Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Shqipëria e Rilindur: Ulet me 3% paga mesatare, rriten çmimet

    Ulet me 3% paga mesatare reale në Shqipëri

    Emri:  Leke.jpg

Shikime: 606

Madhësia:  22.4 KB

    Ekonomia vazhdon të jetë nën presion, vuan nga një nivel i ulët produktiviteti

    Paga mesatare reale në ekonomi pësoi rënie me rreth 3% në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas përllogaritjeve të Bankës së Shqipërisë, ky ishte i treti tremujor radhazi që paga mesatare në ekonomi bie, duke ruajtur afërsisht të njëjtat nivele të rënies me tremujorin e fundit 2014. Treguesi i pagës mesatare llogaritet si raport i indeksit të fondit të pagave me indeksin e numrit të punonjësve, duke përjashtuar sektorin bujqësor dhe të vetëpunësuarit me pagesë. Në terma realë, indeksi i pagës mesatare deflatohet me indeksin e çmimeve të konsumit. Sipas Bankës së Shqipërisë, zhvillimet në këta tregues vijojnë të tregojnë praninë e presioneve të dobëta inflacioniste nga krahu i pagave dhe i kostove të prodhimit. Ekonomia shqiptare vazhdon të rritet nën potencialin e vet, çka përbën një stimul të dobët për të rritur punësimin dhe pagat. Sipas anketës së forcave të punës së Instat, që është publikimi bazë statistikor për treguesit e punësimit dhe papunësisë, gjatë tre tremujorëve të fundit edhe niveli i punësimit në ekonomi paraqitet në stanjacion. Frenimi i punësimit dhe rritjes së pagave kanë bërë që bizneset të frenojnë ritmet e rritjes së kostos së punës për njësi. Në thelb, kjo sjell një ecuri më të stabilizuar të treguesit të produktivitetit të punës, një nga elementet kryesore të eficiencës së një biznesi. Ekonomia shqiptare vuan nga një nivel i ulët i produktivitetit, çka e bën e atë më pak konkurruese në krahasim me ekonomitë e vendeve të tjera.

    Gazeta Shqip

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Shqipëria e Rilindur: Ulet me 3% paga mesatare, rriten çmimet

    Nje gje ka siguruar kjo Qeveri brenda dy viteve te punes... edhe dy vite te tjera Qeverisje !!

    Votimet e ardhshme do jene HISTORIKE

    Me pak se 10% e popullsise do te shkojne ne votime.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Shqipëria e Rilindur: Ulet me 3% paga mesatare, rriten çmimet

    Perpara Rilindija


    Emri:  11898910_792375927546832_2223073184901506303_n.jpg

Shikime: 354

Madhësia:  14.7 KB

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shqipëria e Rilindur: Ulet me 3% paga mesatare, rriten çmimet

    I referohet FMN, Basha: Në Shqipëri e Bjellorusi u ulën pagat, Rama-Lukashenko dy luanët e Europës

    Lideri demokrat Lulzim Basha, duke iu referuar disa statistikave të FMN tha se Shqipëria dhe Bjellorusia janë dy vendet ku pagat kanë pësuar një rënie reale.
    Në një postim në rrjetin social FB, Basha shkruan se Rama dhe Llukashenko janë dy luanët e Europës sot.
    Lulzim Basha: Dy luane ka sot Europa, Llukashenko dhe Edi Rama. Shqiperia dhe Bjellorusia dy vendet e vetme ne Europe sipas FMN ku rane pagat reale. Ne Shqiperi pagat dhe pensionet nuk u rriten por rane sepse 160 milione dollare u vodhen vetem ne 7 muaj nga doganat dhe tatimet. Rrit taksat, vidh taksat dhe bjeri popullit. Kjo eshte dyshja Rama-Meta.

    Emri:  bashaaa.jpg

Shikime: 306

Madhësia:  46.9 KB

    ORA NEWS

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Shqipëria e Rilindur: Ulet me 3% paga mesatare, rriten çmimet

    He mos ja fut kot tani ?!! Pensionet i rriti me plot 140 leke ose $ 1.20. Nga momenti qe Qeveria beri kete rritje pensioni, pleqt e mi kan vendosur te mos kerkojne Azil ne Gjermani.

  6. #6
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120

    Për: Shqipëria e Rilindur: Ulet me 3% paga mesatare, rriten çmimet

    e megjithate shqiptaret i ke kafeneve gjith diten .......dhe ne plazhet e europes apo te gjith botes.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Shqipëria e Rilindur: Ulet me 3% paga mesatare, rriten çmimet

    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    e megjithate shqiptaret i ke kafeneve gjith diten .......dhe ne plazhet e europes apo te gjith botes.
    ...dhe si e shpjegon kete fakt ?

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344

    Për: Shqipëria e Rilindur: Ulet me 3% paga mesatare, rriten çmimet

    Droges sa i ka vajt cmimi
    ?! Dhe spjegohrn te gjitha ��

  9. #9

    Për: Shqipëria e Rilindur: Ulet me 3% paga mesatare, rriten çmimet

    Vite me pare rritej me 17% rroga reale. Nuk eshte cudi qe tani ka arritur ne minus se ka vite te tera qe eshte ne renie.

    Po presim per kthesen, por si veshtire duket.

  10. #10
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120

    Për: Shqipëria e Rilindur: Ulet me 3% paga mesatare, rriten çmimet

    ...dhe si e shpjegon kete fakt ?
    popull dembel thashethemexhi.....
    Ne furrat e bukes dhe markete blejne me lista....kafen,teken dhe cigaren nuk e len dot.
    Ndryshuar për herë të fundit nga prenceedi : 03-09-2015 më 16:05

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •