Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Jep dorëheqjen Edi Rama i Greqisë

    Zgjedhje të parakohshme në Greqi, Tsipras jep dorëheqjen

    Emri:  e64ed5ae347545f1fd5acafc1cf735ed_XL.jpg

Shikime: 1382

Madhësia:  14.1 KB

    Kryeministri grek, Aleksis Tsipras dha sot dorëheqjen. Në një fjalim ai u shpreh se populli grek duhet të vendos dhe gjykojë politikanë për mënyrën sesi u menaxhua negocimi i borxhit.

    Tsipras u ka komunikuar vendimin e tij edhe ministrave të kabinetit në një mbledhje urgjente të zhvilluar në orët e mesditës,ndërsa pritet që më pas të dorëzojë mandatin tek Presidenti Pavlopoulos.

    Ky i fundit do të thërrasë këshillin e udhëheqësve politikë të partive parlamentare dhe pasi të ketë konstatuar se asnjë nga partitë e tjera nuk dëshiron të marrë mandatin qeverisës, do të shpallë urgjentisht zgjedhje të parakohshme.

    Sipas kushtetutës, kësaj here zgjedhjet e parakohshme, për arsye se nuk kanë kaluar më shumë se 18 muaj nga data e zhvillimit të zgjedhjeve të mëparshme do të zhvillohen me listë të kandidatëve,të cilën do e përcaktojë çdo kryetar partie.

    Në këtë mënyrë, Tsipras do të zgjëdhë kandidatët për deputetë të gjithë të majtët që duan ta mbështesin, duke krijuar një grup të fuqishëm parlamentar.

    Vendimi për zgjedhje të parakohshme është marrë nga kryeministri pasi rebelët marksistë në gjirin e grupit parlamentar të Radikalëve të Majtë, nuk mbështesnin më reformat që kërkon të zbatojë qeveria pas miratimit të paketës së tretë të ndihmës prej 86 mld euro.

    Nëse do të shpallen zgjedhjet e parakohshme dhe Tsipras do të japë dorëheqjen, presidenti Pavlopoulos do të emëroje edhe një qeveri të përkohshme, që sipas Kushtetutës do të ketë kryeminiser kreun e Gjykatës së Lartë, që në rastin konkret është zonja Vasiliki Thanou-Christofilou. Kështu, Greqia do të ketë për herë të parë në historinë e saj një grua në krye të qeverisë, edhe pse përkohësisht.

    Koha Jone

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Jep dorëheqjen Edi Rama i Greqisë

    Edi Rama te kishte 10% te integritetit te Tzipras,por eshte shume larg..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775

    Për: Jep dorëheqjen Edi Rama i Greqisë

    Mir beri qe jep dorheqjen o dormarjen e momentit,dy rezultatet me te rendesishme i arriti; vdekja e trojkes dhe referendumi per te votuar Jo qe do te thoshte Po ose per te votuar Po qe do te thonte prap ose Po ose Jo. Sikur te jene te gjithe politikanet si ky kushedi sa e lehte dhe e lezeçme do ishte politika;çdo dy tre muaj o votime o referndume.

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Jep dorëheqjen Edi Rama i Greqisë

    Sharlatani i fundit i koheve moderne! Demagogu, jo politikani, i nje populli te rendomte qe jeton akoma me mitin e Zeusit!

    E vetmja e perbashket me Ramen, eshte shefi i tyre: spekulanti ordiner ne Burse George Soros, personi Non-grata ne te gjithe vendet/vendet kandidate te BE-se, perveç Shqiperise!
    Nese Rama eshte sharlatan pa diplome e pa demagogji, Tsiprasi e ka nje formim me prestigjioz...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Jep dorëheqjen Edi Rama i Greqisë

    Oooouuu qe kur eshte pagezuar Ciprasi me emrin Ediiiii...

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Jep dorëheqjen Edi Rama i Greqisë

    Cfare m.. komunisti ishte ky Edi Rama i Greqise! Po pse o, keshtu dorezojne pushtetin komunistat e vertete? Komunist i vertete eshte Edi Rama i Shqiperise, qe edhe pse nuk e ka idene se si funksionon shteti dhe ekonomia e po i ben shqiptaret qe te marrin rruget e emigracionit si ne 1991, ai prape nuk e dorezon pushtetin!

    Te lumte shoku Rama! Ne komunistat vetem tek ty dhe tek Enver Hoxha i Korese se Veriut i kemi shpresat!

    Albo

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •