Close
Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 150
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë



    Përjashtohet nga PS-­ja deputeti Tom Doshi. Vendimi është marrë në mbledhjen e grupit të PS. Para se të merrej vendimi, Tom Doshi ka dalë nga mbledhja dhe ka bërë akuza të ashpra ndaj kreut te PS, Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Doshi tha për mediat para selisë së PS-së se kreu i Kuvendit, ka paguar persona për të vrarë atë dhe deputetin e PD, Mëhill Fufi.

    “Edi Rama ka një tutor që quhet Ilir Meta, që ka paguar lekë dhe ka urdhëruar për me vra mua dhe Mhill Cufin, ka 5 muaj që ia kam bërë të qartë edhe Ilirit dhe Ramës edhe kryeprokurorit të përgjithshëm edhe atij të krimeve të rënda”­ tha Doshi. Ai deklaroi se për këtë ka informuar senatin amerikan. Pyetur se çfarë prove ka për akuzat që bën Doshi tha: "Prova është se personi që ka marrë përsipër me e kry këtë akt është takuar edhe me ministrin Tahiri".

    Deklarata e plotë e Doshit për mediat:

    A u përjashtuan nga partia?

    Doshi: Nuk prita vendimin, por dihet se kur vendos kryetari të tjerët s’kanë faj.

    Cilat ishin arsyet pas këtij vendimi? A u mbrojtët pas këtij vendimi për përjashtimin tuaj?

    Doshi: Po ja bëra të qartë se kush është mbas tij dhe për çfarë e bën ai këtë punë.

    Për çfarë e bën? Kush është arsyeja?

    Doshi: Edi Rama sot ka një tutor që quhet Ilir Meta, i cili ka paguar lekë dhe ka urdhëruar për të vrarë mua dhe Mhill Fufin. Ka pesë muaj që unë ja kam bërë të qartë edhe vetë Ilirit, edhe Edi Ramës, edhe kryeprokurorit të Përgjithshëm, edhe kryeprokurorit të Krimeve të Rënda. Unë kam informuar Senatin amerikan për këtë punë. Ja bëra të qarta të gjitha Edi Ramës, edhe për 21 Janarin, edhe për të gjitha gjërat, por gjatë ditëve na vazhdim do të keni edhe ju informacion.

    Çfarë provash keni zoti Doshi?

    Doshi: Prova është se personi që ka marrë përsipër me e kry këtë akt, është takuar edhe me ministrin Tahiri.

    Dispononi ndonjë video për këtë zoti Doshi?

    Doshi: Patjetër, të gjitha i disponoj.

    Cila do jetë e ardhmja juaj tashmë që jeni larguar nga PS?

    Doshi: Nuk dal prej politikës, ja bëra të qartë edhe Edi Ramës, nuk shkoj tek asnjë parti tjetër, po qe nevoja jam në gjendje me krijuar edhe një parti të re. Dhe do t’i dal me 60 kandidatë në të gjithë Shqipërinë.

    Para nisjes së mbledhjes së PS, Doshi tha se: “Nuk jam i shqetësuar për mbledhjen e grupit, sepse i kemi marrë të gjitha masat”­ . Fillimisht në mbledhjen e grupit është paraqitur kryeministri Edi Rama. Pyetjes së medias, për mbledhjen, Rama nuk ka preferuar t’i përgjigjet. Ndërkohe që deputeti Erjon Braçe duke parë interesimin e madh të gazetarëve të pranishëm ka thënë: “Paskeni ardhur të gjithë këtu? Po sikur të mos ndodh gjë çdo bëni?”. Deputeti socialist Armando Subashi nuk e ka kursyer ironine lidhur me situatën. “Kemi tre dite që shohim filxhan”­ tha ai. Deputeti Kokëdhima, duke hyrë në selinë e PS-së. Deputeti Koço Kokëdhima ka deklaruar për mediat se mendimet e tij janë të njëjta me ato të kryeministrit Rama për çështjen në fjalë. “Mendimet e mia janë të njëjta me Ramën. Nuk bëhet fjalë për prerje kokash”­ ka thënë Kokëdhima, duke i qëndruar kështu mendimit të dhënë edhe më herët. Sipas Kokëdhimës, i cili është pozicionuar më herët, për një shmangie ballafaqimi dhe ndëshkimi të deputetëve ndaj Tom Doshit dhe mosprishjen e unitetit brenda Grupit Parlamentar, “diskutimet brenda grupit bëhen në mënyrë shoqërore”.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Doshi: Rilindja në mbrojtje të krimit

    Pas përjashtimit nga Partia Socialiste, deputeti Tom Doshi ka reaguar në Facebook. Ai shprehet se ka pritur 5 muaj për zbardhjen e së vërtetës për atentatin ndaj tij. Lidhur me deklaratat e Ramës, ai thotë çështja e provave është e institucioneve të drejtësisë.

    “Ka kohë që unë jam ne pritje të zbardhjes të organizimit të atentatit ndaj meje dhe askush nuk lëvizi për plot 5 muaj.Ku na çon ky fakt?Ne mbrojtjen e krimit.Kjo eshte Rilindja?Unë bej pjesë në grupin e njerëzve që e besuan Rilindjen por si ta besoj më kur unë kam 5 muaj që kam informu prokurorin e përgjithshëm, Ministrin e Brëndshëm, Kryeministrin dhe vete Ilir Meten për faktin dhe përgjigja ishte vetem heshtje dhe mbulim.E thërrita vete Ilir Meten dhe ia thashë në sy sepse une nuk kam asgjë që mund te me heqi guximin te perballem me kedo”,- thotë Doshi.Deklarata e plotë në FB

    "Të nderuar qytetarë!Koleg deputet!

    Për mua nuk ishte e papritur kjo qe ndodhi.Ka kohë që unë jam ne pritje të zbardhjes të organizimit të atentatit ndaj meje dhe askush nuk lëvizi për plot 5 muaj.Ku na çon ky fakt?Ne mbrojtjen e krimit.Kjo eshte Rilindja?Unë bej pjesë në grupin e njerëzve që e besuan Rilindjen por si ta besoj më kur unë kam 5 muaj që kam informu prokurorin e përgjithshëm, Ministrin e Brëndshëm, Kryeministrin dhe vete Ilir Meten për faktin dhe përgjigja ishtevetem heshtje dhe mbulim.E thërrita vete Ilir Meten dhe ia thashë në sy sepse une nuk kam asgjë që mund te me heqi guximin te perballem me kedo.
    Sot, me kërkoi Edi Rama prova, ne fakt mesa duket kryeministri nuk e njeh rëndin e punëve, provat duhet ti gjeje shteti jo unë edhe pse unë i kam ofruar çdo informacion që kisha dhe prova (i porosituri per të kry krimin) i ka shku në zyrë vetë Ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të policisë të shtetit dhe i ka treguar për porosinë dhe porositësin.
    Këto jane të vertetat e mija të nderuar miq, dhe me gjithë këtë problem mbi kry pata durimin për të prit ne heshtje.
    Edhe reagimi im ne media nuk u lidh me faktin e eleminimit tim fizik.Reagimi jem erdhi si rezultat i problematikës në zonën time.Un kam një problem, kontrata me qytetarin e cila është thy.Unë tashme nuk bëj më pjesë ne grupin parlamentarë socialist por ama jam kryelartë përballe të gjithë bashkëqytetarëve te mi qe me besuan, kryelartë sepse të paktën sot të gjithë jemi në një stad, te zgjenjyer.Unë nuk kam hyrë ne politike për ti ba lajka drejtuesit të rrallës por për të mbajt premtimet e bëra.Megjithatë unë per ju të nderuar bashkeqytetarë do jem gjithmonë një derë e hapur".

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Akuzat për vrasje. Deputeti Fufi: Nuk bëj koment

    Emri:  3d2c02f54fcad9d102cd7dbc5da2a295_XL.jpg

Shikime: 1127

Madhësia:  21.6 KB

    Deputeti i PD, Mehill Fufi u përmend sot nga Tom Doshi si një nga njerëzit për të cilët Ilir Meta ka paguar dhe urdhëruar eleminimin fizik. "Meta ka paguar dhe urdhëruar vrasjen time dhe të Mëhill Fufit", tha Doshi pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PS. Madje deputeti i Shkodrës shtoi se personi i paguar për vrasjen e tij është takuar edhe me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

    AbcNeës kontaktoi me deputetin Fufi lidhur me deklaratën e Doshit, por Fufi tha se nuk kishte asnjë koment për të bërë.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Kush është personi që ka takuar Tahirin për vrasjen e Doshit dhe Fufit?

    Emri:  0e724b186ce8b4cc39e6ffeb70f0efd3_XL.jpg

Shikime: 1135

Madhësia:  23.7 KB

    Deputeti Tom Doshi bëri sot një deklaratë bombë. Ai tha sot se kryeparlamentari Ilir Meta ka paguar njerëz që ta vrasin atë dhe deputetin demokrat Mëhill Fufi. Sipas Doshit, personi që do të kryente vrasjen është takuar me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Po kush është ky person?

    Ish-kryeministri Berisha dhe Partia Demokratike e kanë akuzuar vazhdimisht Saimir Tahirin për lidhje me Emiliano Shullazin. A është Shullazi, ai i cili është takuar me Tahirin për vrasjen e Doshit dhe Fufit? Për këtë të fundit dihet vetëm që ka qenë protagonist i ngjarjes së 23 qershorit 2013, kur u vra një përkrahës i LSI-së në qytetin e Laçit. Tom Doshi e ka sulmuar vazhdimisht ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Akuza e Gent Strazimirit: Video tjetër e Metës për Doshin

    Pas deklaratave të deputetit Tom Doshi, i cili pretendon se kreu i Kuvendit ka porositur vrasjen e tij, ka ardhur dhe reagimi i parë nga PD-ja. Deputeti Gent Strazimiri thotë se ka një video që verifikon deklaratat e Doshit.

    Deklarata e Strazimirit:

    “I dashur sovran, të lutem mos bëj si i habitur! Asgjë nuk ka ndodhur! Ndryshimi është thjesht sasior, arithmetik: Ilirit (atij të këpucës së Saliut, apo të bllokut, apo të 21 janarit), i paskësh dalë një tjatër video, ku nuk kërkokësh por dhënkësh lekë një vrasësi, që t'i heqë qafe 2 deputetë!

    Njësoj si herën e parë, këtë e ditka zyrtarisht edhe Prokuroria! Që Kryeministrin dikush e përdor "nëpër semafore" kjo po...dihej... E vetmja risi është, që numri i kriminelëve "rilindas" duke shtuar edhe Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin, zyrtarisht bëhet 21 nga 19 që ishte!!! Pësim të ëmbël të "RILINDJES"!”,- shprehet Strazimiri.

    Koha Jone

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Vijnë reagimet e para nga PD, Topalli: Mafia është heshtja!

    Pas përjashtimit nga PS të deputetit të Shkodrës Tom Doshi, vijnë edhe reagimet e para nga krahu i djathtë. Jozefina Topalli, po deputete e Shkodrës, ka shkruar në faqen e saj në Facebook shumë shkurt: “Mafia është heshtja! Nuk keni parë asgjë akoma!!!”,- shkruan Topalli.

    Përvec Topallit, një reagim është bërë edhe nga gazeta Rilindja Demokratike, organ zyrtar i PD-së.

    Sipas RD, “Shqiptarët duhet të vetmbrohen ndaj kësaj dyshje kriminale që paguan për të vrarë edhe deputetët e vet që nuk i binden. Rama dhe Meta po funksiojnë si një grup kriminal që planifikon edhe vrasjen e deputetëve të vet që nuk i binden”

    Koha Jone

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    FJALA E SOTME e EDI RAMES PERPARA GRUPIT PARLAMENTAR TE PARTISE SOCIALISTE

    Do të kisha dashur të mos vinte nevoja për t’i thënë këtij grupi fjalët që sot është e domosdoshme të thuhen. Sa më qartë.

    Unë jam krenar për gjithë çfarë kemi bërë në këtë një vit e gjysëm të qeverisjes sonë.

    Jam krenar që sot, shumica dërrmuese e shqiptarëve mendojnë se vendi po ecën në drejtimin në duhur. Një sërë anketash të rezervuara, flasin për një kthim të fortë të besimit të humbur tek shteti për vite të tëra. Ashtu siç flasin për një pritshmëri shumë të lartë ndaj nesh. Çka nga njëra anë, do të thotë se një vit e gjysëm pasi kemi marrë detyrën, pritshmëria e 23 qershorit nuk ka rënë falë punës që kemi bërë. Por nga ana tjetër, do të thotë po ashtu se njerëzit presin nga ne shumë më tepër se ç’është bërë deri më sot. Unë këtë e di fort mirë, qeveria dhe grupi ynë parlamentar duhet ta dinë këtë po kaq mirë. Duhet ta dimë këtë edhe më mirë, kur rrezikojmë të biem pre e vetëkënaqësisë apo, po njësoj, e pakënaqësisë. Dhe së bashku, duhet të sfidojmë çdo ditë vetveten, për të mos rënë në kurthin e pakënaqësive personale apo të ngurrimit përballë pengesave të përditshme, që dalin në rrugën tonë aspak të lehtë të reformave.

    Jam krenar për faktin se kemi çelur, me vendosmëri shtetndërtuese, një kantier reformash rrënjësore që shtrihet në çdo sektor; nga organizimi territorial-administrativ tek siguria e drejtësia; nga administrimi fiskal tek pensionet dhe ndihma ekonomike; nga energjia tek arsimi e shëndetësia; nga mjedisi i biznesit tek prona, bujqësia, industria minerare e me radhë - s’ka asnjë sektor të papërfshirë në kantierin e reformave.

    Kemi ndërmarrë reforma jetike për Shqipërinë që duam të bëjmë; reforma të shtyra pafundësisht në kohë me vite të tëra duke krijuar varfëri, papunësi, injorancë, korrupsion dhe, në tërësi, prapambetje të madhe të Shqipërisë.

    Të tjerët përpara nesh, për vite të tëra, zgjodhën të konsumohen nga pushteti duke zvarritur reformat. Ne kemi zgjedhur ta konsumojmë pushtetin për të bërë reformat.

    Nëse sot ka pak diskutim të mundshëm për faktin se pas shumë kohësh, Shqipëria vlerësohet prej aleatëve tanë strategjikë, në Bruksel e në Uashington, si një vend ku ka rilindur shpresa e modernizimit të mëtejshëm, kjo lidhet drejtëpërdrejtë me atmosferën pozitive që ka krijuar kantieri ynë i reformave. Prandaj e morëm edhe statusin e vendit kandidat. Prandaj shihemi dhe trajtohemi sot me respekt nga të tjerët. Prandaj kemi fituar një peshë të re në rajon.

    Nëse institucionet ndërkombëtare, flasin pas shumë vitesh me tone optimiste për Shqipërinë në aspektin financiar, ekonomik apo politik, ky është rezultat i drejtëpërdrejtë i impaktit të kantierit të reformave tona. Këtë impakt e tregojnë edhe shifrat që kanë nisur të flasin për rritje të ekonomisë, punësimit dhe konsumit. Ashtu sikundër po flasin për rënie të qëndrueshme të krimit dhe informalitetit.

    As e kemi marrë pushtetin në kohë të mira për ekonominë, përkundrazi, dhe as po qeverisim në kohë të mira për ekonominë. Por konteksti krejt i pafavorshëm i ekonomisë, nuk na ka penguar të kthejmë timonin në drejtimin e duhur dhe të marrim rezultate inkurajuese në rrugën tonë.

    Nëse njerëzit e këtij vendi, i kanë mbështetur në shumicë dërrmuese edhe operacionet më të vështira që diktohen nga reformat, kjo do të thotë se shqiptarët e ndjejnë fare mirë që nuk ka më kohë për të vrarë. As nuk ka më kohë për t’u qarë. Dhe aq më pak ka kohë për t’u ruajtur nga kostot e reformave. Kjo është koha për të operuar thellë, pavarësisht dhimbjeve që prodhon operacioni dhe sidomos, pa frikën e konsumimit të pushtetit.

    Dua t’jua përsëris sot me forcë: Ne nuk kemi fituar për të ndenjur në pushtet me çdo kusht, po për ta ndryshuar kushtet e vendit duke i lëvizur të gjithë ujrat e ndenjur.

    Askush nga ne nuk ka mandat për të vajtuar dhimbjet e reformave apo për t’u ankuar për shpejtësinë e për thellësinë e tyre. Ne nuk jemi në qeveri për t’u matur me hijen e çdo dite, po për t’u matur me rezultatet që do të marrim nga reformat në vitin 2017.



    Sigurisht, deri në 2017-ën jemi objektivisht larg rezultateve që nuk ka dyshim se do të na japë ky kantier i hapur reformash. Duhet një mendjelehtësi shembullore për të kërkuar që çka po mbjellim sot, ta korrim po sot. Apo për çka nuk po e korrim që sot t’ia vemë fajin asaj që po mbjellim. Ashtu siç duhet një cinizëm i spikatur për t’u bërë zëdhënës i pakënaqësive të natyrshme, duke i mveshur vetes, Partisë Socialiste, apo konkretisht qeverisë, përgjegjësi që s’janë tonat për prapambetjen e krijuar në vite të gjata pseudoreformash.

    Unë e di që mendjelehtësia apo cinizmi në gjykimet e ditës ndaj një force në pushtet, janë të vjetra sa vetë interesat që i ushqejnë, dmth sa vetë jeta politike. Asnjë mrekulli nuk i shëron. Por le t’ia lemë opozitës të metën organike të të qenit edhe mendjelehtë edhe cinike, dhe le të kujtohemi çdo ditë se kjo është koha jonë për të qeverisur, me pasion e këmbëngulje, Shqipërinë e njëmijë e një problemeve.

    Për ne kjo është koha e detyrës kombëtare për të udhëhequr me largpamësi dhe vendosmëri. Për një forcë qeverisëse reformiste si e jona, është e papranueshme të turbullohet nga çfarëdo forme e shprehjes së dhimbjeve që shkaktojnë reformat. Do të ishte njësoj si një trupë mjekësh të humbte toruan dhe radhën e punëve, gjatë një operacioni shpëtimi të një jete.

    Ne duhet të ecim çdo ditë përpara pa e humbur fokusin nga pika ku duam të mbërrijmë përmes operacionit. Pa u lëkundur as nga pasiguria që nxisin pakicat e zhurmshme politike apo sociale, dhe as nga pakënaqësia e natyrshme që lind hera – herës brenda secilit prej nesh, për arsye nga më të ndryshmet. Dhe pa harruar se të gjithë janë të nevojshëm, po e domosdoshme është vetëm linja që ka përcaktuar populli shqiptar në 23 qershor. Linja e Rilindjes Shqiptare. Linja e reformizmit rrënjësor dhe e modernizimit me çdo kusht të shtetit tonë. Linja e ndarjes së prerë me filozofinë qeverisëse të njëzet viteve, “tërhiqe mos e këput”.

    Çka kemi bërë në këtë një vit e gjysëm, e kemi bërë bashkë.

    Askush nga ne nuk është i pagabueshëm.

    Aq më pak janë të pagabueshëm ministrat, të cilët për shkak të detyrës kanë më shumë ngarkesë për të mbajtur dhe vendime për të marrë.

    Edhe më pak akoma, jam i pagabueshëm unë për vetë peshën e pazakonshme të detyrës së kryeministrit.

    Por jam sinqerisht krenar për punën e ministrave gjatë këtij një viti e gjysëm, pavarësisht se puna më e madhe mbetet ende për t’u bërë dhe ka pa pikë dyshimi, një sërë aspektesh të punës së tyre që duhen përmirësuar në vijimësi.

    E di fort mirë se shumëkush këtu ka rezerva të ndryshme, për gjëra nga më të ndryshmet, të cilat lidhen me punën e qeverisë, me ministra apo me drejtues të tjerë.

    Rezerva kam edhe unë vetë, edhe për vetë punën time apo të shumëkujt këtu, qoftë ministër qoftë deputet.

    Madje dua t’jua them hapur se nuk besoj që po të bënim një debat vetëkritik, ka ndonjë më vetëkritik sesa unë në këtë sallë për çfarë duhet të bëjmë më mirë.

    Por po ashtu, jam i sigurtë se nëse do t’iu bënim një vlerësim këtyre rezervave tona, disa do të qëndronin e disa jo. Siç jam po ashtu i bindur se rezervat e arsyeshme, të mbledhura të gjitha së bashku, nuk do ta zbehnin dot vlerën e punës së madhe që kemi bërë - në kushtet skandaloze ku e kemi marrë detyrën dhe situatën dramatike ku e lanë vendin kundërshtarët tanë.

    E theksova vlerën e kësaj pune, sepse për mua aq sa është e natyrshme të kemi rezerva nga më të ndryshmet, aq është e pavolitshme t’i bëjmë rezervat brumë të komunikimit tonë dhe po aq është e papranueshme t’i lejojmë vetes cënimin e qëllimshëm të vlerës së punës së bërë.

    Unë vetë nuk jam bërë kryeministër për t’u konsumuar nga pushteti duke shtyrë sa më shumë qëndrimin në karrige përmes gjysëm punësh e gjysëm vendimesh, po për ta konsumuar pushtetin natyrshëm duke bërë reforma reale, operacione të thella, punë të vështira.

    Qeveria jonë është krijuar po për këtë qëllim, si një skuadër që çon përpara reformat, jo si një seleksion individësh që punojnë secili në hesap të vet sipas traditës.

    Por kjo vlen padyshim për të gjithë grupin parlamentar, të cilin e kam parë qysh në ditën e parë të lindjes së tij, si fuqinë mbështetëse të reformave tona rrënjësore.

    Këtë një vit e gjysëm grupi parlamentar, përmes komisioneve, ka bërë vazhdimisht kritikën konstruktive të projekteve të qeverisë. Ka pasur edhe debate të nxehta për çështje të caktuara mes komisioneve dhe ministrave. Asnjëherë nuk kam kërkuar që një praktikë e tillë të zbehet, përkundrazi.

    I kam kërkuar dhe do t’i kërkoj me këmbëngulje ministrave të ndërtojnë një urë solide komunikimi me komisionet përkatëse, ku të ketë informim të vazhdueshëm si edhe ballafaqim çdo çështje apo pikë me debat.

    Madje përtej kësaj praktike debati kolegjial mes qeverisë dhe grupit në procesin e ligjvënies, kam pranuar si pjesë të natyrshme të bashkëjetesës sonë edhe qëndrime publike deputetësh mbi çështje apo ide me të cilat s’jam gjëkundi dakord.

    Edhe pse qëndrime të kësaj natyre në rastin më të mirë e shpërqëndrojnë vëmendjen e publikut dhe në rastin më të keq, fatkeqësisht, u bëjnë padashje jehonë nga brenda spekullimeve të kundërshtarit ndaj nesh, mbeten gjithësesi shprehje e gabueshmërisë së secilit prej nesh.

    Si të tilla mund të jenë të diskutueshme në përmbajtje, të kritikueshme në metodë, po jo të dënueshme.

    Por jam tejet i keqardhur që nuk mund të them dot të njëjtën gjë, kur qëndrimi i një deputeti bie ndesh me normat më elementare të kontratës së bashkëjetesës sonë dhe kështu bëhet një qëndrim i dënueshëm.

    Secili prej nesh ka një kontratë bashkëjetese me këtë parti dhe me këtë grup. Padyshim me secilin dhe secilën prej jush, mua më lidh përveç punës edhe një marrëdhënie njerëzore e veçantë. Me uljet e ngritjet e natyrshme të temperaturës si në çdo rreth të ngushtë shoqëror. Por ashtu sikundër mosmarrëveshjet personale mes njëri – tjetrit nuk mund të jenë kurrë për mua, udhërrëfyes në qëndrimet e mia si kryeministër e kryetar partie ndaj çdokujt prej jush, unë nuk kam asnjë mundësi të mbështes apo lejoj në heshtje shkeljen, nga cilido këtu, të normave bazë të kontratës së bashkëjetesës sonë në këtë grup. Sepse me këtë grup janë të lidhur sot fatet e vendit tonë, përpara të cilave fati i interesave sado legjitime të secilit prej nesh s’ka asnjë peshë.

    Në këtë grup, gjithkush mund të thotë atë që mendon për qeverinë. Por askush nuk mund të mendojë të thotë, as këtu dhe as në publik, se i ka shpallur luftë qeverisë.

    Në këtë grup gjithkush mund të shprehet lirisht për çdo ministër apo drejtues të lartë institucioni. Por askush nuk mund t’i japë vetes lirinë që të cënojë të drejtën e dinjitetin e kujtdo, dhe jo më të një ministri të Republikës së Shqipërisë apo qoftë edhe një të drejtuesi të një agjencie shtetëror.

    Në këtë grup gjithkush mund të ngrejë shqetësimin e korrupsionit dhe mund të flasë hapur, për çdo rast apo fakt konkret korrupsioni, me emër e mbiemër. Por askush nuk mund të ngrihet si i shqetësuar për korrupsionin, që t’i japë vetes rastin të flasë mbarë e mbrapsht për qeverinë, ministrat ose drejtuesit e institucioneve të shtetit.

    Në këtë grup gjithkush mund të flasë për çdo pakënaqësi që ka, lidhur me sa po i mbajmë apo nuk po i mbajmë premtimet ndaj elektoratit. Por askush nuk mund të shpërdorojë besimin e elektoratit për të cënuar qeverinë ose cilindo ministër apo zyrtar të shtetit, me shprehje ekstreme pakënaqësirash krejt personale.

    Në këtë grup gjithkush mund të jetë vetvetja, por askush nuk mund t’i imponojë këtij grupi daljen nga vetja.

    Për të gjitha ato që në këtë grup janë të papranueshme, unë kam detyrimin të shpreh qartë dhe prerë, edhe pse me keqardhje, pikëpamjen time si kryeministër dhe si kryetar i Partisë Socialiste, se deputeti Tom Doshi na e ka bërë të pamundur ta pranojmë në vazhdim si pjesë të grupit tonë parlamentar.

    Nëse qëndrimi i deputetit do të kishte prekur thjesht personin dhe dinjitetin e personit tim, unë sot do të kisha kërkuar mirëkuptimin tuaj për të mos mbajtur qëndrim të prerë ndaj tij. Por me akuzat e tij deputeti ka shkuar përtej personit tim dhe ka cënuar rëndë dinjitetin e këtij grupi e të kësaj qeverie.

    Prandaj, unë kam bindjen se sot ne duhet t’i japim Tomës mundësinë të lirohet nga barra e kontratës që ka me grupin e me Partinë Socialiste, dhe të shkojë të provojë në rrugë ligjore vërtetësinë e akuzave të tij të papranueshme në adresë të qeverisë e të shumicës sonë parlamentare.

    Koha Jone

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Debatet me dyer të mbyllura në grupin e PS

    Debatet e plota në grupin e PS. Blushi-Ramës: E ke marrë peng partinë, ke frikë të votohesh

    Zbardhen debatet e brendshme në mbledhjen e grupit parlamentar të PS. Debate të ashpra dhe të tensionuara mes palëve. Pas fjalës së Ramës ka folur Tom Doshi.

    Tom Doshi: Je peng i Ilir Metës. Eshtë kthyer Ilir Meta në tutorin tënd. Ti kam thënë rastet kur kanë dashur të më vrasin mua dhe Fufin por ti s’ke reaguar.

    (Edi Rama nuk thotë asnjë fjalë)

    Tom Doshi: Ti je mosmirënjohes, je bukëshkelur, je qenia më e keqe që unë kam njohur. Më ka thënë Blushi para ca vitesh si ka mundësi që ti e beson atë, por unë të besova. Mos mendo që me deputetët që ke atje, (Paulin Sterkaj, Mimoza Havizi, Namik Kopliku) mund të hysh në Shkodër se në 2005 dhe 2009 këta bënin peticione për të të rrëzuar ty.

    Tom Doshi braktis mbledhjen.

    Fatmir Xhafaj: Tani kjo është mbledhja më e rëndë që kam kaluar ndonjëherë, por duhet të na shërbejë si një moment reflektimi për problematikat. Të mblidhemi në qarqe me ministrat e deputetët se janë këta të fundit që mbledhin votat. Dhe nuk përkthehet marrja e votave në mbështetje. Eshtë moment reflektimi që të flasim. Këto mbledhje të grupit parlamentar të shërbejnë jo vetëm për rendin e ditës së kuvendit, por edhe si reflektim për situatën që është krijuar.

    Edi Rama (flet për reformat dhe për Tomën): Ju e patë që është një problem personal dhe jo një problem partie. Por unë nuk kam marrëdhënie interesi me asnjë prej jush këtu dhe asnjë tjetër jashtë sallës. Të gjithë duhet të reflektojmë. Po të mos kemi unitet s’mund të ecim përpara, ja si përshembull, reforma e arsimit të lartë.

    Ben Blushi: S’do flisja por më ngacmoi Rama që foli për reformat. Sa për debatin me Tomën s’mund të na besh pjesë në këtë punë.

    Edi Rama: Jo, nuk është kështu.

    Ben Blushi: Jo, kështu është se s’mund të mbaj unë përgjegjësi njëlloj si ty. Asnjë në grup nuk ka marrëdhënie me Tomën sic i ke ti. Eshtë një marrëdhënie mes shokësh që kishit marrë peng partinë. Sot s’do ta llogarishës për këtë pjesë dhe kjo është për fajin tënd.

    Edi Rama: Se kam marrë peng partinë

    Ben Blushi: E ke marrë peng partinë se ke një vit e gjysëm që nuk bën zgjedhje.

    Edi Rama: Zgjedhjet i bëra në 23 qershor.

    Ben Blushi: Jo, jo, s’po bën zgjedhje se ke frikë të votohesh nga baza dhe të marrësh vota.

    Edi Rama: Ti të kesh turp!

    Ben Blushi: As mos më thuaj kështu se s’kam pse të kem turp. Nëse do të vazhdojë kjo mbledhje duhet ta tërheqësh këtë që sapo the. Kjo është marrëdhënia jote me Tomën. Para disa vitesh i the atij të më kërcënonte mua.

    (Kërkon fjalën deputeti Koço Kokëdhima)

    Ben Blushi: Jepja fjalën këtij priftit

    Gramoz Ruçi: S’ke pse ofendon deputetët kështu.

    Ben Blushi: Nuk thashë ndonjë gjë të keqe. Nuk e ofendova.

    Gramoz Ruçi: Mirë është ta mbyllim këtë mbledhje dhe të reflektojmë për ato që u thanë këtu.

    /Newsbomb/

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Tahiri takon Ramën pas deklaratave të Tom Doshit: Meta urdhëroi vrasjen time



    Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është parë të dalë nga kryeministria rrreth orës 15:42, të 2 marsit 2015.
    Nuk ka pasur asnjë njoftim për median në lidhje me një takim të tillë, i cili vjen vetëm jo më larg se 2 orë nga momenti kur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së është vendosur përjashtimi i deputetit shkodran Tom Doshi.
    Ky i fundit menjëherë pas kësaj lëshoi akuza të forta në drejtim të kryetarit të LSI-së, aleatit kryesor të Ramës, se është tutor i kryeministrit dhe se ka urdhëruar dhe paguar vrasjen e tij (Tom Doshit) dhe të deputetit të PD-së Mhill Fufit.
    Doshi shtoi gjithashtu se njeriu që ishte urdhëruar për të kryer këtë vrasje kishte takuar ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

    ORA NEWS

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Prokuroria e Përgjithshme: Nuk komentojmë deklaratat e Tom Doshit

    Prokuroria e Përgjithshme nuk komenton akuzat e lëshuara nga deputeti socialist Tom Doshi, i përjashtuar tashmë nga radhët e Partisë Socialiste.
    Në një prononcim për Ora News, këshilltari i prokurorit të përgjithshëm, Albi Serani u shpreh: “Nuk komentojmë deklaratat e Tom Doshit”.
    Më herët deputeti Doshi hodhi akuza në drejtim të kreut të Kuvendit, Ilir Meta, se ka urdhëruar eleminimin fizik të tij dhe deputetit demokrat Mhill Fufi.
    Ai tha më tej se për këtë ka vënë në dijeni mes të tjerëve edhe kryeprokurorin Adriatik Llalla.

    ORA NEWS

Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •