Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,060
    Postimet në Bllog
    22

    Bruksel: Kosovë-Serbi nënshkruajnë katër marrëveshje. BE: Arritje e madhe!

    Kosovë-Serbi nënshkruajnë katër marrëveshje, Mogherini: Arritje e madhe

    Emri:  mogherini.jpg

Shikime: 709

Madhësia:  24.8 KB

    BRUKSEL- Shefja e diplomacisë evropiane, Federcia Mogherini, ka njoftuar për arritjen e katër marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Katër marrëveshjet e nënshkruara pas një dite të gjatë në dialogun me Serbisë dhe Kosovës. Arritje historike në procesin e normalizimit”, ka thënë ajo në profilin e saj në “Twitter”.

    Ende nuk bëhen të ditura detajet e këtyre marrëveshjeve.

    (b.e/BalkanWeb)

  2. #2

    Për: Bruksel: Kosovë-Serbi nënshkruajnë katër marrëveshje. BE: Arritje e madhe!

    Perfituese e vetme e ketyre bisedimeve eshte shteti serb, sepse ka arritur te marr shume me teper se sa qe kishin me Pakon e Ahtisarit. E boterisht dihet se edhe vet Pakoja e Ahtisarit ishte e eshte ne favor te serbise.

    Kosova gradualisht eshte duke humbur qdo mundesi qe ne te ardhmen te Bashkohet me Shqiperine. Kosova me keto marreveshje te arrituar eshte me afer Beogradit....!!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,060
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bruksel: Kosovë-Serbi nënshkruajnë katër marrëveshje. BE: Arritje e madhe!

    Bruksel, Kosova dhe Serbia arrijnë katër marrëveshje

    BRUKSEL – Kosova dhe Serbia kanë arritur sot në Bruksel katër marrëveshje. Në përfundim të negociatave, dy kryeministrat kanë firmosur marrëveshjet pas shumë orësh diskutime.

    Lajmi është konfirmuar nga përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtëm në BE, Federica Mogherini.

    “Të dy kryeministrat kanë shënuar një kthesë në dialog. Ata janë pajtuar në përgjithësi për parimet e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, që i hap rrugë themelimit”, thekson Mogherini.

    Shefja e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, në njoftimin e saj për arritjen e katër marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, thotë se kjo është një “pikë referimi për raportet mes të dyja vendeve”. Mogherini njofton se dialogu mes të dyja vendeve, do të vazhdojë në muajt e ardhshëm.

    Edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar duke thënë se, marrëveshjet përfshijnë dhe formimin e Asociacionit të komunave serbe.

    Gjatë bisedimeve në Bruksel delegacionet ka rënë dakord edhe për çështjen e telekomunikacionit. Prishtina dhe Beogradi kanë rënë dakord që Serbia të ketë kompaninë e saj të telekomunikacionit në Kosovë.

    Lajmi është bërë i ditur nga anëtari i delegacionit serb, Dragan Vladisavljeviç, i cili e cilësoi progres të palës serbe. Me kërkesë të Prishtinës, Kosova do të përdorë prefiksin e Austrisë. Dy marrëveshjet e tjera kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë në urën e Mitrovicës si dhe çështja e energjisë.

    Deklarata e plotë e Mogherini:

    Sot në Bruksel e prita një takim për zhvillimin e një dialogu të nivelit të lartë për normalizimin marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, ku morën pjesë kryeministrat Aleksandar Vuçiq, Isa Mustafa dhe delegacionet e tyre, me qëllimin që të finalizohen katër marrëveshjet kryesore: mbi energjinë, telekomunikacionin, themelimin e Asociacionit, si dhe lirinë e lëvizjes në urën e Ibrit.

    Kryeministri i Serbisë dhe ai i Kosovës shënuan sot një pikë kthese në çuarjen e agjendës së dialogut përpara. Ata arritën marrëveshje mbi parimet më të rëndësishme dhe elementet kryesore të Asociacionit të Komunave Serbe, që hap rrugë drejt stabilizmit.

    Ata poashtu janë pajtuar që të vazhdojnë implementimin e marrëveshjeve për energji, plan-aksionin për Telekomin, që do ta lehtësoj sistemin e telekomunikimit dhe operimit në Kosovë.

    Më në fund, kryeministrat u pajtuan edhe për zgjidhjen e problemit të urës së Mitrovicës. Marrëveshja definon shfrytëzimin e urës në aspekte reciproke të pranueshme për të dyja palët, që e identifikon shpirtin e dialogut në të cilin unë po jap ndihmën time.

    Rezultatet e sotme paraqesin pikë referimi në procesin e mëtutjeshëm të normalizimit. Marrëveshjet si këto të sotmet sjellin benificione konkrete për qytetarët për njerëzit, si dhe në të njëjtën kohë mundësojnë avancimin e përpjekjeve të tyre për integrime evropiane. Përkushtimi i kryeministrave ishte i rëndësishëm, ndërsa unë konfirmoj se BE-ja në mënyrë aktive do ta mbështesë implementimin e këtij rezultati.

    Poashtu, ne do të vazhdojmë që të punojmë edhe më tej në hapat e ardhshëm të dialogut.

    Shqiptarja

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,060
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bruksel: Kosovë-Serbi nënshkruajnë katër marrëveshje. BE: Arritje e madhe!

    Marrëveshjet, Mustafa: Në përputhje me Kushtetutën


    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se Asociaocioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të ketë asnjë kompetencë ekzekutive. Duke komentuar marrëveshjet e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, Mustafa tha se janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

    “Sot kemi arritur marrëveshje të rëndësishme. Është marrëveshja lidhur me parimet themelore për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, marrëveshja lidhur me implementimin e marrëveshjes për energji, marrëveshja për kodin telefonik dhe marrëveshja për lirimin e urës mbi Ibër, përkatësisht me rikonstrumin e saj dhe lëshimin e kësaj ure”, është shprehur Mustafa.

    Kreu i qeverisë së Kosovës ka nënvizuar se, me këto marrëveshje Kosova rrit sovranitetin e saj. “Ne e konsiderojmë një sukses shumë të madh të arritur me këto marrëveshje, sukses në shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun. Konsiderojmë se të gjitha marrëveshjet janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Me ASK do të mundësohet të ju ndihmohet komunave me shumicë serbe, por Asociacioni nuk do të ketë asnjë kompetencë ekzekutive, kështu që funksionimi i shtetit të Kosovës do të jetë normal dhe i suksesshëm, por edhe përfitimi i komunave me shumicë serbe do të jetë i mriz nga Asociacioni në pikëpamje të zhvillimit dhe prosperitetit të tyre”, ka përfunduar kryeministri i Kosovës.

    Shqiptarja

  5. #5

    Për: Bruksel: Kosovë-Serbi nënshkruajnë katër marrëveshje. BE: Arritje e madhe!

    Vet fakti qe eshte biseduar e negociuar pertej Pakos se Ahtisarit eshte leshim pe dhe kompromis. Pa marr parasysh rezulltatit te ketyre bisedimeve / negociatave, nje eshte e kjarte se pala serbe - minoriteti serb respketivisht Beogradi ka perfituar duke marr shum me teper se sa Pakoja e Ahtisarit dhe pse boterisht dihet se Pakoja ishte vetem ne favor te serbise. Shtrohet pyetja? - Nese pala serbe nuk ka perfituar asgje me teper se sa Pakoja e Ahtisarit - Atehere pse u deshkan te zhvillohen dy vjet rresht bisedime e negociata?!?!?.... Po ashtu edhe me pasurite e Kosoves ku thuhet se kinse Serbia paska pranuar qe te mbesin prone e shtetit te Kosoves. Edhe ketu serbia perfitoi sepse u bisedua vetem per pasurite e Kosoves dhe JO edhe pasurite e Serbise. Andaj, qfardo marreveshje te jet arritur - ne vazhdimesi Beogradi do jete brenda Kosoves me Asociacioni (Zajednicen) e me Lista Srpska ne Kuvend e Qeveri. Tani Shqiptareve do i mbetet vetem te mirren me pasojat si gjthnje e ne vazhdimesi, sepse me shkakun asnjehere nuk jane marr....!!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •