Po mire, tregona atehere ta kuptojme se si i duhet drites ne hiperhapesire ta pershkoje kete distance ne vetem 24 ore.
Hiperhapesira eshte teori e pavertetuar.
Sipas matjeve te shpejtesise se drites ne vakoum, drita ecen me shpejtesine afer 300.000 km ne sekonde.
Sipas teorise se relativitetit nga Ajnshtajni, kjo shpejtesi e drites eshte konstante dhe asnje grimce tjeter nuk mund te jete me e shpejte se drita.
Deri me tani, ne asnje eksperiment asgje ska mundur ta tejkaloje shpejtesine e drites.
Para ca kohe pothuaj nje viti, ne insitutin e CERN-it per nje moment, duke shpejtesuar grimcat shkenctarve u eshte dukur se kane tejkaluar shpejtesine e drites dhe e perhapen neper media, se Ajnshtajni ishte ne gabim, por me vone doli se matjet ishin te gabuara, nga ndikimi i bartjeve te informacioneve.
Prapeseprape teoria e Ajnshtajnit, nuk e menjanon ne teresi tejkalimin e shpejtesise se drites. Por per te shpejtuar nje mase me shpejte se shpejtesia e drites njeriut do i duhej aq shume eneregji, sa qe me permasat e sotme eshte nje utopi dhe ne keto permasa energjia e tanishme e krijuar nga njeriu eshte shume primitive.
tempus fugit, amor manet in aeternum corde
Plejadianet nje rrace e avancuar jashtetokesore qe vizitojne rregullisht planetin toke jane rreth 500 vjet drite larg nesh,planeti i tyre ndodhet ne yllesine e plejadave ,nese kjo rrace e avancuar do perdorte hapesiren do duheshin 500 vjet drite qe te arrinin tek ne toke, duke perdorur hiper hapesiren dhe teknologjine e tyre te avancuar ketij civilizimi i duhet vetem 7 ore qe te vijne nga planeti i tyre tek ne ne toke(behet fjale per 30-40 vjet te shkuara)
Selena1 (09-03-2016)
Ku e blini ket barin cudiberes mer jahu se nuk po lej ven pa kerku...?
Eh po keta jashtetokesoret qenkan te papare e te pandegjuar, sigurisht duhen t'perdorin ndonje teknologji te panjofshme per ne.
Megjithate, nese keta jashtetokesoret 500 vite drite i kalojne per 7 ore, si mund ti kalojne 26.000 vite drite per 24 ore?
Mos eshte njera rruge autostrade, kurse tjetra rruge lokale me shume gropa?
Jashte konspiracioneve me jashtetokesoret, njeriut per te perparuar ne hapesire i duhet se pari te kaloje ne nivele me te larta,
per krijimin dhe mbizoterimin e energjise.
E gjitha eshte ceshtje energjie dhe energjia qe sot prodhon dhe mbizoteron qenja njerzore eshte shume primitive ne relacionin hapsinor.
Ne kete drejtim vlen te ceket, se para nje muaji ne Gjermani, ne baze te projektit Wendelstein 7-X, nje reaktori komplex. Per here te pare,
eshte arritur perfitimi i plazmes se hidrogjenit ne baze te fusionimit te berthamave atomike, menyra e njejte sic fusionohen edhe berthamat ne brendesine e diellit. Energji qe ka forcen e ndarjeve te berthamave atomike, por shume ekologjike sepse nuk le pas mbeturina atomike (kontaminacion).
Me kete eksperiment njerzit tani kane arritur, te gjenerojne energjine e diellit.
tempus fugit, amor manet in aeternum corde
Selena1 (09-03-2016)
(hiper hapesira)
behet fjale per nje realitet shume here me te holle se ky qe njohim ne ne toke ,(microvitum eshte termi latin me i pershtatshem per treguar kete realitet) per te krijuar nje ide po te tregoj se nje atom eshte i ndertuar nga miliarda dhe miliarda mikrovita
eshte faktori me misterioz ne univers ,ndahet ne 7 kategori kryesore dhe ku dy kategorite me te larta jo vetem qe nuk mund te kapen me instrumenta shkecore,por te duhet te kesh dhe privilegjin te me marrish leksione te vecanta meditimi ku ky realitet shume i holle vetem perceptohet ne menyre intuitive
meqe ke permendur Anjashtajnin me siper:
logjika te con nga pika A te pika B , ndersa imagjinata (meditimi) te con kudo
(per ta mbyllur)
shpejtesia e mendimit eshte shume here me e madhe se ajo e drites
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 09-03-2016 mė 05:10
Qenja njerzore qendron ne mes te nje makrokozmosi te pafund dhe nje mikrokozmosi te pakapshem.
Vetem zbulimet e metutjeshme ne makro- dhe mikroteknologjite perkatese do e shpiejne qenjen njerzore me tutje.
I referohesh meditimit apo imagjinates per t'perceptu perberjen atomare dhe gjera tjera te nderlikuara shkencore,
imagjinata eshte e rendesishme por pa u vertetuar me aparatura te sofistikuara perkatese mbetet vetem fantazi apo shpekulim.
Njeriu nuk eshte nje qenje me veti telepatike dhe as veti per te jetuar ne nje bio-simbioze me ambientin qe e rrethon,
njeherit eshte me shume kafshe, sepse lufta per ekzistence e shtyen te permbushe kerkesat e energjise,
duke u ushqyer me kafshe tjera dhe duke perdorur resorset e ambientit per nevojat e tij.
Tjeter do te ishte nese njeriu, do t'mund ti permbushte kerkesat e energjise nga rrezet e diellit, ajri qe e rrethon,
te jetoje ne harmoni me ambientin qe e rrethon, duke qene i pergjegjshem ekologjikisht dhe te komunikonte me telepati,
jo vetem me njerzit por edhe me kafshet.
Por ka shprese se me zbulimin e metutjeshem e bioteknologjise, qe keto veti te jene te mundshme per gjeneratat qe vijne,
problemi kryesor eshte se njeriu nuk mund ta zbuloje se si funksionon truri i tij dhe kjo do t'mbetet keshtu per nje kohe te gjate.
Por tani kemi shembuj ne praktike, kur njeriu pasi qe nuk mund t'zbuloje funksionet e trurit, ka arritur ta mashtroje ate,
duke krijuar karta mbi aksionet qe delegon truri, ne baze te aktivizimit te nyjeve dhe qendrave nervore.
Nese njeriu leviz doren e djathte, ne tru aktivizohet nje seri nyjzash qe paraqesin karten e levizjes se dores ne te djathte,
ne kete menyre ruhen kartat per cdo aksion dhe ne kete menyre eshte bere e mundshme qe nje person i hendikepuar,
me keto karta te trurit te jete ne gjendje te levize gjymtyret e tij duke levizuar proteza te sofistikuara teknologjike.
Ne te ardhmen dhe me zbulime te metutjeshme, ne kete menyre do t'jete e mundur, qe njeriu do t'jete ne gjendje,
permes implantateve bioteknologjike, te dergoje aksione, mendime dhe emocione tek personi tjeter dhe tjetri ti receptoje keto aksione,
pa komunikuar fare, nje komunikim permes receptoreve bioteknologjike permes le t'themi si nje wireless apo bloototh, e kjo mund te jete telepatia e qenjes njerzore.
Crafe dua te them eshte, se me meditim nuk do t'shkosh askund, vetem teknologjia e perparuar do e perparoje edhe qenjen njerzore.
tempus fugit, amor manet in aeternum corde
Krijoni Kontakt