Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-09-2015
    Postime
    2

    Banka me sherbim me te mire ndaj klientit?

    Dihet qe sherbimi i klientit ne Shqipari eshte akoma ne nivel te ulet ne krahasim me vendet e zhvilluara. Ketu s'bejne perjashtim as bankat.

    Kisha nje llogari ne Credins ku merrja dhe pagen por vendosa ta ndrroj pasi punonjesit nuk arrinin te zgjidhnin problemin e logimit te internet banking. Mu desh te shkoja te pakten 4 here te banka dhe mbas nja 10 ditesh u lirua me ne fund. Gjithsesi, po te harrojme problemin e logimit, mund te them qe Credins kishte goxha sherbim te presonalizuar. GJithashtu ka goxha zhderjelltesi ne punet e transaksioneve ne internet, limiteve te kartave, etj.

    Gjithsesi problemi i logimit mjaftoi qe te lija llogarine ne Credins dhe te hapja nje ne BKT.


    BKT thuhet ka fitime, pra eshte banke e besuar dhe me me shume kliente se bankat e tjera ndoshta. Dhe kjo dallohet neper dege te cilat duken goxha te ngarkuara me pune dhe punonjeset mundohen te te heqin qafe sa me shpejt nga banaku ne vend qe te te degjojne deri ne fund dhe te te zgjidhin problemin qe ke. Duket sikur banka nuk i ka bere ndonje lloj trajnimi per kujdesin ndaj klientit.

    Gjithashtu, ne krahasim me Credins, jane pak te prapambetur persa i perket lehtesirave ne transaksionet ne internet. Edhe limiti i kartave te debitit per blerje ne internet eshte qesharak dhe nuk mund te rritet si limit nqs do klienti. Kjo duket si nje strategji per te te shtyre te nxjerresh karta krediti mendoj.

    Pyetja eshte, a ka ndonje banke me vertet te mire qe ka kujdes profesional ndaj klientit edhe qe i hap klientit sa me pak probleme? Cdo eksperience qe keni mund te me ndihmoje mua dhe te tjere vizitore te ketij forumi per te bere zgjedhjet e duhura.

    Faleminderit!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga adi700 : 01-09-2015 mė 04:40

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •