Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Kë po kërcënon me referendum Edi Rama , Bashën apo Metën ?

    Sot gazetari Mero Baze ka paralajmëruar opoziten që sipas tij po mundohet të politizojë Reformën në Drejtësi, t’i rrijë larg pasi nevojiten vetëm 28 firma deputetësh për ta votuar me referendum “paketen Xhafa”. Tashmë është larg çdo dyshimi që botuesi në fjalë teston, shpreh shqetësimin ose paralajmëron me editorialet ditore në emër të kryeministrit Rama. Jo si botuesi Balliu që aleancën Meta-Basha e ka dëshirë personale për të ngrënë sërish darka çdo natë në shtëpinë e kreut të LSI-së.
    Por a po i drejtohej opozitës me kërcënimin për referendum Edi Rama nëpërmjet editorialit të “Tema”? Natyrisht që jo. Edi Rama e kishte bërë të qartë që në krye të herës se “paketën Xhafa” do ta votojë edhe pa opozitën, pasi i kishte 94 vota në parlament. Madje edhe zëra ndërkombëtare e justifikojnë këmbënguljen e kryeministrit Rama për ta bërë edhe vetëm reformën me argumentin që kryeministri u jep atyre. Që asnjë mazhorancë nuk do të jetë kaq afër numrit 94 mandate për të votuar reformën në Kuvend.
    Po atëherë pse sot doli me variantin e referendumit dhe se mjaftojnë vetëm 28 deputetë për ta bërë të mundur referendumin, kur i kishte 94 deputetë? Sepse problemet me aleatin e tij nuk janë verore por më së shumti janë vjeshtore. Nuk ka zë politik në botë që nuk e di që FMN më shumë se institucion ekonomiko-bankar, është një institucion mirëfilltasi politik. FMN është larguar për tu rikthyer në Tetor. Cfarë do të ndodh deri atëherë? Pse nuk është më i sigurtë Edi Rama për 94 mandatet kushtetuese në Parlament? Sepse siç e thamë më lartë problemi me Ilir Metën nuk është veror por vjeshtor e më gjatë. Sot me idenë e referendumit Edi Rama ka kërcënuar jo opozitën, por Ilir Metën. Edi Rama i ka bërë të qartë aleatit se nuk do të pranoj “marrëveshjen e Lalzit” në këmbim të votave për Reformën në Drejtësi.
    Zëra afër mazhorancës dhe afër logjikës konfirmojnë se pas refuzimit për takim që çdo zyrtar i lartë ndërkombëtar i ka bërë Ilir Metës, ky i fundit i ka kërkuar Edi Ramës të rikonfirmojë “marrëveshjen e Lalzit”. Përgjigjja ka qenë JO. Partneret nuk e duan Ilir Metën President. Prandaj nuk është sajim mediatik e probleme verore ato ndërmjet Ilir Metës e Edi Ramës. Janë më shumë se aq.
    Ashtu siç në mënyrë të veçantë ka një angazhim të madh austriak për të ideuar një aleancë PS-PD, me qëllim dekriminalizimin dhe reformat e mëdha. Por që Lulzim Basha nuk ka asnjë hapësirë nga radhet e veta për një gjë të tillë edhe në rast se do të dëshironte të ishte kaq “konstruktiv”. Për të gjithë zërat që i kanë marrë me skepticizëm dhe ide verore aleancën PS-PD, shikoni kush ka vizituar zyrën e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës vitin e fundit.
    Si përfundim, Edi Rama me referendumin për “paketën Xhafa” dhe parashikimin për një fitore mbi 90 % nuk po kërcënon Lulzim Bashën por Ilir Metën. Si fillim referendumin e më pas zgjedhjet e parakohshme kur të bindet se PD në asnjë rrethanë nuk mund të bëjë aleancë me Ilir Metën. Edhe kreut të shtetit njëlloj si kryeministrit i është thënë nga delegacionet e nivelit të lartë së pas zgjedhjeve lokale do të ketë zhvillime interesante në skenën politike.
    E thënë më qartë. Edi Rama po kërcënon Ilir Meten. Lulzim Bashën nuk e ka në radar për momentin.

    http://www.syri.net/index.php/2015/0...hen-apo-meten/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Kë po kërcënon me referendum Edi Rama , Bashën apo Metën ?

    Si arsyetim i bie te kercenoje vetven e tije,se si llogjik e thjeshte del qe nje reforme e vertete ne drejtesi (qe eshte e pamundur ne kete sistem) duhet te fusi ne burg Edi Ramen. Se nuk mund te kercenosh asnje pa i hapur "varrin" vetes,se vertet Basha,Meta,Berisha mbase kan vjedhur me shume se Rama (gje qe mund te diskutohet se kush ka vjedhur me shume),por per 8 vjet si bashkiak ka dhene vetem leje ndertimi...Prandaj i vetmi kercenim eshte kunder llogjikes te gazetarit,qe ja ka futur kot,eshte kercenim per te shkruajtur budalliqe.

    Tramvai i Bashes si budallik kishte llogjiken e vet,ndersa keto diskutime te ashtequajtura politike nuk kane llogjik se nuk fitojne e as humbin dhe zgjedhjet,mbase e vetmja llogjik eshte ti themi nai gjo budallenjve.Ti mbajm me muhabet, se fundi fundit gazetar nuk kena.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •