Kam kohë që s'besoj askund, por kur shikoj se ca tipa si Hawking, Dworkin, etj. na janë kthyer në figura legjendare vetëm sepse kanë hedhur poshtë zotin rri dhe vras mendjen nëse ia vlen të punosh gjithë jetën për t'i vrarë tjetrit zotin. Ok, ia vrava zotin. Po pastaj? U bë jeta e tjetrit më e mirë? U çlirua ndopak nëse ato orë që do i kalonte në kishë tani i kalon duke mbushur skedinat e lotove të sportit? Uroj që ateistët të ma shpjegojnë pak rolin e tyre në këtë botë. Kisha thotë se mbajti Evropën njerëzore dhe të ndjeshme për 20 shekuj. Ju çfarë thoni? Sillni ndonjë formë emancipimi me ateizmin tuaj, apo thjesht doni të tregoni se jeni snob dhe nuk ju tremb vdekja?
Krijoni Kontakt