aman ore se per pak harrova!

    Ore, mos e ke tradhetuar edhe ti Atdheun tone? Te verteta jane keto fjalet e ketyre berishianeve qe ti ke qene azilkerkues per vete ne France?

    Jazek te qofte po e ke bere kete tradheti!

    Te me kthesh xhuvap per kete pyetje qe te bera!

    Albo

  9. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama: "Azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani ikin nga Greqia e jo Shqipëria!"

    Kundër Ramës, Shoqata e Shqiptarëve në Greqi: Numri i emigrantëve për azil, i papërfillshëm



    Ndryshe nga sa pretendoi kryeministri Rama në konferencën në rrjetet sociale, numri i azilëkruesve shqiptarë në Gjermeni që janë nisur nga Greqia është fare i papërfillshme. Përmes një lidhje me skype për Ora News, Kreu i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi Etmond Guri ka hedhur poshta faktin se shumica e azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani janë nisur nga Greqia dhe kjo për shkak të krizës që po kalon vendi fqinj.
    Etmond Guri: Sipas statistikave të Federatës, në Shqipëri janë riatdhesuar rreth 200 mijë shqiptarë, për në BE janë mbi 35 mijë të adresuar, nga të cilët është një përqindje shumë e vogël që i drejtohen zyrave të azilit, nuk mund të përjashtohet fakti se nuk ka azilkërkues por nuk janë këta faktor kryesor, apo numri më i madhe i azilkërkuesve në BE.
    Kjo dhe një sërë shqetësimesh të tjera radhiten në letrën me 10 pyetje që komuniteti shqiptar në Greqi i ka dërguar kryeministrit të vendit në konferencën në rrjetet sociale. Spikasin mes reshtash shqetësimet e ngritura për studentët e diplomuar jashtë vendit apo edhe ajo e ndihmës sociale për emigrantët.
    1-Çfarë do të bëjë qeveria juaj për mungesën totale të informacionit të nevojshëm dhe ndihmës sociale për emigrantët shqiptarë të riatdhesuar për ri-integrimin e tyre në shoqërinë dhe në tregun e punës në Shqipëri?
    2-Cili është plani juaj për thithjen e “trurit”, studentët e diplomuar jashtë vendit?
    3-Çfarë keni në plan për marrëveshja bilaterale me Greqinë për pensionet e emigranteve?
    Një pjesë me problemet me të cilët hasen emigrantët shqiptarë në Greqi, kreu i Fedreatës së Shoqatave Shqiptare Etmond Guri ja faturon edhe mungesës së një strategjisë nga ana e qeverisë shqiptare.

    ORA NEWS

  10. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Edi Rama: "Azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani ikin nga Greqia e jo Shqipëria!"

    Kete Kryeministrin tone dhe Kabinetin e tije e pret fundi i Musolinit me duket

  11. #10
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Edi Rama: "Azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani ikin nga Greqia e jo Shqipëria!"

    Cfare thote Edvini eshte genjeshter kryekeput sepse une njoh me qindra njerez te cilet para se te iknin ne Gjermani nuk kane shkelur asnjehere jashte shtetit. Gjithsesi ne eksodin e mars-prillit muaj ne te cilet u larguan me mijera vete bajlozi u shpreh qarte dhe tha mos u beni pre e trafikanteve, mos shisni shtepi dhe katandi sepse do te pendoheni. Kete gjeme e beri mafia kosovare me trafikantet e saj te cilet perfituan shuma te medha si me shqiptare te Kosoves ashtu edhe me te Shqiperise, kuptohet qe ne bashkepunim me tanet.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •