Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet në Bllog
    22

    Vetëm në Shqipëri: Gjoba këshilluese dhe progresive sipas vlerës së makinës

    Nga Janari 2016 zbatohen “gjobat këshilluese” për shoferët, ja si do të funksionojë

    Emri:  98737_1.jpg

Shikime: 615

Madhësia:  56.2 KB

    Nga Janari i vitit 2016, Policia Rrugore do të aplikojë gjobat këshilluese me penalitet 0 lekë për shoferët që rezultojnë me shkelje të rregullave të qarkullimit për herë të parë. Ky fakt u bë publik nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një takim me gazetarët me rastin e festave të fundvitit ku dhe u prezantua projekti “Polici Këshillues”.
    Nëse aktualisht ndalohesh nga Policia Rrugore dhe nuk ke të vendosur rripin e sigurimit apo nuk ke respektuar një prej rregullave, gjobitesh sipas Kodit në fuqi. “Shqiptarja.com” shkruan se me hyrjen në fuqi të projektit “Polici Këshillues”, çdo shofer apo përdorues i rrugës i cili ndalohet dhe rezulton se shkelja e kryer është për herë të parë, drejtuesi do të konsiderohet “shofer pozitiv” dhe ndaj tij do të aplikohet gjoba këshilluese. Në rast të ndalimit për herë të dytë me të njëjtën shkelje drejtuesi nuk do të këshillohet sërish, por do të dënohet me penalitet sipas Kodit Rrugor në vlerën monetare.

    Gjoba këshilluese nuk do të aplikohet për shkelje, si thyerja e semaforit të kuq apo tejkalimi i shpejtësisë në zonat urbane. Kjo gjobë ka efekt statistikorë për Policinë Rrugore dhe të Shtetit.

    Po ashtu, masat ndëshkuese do të aplikohen të klasifikuara për përdoruesit e rrugës në varësi të makinave që ata përdorin apo llojit të shkeljes që ata bëjnë. Si shembull ministri sqaroi se: Dikush që ka 6 muaj me siguracion të skaduar do të gjobitet, por nëse siguracioni ka 3 ditë apo deri 2 javë që ka skaduar, atëherë do aplikohet këshillimi.

    Ky projekt do të aplikohet në të gjithë Shqipërinë dhe patrullat e Policisë Rrugore do të pajisen me uniformat e reja dhe kamerat e trupit, kamera të cilat nuk do të komandohen nga polici, por nga salla operative.

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vetëm në Shqipëri: Gjoba këshilluese dhe progresive sipas vlerës së makinës

    “Gjobat progresive”, ndëshkime të ashpra për makinat e luksit. Si do funksionojë projekti nga Janari 2016

    Emri:  supermakina-r8.jpg

Shikime: 1096

Madhësia:  47.7 KB

    Duke nisur nga Janari i vitit 2016, do të ketë disa ndryshime të tjera për gjobat ndaj drejtuesve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Kështu, përveç projektit të gjobave këshilluese që e publikuam pak ditë më parë, Ministria e Brendshme ka dhe një plan tjetër për drejtuesit që nuk vendosin rripin e sigurisë, e sidomos për ata drejtues që disponojnë një makinë luksoze.

    Kjo për faktin, se persona të tillë që kanë një automjet luksi në pjesën më të madhe të rasteve nuk e vendosin rripin dhe prferojnë të paguajnë gjobën, duke qenë se për këtë shkelje, gjoba ka një vlerë të vogël. Gazeta ‘Panorama’ shkruan se gjobat e reja do të jenë në bazë të makinës që disponon. Pra, kush zotëron një makinë të shtrenjtë, të njëjtën gjobë do ta paguajë më shtrenjtë se një drejtues që ka automjet jo luksoz. Kjo nismë u bë e ditur nga vetë ministri Tahiri disa ditë më parë kur pati edhe takimin me gazetarët, dhe ky projekt do të quhet “gjoba progresive”.

    “Një Fiat Punto nuk mund të ndëshkohet me gjobë, vlera e së cilës të jetë e njëjtë me atë të një Mercedesi”, tha Tahiri. Sipas tij, një person që posedon një makinë të shtrenjtë i ka mundësitë për të riparuar ndonjë defekt, si mosfunksionimi i dritave, ndryshe nga ai që ka në pronësi një makinë që nuk kushton shumë dhe që defektet i ka më të shpeshta.

    Për të realizuar këtë projekt, të gjitha komisariatet në vend do të jenë të pajisura me një databazë të veçantë për automjetet me shkelje të përsëritura. Veç targës, kjo databazë do të ketë edhe markën e makinës, vitin e prodhimit dhe shkeljet që ka kryer.

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vetëm në Shqipëri: Gjoba këshilluese dhe progresive sipas vlerës së makinës

    Disa pikëpyetje: A i ‘urren’ kjo qeverisje makinat?

    Për vete porososin makina Jaguar, por duket se kjo është qeverisje e vështirë për gjithkënd që ka makinë.

    Që kur kanë ardhur në pushtet, të gjithë shoferët gdhihen me lajme të këqija për mundësitë e mbajtjes së një makine.

    Fjala bie, këtë të hënë mësuan se nga janari do ketë gjoba progresive.

    Kush ka një makinë luksoze do të gjobitet më shumë se ai që ka një makinë të vjetër e pak të kushtueshme.

    Thënë më thjesht, sipas ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, nëse dy qytetarë kalojnë semaforin me të kuqe, njëri që udhëton ne Mercedes e tjetri me Fiat, ai me makinën e prodhimit gjerman do të ketë gjobë më të madhe.

    Por nëse ky lajm ka shkaktuar zemërim në mediat sociale, kjo nuk është hera e parë dhe më poshtë janë disa shkaqe përse kjo qeveri i ‘urren’ makinat:

    -Çmimi i karburanteve mbetet nga më të lartët në botë.

    -Cilësia e karburanteve vazhdon të jetë një problem i madh.

    -Doganat për makinat janë rritur.

    -Siguracionet për makinat janë rritur.

    -Shtimi i gjobave, ndërkohë që aksidentet janë në shtim.

    -Ndërkohë që flitet për terrorin e tatimorëve, flitet edhe për një terror të policisë rrugore.

    -Kolaudimi për makinat vazhdon të jetë një makth.

    -Kolaudimi është vështirësuar për makinat e vjetra, kur dihen mundësitë financiare të shqiptarëve.

    -Është shtuar një taksë për kubikë, gjoja për makinat e shtrenjta, por disa komentues online thonë se vlera e makinës jo gjithmonë përputhet me kubikët.

    -Aplikimi i ditëve pa makina, duke sjellë tmerr në trafik.

    -Por mbi të gjitha, ajo çka është më e rëndësishme: investimet shumë të pakëta në infrastrukturën rrugore.

    Argumenti i kësaj qeverisje për këto masa ka qenë së pari formalizimi dhe ndotja e mjedisit dhe së dyti përpjekja e kësaj qeverie për të mbajtur në formë të mirë fizike shqiptarët, duke u hequr mundësinë që të lëvizin me makina.

    Duken ideale si arsye, por Shqipëria nuk është Suedia dhe kapacitetet tona duhen krahasuar me maqedonasit, serbët apo malazezët.

    Pikërisht në vitin 2013, mediat maqedonase shkruanin se shqiptarët po rivalizojnë me ndërtimin e rrugëve, duke tërhequr kështu edhe më shumë investime të huaja dhe vitalizuar ekonominë.

    Por tani duket se u kemi hapur ‘rrugë’ fqinjëve të parakalojnë, duke goditur ekonominë pikërisht në një pikë kaq vitale: makinat dhe rrugët.

    MAPO

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vetëm në Shqipëri: Gjoba këshilluese dhe progresive sipas vlerës së makinës

    O shoku Rama!

    Mire i ke bere te gjitha keto gjobat ti, por ke harruar nje gjobe te rendesishme. Ai polici qe tani do jete edhe mesues, edhe psikollog, edhe agjent tatimesh, duhet ta bejme edhe gjyqtar ne konkurs bukurie. Nuk mjafton te vesh gjoba sa me te larta per ata qe kane makina te shtrenjta. Duhet te shikosh dhe kush e nget makinen: Eshte i bukur apo i shemtuar shoferi/a? Po eshte i bukur, gjoba te jete sa me e larte. Po eshte i shemtuar, gjoba te jete me e ulet. Dhe po jane duke levizur me burre e grua, apo me gjithe familjen, polici duhet ti studioje mire e mire sa te bukur apo te shemtuar jane, e t'ua vere gjoben sic kane turrinjte.

    E po duan te ankohen per gjoben, le te shkojne e ankohen tek Ilir Meta ne Skrapar! Nuk do merren tani gjykatesit tane edhe me sa te pasur apo te bukur jane shoferet e Shqiperise!

    Albo

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Vetëm në Shqipëri: Gjoba këshilluese dhe progresive sipas vlerës së makinës

    Ne Gjermani gjoben e ha sipas moszbatimit te rregullave te qarkullimit rrugor!
    60 euro per mos rripin e sigurimit.
    Mjaft me shkerdhatlliqe pacavure diasporike qelbse maloke berishiane!
    Idiot te lindur!
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vetëm në Shqipëri: Gjoba këshilluese dhe progresive sipas vlerës së makinës

    Citim Postuar më parë nga martini1984 Lexo Postimin
    Ne Gjermani gjoben e ha sipas moszbatimit te rregullave te qarkullimit rrugor!
    60 euro per mos rripin e sigurimit.
    Mjaft me shkerdhatlliqe pacavure diasporike qelbse maloke berishiane!
    Idiot te lindur!
    Gjermania eshte vend i rrenuar nuk eshte vend i Rilindur si Shqiperia e Edi Rames!

    Ne Shqiperi, po nuk vure rripin e sigurimit:

    - Gjoba eshte X per ate qe nget nje makine te vitit 2000.
    - Gjoba eshte 5X per ate qe nget nje makine te vitit 2014.
    - E merr gjoben X apo 5X e cakton Polici i Rilindjes!

    Pse e ndershme te duket ty qe te gjithe njerezit te paguajne te njejtat gjoba per mosvenien e rripit? Gjobat njesoj i paguanim veten ne kohen e malokut nga Tropoja. Ne kohen e ketij malokut nga Transilvania gjobat i paguajme dy soje.

    Albo

  7. #7
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Vetëm në Shqipëri: Gjoba këshilluese dhe progresive sipas vlerës së makinës

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Gjermania eshte vend i rrenuar nuk eshte vend i Rilindur si Shqiperia e Edi Rames!

    Ne Shqiperi, po nuk vure rripin e sigurimit:

    - Gjoba eshte X per ate qe nget nje makine te vitit 2000.
    - Gjoba eshte 5X per ate qe nget nje makine te vitit 2014.
    - E merr gjoben X apo 5X e cakton Polici i Rilindjes!

    Pse e ndershme te duket ty qe te gjithe njerezit te paguajne te njejtat gjoba per mosvenien e rripit? Gjobat njesoj i paguanim veten ne kohen e malokut nga Tropoja. Ne kohen e ketij malokut nga Transilvania gjobat i paguajme dy soje.

    Albo
    Ik more qa ankohesh palidhje per cdo gje se na qave koken ne 5 pjese. Keto gjoba kane qellim ndergjegjesimin e ngasesve te automjeteve dhe permiresimin e sigurise ne komunikacionin rrugor. Secili shtet i ka. O zoteri patenta e shoferit eshte privilegj qe i jepet nje qytetari e nuk eshte e drejte e tij fundamentale. Po shkele rregullat denohesh. Nuk je Zot se ke automjet, duhet te zbatosh rregullat e sigurise dhe nuk duhet te ia rrezikosh sigurine dhe jeten tjetrit. Edhe sa gram tru te duhet qe ta kuptosh kete?! Edhe ne USA e ke keshtu, ti si me jetu ne zullulland. Shqiperia po deshi te shkoje perpara duhet te behet tamon shtet si i ka hije dhe sic e meritojne shqiptaret qe jetojne ne te e jo republike e bananeve dhe portokajve ku secili ben ligjin si te i konvenoje atij ose asaj personalisht.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vetëm në Shqipëri: Gjoba këshilluese dhe progresive sipas vlerës së makinës

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Ik more qa ankohesh palidhje per cdo gje se na qave koken ne 5 pjese. Keto gjoba kane qellim ndergjegjesimin e ngasesve te automjeteve dhe permiresimin e sigurise ne komunikacionin rrugor. Secili shtet i ka. O zoteri patenta e shoferit eshte privilegj qe i jepet nje qytetari e nuk eshte e drejte e tij fundamentale. Po shkele rregullat denohesh. Nuk je Zot se ke automjet, duhet te zbatosh rregullat e sigurise dhe nuk duhet te ia rrezikosh sigurine dhe jeten tjetrit. Edhe sa gram tru te duhet qe ta kuptosh kete?! Edhe ne USA e ke keshtu, ti si me jetu ne zullulland. Shqiperia po deshi te shkoje perpara duhet te behet tamon shtet si i ka hije dhe sic e meritojne shqiptaret qe jetojne ne te e jo republike e bananeve dhe portokajve ku secili ben ligjin si te i konvenoje atij ose asaj personalisht.
    Ceshtja shtrohet: Kemi nje kryeminister budalla apo kemi nje popull budalla qe zgjedh nje kryeminister budalla qe ta qeverisi?

    Pasi lexoj pergjigjet tuaja, qe jepen pa e lexuar fare ligjin apo temen, me perforcohet ideja se nuk eshte vetem Rama budalla, ne jemi si popull budalla.

    Albo

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vetëm në Shqipëri: Gjoba këshilluese dhe progresive sipas vlerës së makinës

    FOTOT/ Policia gjobit personin me aftësi të kufizuara para Kryeministrisë

    Këto foto tronditëse tregojnë efektivë të Policisë së Shtetit duke gjobitur një person me aftësi të kufizuara, i cili kalon në rrugën në krah të Kryeministrisë me motorin që përdor kjo kategori njerëzish.

    Emri:  personi.jpg

Shikime: 660

Madhësia:  32.4 KB

    Ndërkohë që personat me aftësi të kufizuara duhet të kenë përparësi dhe një kohë që infrastruktura për ta është shumë larg nga sa duhet, duket se Policia nuk ua kursen as gjobat.

    Emri:  personi4.jpg

Shikime: 533

Madhësia:  27.0 KB

    Fotot ekskluzive të “Panoramës” tregojnë forca të shumta policie që kanë ndaluar personin me aftësi të kufizuara.

    Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë rreth orës 12:00. Gjoba ndaj tij vjen një moment kur pritet që vitin e ardhshëm të aplikohen gjobat progresive.

    Pra personat me mjete luksoze do të gjobiten më shumë për të njëjtën shkelje sa ata me mjete më të lira.

    Panorama

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •