Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Zuhdi Hajzeri: Ja si u përhap vehabizmi në Kosovë...

    Emri:  Imami-Hajzeri-300x199.jpg

Shikime: 1203

Madhësia:  16.7 KB

    Zuhdi Hajzeri: Ja si u përhap vehabizmi në Kosovë, zbuloni shumë të pa thëna deri me tani



    Dua ta trajtoi këtë temë që nga vitet ’90-ta në mënyr kronologjike duke treguar për secilën fazë të përhapjes së vehabizmit mënyrën dhe formën e secilës fazë, duke filluar në fazën e viteve ’90-ta, pastaj faza e kohës së luftës në Kosovë, faza e parë pas luftës dhe faza e dytë pas luftës, secila nga këto ka nga një fytyrë te vehabizmit dhe vehabistëve, që nënkupton se vehabizmi dhe vehabistët janë me shumë fytyra, dhe janë si kameleoni që e ndrron ngjyren e lëkures dhe bëhet ashtu si është mjedisi në atëmoment.

    Faza e viteve 90 filloi me një apo dy persona, pastaj ngadal me disa nxënës të tyre, e këta nxënës pastaj për tu dërguar në studime në Arabin Saudite, duke shpërnda fletushka për jetën e kirminelit Muhamed bin Abdulehabit, flatushka kinse për mënyrën e faljes se namazit sipas traditës së Profetit Muhamed, filluan
    ngadal me kundërshtimet e disa gjërave të thjeshta, veprimeve ndryshe, sulmet ndaj mevludit, ndaj mënyrës sëtespive deri te veprimet e dhunshme në shkatërrimin e varreve në oborre të xhamive, ashtu siq po vepron ISIS nëditët e sodit që nënkupton se pjesë të ISIS-it, ide të ISIS-it kemi pas këtu që në vitet e 90-ta, por qudia ishte se pas arrestimeve në atë kohë këta liroheshin shumë shpejt, në këtë kohë filluan ngadal me sulmet dhe linqimet e imamve që ishin me qindra vite në këto troje, duke bërë problem brenda xhamive.
    Fazën e kohës së luftës dua ta filloi nga Tirana, pas bisedës me një profesor timin më tregoi se si në atë kohë ne Tiranë kishin arrit disa vehabist qe sot gjenden në Kosovë si thirrës vehabist dhe fytyra qe i njohin, që në atë kohëtregon profesori se në menyrë shumë arrogante kinse mundoheshin te ua mësonin se si duhet me qenë muslimani, kuptohet sipas vehabizmit te tyre, këta kishin ardhë në Tiranë nga Arabia Saudite kinse për të hyrë në Kosovë për tëluftuar por ne tiranë shëtisin me xhipa dhe deri ne momentin kur u pajisen me Kamera dhe Fotoaparat atëherë u bënëgati për të hyrë në Kosovë, vazhdon profesori rrëfimin e një ushtari të UCK-së dikun në drenic i cili kishte thënë se pasi ishin vendosur kinse ky grup i “muxhahedinve” filluan xhirimet e fotografit për xhihadin e tyre në kosovë, me armëdhe thika në dorë, pas shum xhirimeve e fotove, kamerat i leshuan dhe ikën na e lëshuan shpinën ( gjatë bisedave kolegiale njëri me tha kur na ndjeku filan komandanti ikëm maleve nga frika, një javë kemi ngrën gjethe) sigurisht u kuptua se dikush përpiqej ta flliqte UCK-në e ndershme kinse me “xhihadin” e disa vehabistëve, por syqelësia e komandantëve te UCK-së bëri që të ndiqen e të mos e flliqin luftën tonë te ndershme shërbimet e ndryshme armike.

    Shtrohet pytja pse ato incizime e fotografi, kujt do ia dërgonin, ndoshta për të dëshmuar se ishin në luftë si xhihadist, e pastaj edhe në Arabin Saudite të vozisin xhipa dhe qindra mijra dollarë në muaj bursa studimi për vete dhe familjet, ndoshta ato foto e incizime kanë sjellë shumë para, me mijra e miljona, ndoshta atëherë, ndoshta janë lënë për pas luftës.
    Faza e parë pas luftës filloi me shpërndarjen e librave vehabiste me qindra e mijra libra ( kam me dhjetra libra të tilla që i kam marrë edhe vet nga shoqatat e shumta në Kosovën e pas luftës), shikojini ato libra nuk kanë autor, nuk kanëpërkthyes, nuk kanë recenzent,aty mund të shkruan përkthyen grup autorësh, kohën e fundit u kuptua se në Beograd qenka një shtëpi botuese për botimin e librave te tilla fetare vehabiste , të tilla libra sigurisht se futeshin përmes Novi Pazarit e vinin në Pejë, pastaj përmes veriut të mitrovicës dhe po ashtu prej beogradit në Maqedoni e pastaj nëKosovë, sigurisht disa janë fut legalisht përmes shoqatave e disa edhe ilegalisht, libra vinin edhe nga vendet arabe nëBosnje ose në Beograd e pastaj në Novi Pazar për të vazhduar në Pejë dhe në Kosovë.

    Por ketu duhet të tregojmë se kjo metodë nuk bëri shumë punë, ngase shqiptarët nuk lexojn shumë, në këtë fazë disa thirrës vehabist punonin në shoqata të ndryshme me fonde te mëdha dhe nuk kishin nevojë te punonin në istitucionin fetar Islam ( BIK) por ishin ata qe atakonin, sulmonin, linqonin këtë institucion dhe imamët që trasonin rrugën islame qindra vjeqare në Kosovë, në këtë fazë filluan me sulme të pa ndalshme dhe te pa moralëshme ndaj imamve hanefi me akuza se nuk dinë nuk janë në rrugën e Zotit për të ua larguar xhematin, madje për njërin nga hoxhallarët mëeminent në Pejë dhe Kosovë thanë se të tillë mund të gjesh edhe në treg ( ndërsa vitet e fundit tani me kanalet e tyre vehabiste po këtyre qe i sulmuan u bëjnë dokumentare, sa dyftyrësi që është ky vehabizmi), pasi u hargjuan me këto gjëra ne këtë fazë sigurisht se erdhi koha të ndryshojnë ngase shoqatat ikën se bashku me miljonat.
    Në këtë fazë ndryshuan fytyrë pas ikjes se shoqatave, mbin vehabistet e njëjtë por me fytyrë tjetër mbin si kërpudhat pas shiut, u shfaqen ata vehabistët që tani kishin nevojë te punësohen në istitucionin e vetëm fetar islam ( BIK) por problemi qëndronte se duhej të nënshkruanin kontrata, që ua obligonin te kryenin veprime fetare që sipas tyre janë tëndaluara dhe janë Bidat ( risi në fe) dhe menjëherë zgjidhja erdhi nga Arabia Saudite, përmes satelitëve të tyre që i kishin atje, u pyet një hoxhë vehabist e qe ishte koka e tyre ne ate kohë se si të veprojnë në këtë situatë, qe për t’u punësuar duhej te kryenin veprime të ndaluara sipas tyre, dhe përgjigja ishte: praktikojini veprojini ato risi dhe gjëra te ndaluara ( sipas fesë Vehabiste të ndaluara) deri sa të bëni njerëz përreth dhe të merrni fuqi ( me një fjalë bëhuni dyftyrësh deri ne momentin kur as institucioni që iu punëson të mos mundet të ju bëjë asgjë) pastaj veproni sipas parimeve tona ( vehabiste), dhe ndërruan fytyrë përmës kanaleve dhe kamerave te tyre dhe satelitve të tyre për tu dukur kinse tani ata janë që po e mbrojnë institucionin fetar islam ( BIK) por as vet nuk e dinin prej kujt pe mbrojnë, as sot nuk munden ta krijojn atë armik prej të cilit pe mbrojnë, në këtë kohë nuk kishin njërëz qe u shkonin prapa sepse ishin të pa njohur dhe filluan me sulme e linqime te imamve hanefi dhe xhamive te tyre, se nuk pranohet namazi ne ato xhami dhe një pjesë filluan të frekuentojnë xhamit e tyre, ndërsa imamët henafi nuk iu kundërvyn sulmeve të pa moralëshme dhe aspak islame, ngase kishin moral islam imamët hanefi, por gabuan pse nuk iu kundërvyn dhe nuk ua treguan vendin dhe fytyrën e vërtetë të tyre dhe tani jemi ku jemi.
    Pas kësaj faze sigurisht se erdhi koha për të ndryshuar por për te ndrruar fytyrë prap, e kuptuan se mënyra e shpërndarjes se librave nuk po eksplodon shumë, sigurisht shërbimet armike të Ksovës dhe shqipëtarve Serbo-ruso-greke analizuan situatën dhe erdhën në përfundim se cila është forma me bombastike, metoda e ardhëshme e kësaj faze ishte, secilit thirrës vehabist nga një kamerë dhe një incizues, nga një aparat fotografik dhe një fotograf , kanale në Yotube dhe kulmi e krejt këtyre Peace Tv me financa te programeve nga një prej financuesve më të mëdhenjë tëterorizmit Nebil El Avedij që nënshtetesin ia kishte hjek shteti i kuvajtit për shkak të financimit të terorizmit, ndërsa ky lëvizte i lirë në Kosovë, incizonte ligjërata në prevallë e gjithandej Kosovës, kjo metodë bëri punë, incizime të pa numërta video dhe audio, si duket shërbimet armike kishin goditur këtë herë me mëyrën dhe formën e përhapjes sëvehabizmit, dhe ne të njëjten kohë degradimin total te ligjërimit fetar islam, skandaleve te pa numërta ne ligjërim, dhe krijimin e shumë papagajve imitues dhe trasmetues te ligjëratave të thirrësve vehabist në Arabin Saudite përkrahës te AlKaides, ISIS, Al Nusra etj etj e të cilët zakonisht nuk dinë ti shkruajnë e ti bëjnë bashk dy fjali.

    Zuhdi Hajzeri.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Zuhdi Hajzeri:Ja si u përhap vehabizmi në Kosovë...

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Emri:  Imami-Hajzeri-300x199.jpg

Shikime: 1203

Madhësia:  16.7 KB

    [B][SIZE=4][COLOR="#B22222"]Zuhdi Hajzeri: Ja si u përhap vehabiz.....................shkruajnë e ti bëjnë bashk dy fjali.

    Zuhdi Hajzeri.
    Nje tentim i mireseardhur, por nuk pashe piken e informacionit qe nuk e njohim !!!....keto qasje kaq joprofesionale do na kushtoje shume "kohe" edhe me tej !....perderisa mundohen ta sqarojne problemin me etiketime paushalle (vehabizem ka vetem ne arabine saudike, kurse ato jane ne lufte gati te hapur me isis-in !!!, luftojne tash vehabistet me vehabistet ???), kam drojen se tentimet te ketilla nuk jane te sinqerta. Nuk dalin "analistet" ne sherbim te interesseve tona, por me shume ne interesse personale, se kinse "thash edhe une dicka"....e cka na tha ???......muxhahedinet ne lufterat e ballkanit nuk kane ardhe parimisht me perhap "ideologjite" private, por thjeshte sipas kuptimit te tyre privat duke kryer obligime hyjnore........ne bosnje ishin me te madhe prezent dhe te mireseardhur, ngase te nevojshem, ashtu si nuk ju mungonin vullnetaret edhe serbeve ne anen e tyre. Te folet ne kaq menyre banale per "muxhahedinet" eshte nje pike e rradhes per "kualitetin" e analistit !!!..........muxhahedinet ne kosove nuk u pranuan per te vetmen arsye, NUK PATEM NEVOJE !!!, njeriu kur i ka xhepat plot, ZGJEDH !!!, te na kishin kap edhe neve pa asnjecfare ndihme si ju ndodhi boshnjakeve, jo muxhahedinet, por edhe nanate e tezet e muxhahedineve do ti kishim prit me duar hapur !!!.........ky nuk eshte problemi i shqiptareve, nuk ka qene ky problemi asnjekohe !!!, kjo epizode nuk eshte arsyeja e gjendjes aktuale !...brengosese kjo pergatitja e hoxhollare tane !!......me kete pergatitje nuk do ju bejne balle atyre qe i kane mare ne shenjester !

    Mbetet kerkesa e imja qe e bej tash e disa vjet, qe edhe analisti me larte po e cek pakez....MOS I CONI FEMIJET NE STUDIME NE MEDINE TE ARABISE SAUDIKE !!!


    tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nuh Musa : 17-08-2015 më 08:56
    albanish by nature

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Zuhdi Hajzeri:Ja si u përhap vehabizmi në Kosovë...

    Nga gjithe ky shkrim, kuptova qe autori qenka fort i mllefosur me kanalin fetar : PeaceTV, qe po ta percillnit pakes, aty nuk flitet fare per dogmen praktike, dogme teknike sic e paska identifikuar autori me tespit dhe formen fizike te faljes se namazit. Aty nuk komentohet as aktualiteti, e as e kaluara. Thjesht flitet enkas per "fe", qe autori ne fjale nuk ka kapacitet intelektual qe t'a transmeton diturin e tij fetare.

    Edhe dicka, nuk e kuptoj se pse per cdo gje gjeni pergjigjen tek "serbia" ? Me duket se pergjigjja e te gjitha te kcijave per disa pseudo-analist eshte "serbia" ! Vehabizmi nuk eshte sekt, e as nuk eshte fe. Kurse shperndarja e librave kurrenjehere s'ka qen udhe ilegale, nga e nxorri kete lajm se paskan tranzituar libra nga armiku ? Cila gazet "se fundmi" sic thot z. Hajzeri, se qenkan botuar ne Beograd per t'i shperndar me "qindra-e-mijëra" ne Kosove-Shqiperi ? Sikur t'ishte e vertet, un do kisha hasur ne ndonje liber i cili do e lavderonte "vehabizmin", por ja qe s'ka gje !

    Zoteriu duhet te kuptoj se misionar fetar te te gjitha feve ka pasur gjithehere, ne cdo kohe dhe gjithmon do te kete ! Nuk mund t'ia ndalosh askujt te drejten e komunikimit gjykuar nga kendi yt ! Leri njerezit te lire per besim e mos-besim e mos u perziej ne sferat private te gjithesecilit !

  4. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Zuhdi Hajzeri:Ja si u përhap vehabizmi në Kosovë...

    Bravo zoteri Zuhdi, fale Zotit keni filluar ta flisni te verteten. Edhe pse nuk jini te krishtere flisni disa te verteta te medha. Lutemi qe shteti te luftoje kete dukuri negative te ekstremizmit fetar e politikanet tane te mos interesohen vetem per xhepat e tyre por te bejne ligje ne dobi te popullit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •