Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama: "Azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani ikin nga Greqia e jo Shqipëria!"

    Investigimi, Rrëfimi i të riut nga Novosela për “Der Spiegel”: Këtë vit u larguan në Gjermani 30% e fshatit

    Çështja e azilkërkuesve është kthyer një problem shqetësues për Gjermanët. Kjo i ka detyruar mediat gjermane që të investigojnë në Shqipëri për arsyet se pse të rinjtë shqiptarë braktisin vendin e tyre për tu zhvendosur në Gjermani. “Der Spiegel” ka postuar intervistën e një djali nga Novosela. Mali Tafaj rrëfen arsyet e largimit të bashkëfshatarëve të tij. Videoja është postuar në FB në datën 23 gusht.
    Mali Tafaj: “E patë dhe vetë puna është e vështirë këtu ku jetojmë dhe ndodh që edhe mërzitemi dhe ndoshta dëshiron të largohesh diku për të ikur nga këtu, por..cfarë mund të bësh? Është pothuajse diçka një monotoni dhe fillon duke kryer aktivitetet e përditshme në fshat. Në 12 të drekës kthehemi në shtëpi për të ngrënë drekën dhe për të pushuar pak e për të vazhduar me punën deri në orët e pasdites. Është e vështirë për një të ri të jetosh këtu aq më tepër që vitet e fundit ka patur një zhvendosje masive të njerzve nga fshati në zonat urbane ose jashtë Shqipërisë. Fshati duhet të kishe 1000 banorë por zhvendosja ka qenë masive pasi 20-30% e fshatit janë larguar në vitin 2015. Këtu edhe puna është relativisht shumë e vështirë. Unë kam mbaruar shkollën e lartë në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Kam qenë i informuar sidmos me vizitën e Kancelares Merkel që Gjermani ofron vende pune, por për persona të specializuar.”
    I riu tregon se intinerari që ndjekin shqiptarët për tu larguar për në Gjermani është Prizren-Shkup-Serbi dhe më pas vendet e BE.
    Mali Tafaj: “Intinerari më i thjeshtë që ndjekim për tu zhvendosur drejt Gjermanisë është nga Prizëreni, Shkupi, Serbisë dhe më pas drejt vendeve të BE.
    Edhe vetë i riu nuk e përjashton mundësinë e një rrugëtimi të tillë. “Siç themi ne shqiptarët, të provojmë fatin”, përfundon ai.

    ORA NEWS

  2. #12
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Edi Rama: "Azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani ikin nga Greqia e jo Shqipëria!"

    Gafa e Saimir Tahirit/ Ngatërron "kekun me byrekun "(video)

    Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri doli të martën para gazetarëve dhe në një fjalim të gjatë renditi arsyet që sipas tij shqiptarët lënë shtëpinë dhe vendin për të emigruar drejt Gjermanisë. Ai mbështeti variantin e shefit të tij në krye të qeverisë, se azilantët nuk janë shqiptarë dhe se më së shumti janë emigrantë të larguar nga Greqia. Madje, Tahiri vuri në dyshim edhe shifrat e qeverisë gjermane (çudi sepse Rama nuk lë rast të vlerësojë saktësinë e gjermanëve) për azilantët shqiptarë. Por nuk u ndal këtu. Duke e konsideruar këtë një çështje rajonale dhe globale Tahiri i kërkoi opozitës të përmbahet dhe të mos e përdorë këtë çështje për politikë.

    “Nuk ka sot një vend të vetëm në rajon ku partitë opozitare ta shfrytëzojnë emergjencën e emigrantëve nga vendet e konflikteve të thella, dhe në këtë kuadër, edhe të azilkërkuesve të paligjshëm, për të keqpërdorur dhe për të nxjerrë përfitime politike ditore” – tha Tahiri duke bërë një lapsus jo të vogël pasi krahasimi nuk është i njëjtë.

    Aktualisht në Greqi, Maqedoni, Serbi apo Bosnje nuk ka probleme të largimeve të qytetarëve të tyre drejt Europës, pasi çështje e ditës është fluksi i emigrantëve nga Lindja e Mesme. Opozita e këtyre vendeve nuk mund të akuzojë qeveritë përkatëse për pasojat e një konflikti që nuk varet prej tyre.

    Por Shqipëria nuk ka problemin e fqinjëve sepse vendi nuk po përballet me emigrantët e Lindjes dhe Afrikës (si në vitin 1999 gjatë krizës së Kosovës), por çështja është te largimi i qytetarëve shqiptarë.

    Kritikat e opozitës, opinionit publik, por edhe medieve ndërkombëtare kanë qenë të fokusuara te keqqeverisja dhe gjendja ekonomike që ka sjellë eksodin, çështje të cilën Tahiri dhe Rama jo vetëm që nuk e pranojnë, por gjejnë edhe “fajtorë” jashtë vetes duke ngatërruar “kekun me byrekun”. Kjo gafë e ministrit vjen prej nxitimit për të fajësuar opozitën për diçka që është punë e qeverisë. /lapsi.al/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #13
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Edi Rama: "Azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani ikin nga Greqia e jo Shqipëria!"

    Gjermania përgënjeshtron Edi Ramën/ Azilantët nuk vinë nga Greqia

    Zyra Federale Gjermane për Azil dhe Migracion (BAMF), në një prononcim ekskluziv për AbcNews, deklaroi se ajo nuk ka asnjë të dhënë se shumica e azilkërkuesve shqiptarë janë emigrantë në Greqi dhe ikin prej andej drejt Gjermanisë për shkak të krizës greke. Versioni grek, i disati që ka dhënë deri më sot Tirana zyrtare, u deklarua publikisht nga kryeministri Edi Rama dhe më pas u mbështet nga ministri i tij i Brendshëm, në një tentativë për të shmangur përgjegjësinë e qeverisë për këtë eksod.
    Gjatë qëndrimit të tij në Vjenë, kryeministri shqiptar e përsëriti këtë qëndrim të tij për gazetën "Der Standard", ku në një intervistë, emigrantët shqiptarë ia bëri dalje Greqisë. "Shumë shqiptarë që shkojnë në Gjermani vijnë kryesisht nga Greqia. Ata kanë banuar atje për vite të tëra si emigrantë dhe përpiqen tashmë në Gjermani. Natyrisht që vijnë disa edhe nga Shqipëria, Serbia ose Kosova", tha Edi Rama, duke i cilësuar "disa" mijëra shqiptarë që ikin nga vendi.
    Por një ditë pas samitit të Vjenës, ku tema e azilkërkuesve zuri një vend kryesor, Zyra Federale Gjermane për Azil dhe Migracion tha se ajo nuk kanë asnjë indikacion që azilkërkuesit nga Shqipëria janë emigrantë nga Greqia. BAMF, që është autoriteti kryesor për azilkërkuesit në Gjermani, reagoi në lidhje me deklaratën e Edi Ramës, duke thënë se kjo nuk është gjendja e vertetë. “Në Gjermani nuk ka asnjë shenjë se shumica e azilkërkuesve shqiptarë janë ish emigrantë nga Greqia. Është e mundur që Greqia të jetë përdorur si një rrugë tranzite. Por nga intervistat e azilit që kryen nga Zyra Federale, rezulton se shumica e azilkërkuesve nga Shqipëria janë shqiptarë etnikë dhe që kanë jetuar në ato zona të Shqipërisë ku ka një ekonomi të dobët”, sqaroi Zyra e Azilit.
    BAMF, në prononcimin e saj reagoi gjithashtu edhe në lidhjë me deklaratën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili tha se shqiptarët largohen për përfitime sociale në Gjermani. Sipas Zyrës Federale Gjermane për Azil dhe Migracion, kjo nuk është arsyja përse largohen shqiptarët.
    “Informacioni që ne mbledhim nga intervistat tona për azil, tregon se azilkërkuesit shqiptarë janë të vetëdijshëm se ata nuk kanë arsye për të përfituar azilin. Por arsyeja e tyre kryesore për të ardhur në Gjermani, është shpresa për një jetë më të mirë dhe hyrja në tregun e punës këtu”, u shpreh Kira Gehrmann, zëdhënësi i Zyrës për Migracion dhe Azil.
    BAMF reagoi edhe për kërkesen e ministrit Tahiri, i cili kërkoi bashkëpunimin e Gjermanisë për të ndarë statistikat mbi qytetet e origjinës të azilkërkuesve dhe rrugët që ata zgjedhin për të udhetuar drejt Gjermanisë. Sipas BAMF një kërkesë e tillë nuk mund të plotësohet nga zyra federale për shkak se statistikat të tilla nuk mblidhen.

    Lapsi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-08-2015 më 13:13
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama: "Azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani ikin nga Greqia e jo Shqipëria!"

    Rama gënjeu me azilantët. Dokumenti zyrtar i qeverisë: Shqiptarët po ikin nga varfëria

    Emri:  azilkerkuesit-kryesore.jpg

Shikime: 433

Madhësia:  40.4 KB

    Në gjysmën e parë të këtij vitit kur Shqipëria u shndërrua në vendin e dytë pas Sirisë për numrin e azilkërkuesve në BE, qeveria nxitohej të justifikohej se shqiptarët po largoheshin për shkak të një keqkuptimi. “Ky është një keqkuptim i madh i cili është shfrytëzuar nga elementë kriminal për të manipuluar njerëzit duke i marrë para”, do të deklaronte kryeministri Edi Rama në 17 prill të këtij viti.

    Por vetëm dy ditë më parë nën drejtimin e tij qeveria ka miratuar Profilin Kombëtar të Migracionit për vitin 2014, i cili jep arsye të tjera se pse shqiptarët po e braktisin Shqipërinë. Më konkretisht në dokumentin zyrtar të miratuar nga Këshilli i Ministrave thuhet: “Ndër faktorët kryesorë të emigrimit të shtetasve shqiptarëve dominojnë ata me natyrë ekonomike, si papunësia dhe varfëria.”

    Sipas dokumentit rritja e vendeve të punës është e pamjaftueshme për të përballuar shtesën në forcën puntore duke detyruar shumë shqiptarë të kërkojnë mundësi jashtë vendit të tyre. “Shqiptarët e konsiderojnë emigrimin si zgjidhje, jo si zgjedhje,” shkruhet në dokument. Dy vitet e fundit Shqipëria është përballur me një rritje të fortë të papunësisë, e cila nga nivelet 13 për qind aktualisht luhatet mbi 17 për qind.

    Emri:  azilantet1-1-700x289.jpg

Shikime: 427

Madhësia:  46.2 KB

    Drama e të miturve

    Por emigrimi nuk ka qenë një fenomen vetëm i personave në moshë të rritur. Të dhënat e qeverisë tregojnë se Shqipëria është përballur me një fenomen tjetër edhe më shqetësues, emigrimin e fëmijve të pashoqëruar, të cilët janë kontigjent i rrezikuar për trafik, por edhe krime të tjera më të rënda. Sipas të dhënave që bën publike dokumenti, vitin e kaluar numri i të miturve të pashoqëruar që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së u rrit me 11.5 herë krahasuar me një vit më parë.

    Më konkretisht nga 535 të mitur të pashoqëruar që kërkuan azil në vitin 2013, në 2014-ën shifra ishte 6145 të mitur. Shqipëria ka prodhuar në mënyrë të vazhdueshme flukse të emigrimit të të miturve të pashoqëruar. Por gjatë viteve të fundit këto flukse janë rritur me ritme të jashtëzakonshme duke bërë që gjithmonë e më shumë fëmije të largohen të pashoqëruar jashtë vendit.

    Në dhjetor 2014, Ministria italiane e Punës dhe Politikave Sociale bënte të ditur se ishin 804 të mitur të pashoqëruar shqiptarë në territorin italian. Vende të tjera të BE-së si Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania etj., raportojnë gjithashtu një rritje të pranisë së të miturve të pashoqëruar nga Shqipëria, me qëndrim të paligjshëm ose që kërkojnë azil në këto vende.

    Syri

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •