Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Trishtimi më i madh i Kosovës pas luftës janë imamët trushpërlarë dhe mbulesa e ...

    Emri:  11248256_10204203260106171_1889388978012744021_n-615x336.jpg

Shikime: 513

Madhësia:  22.3 KB

    Trishtimi më i madh i Kosovës pas luftës janë imamët trushpërlarë dhe mbulesa e ZEZË e vajzave të lira shqiptare.


    Trishtimi më i madh i Kosovës pas luftës janë imamët trushpërlarë dhe mbulesa e ZEZË e vajzave të lira shqiptare.
    Degradimi më i madh që i është bërë islamit si fe në Kosovë, është nga disa prej këtyre imamëve, të cilët tashmë njihen botërisht për thirrje të martesave mes kushërinjëve e maskarallaqe tjera.

    Disa prej tyre edhe morën në qafë me dhjetëra të rinj, ua shpërlanë trurin, duke u premtuar atyre çdo gjë të bukur në parajsën e Zotit, nëse ata vdesin shehid në luftërat e xhihadit. Kishte edhe premtime të atilla që një musliman i devotshëm, në parajsë do të ket 72 gra të virgjëra!

    E çuditshme të mendosh që Zoti i gjithësisë, i vetëm pa grua e pa askënd tjetër, të mendojë aq shumë për kënaqësitë seksuale të burrave.

    Por, këta imam mjeranë, një ditë do ta bëjnë Zotin që në parajsë është duke ndërtuar edhe diskoteka ku vajza të virgjëra do bëjnë ‘striptis’ për muslimanët e devotshëm. Këta imamë, së shpejti do e bëjnë Zotin të duket një trafikant i grave.
    Ideologë të tillë fetarë, kaq të cekët në mendim dhe gjykim, nuk kam menduar që mund të ket kjo botë. Por, natyrisht që këta jetojnë, pasurohen mbi baza të predikimeve, të paguar nga çarçe të ndryshme për të devijuar qëllimshem kulturën e pastër shqiptare.

    Shumë prej këtyre imamëve, shëtisin me makina të shtrenjta, orët ROLEX 30 mijë euro. Ku i morën ata paratë dhe për çka?! Çdo njeri që ndalet dhe mendon vetëm pak, do e gjen përgjigjen.
    Mbulesat me pëlhura të zeza, janë më shumë biznes për imamët sesa diçka tjetër. Ata ia arritën ti bindin plot vajza të mbulohen dhe pastaj ua ofrojnë pëlhurat e zeza të prodhuara në Turqi e Arabi me çmime të volitshme deri në 100 euro. Sepse për ‘Allahun’ paratë nuk janë asgjë.

    Vajzat në Kosovë që janë pajtuar me mbulesat e zeza, janë viktima të mjera të ideologjive të mbrapambetura të burrave të shekullit të VII-të. Një xhelozi e pakuptueshme e atyre burrave që është përcjellur në kulturën arabe me fanatizëm banal, mbahet edhe sot nga disa, natyrisht duke shfrytëzuar frikën nga Zoti. I kanë frikësuar vajzat me video-gjirime të kamufluara duke u djegur në zjarrin e xhehnemit të gjitha ato gra që nuk mbulohen. Se Zoti, sipas këtyre predikuesve ka vetëm dy punë:

    -Të sigurojë vajza të virgjëra për burrat muslimanë-

    -Të ziej në zjarr vajzat e pa mbuluara të muslimanëve-
    Sa kontradiktore këto pohime. E bëjnë Zotin të duket i pakuptimtë e lëre më të mendojmë në përkryeshmërinë e tij.
    Po marr një shembull të trushpërlarjes dhe marrjes në qafë të njerëzve në emrin e Zotit:

    Osama Bin Laden ia ka arritur të bindë me qindra të rinjë të vdesin shehid duke u veshur në eksploziv. I ka bindur ata që pas kësaj i pret parajsa e sigurtë e Allahut. Ndërsa vet fshifej skutave e birave dhe asnjëherë nuk kishte marr iniciativën që vetë të veshej në eksploziv dhe të vdiste shehid. U dashtë një marinsë amerikan për ta dërguar atë në botën tjetër, përndryshe edhe njëmijë vjet do fshihej birave dhe nuk do të shkonte me vullnetin e vet në parajsë.
    Për ta përmbyllur me mbulesën e zezë siç e fillova, u bëj thirrje vajzave shqiptare që të heçin dorë nga një primitivizëm i një kulture të largët. Mbulesa nuk është vullnet i Zotit, por xhelozi e burrit. Mbulesa është përdorur edhe tek krishterët nga i njëjti motiv, xhelozia e burrit. Mos bini viktima të predikimeve dhe problemeve jetësore, të një shoqërie primitive të një kohe të para dhjetëra shekujve.

    Vishuni me veshje normale, as lakuriqësi e tepruar e as mbulesë e tepruar. Mesi i artë është rruga për të ndërtuar një civilizim të vlerave.

    Çdo ekstrem është i dëmshëm, për gjeneratat që vijnë pas nesh.
    P.S.

    Intelektualët që po rrijnë duarkryq para këtij asimilimi të butë, janë pjesë e një krimi të madh kulturor në tokën arbërore

    Shkruan: Driton Smakaj

    © 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR. All rights reserved.


    http://shqiperiaebashkuar.info/2015/08/23849/
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Trishtimi më i madh i Kosovës pas luftës janë imamët trushpërlarë dhe mbulesa e

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Trishtimi më i madh i Kosovës pas luftës janë imamët trushpërlarë dhe mbulesa e ZEZË e vajzave të lira shqiptare.
    Njoftim!

    Nuk ju njeh askush?

    E dini qe jeni tr@p por prape keni shpresa?

    Doni te beheni te famshem edhe pse jeni injorant?

    Keni tentuar disa here te beni shkrime por sju ka pjerdhur njeri?

    Keni shkruajtur libra por nuk keni shitur qofte dhe nje kopje te vetme?

    E thjeshte , tashme zgjidhja eshte gjetur. Mjafton te shkruani disa idiotlleqe rreth munslimanizmit dhe te gjitha problemet me siper do i zgjidhni.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. 2 antarët më poshtë falenderuan angmokio për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Nuh Musa (25-08-2015),Sayan2003 (25-08-2015)

  4. #3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Trishtimi më i madh i Kosovës pas luftës janë imamët trushpërlarë dhe mbulesa e

    Por kur drejtohesh nga hajduter e kusare,kur ke 60% te popullsise pa pune c'fare mund te presesh tjeter?

  5. #4
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Trishtimi më i madh i Kosovës pas luftës janë imamët trushpërlarë dhe mbulesa e

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Njoftim!

    Nuk ju njeh askush?

    E dini qe jeni tr@p por prape keni shpresa?

    Doni te beheni te famshem edhe pse jeni injorant?

    Keni tentuar disa here te beni shkrime por sju ka pjerdhur njeri?

    Keni shkruajtur libra por nuk keni shitur qofte dhe nje kopje te vetme?

    E thjeshte , tashme zgjidhja eshte gjetur. Mjafton te shkruani disa idiotlleqe rreth munslimanizmit dhe te gjitha problemet me siper do i zgjidhni.
    mos u bon edhe ti kaq i ashper......leri njerezit te shfrenojne instinktet e uleta....sejcili ka qejf te kap me dore famen e kesaj kohe....fatkeqesisht keto tipa si ki autori nuk jane femra, se kukuuuuu, kallashi e shkendija do i kishin palu prapanicat ne farmerka e kishin ik kemba krys....dritoni me kolege jav kish zan vendin !

    Si nuk u teket bre njehere te bejne kritika objektive dhe te ofrojne nje alternative, por vetem te llamatin si kafsh pa sens e pa kuptim....po a nuk e kujtojn se do dale ndonje hajvan do jav hjek kryt bre....he Allahu i udhezoft idiotat....tamam idiota me vule !


    selam
    albanish by nature

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •