Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Qeveria e Rilindjes: "Asnjë bashki të mos mbledhë taksa! Taksat i mbledhim vetë!"

    Qeveria ua merr taksat bashkive, do t’i mbledhë vetë, më pas do t’ua shpërndajë

    Unifikimi i taksave

    Pas idesë së shkrirjes së policisë bashkiake, pritet drafti i posaçëm për taksat vendore

    Llogaritë emergjente

    Aktualisht është mbyllur faza e emergjencës që parashikonte bërjen funksionale të llogarive në thesar dhe në tatime, së bashku me vulat e reja të bashkive e tashmë po punohet për hartimin e ligjit dhe caktimin e kompetencave në bazë të të cilave do të funksionojnë njësitë në fillim të vitit të ardhshëm. 61 bashkitë kanë filluar nga puna me çështjet më emergjente, si përgatitja për vitin e ri shkollor apo mbajtja e disa premtimeve elektorale.

    Periudha tranzitore

    Pas konstituimit të të gjitha bashkive, të cilat tashmë ka nisur punën edhe me vendimet e miratuara nga çdo këshill bashkiak, periudha deri në fund të këtij viti konsiderohet si tranzitore, pasi njësive u duhet të punojnë me buxhetet ekzistuese dhe me ndihmën financiare të qeverisë deri në fillimin e 2016-s. Duke filluar që nga muaji janar secila prej njësive do të ketë kompetenca të reja.

    ARTEMISA HOXHA

    cucci-dhe-caniQeveria pritet që të shtojë kompetencat e saj, duke ia rrëmbyer pushtetit lokal. Kjo falë ligjit të ri për financat vendore, çka do të sjellë në këtë mënyrë edhe kontroll më të madh në mbledhjen e taksave, të cilat janë të rëndësishme për buxhetet e qeverisjes vendore. Duket se paaftësia apo mungesa e vullnetit për të mbledhur taksat kryesisht të bizneseve apo dhe të pasurisë në pushtetin lokal sjellin pikërisht marrjen e këtyre kompetencave nga ana e qeverisë, për të vendosur në këtë mënyrë rregull në 61 bashkitë e reja të dala nga zgjedhjet e 21 qershorit. Gjithsesi, pavarësisht progresit të bërë nga qeveria në lidhje me rritjen e autonomisë së qeverisjes vendore nëpërmjet transferimit të shumë instrumenteve ligjore dhe financiare nga pushteti qendror te njësitë e qeverisjes vendore apo dhe kompetencave të reja të kryetarëve të bashkive, duket se të ardhurat që do të mblidhen nga taksat në çdo njësi të qeverisjes vendore do të jenë nën kontrollin e pushtetit qendror. Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, siç duket, do t’i ngarkohet dhe një detyrë tjetër, ajo e mbledhjes së taksave vendore. Referuar të dhënave që janë bërë publike në dokumentin zyrtar të miratuar nga Këshilli i Ministrave, “Strategjia ndërsektoriale për qeverisjen vendore 2015 – 2020”, thuhet se pikërisht në aspektin e treguesve të decentralizimit fiskal Shqipëria renditet e fundit në rajon për sa u përket të ardhurave të veta të qeverisjes vendore. Por ajo çka parashikon ligji për financimin e qeverisjes vendore janë edhe nismat e reja ligjore për përcaktimin e të ardhurave të përbashkëta. “Do të ndërmerren nisma të rëndësishme ligjore, përfshi këtu edhe hartimin e një ligji të ri integral për financimin e qeverisjes vendore, hartimin e një pakete të re fiskale të decentralizimit që do të aplikojë konceptin e ndarjes së taksave kombëtare. Do të studiohen mundësitë e taksave të reja të përbashkëta (taksa e automjeteve është tashmë një taksë të përbashkët), duke marrë në konsideratë barazinë në shpërndarje. Do të vendosen kushte të caktuara për të siguruar që qeveritë vendore të shfrytëzojnë sa më shumë autoritetin e tyre tatimor, në mënyrë që të marrin një pjesë të tatimeve të përbashkëta (Tatimi mbi të Ardhurat Personale (TAP) dhe Tatimi mbi Fitimin TTF)”, thuhet në draftin e miratuar nga qeveria. Gjithçka bëhet fjalë për t’u zbatuar në vitin 2016, pasi në këtë periudhë tranzitore janë realizuar një shkrirje e taksave, të ish-komunave me njësitë e reja të qeverisjes vendore. Për këtë, ministria e Financave do të hartojë një draft në konsultim me 61 bashkitë, si dhe me grupet e interesit për të gjetur një skemë sa më të zbatueshme në vjeljen e taksave.

    Shkurtimet dhe kompetencat

    Kreu i Agjencisë për Zbatimin e Reformës Territoriale, Artan Shkëmbi, bën të ditur shkurtimin me 20% të njësive administrative, para të cilat do të shkojnë për investime në 61 bashkitë e reja. “Ky shkurtim ka ndodhur në shumicën e njësive dhe vazhdon të ndodhë edhe te të tjerat. Atje ku ka këshill komune nuk mund të ketë sekretarë të këshillit të komunës dhe atje ku nuk ka kryetarë komune, nuk mund të ketë shoferë të kryetarit të komunës. Në fund të këtij procesi, që nuk mbaron tani, se në janar do të kemi struktura të reja për të gjitha bashkitë, në total ne mund të themi që mund të shkojë një shkurtim rreth 20% e personelit të administratës së qeverisjes vendore”, shprehet Shkëmbi. Ndërkohë që në lidhje me shtimin e kompetencave për pushtetin lokal, edukatorët, zjarrfikëset, drejtoritë bujqësore janë të parat kompetenca që do të kalojnë nga pushteti qendror drejt kryetarëve të 61 bashkive. “Në fushën e arsimit, kryetarët e bashkive do të kenë më shumë mundësi, sepse ata do të emërojnë e shkarkojnë dhe do të administrojnë personelin jo mësimor të shkollave, që janë edukatorët e kopshteve, që do të thotë rreth shtatë mijë punonjës të arsimit që deri tani janë administruar nga qeverisja qendrore do t’u kalojnë bashkive. Parashikohet që sistemi zjarrfikës të kalojë në varësi të pushtetit lokal, bordet e kullimit dhe drejtoritë e bujqësive të kalojnë në administrim të pushtetit lokal”, deklaron drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Reformës Territoriale, Artan Shkëmbi. Ndër të tjera, sqaron se të gjitha ministritë po punojnë për të vendosur se cilët janë sektorët që njësitë vendore do të marrin nën administrim, teksa shton edhe shkrirjen e policisë bashkiake. “Opsionin që dominon më shumë është shkrirja e policisë bashkiake, jo për faj të policisë bashkiake, por ndoshta për faj të ligjit, të kompetencave, të strukturave të organizimit të tyre dhe të mundësive që ato kanë. Policia bashkiake deri më sot nuk ka qenë në gjendje të kryejë funksionin e saj, por një strukturë e tillë brenda policisë së rendit do të ishte shumë efikase”, thotë ai.

    Shqip

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Asnjë bashki të mos mbledhë taksa! Taksat i mbledhim vetë"

    Oh sa lajm i mire shoku Rama!

    Ka lezet, tamam si ne kohen e shokut Enver. Punonim ne kooperativistat ne fushat e malet e Shqiperise, e te gjitha produket qe prodhonim i nisnim ne Tirane. E kishim vetem Komitetin e Partise ne qytet qe urdhrat i merrte po nga Tirana. Nuk kishim ne atehere as votime e as bashki e komuna. Ore ishim rehat me degjo mua. E stakonim trurin fare, mendonte Partia per ne, dhe ato frutat e perimet e kooperatives, na i dergonte e ndante po Partia ne Tirane e na i shperndante ne rrethe. Sa kohe te mira ishin ato!

    Tani e bere ce bere o shoku Rama, shkoi deri ne fund valles qe nise. Komunat e bashkite na i shkurtove, administratat i bere pershesh fare, parate qe keto bashkite mblidhnin nga ndonje takse lokale ua hoqe fare. A nuk na ben nje nder: i heq fare votimet lokale? Perse duhet te votojme per kryetarin e Bashkise se qytetit kur ai nuk ka as buxhet, as para, dhe cdo vendim e merr ti ne Tirane? Ja te kemi ty qe i di te tera dhe qe mendon per gjithe popullin shqiptar. Cfare mendon ti me mire le te behet!

    He me rrofsh, he tu befsha...

    Albo

  3. #3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Asnjë bashki të mos mbledhë taksa! Taksat i mbledhim vetë!

    gjithcka po centralizohet,gjithcka ne duart e nje njeriu. ky vend po precipiton drejte gremines.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •